ATV

Blog

  • Tre qytetarëve në Prishtinë u “mbesin në duar” dy euro false, ja si veprojnë

    Tre qytetarëve në Prishtinë u “mbesin në duar” dy euro false, ja si veprojnë

    Tre qytetarë në Prishtinë e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës pasi u janë deponuar monedha të falsifikuara.

    Në tre rastet policia ka hapur raste për hetim.

    Sipas njoftimit të policisë, një person ka raportuar se monedhat e falsifikuara i janë mbledhur që prej shtatorit të këtij viti e deri më 11 dhjetor.

    “Më 14.12.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartcekur janë pranuar kartëmonedha dhe monedha metalike të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

    Një grua, e cila po ashtu e ka lajmëruar policinë për para të falsifikuara të cilat i ka pranuar, ka thënë se monedhat i janë mbledhur që nga muaji korrik.

    “Më 14.12.2023 një femër kosovare ka raportuar së gjatë intervaleve kohore të lartcekura (korrik-dhjetor), janë pranuar disa monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, rasti i tretë është raportimi i një qytetari tjetër në Prishtinë që ka thënë se ka pranuar nga persona të panjohur monedha metale të dyshuara si false.

    “Paratë janë sekuestruar. Rasti në procedurë hetimore”, tha policia lidhur me këtë rast.

  • Messenger lanson veçorinë e shumëkërkuar për mesazhet

    Messenger lanson veçorinë e shumëkërkuar për mesazhet

    Messenger ka lansuar veçorinë për editimin e mesazheve të dërguara, diçka e ngjashme e parë edhe në WhatsApp.

    Për ta bërë këtë, mbani shtypur mesazhin që do të ndryshoni dhe pastaj klikoni tek opsioni “edit”.

    Ju keni kohë deri në 15 minuta për ta ndryshuar një mesazh.

    Sipas veçorisë ju do të jeni në gjendje të modifikoni një mesazh të caktuar edhe pasi bashkëbiseduesi i juaj t’ju ketë kthyer përgjigjen.

    Funksioni i ri mjaft i kërkuar është lansuar në aplikacion, por jo edhe në ueb, tani për tani.

  • 11 policë të vrarë pas një sulmi në Iran

    11 policë të vrarë pas një sulmi në Iran

    11 policë u vranë dhe të tjerë u plagosën pasi një stacion policie u sulmua në Iran, raportoi televizioni shtetëror.

    Autoritetet në qytetin Rask thanë se sulmi kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në jugperëndim të Teheranit.

    “Policia vrau disa nga sulmuesit në një shkëmbim zjarri”, tha zëvendësguvernatori, Ali Reza Marhemati.

    Sulmi pretendohet të jetë kryer nga grupi separatist i myslimanëve sunitë, Jaish al-Adl, sipas raportimit të televizionit shtetëror.

    Në vitin 2019, ky grup kishte marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë në një autobus ku mbetën të vrarë disa anëtarë të forcave të Gardës Revolucionare të Iranit.

    Në muajt e fundit, militantë dhe grupe të vogla separatiste në rajonin e banuar me shumicë sunite, kanë sulmuar stacionet e policisë.

    Provinca Sistan dhe Baluçistan është një nga zonat më pak të zhvilluara të Iranit./REL/

  • Djaloshi britanik i zhdukur nga viti 2017 gjendet në Francë, mesazhi i parë që ua dërgoi familjarëve

    Djaloshi britanik i zhdukur nga viti 2017 gjendet në Francë, mesazhi i parë që ua dërgoi familjarëve

    Një djalë britanik i zhdukur ka kontaktuar me gjyshen e tij për herë të parë pas gjashtë vitesh në një mesazh emocionues në Facebook, të cilin e ka dërguar nga telefoni i studentit francez që e gjeti duke endur nëpër male.

    “Përshëndetje gjyshja jam unë Alex, unë jam në Francë Toulouse, me të vërtetë shpresoj që ju ta merrni këtë mesazh,” i tha 17-vjeçari Alex Batty kujdestarit të tij ligjor në tekstin e dëshpëruar, me fjalinë zemërthyese “të dua, dua të vij në shtëpi’.

    Adoleshenti, nga Oldham, Lancashire, ishte vetëm 11 vjeç kur nuk u kthye nga pushimet në Spanjë me nënën e tij Melanie, atëherë 37 vjeç, dhe gjyshin David, atëherë 58 vjeç, në 2017.

    Gjyshja dhe kujdestari ligjor i Alex, Susan Caruana, tha në vitin 2018 se ajo besonte se vajza e saj dhe ish-bashkëshorti David e kishin çuar jashtë vendit për të jetuar një “mënyrë jetese alternative” dhe ka dëshiruar kthimin e nipit të saj për gjashtë vjet.

    Tani ka dalë se Alex kaloi katër ditë duke ecur nëpër male duke u përpjekur të arrinte gjyshen e tij në Angli, me Susan që tha se ishte ‘e emocionuar’ dhe në ‘shok’ që nipi i saj i dashur u gjet i gjallë dhe i mirë.

    “Jam shumë e lumtur. Unë kam folur me të dhe ai është mirë. Aktualisht ai ndodhet pranë autoriteteve në Francë. Është një tronditje e tillë” , tha gjyshja e tij, e cila ishte 62 vjeç në kohën e zhdukjes së tij.

    “Nuk e di ku është nëna e tij. Është një lajm i madh. Unë jam duke pritur që ai të vijë në shtëpi. Jam e emocionuar.’

    Për fat të mirë, Fabien Accidini, një student i kiropraktikës nga Toulouse, kishte qenë duke vozitur përgjatë një rruge ndërsa jepte ilaçe në rajonin malor të Aude, kur pa Alex duke ecur përgjatë shiut të dendur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së mërkurës.

    Pavarësisht rraskapitjes së tij, një nga gjërat e para që bëri Alex ishte përdorimi i telefonit të Accidini për të kontaktuar gjyshen e tij zemërthyer, duke shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në shtëpi tek ajo.

    “Kur ai më shpjegoi situatën e tij, i dhashë atij telefonin tim sepse ai kurrë nuk kishte një mjet komunikimi”, tha Accidini për La Depeche.

  • Mbi 4.000 regjistrime: Sot përfundon afati për targat

    Mbi 4.000 regjistrime: Sot përfundon afati për targat

    Nga 16 dhjetori, qytetarët të cilët nuk i kanë regjistruar veturat në RKS-Republika e Kosovës, nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Kosovës me veturat që mbajnë targat me akronime serbe e që shteti i konsideron ilegale.

    Dita e sotme shënon ditën e fundit që të gjithë pronarët me targa si KM, PR, PZ, DE, UR e të tjera t’i kthejnë ato në targa të Republikës së Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Nora Fetoshi, zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

    “Pas përfundimit të këtij afati, pra pas datës 15 dhjetor, qytetarët të cilët nuk i regjistrojnë veturat e tyre edhe pas vendimit të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara dhe veturat e tyre nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pikëkalimet kufitare ashtu siç parasheh edhe legjislacioni në fuqi. Automjetet do të ndalohen nga Policia e trafikut rrugor dhe do të gjobiten për kundërvajtje në trafik dhe tabelat do t’i largohen automjetit, ndërsa nëse e njëjta vetura do të haset përsëri në qarkullim ajo veturë do të konfiskohet”, tha Fetoshi.

    Afati për konvertimin e targave do të duhej të përfundonte më 1 dhjetor por Qeveria e Kosovës e kishte zgjatur atë edhe për 15 ditë pasi ishin vërejtur radhë të gjata para qendrave për riregjistrim.

    Targat KM, dhe me akronime të tjera serbe për qytetet e Kosovës janë lëshuar nga autoritetet serbe dhe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë.

    Sipas Qeverisë së Kosovës, nga 1 nëntori deri më 14 dhjetor, 3.405 qytetarë kanë konvertuar targat e tyre në RKS dhe komunat me numrin më të madh janë Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi.

    “Ndërsa, nga tërë procesi prej vitit të kaluar janë gjithsej 4.210 konvertime të tabelave”, bëri të ditur Fetoshi duke theksuar se “përveç lehtësirave financiare, në afatin e kaluar, ne ndryshuam edhe udhëzimin administrativ në mënyrë që qytetarët tanë të komunitetit serbë në veri të mund të regjistrojnë veturat e tyre me targat e regjionit në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit të tyre”.

    Sipas Qeverisë së Kosovës i tërë ky proces ka për qëllim ligjshmërinë dhe sigurinë në trafik.

    Qarkullimi i veturave me targa të tilla është toleruar deri më tani në veri, ndërsa në zonat e banuara nga serbët në jug të Ibrit, ato ishin larguar nga përdorimi më shumë se dhjetë vjet më parë.

    Sipas përllogaritjeve të sektorit civil serb, në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, ka pasur rreth 10.000 vetura me targa KM.

    Çështja e targave KM është ka shkaktuar kriza në veri që çuan në protesta, daljen e serbëve nga institucionet dhe vendosjen e barrikadave.

    Tensionet në veri kulmuan më 24 shtator të këtij viti me një sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i serbëve lokalë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë. /REL

  • Zhduket një femër në Fushë-Kosovë

    Zhduket një femër në Fushë-Kosovë

    Një qytetar në Fushë-Kosovë e ka raportuar të zhdukur një femër.

    Sipas njoftimit të Policisë, viktima është zhdukur më datën 11 dhjetor, derisa të enjten është lajmëruar në Polici.

    “Fushë Kosovë / 11.12.2023 – 20:00. Më 14.12.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

  • Kërcënohet një grua me armë zjarri

    Kërcënohet një grua me armë zjarri

    Një grua në Obiliq ka raportuar se është kërcënuar me armë zjarri nga burri.

    Sipas raportit policor, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën pas një mosmarrëveshje që ata kishin mes vete.

    Gjatë kontrollit të policisë, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit dhe 10 fishekë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Fsh. Lajthishtë, Obiliq / 14.12.2023 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • El Pais i kushton një artikull të veçantë suksesit të inxhinieres Mira Murati

    El Pais i kushton një artikull të veçantë suksesit të inxhinieres Mira Murati

    Gazeta prestigjioze franceze “El Pais” i ka dedikuar një artikull të veçantë inxhinieres shqiptare, Mira Murati, e cila pak javë më parë u përzgjodh nga Financial Times si një nga 25 gratë më të fuqishme në botë.

    El Pais përshkruan në këtë artikull rrugëtimin dhe suksesin e pakrahasueshëm të Muratit në sektorin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

    Inxhinierja shqiptare, e cila është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI, cilësohet nga gazeta franceze si një nga gratë e pakta që posedon këtë pushtet që dominohet tradicionalisht nga burrat.

    Murati nga Vlora e Shqipërisë ka qenë një nga akterët kryesorë në OpenAI, një kompani që pak kush dinte për të një vit më parë, dhe sot vendos ritmin në industrinë e AI-s, shkruan El Pais.

  • Gjendet e vdekur një grua në Podujevë

    Gjendet e vdekur një grua në Podujevë

    Një grua është gjetur pa shenja jete në Podujevë, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    Bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

  • ​Përfundon ëndrra evropiane për Ballkanin

    ​Përfundon ëndrra evropiane për Ballkanin

    Ka përfunduar ndeshja e fundit e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës për Ballkanin, e me gjithë të edhe ëndrra për kualifikim tutje.

    Dinamo Zagrebi e ka mposhtur 3:0 Ballkanin, kështu duke ia shuar ëndrrën kampionit kosovar për kualifikim tutje në Ligën e Konferencës, raporton KosovaPress.

    Golat për gjigantin kroat i shënuan Dino Peric (minuta e 69’) dhe Bruno Petkovic (minuta e 72’ dhe 77’).

    Me këtë fitore, Dinamo Zagrebi ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e dytë në Grupin C, krahas Ballkanit që e mbyll aventurën evropiane në vendin e katërt me katër pikë.

    Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Dinamo Zagrebit.