ATV

Blog

  • ​Basketboll/ Fundjava sjellë duele interesante në Superligën e femrave

    ​Basketboll/ Fundjava sjellë duele interesante në Superligën e femrave

    Fundjava sjell tri ndeshje mjaftë interesantë në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Femrave.

    Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Prizren, Bashkimi pret Peja 03 të premten më fillim nga ora 19:00.

    Superliga e Femrave vazhdon të shtunën ku Penza është nikoqire e Prishtinës. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00.

    Kurse të dielën zhvillohet ndeshja e fundit ë xhiros së gjashtë United Basketball udhëton në Mitrovicë për ndeshjen me Trepçën e cila do të fillon nga ora 16:00.

  • Populisti anti-Islam fiton zgjedhjet në Holandë

    Populisti anti-Islam fiton zgjedhjet në Holandë

    Populisti i ekstremit të djathtë, anti-islamiku Geert Wilders, ka arritur një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare në Holandë, të mbajtura të mërkurën, treguan rezultatet pothuajse përfundimtare, të enjten.

    Rezultati nënkupton që ai do t’i udhëheqë bisedimet për formimin e një koalicioni të ri qeverisës dhe ndoshta të bëhet kryeministri i parë i djathtë në një kohë trazirash politike në pjesën më të madhe të kontinentit.

    Teksa kanë mbetur pak vota pa u numëruar, Partia e Lirisë, e udhëhequr nga Wilders, ka fituar 37 nga 150 ulëset në parlament, më shumë se dyfishi i vendeve të fituara në zgjedhjet e fundit.

    Programi zgjedhor i Wilders përfshin thirrjet për një referendum për largimin e Holandës nga Bashkimi Evropian, një ndalesë totale të pranimit të azilkërkuesve si dhe kthimin e migrantëve në kufijtë holandezë.

    Ai gjithashtu mbron “de-islamizimin” e Holandës, megjithëse ka qenë më i butë për islamin gjatë kësaj fushate zgjedhore sesa në të kaluarën.

    “Votuesit thanë: ‘Ne jemi të lodhur nga kjo. Të sëmurë me barkun tonë”, tha Wilders, duke shtuar se tani ishte në një mision për t’i dhënë fund “cunamit të azilit” duke iu referuar çështjes së migracionit që dominoi fushatën e tij.

    “Holandezët do të jenë sërish numër një”, tha Wilders. “Njerëzit duhet ta kthejnë kombin e tyre”, shtoi ai.

    Por ligjvënësi, i cili në të kaluarën është etiketuar si një version holandez i Donald Trump, do të duhet të formojë një qeveri koalicioni përpara se të marrë drejtimin e pushtetit.

    Kjo do të jetë e vështirë pasi partitë kryesore ngurrojnë të bashkojnë forcat me të dhe partinë e tij./REL/

  • S’ka konsensus në Kuvend për marrëveshjen me Danimarkën për burgun e Gjilanit

    S’ka konsensus në Kuvend për marrëveshjen me Danimarkën për burgun e Gjilanit

    Kryeparlamentari Glauk Konjfuca nuk e ka hedhur në votim Traktatin ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, pas polemikave të shumta mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetëve, kryesisht nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

    Pasi deputetët e LDK-së ngritën një mori shqetësime për këtë ujdi ndërkombëtare, ministrja Haxhiu, tha se të njëjtën e ka gjetur mbi 90 për qind të gatshme nga ish- Qeveria Hoti, madje tha se ka gjetur disa mos përputhje me Ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, andaj e ka rikthyer në pikën zero.

    “Ministrat kur futen në marrëveshje të tilla të njoftojnë kryeministrin. Selimi mund të na njoftojë nëse ju ka njoftuar ose jo ju po thoni që jo dhe le të mbetet në mes juve dyve. Unë e kam gjetur marrëveshjen në mbi 90 për qind të përfunduar. Mirëpo çfarë kam kuptuar pastaj se kemi marrë informacione nga MPJD se asnjë procedurë nuk ishin respektuar. Unë kam thënë se nuk mund të procedoj këtë marrëveshje pa respektuar Ligjin për marrëveshje ndërkombëtare”, tha ajo.

    Pas kësaj deklarate, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se e tërheqin mbështetjen ndaj kësaj marrëveshje.

