ATV

Blog

  • Maqedonci takohet me homologun e tij kanadez, flasin edhe për çështje të sigurisë në Kosovë

    Maqedonci takohet me homologun e tij kanadez, flasin edhe për çështje të sigurisë në Kosovë

    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e forumit ndërkombëtar të sigurisë në Halifax të Kanadasë, ka takuar Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair.

    Gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe regjion, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

    Ministri Maqedonci ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez.

  • Gjakovë, u sulmua nga i dashuri, kthehet në shtëpinë e prindërve

    Gjakovë, u sulmua nga i dashuri, kthehet në shtëpinë e prindërve

    Policia ka njoftuar se një grua është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj.

    I dyshuari është kërkuar por nuk është hasur.

    “DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë,18.11.2023-20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj. Lidhur me rastin është kërkuar i dyshuari, por deri me tani nuk është hasur. Rasti nën hetime.”

  • Kurti pas barazimit të Kosovës me Zvicrën: Faleminderit djemve tanë për emocionet

    Kurti pas barazimit të Kosovës me Zvicrën: Faleminderit djemve tanë për emocionet

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1:1 që Kosova e arriti të shtunën mbrëma në udhëtim ndaj Zvicrës në eliminatoret për “Euro 2024”. Kosova, ndonëse me mungesa të shumta, fitoi një pikë në Basel.

    Kurti ka thënë se përvoja e fituar nga lojtarët gjatë këtij cikli eliminator duhet të vihet në funksion në eliminatoret për Botërorin 2026.

    “Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë. Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026. Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024”, ka shkruar Kurti në Facebook.

  • Përvjetori i lindjes së rilindësit Jeronim de Rada

    Përvjetori i lindjes së rilindësit Jeronim de Rada

    Më 19 nëntor 1814 në Makia të Kalabrisë u lind rilindësi Jeronim de Rada.

    Mësimet e para i kreu në kolegjin e “Shën Adrianit” të Shën Mitër Koronës. Me 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në Napoli, ku mori pjesë në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës.

    Në vitin 1848 nxori gazetën e parë shqiptare “L’Albanese d’Italia”, në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1818 e mbylli gazetën dhe u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve ’60 të shekullit 19.

    Duke nisur nga viti 1861, në jetën e De Radës nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te Rilindjes sonë Kombëtare.

    Pas traktatit “Parimet e estetikës” (“Principii di estetica”, 1861) botoi veprat “Lashtësia e kombit shqiptar” (“Antichità della nazione albanase”, 1864) dhe “Rapsodi të një poeme arbëreshe” (“Rapsodie d’un poema albanese”, 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare.

    Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë si dhe ndoqi me interes ngjarjet në Shqipëri.

    Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare dha me revistën “Flamuri Arbrit” që e botoi në vitet 1883-1885.

  • Moti sot në Kosovë

    Moti sot në Kosovë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do ketë mot me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjellura edhe me intervale kohore me diell.

    Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

    “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim.

  • Arrestohet një serb në Leposaviq për sulm fizik

    Arrestohet një serb në Leposaviq për sulm fizik

    Një serb është arrestuar mbrëmë në Leshak të Leposaviqit, pasi që pas një mosmarrëveshje për një rrugë, i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull serb kosovar.

    Viktima është dërguar në QKMF –Leposaviq për ndihmë mjekësore. Pas intervistimit të palëve, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

  • “Dardanët” falënderojnë futbollistët për emocionet, vlerësojnë angazhimin e tyre

    “Dardanët” falënderojnë futbollistët për emocionet, vlerësojnë angazhimin e tyre

    Të shtunën mbrëma Zvicra e Kosova luajtën 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

    Barazimi i mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova tashmë është pa gjasa.

    Por “Dardanët” kanë vazhduar ecurinë pozitive. Barazimi erdhi pas dy fitoreve rresht.

    Pas ndeshjes ka reaguar tifo-grupi i Kosovës, “Dardanët”, të cilët kanë falënderuar lojtarët për emocionet.

    “I falënderojmë djemtë Dardanë për emocionet që na ofruan sot. Rezultati nuk ishte më i miri pasi nuk na mundëson kualifikimin e shumëdëshiruar në Evropian, por ishte për t’u vlerësuar maksimalisht angazhimi i futbollistëve që dhanë gjithçka në fushë. Forca Kosova!”, thuhet në postimin e bërë nga faqja zyrtare e tifozëve kosovarë.

  • Tri raste të vetëvrasjeve brenda 24 ore

    Tri raste të vetëvrasjeve brenda 24 ore

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë ndodhur tri vetëvrasje, një në Graçanicë, Ferizaj dhe në Pejë.

    Sipas policisë, Njësitet policore mbrëmë kanë pranuar një informatë se një person është pa shenja jete në Suvi-Do të Graqanicës. Policët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë cal-9mm, e cila dyshohet se është përdorur.

    Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në lidhshmëri me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i armbajtës pa leje ndaj prindit të viktimës mashkull kosovar, pasi që arma-pistoleta, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes ka qenë në pronësi të prindit të tij të viktimës. Rasti në proces hetimor.

    Kurse, në Pejë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, ku afër tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

    Policia njofton se nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ishte sjell nga Ferizaj në gjendje të rëndë shëndetësore ka vdekur.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Ndërsa, rasti është cilësuar si vetëvrasje.

  • Kurti: Përvojën e këtyre kualifikimeve ta shfrytëzojmë për përgatitjet e kampionatit botëror 2026

    Kurti: Përvojën e këtyre kualifikimeve ta shfrytëzojmë për përgatitjet e kampionatit botëror 2026

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar me barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë.

    Kurti ka falënderuar djemtë e ekipit për emocionet në çdo ndeshje.

    “Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026. Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024”, ka shkruar ai.

  • LDK sot mban Kuvendin Zgjedhor

    LDK sot mban Kuvendin Zgjedhor

    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë kuvendin e 10 zgjedhor.

    Ky kuvend do të mbahet në sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë dhe do të nisë në orën 10:00.

    Mediet mund të marrin pamje në fillim të punimeve, si dhe fjalimin e Lumir Abdixhiku.

    Gjithashtu, pas përmbylljes së procesit zgjedhor kryetari i LDK-së deklarohet për medieNdërsa në orën 17:00 LDK mban Konventën Programore ku do të shpalosen 100 zotimet.