ATV

Blog

  • Seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, aksion para gjykatës

    Seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, aksion para gjykatës

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, të dielën ka zhvilluar aksion para Gjykatës Themelore për vrasjen e Liridona Ademajt, raporton EO.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është duke mbajtur një aksion simbolik para Gjykatës Themelore të Prishtinës para nisjes së seancës dëgjimore ndaj Naim Murselit, bashkëshortit të Liridona Ademaj, si dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e saj.

    “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” është parulla që u ngrit nga aktivistet para objektit të Themelores.

    Njëra ndër organizatorët e kësaj proteste, Trina Binaku, tha se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk janë incidente por simptoma të patriarkalizmit.

    “Jemi mbledhur në këtë aksion simbolik për të dënuar sulmin makabër të një gruaje dhe se në nuk do të qëndrojmë të qeta kur burrat vazhdojnë të dhunojnë e të vrasin vajza e gra, dhuna e gjinizuar ndaj vajzave edhe grave dhe femicidi nuk janë incidente apo simptoma psikologjike, ato janë simptoma të patriarkalizmit i cili e qeverisë familjen dhe të gjithë neve”, tha Binaku, teksa bëri thirrje edhe për një protestë të martën.

    “Gratë dhe vajzat në Kosovë jetojmë më frikë e kjo nuk benë të vazhdojë kështu nuk mund të këtë paqe përderisa gratë përjetojnë gjendje lufte, këtë të marte duke filluar nga ora 18:00 thrrasim protestë gjithë popullore, sot nga pallati i drejtësisë ku po gjykohen vrasësit e Liridonës, thërrasim në organizim dhe veprim të gjithë që të mblidhemi dhe të themi se nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, u shpreh ajo.

    Naim Murseli, burri i tanimë të ndjerës, Liridona Ademaj, e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij.

    Thuhet se Murseli, ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e saj.

  • Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat

    Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat

    Bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar për organizimin e vrasjes së viktimës, ka hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nga një hyrje tjetër dhe lar mediave.

    Ndërkohë, ende nuk ka informata nëse janë në gjykatë apo do të sjellën, dorasi Granit Plavës dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

    Seanca është paraparë të nis në orën 09:30. Aty ka arritur edhe vëllai i Liridona Ademjajt, Leonardi.

  • Familjarët e Liridona Ademajt arrijnë në gjykatë, pas pak fillon seanca dëgjimore për Naim Murselin dhe dy të tjerët

    Familjarët e Liridona Ademajt arrijnë në gjykatë, pas pak fillon seanca dëgjimore për Naim Murselin dhe dy të tjerët

    Familjarët e Liridona Ademajt kanë arritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës aty ku pritet të dalin para gjykatës bashkëshorti Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e saj.

    T7 raporton se para gjykatës janë marrë edhe masa më të larta sigurie.

    Seanca dëgjimore është planifikuar të fillojë nga ora 09:30.

    Ndërkaq, Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

    Fillimisht, Policia e Kosovës e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

  • Sylvinho pas shortit: Grupi është i vështirë, por do të shkojmë të tregojmë forcën tonë në Gjermani

    Sylvinho pas shortit: Grupi është i vështirë, por do të shkojmë të tregojmë forcën tonë në Gjermani

    Fati nuk ishte me Shqipërinë, teksa në Euro 2024 gjejmë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Nuk mund të ishte i kënaqur me goglat trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, i cili duket se priste diçka tjetër.

    “Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur. A folët me Spaletin për shortin? Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

    Armë plus që i njeh këto dy filozofi? E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.

    Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, – tha ai.

     

     

  • Trajneri i Kroacisë, Daliç: Duhet të studiojmë me detaje shqiptarët

    Trajneri i Kroacisë, Daliç: Duhet të studiojmë me detaje shqiptarët

    Ish-trajneri i Dinamos së Tiranës, i cili aktualisht drejton kombëtaren kortarë, Zlatko Daliç, ka dhënë përshtypjet e tij të para për shortin e Kampionatit Europian, ku Kroacia ndodhet në të njëjtin grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë.

    Na pret një punë e vështirë”, ka qenë reagimi i parë i Zlatko Daliç pas shortit të Euro 2024, i cili e vendosi kombëtaren kroate në “grupin e vdekjes” me Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë.

