ATV

Blog

  • Zgjatet deri më 14 Dhjetor afati për aplikim për grante në bujqësi

    Zgjatet deri më 14 Dhjetor afati për aplikim për grante në bujqësi

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka zgjatur afatin për aplikim për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural – Grante 2023 deri më 14 dhjetor 2023.

    Ndërkaq, të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm, mbesin të njëjta dhe për të gjitha këto Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikues, të cilët të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë në ueb faqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net. Po ashtu, të gjithë të interesuarit mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së.

    Në thirrjen për aplikim, e cila do të jetë e hapur deri më 14 dhjetor 2023 ora 16:00, të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes ueb-modulit online në ueb faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të cilën gjendet linku: “Aplikimi online për PZHR” që dërgon në modulin e aplikimit online. Në këtë ueb-modul regjistrohet projekti, si dhe ngarkohen të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim.

    Ndryshe, buxheti për këto masa mbështetëse për zhvillim rural, këtë vit arrin në 24,627,000.00 Euro.

  • ​Arrestohen pesë të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rëndë

    ​Arrestohen pesë të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rëndë

    Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Gjilanit, ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për grabitje dhe vjedhje të rëndë.

    Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se pesë të dyshuarit (meshkuj kosovarë) janë arrestuar si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore disa mujore.

    “Arrestimi i të dyshuarve është bërë si rezultat i kontrollit me leje të prokurorit të shtetit në gjashtë (6) lokacione të ndryshme në komunën e Vitisë. Me këtë rast është arritur të sigurohen prova se të njëjtit në bashkëveprim kanë qenë të përfshirë në një rast ‘’Vjedhje e rëndë’’ i ndodhur me datën 01.06.2023 dhe në një rast ‘’Grabitje’’ i ndodhur me datën 05.10.2023 në një qendër tregtare në qytetin e Vitisë. Të dyshuarit në këto raste kishin arritur që të vidhnin dhe grabisnin shuma të konsiderueshme të parave të gatshme”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Pas arrestimit ata janë intervistuar, kurse prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.

  • ​Qytetarët i kërkojnë shtetit të ndaj më shumë buxhet për ushtrinë tonë

    ​Qytetarët i kërkojnë shtetit të ndaj më shumë buxhet për ushtrinë tonë

    Me rastin e ditës së Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës për tri orë rresht ishin të hapura për qytetarët e vendit. Të lumturë e krenarë me këtë ditë dhe ushtrinë tonë, shprehen qytetarët, porse kanë kërkesë ndaj shtetit që të investojë më shumë për këtë institucion.

    Përveçse se ata janë shprehur të lumtur e krenar me këtë ditë, kanë adresuar kërkesë te shteti që të ndajë më shumë buxhet për FSK-në.

    Qytetari Ali Marmullaku, i cili ka udhëtuar nga Klina për këtë ditë, shprehet i emocionuar me festën e sotme. Derisa shprehet krenar me FSK-në, ai konsideron se 80 %, e investimeve duhet të shkojnë në FSK, pasi sipas tij, është vlera më e madhe e kombit.

    “Krenari me të madhe në jetë nuk kam prit, liri në gjitha anët, me u kënaq, shyqyr zotit qe e kemi FSK-në, ushtrinë tonë…Unë jam i komunës të Klinës dhe vendosa me ardh vet… Shumë duhet me investo, me 80 % të buxhetit, kjo është ushtria jonë, forca jonë. Kjo është vlerë e madhe për kombin shqiptar, shumë e madhe, shyqyr Zotit që e mbërritëm ushtrinë tonë e shqip me fol ka të shkojmë, i lumtur në maksimum, por a e dinë çka kemi hekë ne, më vjen me qatje, çka kemi heq, frikësohu andej, frikësohu këndej, rrahu andej, polici, ushtri në tërë anët, shqip mu kënaq lumet na që mbërritëm”, tha Marmullaku.

    Se kjo është një ndër ditët më të mira për vendit e tha edhe qytetari, Fatmir Kryeziu, i cili ka ardh të vizitojë Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë bashkë me familje. Edhe Kryeziu, tha se duke e marrë parasysh konfliktin me Serbinë, qeveria duhet të ndajë më shumë buxhet për FSK.