    “Është e paarsyeshme që ne të vazhdojmë t’i japim përkrahje kësaj marrëveshje. Mbi faktin edhe që ministrja e Drejtësisë insuon që në gjenezë marrëveshja është e paligjshme, pasi është bërë një marrëveshje e cila nuk e ka pasur miratimin e qeverisë. Nëse kjo qëndron çka tha ministrja kjo është e papërkrahshme dhe na detyron neve si grup të tërheqim përkrahjen për këtë marrëveshje”, theksoi Gashi.

    Kundër kësaj ujdie u shfaq edhe deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca. Duke parë këtë pozicion, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se kjo marrëveshje do të tejkalohet për t’i dhënë mundësi sqarimeve të mëtutjeshme, ndërkaq vendosi që Kuvendi të shkojë në pauzë deri në orën 15:30.

  • Prishtina – Drita, derbi i fundjavës në Superligë

    Prishtina – Drita, derbi i fundjavës në Superligë

    Pas ndeshjeve të Kombëtareve, këtë të premte rikthehet Superliga me xhiron e 15-të.

    Ndeshja mes Malishevës e Ballkanit e hap këtë javë. Suharekasit janë në një seri prej katër fitoreve radhazi, karshi një barazimi në pesë sfidat e fundit.

    Kurse, malishevasit morën fitore xhiron e fundit.

    Në sfidën e parë të zhvilluar mes njëra tjetrës, fitore mori Ballkani me rezultatin 3:2.

    Në tabelë, Ballkani është bindshëm lider me 32 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi më i afërt, por kanë edhe dy ndeshje më pak të luajtura.

    Malisheva është e katërta me 20 pikë.

    Të shtunën na presin dy ndeshje, e të dielën dy të tjera.

    Ekipi i tetë dhe i dhjetë i tabelës takohen mes vete.

    Feronikeli 74 e pret Lirinë. Tri humbje e dy barazime për Niklin në pesë sfidat e fundit, derisa për prizrenasit dy humbje e tri barazime.

    Dallimi është tre pikë, më mirë qëndron ekipi nga Drenasi me 12 pikë.

    Të shtunën, Fushë Kosova e pret Dukagjinin. Vetëm një fitore ka Fushë Kosova në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa klinasit dy fitore.

    Dukagjini është i gjashti me 17 pikë, derisa Fushë Kosova e parafundit me 10.

    Ndeshjet më interesante janë të rezervuara për të dielën.

    Kryendeshja luhet në kryeqytet, Prishtina e pret Dritën.

    Të kaltrit nga Gjilani vazhdojnë të jenë të dytit në tabelë, por për shkak të rezultateve negative kanë ngecur karshi liderit.

    Formë e dobët edhe për kryeqytetasit me vetëm një fitore në pesë xhirot e fundit, janë të pestit me 18 pikë, shtatë më pak se kundërshtari.

    Drita e kishte demoluar në ndeshjen e parë Prishtinën 3:0.

    Gjilani-Llapi, sfida e fundit e xhiros së 10-të. Të kuqtë nga Gjilani e shohin veten të shtatit në tabelë, dy pikë larg zonës së barazhit.

    Në anën tjetër, Llapi është në garë për vendin e dytë, momentalisht është i treti me pikë të barabarta me atë të dytin.

  • Rohde mirëpret miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

    Rohde mirëpret miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

    Kuvendi i Kosovës, pas shumë tentimesh të dështuara, sot ka arritur t’i kalojë disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Kjo u bë e mundur pasi AAK-ja vendosi që t’i votojë të njëjtat, duke ia mundësuar partisë në pushtet kalimin e tyre.

    Për këtë ka reaguar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se marrëveshjet janë në të mirë të qytetarëve.

    “Lajme të mira për Kosovën. Më në fund iu dha drita e gjelbër marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura sot me konsensus ndër-partiak në parlament. Këto do t’i sjellin dobi popullit dhe tërë vendit”, u shpreh Rohde.

  • Ligji i ri për zgjedhjet, KQZ-ja do të zhvillojë takime me kryetarët e komunave

    Ligji i ri për zgjedhjet, KQZ-ja do të zhvillojë takime me kryetarët e komunave

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të fillojë vitin e ardhshëm, me një raund takimesh me kryetarë e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online. Kjo iniciativë e KQZ-së vjen pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për zgjedhjet e përgjithshme, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

    Në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se qëllimi i këtyre takimeve ndërlidhet me rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional, por edhe për të diskutuar përgjegjësitë ligjore dhe zbatimin e tyre.

    Arianit Elshani, nga PDK-ja tha se kryetarët do të raportojnë për punën e tyre.

    Përderisa Sami Hamiti, nga LDK-ja theksoi se fundviti për komunat është shumë i ngarkuar, prandaj ky takim duhet të bartet në fillim të vitit.

    Me 9 vota për u miratua që takimet të fillojnë nga 15 janari. Në çdo komunë, KQZ-ja ushtron funksionin në çdo komunë përmes Zyrtarit Ekzekutiv, i cili gjatë periudhës së zgjedhjeve bëhet Kryesues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve që themelohet kryesisht nga përfaqësues të subjekteve politike të cilat kanë kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet nacionale.

    Sipas ligjit, komunat janë të obliguara që t’i ofrojnë mbështetje të nevojshme KKZ-ve në kuptimin e sigurimit të hapësirave për punë, depo për materiale, transport, objektet publike për nevoja të votimit apo ambiente tjera për organizimin e trajnimeve të komisionerëve dhe numëruesve, si dhe hapësira për adaptimin e qendrave komunale të numërimit.

  • Detaje të padëgjuara më herët nga plaçkitja në Suharekë në stilin “La casa de Papel”

    Detaje të padëgjuara më herët nga plaçkitja në Suharekë në stilin “La casa de Papel”

    Në pikë të ditës, të mërkurën një grup prej katër personash, kanë kryer një plaçkitje në një argjendari në Suharekë. Ata u konfrontuan me Policinë e Kosovës, si pasojë e së cilës një polic ka mbetur i plagosur, dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.

    Me të mbërritur në atë lokacion, policia i ka gjetur grabitësit në vendin e ngjarjes, të cilët ishin të maskuar dhe të armatosur. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe përforcime të tjera policore por megjithatë, ata arritën të ikin nga vendi i ngjarjes përkundër përpjekjes së Policisë për t’i kapur, për çka Policia njoftoi se të dyshuarit janë ende në arrati.

    Gazetari Arian Hajdaraj, gjatë ditës së sotme në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “A LIVE”, ka shpjeguar detaje të padëgjuara deri më tash, lidhur me këtë rast.

    Hajdaraj tregoi se si kishte filluar e gjithë ngjarja, nga hyrja e njëri prej të dyshuarve në lokal, neutralizimi i pronarit të argjendarisë, plaçkitja e stolive të arit, përgatitja e terrenit që të dyshuarit të largohen, pengesat që ata ia vendosën Policisë për të mundësuar arratisjen dhe jo vetëm./atvlive.tv/

    Në videon e mëposhtme ndiqni raportimin e gazetarit direkt nga Suhareka:

  • Të përqafuar dhe më të dashuruar se kurrë, Enca zbulon befasinë romantike që i bëri i dashuri

    Të përqafuar dhe më të dashuruar se kurrë, Enca zbulon befasinë romantike që i bëri i dashuri

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca është një ndër personazhet më të komentuara në median rozë.

    Pas një pause të gjatë së fundmi është rikthyer me projektet muzikore, megjithëse ajo shpesh herë komentohet në rrjet për jetën e saj private dhe lidhjen me masazherin afrikan Mickey Neblett, të cilën e bëri publike vetëm disa muaj më parë.

    Artistja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndanë me ndjekësit momente romantike me mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.

    Së fundmi përmes një postimi në Instagram Enca ka zbuluar se i dashuri i saj është romantik teksa i dhuronte një buqetë me trëndafila të kuq.

    “U zgjova me këtë. Të dua jetë”, ka shkruar Enca krahas fotos.

    Duke ndarë me ndjekësit lumturinë e madhe që ajo po përjeton krah të dashurit, këngëtarja publikoi edhe një foto në krahët e Micke.

  • Prokuroria e Hagës publikon disa transkripte: Diskutimet e Thaçit, Veselit e Selimit me vizitorë

    Prokuroria e Hagës publikon disa transkripte: Diskutimet e Thaçit, Veselit e Selimit me vizitorë

    Prokuroria e Hagës ka kërkuar që Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit t’iu ndalohen vizitat e telefonatat.

    Shkak për këtë sipas Prokurorisë, është se krerët e UÇK-së kanë zbuluar detaje të dëshmitarëve për vizitorë. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar që Thaçi, Veseli e Selimi të ndahen nga të paraburgosurit e tjerë.

    Prokuroria ka publikuar edhe disa transkripte të bisedave të cilat pretendon se janë bërë në Qendrën e Paraburgimit.

    Në biseda Prokuroria pretendon se janë dhënë udhëzime për vizitorë. Megjithatë, në një pjesë e bisedave duken që nuk lidhen njëra me tjetrën, dhe nuk dihet për kënd është fjala.

    Prokuroria incizoi bisedat, pretendon se Thaçi, Veseli e Selimi zbuluan detaje për dëshmitarët te vizitorët

    Nacionale i sjell ato pa ndërhyrje:

    HASHIM THAÇI: Pastaj erdhi [REDAKTUAR]

    [REDAKTUAR]

    HASHIM THAÇI: Edhe për [nuk kuptohet]. Ai tha, “[REDAKTUAR], por pastaj ata m’rrahën.”

    [REDAKTUAR]: [Duke qeshur]

    HASHIM THAÇI: Mirë bënë.

    RS: I fundit ishte nga [REDAKTUAR].

    UM 3: A?

    RS: Ky i fundit ishte nga [REDAKTUAR].

    UM 1: Ky nga [REDAKTUAR], ky?

    RS: Jo, jo pas tij.

    MP 1: Jo, jo. [folës në të njëjtën kohë]

    RS: Ishte një së fundi.

    UM 3: Ky nga [REDAKTUAR], a? [folës në të njëjtën kohë]

    UM 1: Tjetri. [folës në të njëjtën kohë]

    MP 2: Ai tjetri? [folës në të njëjtën kohë]

    RS: Ai pa identitet.

    UM 3: Vërtet?

    UM 2: Oh, po. Ai që dukej i lodhur. [folës në të njëjtën kohë]

    RS: Pa identitet – Ai ka bërë – ai tha, [REDAKTUAR] E njoh atë goxha mirë…

    MP 2: [Pëshpërit] Kush është ai?

    RS: S’është asgjë [nuk kuptohet], erdhën nga [REDAKTUAR].40

    UM 2: Oooooh, po!

    ————————————————————————————-

    [REDACTED].

    HASHIM THAÇI: [Zë normal] “Unë po /?merresha/ me Adem DEMAÇIN”.44

    […]

    HASHIM THAÇI: Bjeri shkurt. [Pëshpërit] Ai duhet të përgjigjet shkurt. [Dera mbyllet] Jo, jo [Pëshpërit] /?a po e di tash/

    [REDAKTUAR]HASHIM THAÇI: [Pëshpërit] “Bosi ishte DEMAÇI[nuk kuptohet] ai duhet ta deklarojë këtë qartazi, sepse çfarë është [nuk kuptohet] [Pëshpërit] [nuk kuptohet] Baca Adem /Baca – mënyrë tradicionale për t’iu drejtuar me respekt një burri më të vjetër/ [nuk kuptohet].

    [REDAKTUAR]

    HASHIM THAÇI: [Nuk kuptohet] kjo është shumë e rëndësishme. “Unë as nuk jam konsultuar me ta, as nuk më kanë dhënë ndonjë urdhër”.

    [REDAKTUAR]

    HASHIM THAÇI: Plus mmm —

    HASHIM THAÇI: — [Pëshpërit] Komunikatat ishin propagandë.

    [REDAKTUAR] HASHIM THAÇI: Dil si hero prej këtu. Thuaji: “Do të vish këtu, largohu prej këtij vendi si hero. Mos u largu i turpëruar”.45

    ———————————————————————-

    HASHIM THAÇI: Po, ashtu është. “Nuk e di; nuk më kujtohet”. Dhe për shkak se aty ka dokumente që [nuk kuptohet] “Por organizimi dhe pjesa tjetër ishin ambicie”. [REDAKTUAR]

    HASHIM THAÇI: [Pëshpërit] [Nuk kuptohet] “Çfarë shërbimi inteligjent, burrë!”.

    Ai s’duhet ta bëjë gabimin që të flasë për këtë sepse – ai po na zemëron me intervistat e tij, këtu e atje.

    [REDAKTUAR]

    HASHIM THAÇI: [Nuk kuptohet] Thuaji atij “Ti nuk mundje, sepse të gjithë fshatarët ishin vullnetarë”.