    Sipas mediave kroate, trajneri pret ndeshje të mëdha, por edhe një atmosferë madhështore, për të cilën do të kujdesen tifozët kroatë.

    “Shorti është i vështirë dhe dihet se kush janë rivalët. Ndeshjen hapëse e kemi kundër Spanjës në Berlin, do të jetë spektakël”, tha Daliç për HRT.

    “Italianët janë kampionë të Europës, kanë cilësinë e tyre dhe një ekip shumë të mirë. Duhet të studiojmë më hollësisht shqiptarët, ata ishin shumë të mirë në kualifikime. Ajo ndeshje e dytë mund të jetë faktori vendimtar, shpresoj që të përgatitemi mirë dhe të jemi të shëndetshëm në gjashtë muaj, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua.

    Ne duam të kalojmë fazën e grupeve. Gjermania është mikpritëse për ne, duhet ta rregullojmë kampin tani, por kudo që të luajmë do të ketë mbështetje të madhe nga tifozët. Ne do të kemi kushte shumë të mira në atë anë”, u shpreh Daliç.

     

  • Spalleti e vlerëson lartë Shqipërinë

    Spalleti e vlerëson lartë Shqipërinë

    Luçiano Spaleti ka komentuar për “Rai” shortin e Euro 2024, ku goglat e vendosën përballë Shqipërisë, Spanjës dhe Kroacisë. Ndeshja e parë e të kaltërve është pikërisht kundër kuqezinjve dhe Spaleti ka analizuar ata, si dhe ekipet e tjera që do të ketë përballë.

    “A mund të kishte shkuar më mirë? Po, por ne ishim në vazon e katërt. Por nuk duhet harruar asnjëherë fakti që jemi Italia.

    Debutimi me Shqipërinë? Është e vështirë të bësh parashikime tani, ka edhe shumë muaj përpara. Shqipëria sigurisht ka treguar se di të vendoset mirë në fushë.

    Spanja? Ne e dimë se shumë varet nga niveli i gjendjes sonë në atë momente, nga përgatitja që kemi do mundur të zhvillojmë në ato momente si në drejtim të rritjes së kampionatit ashtu edhe në marrëdhëniet mes nesh.

    Kroacia? Është një ekip i fortë, eksperte. Ka disa lojtarë pak në moshë, por unë shoh disa prej tyre në nivelet më të larta.

    Plani ndaj Spanjës? Kush e do këtë sport duhet të ketë shijen për sfidën, për përballjen, përndryshe çdo kënaqësi humbet. Pastaj është e qartë se brenda një ndeshjeje ka momente të ndryshme ku skuadra duhet të mbajë një qëndrim prej skuadre kompakte, ndonjëherë do të ketë nevojë të mbrohemi me 10 lojtarë në buzë të zonës, por synimet janë gjithmonë të propozojmë futboll sulmues”, ishin fjalët e Spaletit.

  • Kalendari i Shqipërisë në Euro 2024, ja kur luhen ndeshjet e kuqezinjve dhe në cilat stadiume

    Kalendari i Shqipërisë në Euro 2024, ja kur luhen ndeshjet e kuqezinjve dhe në cilat stadiume

    Shqipëria ka njohur sot rrugëtimin e saj në EURO 2024 me një short i cili ka rezultuar jo shumë me fat për ekipin kuqezi, pasi ka vënë përballë ekipe me shumë emër e me pretendime në këtë turne në Grupin B përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.

    Kalendari i aktivitetit sheh kuqezinjtë të zbresin në fushë për herë të parë më 15 qershor, teksa do të përballet me Italinë në “Westfalenstadion” të Dortmundit.

    Ndeshja e dytë e kombëtares shqiptare është më datë 19 qershor, kur përballet me Kroacinë në “Volksparkstadion” në Hamburg.

    Ndeshja e tretë në grup e kuqezinjve i sheh ata përballë Spanjës, në sfidën e cila do të luhet më 24 qershor në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit.

    Mbetet të mësohet nga UEFA se në cilat orare do të luhen këto ndeshje të kuqezinjve në këtë turne pasi oraret nuk janë vendosur ende.