    “Vijë prej Prizrenit jam ardh më familje, me bashkëshorten dhe djemtë, është krenari shumë e madhe se e kemi prit qit ditë për me qenë me vizatu shtrinë tonë, gjë që para luftës nuk e kemi pas tash e kemi dhe është shumë krenari mbi të gjitha është shumë i interesuar djali im i treti dhe gjithmonë insiston për me ardh këtu me vizitu. Çdo vit e vizitojmë kazermën në Prizren por kishte një dëshirë që të vijm këtu ma hapësire më e madhe. Unë çdo here i mësojmë për historinë tonë të lavdishme që e kemi pas, çdo gjë i shpjegojmë…Patjetër, është më se e nevojshme për të thënë që e kemi ende me Serbinë, patjetër që është e nevojshme shumë, me nda buxhet më shumë”, tha Kryeziu.

    Në këtë ceremoni prezentë ishin edhe shumë fëmijë, të cilët vizituan nga afër pajisjet e FSK-së. Qytetari Dior Kryeziu, i cili ka ardhur nga Prizreni për të festuar këtë festë, derisa shprehet krenar me ushtrinë e vendit. 14 vjeçari shton se kur të rritet ëndrra tij është të bëhet ushtar dhe t’i shërbejë vendit.

    “Sot unë ndihem shumë krenar që është dita e Forcës së Sigurisë tonë dhe çdo herë e pyes babai tim se kur është dita e forcës, jemi shumë krenar që na ka ardh dita me festu këtë forcë kështu të lirë si jemi…Dëshira ime më e madhe është që nesër më u bë ushtarë dhe me i shërbyer vendit tim atdheut tim ku kam lindur dhe me mbrojte çdo fëmije dhe çdo njeri të Kosovës…Kam ardh prej Prizrenit, specifikisht për me ardh te kazerma më e madhe që quhet kazerma Adem Jashari, unë ndihem shumë i lumtur gjithmonë edhe në shtëpi është pa qenë këtu më bëhet zemra mal, dhe shpresoj që edhe unë një ditë me iu bashkuar këtyre djemve”, tha Kryeziu

    Se FSK ka nevojë për më shumë investime, e tha edhe qytetari Hilmi Duraku.

    “Unë me ushtrinë time ndihem krenar sepse edhe vet jam veteran i lutës ushtria jonë e Kosovës duhet me u mburr e gjithë Kosova me të, si me Polici ashtu edhe me Ushtri ne duhet të jemi ata të cilët i ndihmojmë në çdo rast, si financiarisht si moralisht si me gjithçka, ushtria e Kosovës është e veçante, sot jam ardh me një nip këtu, shkolla i ka pru por unë i falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar që kryeqyteti i Kosovës të jemi këtu dhe kjo ushtri e Kosovës të jetë ku jemi këtu…Po ndihem krenar, sepse shumë shtete të Ballkanit investojnë në forcën e sigurisë, ne sapo kemi mundësi më shumë po do të invenstohet më shumë, duhet të merren mjete duhet të invenstohet gjithçka në FSK në mënyrë që ta mbrojmë shtetin e Kosovës, sepse pa investim Kosova nuk mundet shkoj përpara,

    Ndërsa, qytetari Qerkm Bekteshi urojë që në të ardhmen, vendi të shkojë nga bashkimi, unifikimi i dy shteteve të reja të pjesëve të tjera shqiptare që janë në shtete tjera.

    “Kjo është festa e dytë mbas shpalljes së Pavarësisë ë cila manifestohet vit pas viti shteti i dytë Shqiptar i cili lindi, dhe lutem në të ardhmen shkojmë nga bashkimi unifikimi i dy shteteve të reja të pjesëve të tjera shqiptarë që janë në shtete tjera. Kënaqësi e çdo shqiptar i cili mendon pozitivisht për kombin dhe shtetin e vet”, tha Bekteshi.

    Krenar me ushtrinë e vendit, shprehet edhe qytetari, Aqif Mehdiu.

    “Shumë, flemë rahat që thonë, janë forcat tona të siguri, janë tradita e ushtrive tona, të përbashkët që kanë ardh këndej janë shokët tonë, udhëheqëset e tyre janë gjenerata ime, janë shokët e luftërave sepse ne kemi qenë Ushtria Çlirimtarë Kosovare. Si pas informatave që i kam, unë shteti ka investuar kohën e fundit, më shumë në polici dhe në këtë institucion, kështu që ka bërë mirë se na ka lanë pa rrugë në asfalt po ka bë mirë që na ka mbrojt flejë më rehat, më mirë asfalti me gropa pak ama i joni, sesa i huaji”, tha Mehdiu.

    Përndryshe, sot qytetarët kanë pas mundësi t’i shikojnë nga afër pajisjet e ushtrisë sonë. /kp

  • Szunyog: BE-ja e njeh rolin vendimtar të BIK-ut në forcimin e dialogut ndër fetar

    Szunyog: BE-ja e njeh rolin vendimtar të BIK-ut në forcimin e dialogut ndër fetar

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka zhvilluar takim me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava.

    Ai ka thënë se ka përgëzuar Tërnavën për rizgjedhjen në krye të BIK-ut.

    Përmes një postimi në X, Szunyog, ka thënë se Bashkimi Evropian e njeh rolin vendimtar të Bashkësisë Islame në forcimin e dialogut ndër fetar.

    “Më vjen mirë që takova Myftiun Tërnava, të cilin e përgëzova për riemërimin. BE njeh rolin vendimtar të Bashkësisë Islame të Kosovës në forcimin e dialogut ndërfetar dhe një bashkëjetesë të qëndrueshme paqësore në Kosovë”, ka shkruar ai.

    Ambasadori Szunyog, tha se në takim kanë diskutuar edhe për Ligjin për Liritë Fetare, për të cilin tha se duhet të miratohet.

    “Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen e palëkundur të BE-së për Ligjin për Liritë Fetare. E ritheksova se BE-ja inkurajon miratimin e saj nga Parlamenti”, ka shkruar ai.

  • PSD-ja me aksion para zyrave të EULEX-it, UÇK-ja nuk mund të gjykohet

    PSD-ja me aksion para zyrave të EULEX-it, UÇK-ja nuk mund të gjykohet

    Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para zyrave të misionit të EULEX-it, raporton Ekonomia Online. Ata në muret e këtij institucioni kanë shënuar mbishkrimin “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”.

    Nol Nushi, sekretar i PSD, tha se ky aksion është në kuadër të kundërshtimeve të kësaj gjykate. Ai më tej ka sqaruar se të mërkurën në orën 14:00 përmes një aksioni do të kundërshtojnë vizitën e shefes së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.

    Sipas tij, kjo gjykatë është jo transparente ngase 85% të seancave janë të mbyllura, madje deri më sot ka shpenzuat 350 milionë euro dhe për pesë vjet do të shpenzohen 1 miliard euro.

    “Atje ku zhvillohet një proces i padrejtë nuk guxojmë të lejojmë qe ky proces i padrejtë të fillojë dhe të normalizohet dhe të duket që është njëfarë procesi që e kemi hak. Rrjedhimisht UÇK është ndërmarrje e përbashkët kriminale. Kjo është në kuadër të kundërshtimeve tona të kësaj gjykate, por specifikisht ndaj kundërshtimeve tona ndaj vizitës së zonjës Ekaterina Trendafilova të mërkurën në ora 14:00 në Hotelin Sirius për në emër të transparencës”.

    “…po çfarë transparencë është kjo 85% e seancave gjykatës janë seanca të mbyllura, çfarë transparencë është kjo kur tekstet pothuajse janë të redaktuara çfarë transparencë është kjo kur Trendafil Hova vjen por nuk lejon as xhirime as fotografi në takime. Është një marrëdhënie e saj me publikun një padrejtësi e madhe e sheh si drejtësi”, tha ai, raporton EO.

    “Gjykata Speciale ka shpenzuar deri sot 350 milionë euro në këtë ritëm të gjykimit minimalisht 5 vjet gjykata ka me i shpenzuar mbi 1 miliard euro të gjitha nivelet e asaj gjykatë prokuroria, Gjykata e Apelit Kushtetuesja brenda saj gjithë janë miq mes vete, pse ata me mundu me bë drejtësi e me kryer këtë proces të shpejtë ku marrin me mijëra euro paga në kurriz të luftua tonë çlirimtare me këtë thirrje UÇK nuk mund të gjykohet. Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të mërkurën me 29 nëntor në ora 14:00 përball Siriusit të mblidhemi bashkë të i tregojmë Ekaterina Trendafilova se nuk është i mirëpritur në Kosovë”.

  • Kurti sot dhe nesër në Shqipëri për nder të 28 nëntorit, nuk tregon se a do takohet ndaras me Ramën

    Kurti sot dhe nesër në Shqipëri për nder të 28 nëntorit, nuk tregon se a do takohet ndaras me Ramën

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të qëndroj sot e nesër në Shqipëri, për nder të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

    Kurti para gazetarëve bëri të ditur se në qytetin e Vlorës do të bëjë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit.

    I pyetur se a do të ketë mbledhje të përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Kurti ka thënë se do të ketë.

    “Sigurisht se do të kemi edhe mbledhje të qeverive në të ardhmen. Ndërkaq, unë sonte do të jem në Tiranë, për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do të japin edhe çmimet përkatëse. Ndërkaq, nesër do të jem në Vlorë, ku do të bëjmë homazhe, nderim për panumër dëshmorë e heronj të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar. Deri më tani kemi 184 marrëveshje dhe nuk ka asnjë qeveri në Kosovën e pavarur e cila ka bërë më shumë marrëveshje dhe zbatim të tyre sesa kjo e jona për rreth 2/3 e mandatit”, ka thënë ai.

    Derisa kur është pyetur se nëse do të takohet ndaras me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ai nuk është përgjigjur.

  • 28 Nëntori, institucionet shtetërore do të jenë pushim

    28 Nëntori, institucionet shtetërore do të jenë pushim

    Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës.

    Si e tillë, nesër institucionet shtetërore do të jenë në pushim.

    Pavarësisht se 28 Nëntori nuk figuron në kalendarin e festave zyrtare, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që e nesërmja të jetë ditë pushimi në të gjitha institucionet publike.

  • Vendoset Flamuri kombëtar në qendër të Prishtinës

    Vendoset Flamuri kombëtar në qendër të Prishtinës

    Në prag të Festës së 28 Nëntorit, Flamuri Kombëtar është vendosur në qendër të Prishtinës, raporton EO.

    Në vigjilje të kësaj feste do të organizohen një varg aktivistesh në gjithë vendin. Organizimet fillojnë qysh në orët e mëngjesit me vizitat e krerët të lartë të shtetit në Memorialin në Prekaz.

    Organizime do të ketë edhe në të gjitha qytetet në vend. Përderisa në Prishtinë do të ketë edhe një koncert e do të mbahet ceremoni solemne e Kuvendit.

  • Shqiptarët e Amerikës festojnë 28 Nëntorin, një rrugë merr emrin “Ismail Qemali”

    Shqiptarët e Amerikës festojnë 28 Nëntorin, një rrugë merr emrin “Ismail Qemali”

    Mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptarët kanë festuar “Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”. Mërgimtari nga Ulqini, Naser Nika, prej vitesh merret me organizimin e festave kombëtare në Amerikë.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin A LIVE në ATV, ai tha ky takim për “Ditën e Flamurit” në Amerikë, ishte një organizim i përgatitur në mënyrë të jashtëzakonshme.

    Ai tha se ndodh në raste shumë të rralla që të ketë aq shumë pjesëmarrës, sa kishte dje më atë organizim.

    “Organizimin e kishim dje dhe ishte një mënyrë jashtëzakonisht e bukur. Ishte e organizuar në një mënyrë aq të bukur, jo që isha unë pjesë e Këshillit Organizativ, por ishte një numër i madh i popullit, ku këtu në Amerikë mund të them, janë raste të rralla, por nuk ka pasur diku në një vend që është ngritë flamuri me aq sasi të popullit, sa ishin dje”, tha Nika.

    Në organizimin e djeshëm për nderë të ‘Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë”, një rrugë në Nju Jork mori emrin “Ismail Qemali”.

    Bisedën e tij të plotë në emisionin A LIVE në ATV, e gjeni ën videon më poshtë:

  • ​Kurti tregon sa marrëveshje janë duke u zbatuar mes Kosovës dhe Shqipërisë

    ​Kurti tregon sa marrëveshje janë duke u zbatuar mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Në prag të Ditës së Flamurit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se investimet e Shqipërisë në Kosovë gjatë vitit 2022 kanë qenë rreth 80 milionë euro. Sipas tij, këto investime janë rritur ndjeshëm dhe se lëvizja pa kontroll e qytetarëve ka ndihmuar rritjen e turizmit. Kështu u shpreh ai në Forumin e Zhvillimin Rajonal Kosovë-Shqipëri, e cila u mbajt në Gjakovë.

    Kryeministri Kurti deklaroi se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë hapin mundësi të reja për ndërmarrësit, studentët e qytetarët.

    “Nga gjithsej 184 marrëveshje, vetëm gjatë këtyre dy viteve e gjysmë midis dy qeverive, të dy republikave tona, janë arritur dhe vënë në zbatim 58 marrëveshje të reja, ose gati 1/3 e të gjitha marrëveshjeve. Me ritëm gati katër herë më të shpejtë se gjatë gjithë viteve të mëparshme. Suksesi ka vlerë kur në vend të vetëkënaqësisë nxit vetëbesimin për suksese tjera. Në rrugëtimin tonë ka sukseset, nuk jemi as vetëm e as në shtigje të pa shkelura. Kjo është rruga e shtruar nga Bashkimi Evropian i sotëm dhe tregu i përbashkët evropian i dikurshëm. Andaj duhet të ecim më shpejt kah tregu ynë i përbashkët, kah sistemet dhe mekanizmat e përbashkëta, kah bashkimi doganor, kah çdo për-bashkim që na shërben dhe na bën gati për t’u integruar edhe në Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.

    Kurti shtoi se lehtësimi i tregtisë me heqjen e barrierave tregtare dhe promovimi i lëvizjes së lirë janë hapa të rëndësishëm drejt integrimit të përbashkët ekonomik.

    “Investimet nga Shqipëria në Kosovë nga viti 2019 në vitin 2022 janë rritur ndjeshëm dhe shprehur në vlera në vitin 2019 ishin 15. 2 milionë euro, ndërkaq në vitin 2022 kanë mbërritur shifrën prej 79.7 milionë euro. Lëvizja pa asnjë kontroll e qytetarëve tanë gjatë sezonit veror, qershor-shtator si dhe gjatë fundjavave, është një tjetër sukses i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë. Ky lehtësim i lëvizjes ka ndihmuar rritjen e turizmit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë. Kësisoj në vitin 2022 vetëm në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë kanë kaluar rreth 8. 2 milionë qytetarë”, shtoi Kurti.

    Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj ka numëruar disa nga konkluzionet e takimit të sotëm, ku theksoi se bashkëpunimi ndërkufitar është i domosdoshëm për zhvillimin e zonave kufitare.

    “Ministria e Zhvillimit Rajonal të adresojë pabarazitë rajonale, përfshirë përgatitjen e rekomandimeve për qeveri për t’i adresuar këto çështje. Forumi i sotëm të jetë një iniciativë e cila mund të trajtojë në të ardhmen edhe tema të tjera. Bashkëpunimi ndërkufitar i domosdoshëm për zhvillimin e zonave kufitare, i cili ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme. Universitetet mund të luajnë rol të rëndësishëm në shkëmbimin e përvojave të studentëve dhe kuadrove që mund të kontribuojnë në zhvillimin rajonal. Shoqatat e turizmit kontribuues të veçantë në zhvillim të turizmit mes Kosovës dhe Shqipërisë”, përfundoi ai. /kp