    —————————————————————————–

    HASHIM THAÇI: [Pëshpërit] /?Lexoje krejt këtë/.

    [Njerëz duke lëvizur nëpër dhomë, dhe ka heshtje gjatë 00:01:46-00:01:53]

    [REDAKTUAR]: A ta vendosi në xhep apo të duhet?

    HASHIM THAÇI: [Shfleton faqe] Jo burrë, [nuk kuptohet], sepse duhet të t’orientoj pak.

    [REDACTED]: A?

    HASHIM THAÇI: Duhet të t’orientoj pak.

    [Hashim THAÇI e ndryshon vendin ku ishte ulur] Ti vetëm ulu këtu.

    [REDACTED]: Po.

    HASHIM THAÇI: [Nuk kuptohet] Kjo pjesa këtu. Kjo është /deklarata/ e tij që ai e ka dhënë në [REDAKTUAR].

    [REDAKTUAR].57

    […]

    HASHIM THAÇI: [Pëshpërit shumë qetas][Nuk kuptohet] ata të thërrasin këtu dy ditë më herët.

    [REDACTED]: Po.

    HASHIM THAÇI: [Pëshpërit] Ai duhet të kontrollojë [nuk kuptohet]. Ata do t’ia japin atij të gjitha këto /dokumente/.

    [REDACTED]: [Pëshpërit] Ah!

    HASHIM THAÇI: [Pëshpërit] Ata do t’ia japin ato atij [nuk kuptohet].

    [REDACTED]: A është më së miri që t’ia dërgoj këto atij?

    HASHIM THAÇI: [Pëshpërit] Jo, ata do t’ia japin /atij/.

    [REDACTED]: Ah, ata!

    HASHIM THAÇI: [Pëshpërit][nuk kuptohet] Kur të vish këtu, para se të hysh në gjykatore “A dëshiron të korrigjosh ndonjë gjë?” Ma jep atë pjesë që t’ia hedh një sy.

    [Nuk kuptohet] [REDAKTUAR] [nuk kuptohet]. Ti merre vetëm këtë, sepse ne i kemi të tjerat.

    [Nuk kuptohet] [REDAKTUAR].

    [REDAKTUAR]

    HASHIM THAÇI: [Pëshpërit] Thuaji “Ai duhet ta /?përmirësojë/ vijën [REDAKTUAR]”.

    [nuk kuptohet]58

    ———————————–

    KADRI VESELI: […] – nëse dikush dëshiron të dërgojë një mesazh, mund të dërgojë mesazh. Askush nuk do të mund të ta parandalojë që ta bësh atë. Është çështje përgjegjësie. Askush nuk mund të ta parandalojë. Secili e ka –

    [REDAKTUAR]: Desha të them nëse ata kishin vendosur disa kufizime të reja këtu brenda.

    KADRI VESELI: Secili e ka grupin e vet të avokatëve dhe betohem, nuk ka arsye për të dërguar një mesazh nga ky vend.

    [REDACTED]: Jo, është thjesht një fakt, nuk ka nevojë të vihet këtu. Ata të gjithë e dinë se si është kjo –

    KADRI VESELI: Jo, sepse unë po flas, por nuk ka asgjë për… çfarë do të thuash ti?

  • ZPS-ja kërkon që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’u pezullohen të gjitha vizitat dhe komunikimet

    ZPS-ja kërkon që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’u pezullohen të gjitha vizitat dhe komunikimet

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet përpos me avokatët e tyre.

    ZPS-ja ka thënë që ata tre kanë bërë shkelje duke zbuluar identitetet e dëshmitarëve të mbrojtur dhe duke ua shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i kanë vizituar në Qendrën e Paraburgimit.

    Kjo prokurori ka thënë që hetimet e saj kanë zbuluar që po ashtu ka pasur përpjekje të mëtutjeshme për t’i udhëzuar dëshmitarët se si të dëshmojnë.

    Prokuroria me këtë rast ka kërkuar që tre të akuzuarve t’u pezullohen të gjitha komunikimet, ato virtuale si dhe vizitat fizike, dhe që një gjë e tillë të jetë në fuqi deri në një vendim të trupit gjykues.

    ZPS-ja ka urdhëruar që ata të monitorohen në mënyrë aktive në të gjitha komunikimet e joprivilegjuara dhe që ato të dhëna të ruhen deri në fund të gjykimit.