     

  • Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares spanjolle: Të gjithë flasin për Italinë dhe Kroacinë, por mos harroni Shqipëria ishte e para në grup

    Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares spanjolle: Të gjithë flasin për Italinë dhe Kroacinë, por mos harroni Shqipëria ishte e para në grup

    Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares spanjolle, pasi u njoh me shortin e Euro 2024, pohoi se Grupi B është më i vështiri. Ai përbëhet nga ekipe të mëdha që do t’i bëjnë të gjitha ndeshjet shumë të komplikuara. Sigurisht që është një short i vështirë. Ky është një grup që do të na detyrojë të tregojmë më të mirën që kemi brenda”, u shpreh trajneri iberik.

     

    Analiza e rivalëve

    “Unë e di që të gjithë shikojnë Kroacinë dhe Italinë, por të mos harrojmë Shqipërinë, e cila ishte e para në grupin e saj. Sa i përket Italisë, mund t’ju siguroj se askush nuk donte të përballej me të. Pavarësisht nëse rezultatet e fundit nuk kane qenë të mira, e dimë që kanë shume talente dhe skuadra menaxhohet shumë mirë. Për Kroacinë mund të themi se është një skuadër që e njohim mirë nga Liga e Kombeve. Ka shumë vite që ofron rezultate spektakolare”, tha De la Fuente.

    Rritja e Spanjës

    De la Fuente konfirmoi se me shtatë muaj të mbetur deri në fazën finale, Spanja është ende në një fazë rritjeje në tërësi. “Ne po shkojmë në Europian me bindje të madhe dhe në një progres të qartë. Jemi në formë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Ne duhet të mendojmë për Kroacinë, por gjëja themelore gjatë kësaj kohe është të vazhdojmë të rritemi dhe të demonstrojmë të madhen. Ne kemi potencial. E dimë që jemi ndër më të mirët në botë”. Trajneri gjithashtu guxoi të komentojë se: “Jam i bindur se skuadrave të tjera në grup nuk u pëlqente të përballeshin me Spanjën”.

  • “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – Të martën protestohet për vrasjen e Liridonës

    “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – Të martën protestohet për vrasjen e Liridonës

    Të martën, 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të organizohet protestë në mbrojtje të grave pas rastit të fundit të vrasjes së Liridona Murselit, ngjarje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar protestën, të cilën po e quajnë “gjithëpopullore”.

    “Ju njoftojmë se këtë të marte, 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, ne thërrasim protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare!”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Kjo organizatë ka njoftuar se do të organizojë një aksion simbolik të dielën pranë Pallatit të Drejtësisë, ku pritet të mbahen seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Murselit.

  • Përfundon hedhja shortit për Euro 2024: Këto janë të gjitha grupet

    Përfundon hedhja shortit për Euro 2024: Këto janë të gjitha grupet

    Në Hamburg është zhvilluar shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.
    Shqipëria është në Grupin B së bashku me Spanjën e Kroacinë, derisa skuadra e fundit në grup është Italia.

    Grupet e plota:

    GRUPI A: Gjermani; Hungaria, Skocia, Zvicra
    GRUPI B: Spanja; Shqipëria, Kroacia, Italia
    GRUPI C: Anglia; Danimarka, Sllovenia, Serbia
    GREPI D: Franca; Austria, Holanda, Fituesi i play-offit A
    GRUPI E: Belgjika; Rumania, Sllovakia, Fituesi i play-offit B
    GRUPI F: Portugalia; Turkia, Çekia, Fituesi i play-offit C

    Përveç Gjermanisë nikoqire, 20 skuadra janë kualifikuar tani për turneun e verës së ardhshme, në mesin e të cila është edhe Shqipëria dhe tre vendet e mbetura do të vendosen përmes play-off-it në mars.

    Në vazon e parë janë: Gjermania, Anglia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Portugalia.

    Në vazon e dytë, bashkë me Shqipërinë janë edhe Danimarka, Hungaria, Turqia, Rumania dhe Austria.

    Në të tretën: Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia dhe Çekia.

    Ndërsa në vazon e katërt: Italia, Serbia dhe Zvicra deri tani, si edhe tri vendet e “playoff”-it.

    Kjo do të jetë hera e parë që Gjermania do ta organizojë këtë ngjarje si e bashkuar.

    Dhjetë qytete do të jenë nikoqire, ndërsa takimet do të zhvillohen në 10-të stadiume të klasit botëror.

    Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik.