ATV

Blog

  • Aksident trafiku në Fushë Kosovë, goditet një këmbësor

    Aksident trafiku në Fushë Kosovë, goditet një këmbësor

    Një person dyshohet se është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.

    Aksidenti ka ndodhur në drejtim të Prishtinës dhe viktima dyshohet të jetë goditur në vendkalimin për këmbësor (zebra).

    Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, teksa Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes.

  • Deri në ora 14:00 në Preshevë votuan tetë për qind e qytetarëve

    Deri në ora 14:00 në Preshevë votuan tetë për qind e qytetarëve

    Deri në orën 14:00 në Preshevë kanë votuar vetëm tetë për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

    Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), Alban Mehmeti ka thënë për KosovaPress, se numri i qytetarëve që e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës është mbi 3 mijë e 500.

    “Në Preshevë, deri në orën 14:00, kanë votuar 3.587 qytetarë ose 8 për qind”, tha ai.

    Të drejtën e votës në Preshevë e kanë 43 mijë e 500 qytetarë, në gjithsej 38 qendra votimi.

    Sot në Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare ku shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit po garojnë me dy lista zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

  • Kosova është shtet i xhudos

    Kosova është shtet i xhudos

    Mbi 40 xhudistë nga 26 shtete të Evropës morën pjesë në Kampionatin Evropian të Xhudos që për herë të parë u organizua në Kosovë.

    Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ishte përplot me sportdashës që kishin ardhur të shohin xhudistët e tyre të preferuar të cilët kësaj radhe po garonin në shtëpinë e tyre.

    Në këtë kampionat xhudistët tanë dhanë emocion e krenari për të gjithë të pranishmit. Ata i sollën shtetit katër medalje, Akili medalje të artë dhe Distria, Nora e Dardani të bronztë.

    Duke qenë ngjarja më e madhe e sportit të xhudos e organizuar ndonjëherë në Kosovë, u dëshmua edhe njëherë që vendi ynë ka aftësi në organizim të ngjarjeve të tilla sportive.

    Ceremonia e hapjes së Kampionatit Evropian të Xhudos nisi me prezantimin e klipit “Kosova, shtet i xhudos” dhe me performancën e Ansamblit “Rugova”.

    Të pranishëm në këtë ngjarje ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Otto Kneitinger, përfaqësues të federatave sportive, ambasadorë të akredituar në Kosovë, ministra dhe deputetë.

    Përgëzime për organizimin e mrekullueshëm Federatës së Xhudos së Kosovës, e cila u mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata Evropiane e Xhudos.

  • Gjini ngushëllon familjet e 3 të rinjve nga Gjakova: Dhimbje sot ka secili prej nesh

    Gjini ngushëllon familjet e 3 të rinjve nga Gjakova: Dhimbje sot ka secili prej nesh

    Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas aksidentit me tre të vdekur në autostradën “Ibrahim Rugova” mbrëmë.

    Në një postim të bërë në Facebook, Gjini ka shprehur ngushëllimi për familjet e tre të rinjëve nga Gjakova.

    “Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova. Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh. Në emër të qytetarëve të Gjakovës ngushëlloj familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve të tyre”, ka shkruar Gjini.

  • Sinani fton qytetarët e Luginës të votojnë

    Sinani fton qytetarët e Luginës të votojnë

    Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, i ka ftuar shqiptarët e Luginës që të dalin e votojnë masivisht në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi që po mbahen sot.

    Sinani, që është këshilltare politike e kryeministrit Albin Kurti, për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka thënë se presin rezutlate të mira.

    “Është ditë e veçantë, ftoj të gjithë qytetarët e Luginës që masovikisht të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, për të deleguar njerëzit e duhur, cilësor, të cilët mbrojnë interesat e qytetarëve të Luginës. Njerëz të rreshtuar drejt për t’i mbrojtur qytetarët e Luginës. Ftoj të gjithë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, ka deklaruar Sinani.

    Ajo nuk ka dashur t’i përgjigjet akuzave të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, që pati ndaj Kurtit. Arifi e akuzoi Kurtin për përçarje të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Shqiptarët në Luginë po garojnë me dy lista.

    “Janë të pavërteta ato. Por, sot është festë, s’kemi të drejtë të merremi me komente të tilla, nuk na lejon etika. Ftojmë qytetarët masovikisht të dalin në kuti të votimit, të votojnë për deputetë cilësorë e të rreshtuar drejtë për t’i mbrojtur interesat kombëtare dhe qytetarët e Luginës pa dallim. Përqindja deri pak më përpara ishte më e ulët. Por, në Preshevë është praktikë që deri në ora 1 përqindja të jetë e ulët, e më pas të ketë numër më të madh të votuesve. Prezim rezultate konkrete e shumë të mira”, ka thënë Sinani.

  • Gani Sejdiu: Ballkani pothuajse e ka përfunduar çështjen e titullit

    Gani Sejdiu: Ballkani pothuajse e ka përfunduar çështjen e titullit

    Trajneri i sukseshëm kosovar ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin në ATV.

    Duke e komentuar ‘Albi Mall Superligën’ Sejdiu ka deklaruar që Ballkani është skuadra e cila pothuajse e ka përfunduar çeshjten e titullit.

    Po ashtu ish trajneri i shumë klubeve kosovare ka folur për të gjitha skuadrat.

    Për më shumë emisionin e plotë mund ta shikoni më poshtë.

  • Pamje brenda Qendrës së votimit në Bujanoc

    Pamje brenda Qendrës së votimit në Bujanoc

    Ekipi ATV-së është duke qëndruar në Bujanoc për të raportuar për zhvillimet e fundit nga zgjedhjet që po mbahen atje.

    Deri më tani, në pamjet e ATV-së, shihet se procesi zgjedhor në këtë komunë me shumicë shqiptare është duke u zhvilluar i qetë.

    Siç bën të ditur kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri, në këtë komunë deri në orën 12:00 kanë votuar 8.6 për qind e qytetarëve.

    “Në Komunën e Bujanocit, 42786 qytetarë kanë të drejtë vote në 59 qendra të votimit. Deri në orën 10:00 kanë votuar 3.74 për qind. Ndërkaq, deri në orën 12:00 kanë votuar 8.67 për qind”, njoftoi ai.

    Ndryshe, në orët e mëngjesit, ekipi i ATV-së ka hasur në probleme në pikën kufitare me Serbinë, ku për shkak se gazetari Arton Hamiti është ngta Likoci i Skenderajt, atij i është mbajtur letërnjoftimi nga policia serbe më shumë se një orë, pa asnjë sqarim. /atvlive.tv

  • Arsim Prepolli vjen në emision me dhuratën speciale që ia dhuroi Amir Rrahmani

    Arsim Prepolli vjen në emision me dhuratën speciale që ia dhuroi Amir Rrahmani

    Arsim Prepolli analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ ka qenë i ftuar kësaj radhe te moderatori Ylber Kelmendi në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

    Prepolli për dallim nga ‘EKIPI A’ ku flet shumicën e kohës për sportin vendor, kësaj radhe ka jep parashikimet e tij për skuadrat favorite në top 5 ligat evropiane.

    LEXO PO ASHTU:  Gazetarja nga Shqipëria: De Biasi trajner i duhur për Kosovën

    Videon mund ta shikoni nga minuta 1:17:05..

  • ​Vrasja në burgun e Peqinit, arrestohet drejtori dhe 12 punonjës të tjerë

    ​Vrasja në burgun e Peqinit, arrestohet drejtori dhe 12 punonjës të tjerë

    Pas ngjarjes së rëndë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri të dënuarin Arben Lleshi dhe plagosi dy persona të tjerë, është arrestuar drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe 12 punonjës të tjerë.

    Më herët Sokol Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Dyshohet se ai ka pasur bashkëpunëtorë për të futur armën në burg sepse nuk rezulton ta kenë futur me dron.

    Mjacaj thotë se Arben Lleshin e ka vrarë sepse kishte sherr me të, pasi se ka pranuar në sektor. Por prokuroria ka dyshime për vrasje te organizuar kundrejt pagesës.

    Njoftimi i policisë

    Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, në IEVP Peqin, ku shtetasi Sokol Mjaçaj vrau me armë zjarri, shtetasin Arben Lleshi, plagosi shtetasin Indrit Shaqja (të tre këta shtetas vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në IEVP Peqin), i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve, si dhe kanosi me këtë armë, punonjësit e shërbimit në këtë IEVP, ju informojmë se:

    Nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan u ekzekutua urdhri i prokurorit, për kryerjen e arrestimit në flagrancë për veprat penale vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit dhe futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim, të shtetasit Sokol Mjaçaj (28).

    Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin për veprën penale shpërdorimi i detyrës, të shtetasve:

    -K. H., 59-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtor i IEVP Peqin;
    -Q. M., 60-vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;
    -N. Gj., 54-vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;
    -V. Sh., 37-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;
    -A. D., 52-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;
    -I. B., 46-vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;
    -F. M., 43-vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;
    -F. P., 50-vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;
    -G. M., 49-vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;
    -K. H., 44-vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;
    -E. Ç., 36-vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;
    -I. D., 41-vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.

    Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, si dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë hetimit.

    Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë hetime intensive për të individualizuar përgjegjësinë penale të shtetasve të ndaluar, si dhe për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje. /Euronews Albania

  • Serbët e Kosovës e votojnë Vuçiqin për një meditje

    Serbët e Kosovës e votojnë Vuçiqin për një meditje

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po e keqpërdorë buxhetin e Serbisë duke i paguar serbët e Kosovës që të votojnë për SNS-në.

    Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se serbët e Kosovës që votojnë për SNS-në, janë duke marrë nga 20 euro për derivate dhe një meditje modeste.

    “Atyre u janë premtuar edhe nga 80 euro për çdo votë që e japin për SNS-në”, ka thënë i njëjti burim.

    Në Serbi sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa edhe serbët nga Kosova kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar atje.