ATV

Blog

  • Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

    Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar.

    Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se nga marsi 2021, deri në korrik të vitit të kaluar, sipas tij, Qeveria Kurti ka dhënë 2555 kontrata pa tender në vlerë prej 300 milion euro.

    “Korrupsioni masiv ka adresë. Vlerësoni vet!”, ka shkruar ai.

  • Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

    Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

    Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se ka ndihmuar 76 jetimë me nga 100 euro.

    Sipas njoftimit zyrtar, qëllim ishte sjellja e buzëqeshjes dhe gëzimit në këto ditë feste.

    “Kjo ndihmë vjen në kuadër të aktiviteteve humanitare dhe solidarizuese që organizohen tradicionalisht gjatë ditëve të festave fetare, e të cilat do të vazhdohen edhe në të ardhmen, duke treguar kështu një ndër prioritetet e institucionit për t’i ndihmuar jetimët dhe kategoritë në nevojë”, thuhet në njoftim.

  • Shkrimtari i njohur shqiptar Jeton Kelmendi shpallet “Qytetar Nderi” i Përmetit

    Shkrimtari i njohur shqiptar Jeton Kelmendi shpallet “Qytetar Nderi” i Përmetit

    Në një ceremoni solemne të organizuar nga Bashkia e Përmetit, shkrimtari i njohur shqiptar me renome ndërkombëtare, Prof. Dr. Jeton Kelmendi, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Përmetit.

    Ky vlerësim i lartë i është dhënë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsinë bashkëkohore dhe për përfaqësimin dinjitoz të kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

    Në motivacionin e dhënies së këtij titulli u theksua se Jeton Kelmendi është një ndër shkrimtarët më të njohur të Evropës, i përkthyer në 42 gjuhë të botës dhe laureat i dhjetëra çmimeve prestigjioze ndërkombëtare, duke u shndërruar kështu në një ambasador të shquar të kulturës shqiptare.

    Akademik Jeton Kelmendi është gjithashtu profesor universitar, i cili ligjëron në Kolegji AAB në Prishtinë, si dhe ka mbajtur ligjërata në disa universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive, me pjesëmarrjen e personaliteteve të kulturës, institucioneve vendore dhe dashamirësve të letërsisë.

  • Skandal në Francë: Dhjetëra çerdhe dhe shkolla po hetohen për dhunë seksuale ndaj fëmijëve

    Skandal në Francë: Dhjetëra çerdhe dhe shkolla po hetohen për dhunë seksuale ndaj fëmijëve

    Franca po përballet me një skandal abuzimi me fëmijët, ndërsa “monitoruesit” në dhjetëra çerdhe shtetërore dhe shkolla fillore po hetohen për dhunë, sulm seksual dhe përdhunim.

    Prokurorët kanë konfirmuar se policia e Parisit po shqyrton më shumë se 100 akuza për keqtrajtim, dhunë fizike dhe përdhunim të fëmijëve deri në tre vjeç nga monitoruesit e shkollave gjatë pushimeve të drekës, kohës së gjumit dhe aktiviteteve pas shkolle, shkruan The Guardian.

    “Kemi hetime në proces në 84 parashkollore, rreth 20 shkolla fillore dhe rreth 10 qendra kujdesi ditore”, tha kryeprokurorja e Parisit, Laure Beccuau.

    Avokatët thanë se hetimet përfshinin përdhunimin e dyshuar të fëmijëve deri në tre dhe katër vjeç.

    Grupet e prindërve thanë se kishin luftuar me vite që akuzat të merreshin seriozisht. Ata thanë se dështimet në procesin e rekrutimit dhe kontrollimin e monitoruesve të shkollave kishin lejuar që abuzimi të vazhdonte.

  • Plani “Alkooli” i Policisë në Gjakovë, ndalohen 33 patentë shoferë brenda dy ditësh

    Plani “Alkooli” i Policisë në Gjakovë, ndalohen 33 patentë shoferë brenda dy ditësh

    Policia në Gjakovë ka vazhduar me aktivitete shtesë policore në trafik, me qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

    Gjatë fundjavës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të DRP-së në Gjakovë ka zbatuar Planin Operativ “Alkooli”, përmes kontrolleve të shtuara në terren.

    Sipas policisë, brenda dy ditëve janë identifikuar 602 kundërvajtje të ndryshme në trafik. Në mesin e tyre janë evidentuar gara shpejtësie, tejkalime të ndaluara, tejkalime të shpejtësisë së lejuar, si dhe drejtim i mjetit nën ndikimin e alkoolit.

    Si masë mbrojtëse, policia ka ndaluar 33 patentë shoferë, prej të cilëve 21 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

  • Arsenali synon dominimin pas titullit në Premier League

    Arsenali synon dominimin pas titullit në Premier League

    Për Arsenal FC, fitimi i Premier League nuk shihet si fundi i rrugëtimit, por si fillimi i një epoke të re suksesi.

    Festimet në Selhurst Park u shoqëruan edhe nga prania e pronarit Stan Kroenke dhe djalit të tij Josh Kroenke, të cilët morën pjesë në momentet historike të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.

    Sipas Flashscore, Arsenali po përgatitet për një tjetër verë intensive në merkato, me investime të mëdha për të forcuar skuadrën. Prioritetet kryesore janë një mesfushor, një mbrojtës krahu dhe një sulmues i majtë, ndërsa nuk përjashtohet edhe afrimi i një qendërsulmuesi nëse paraqitet mundësia e duhur.

    Brenda klubit ekziston bindja se tani Arsenali mund të garojë për transferimin e lojtarëve më të mirë në botë. Investimi prej rreth 250 milionë funtesh verën e kaluar konsiderohet si çelësi që transformoi skuadrën dhe solli suksesin në kampionat.

    Edhe pse shpenzimet këtë verë nuk pritet të jenë në të njëjtin nivel, dëshira për përforcime mbetet shumë e madhe.

    Një tjetër prioritet i klubit është ruajtja e bërthamës së ekipit. Declan Rice, një nga lojtarët më të spikatur të sezonit, pritet të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës. Mesfushori anglez besohet se aktualisht fiton rreth 240 mijë funte në javë, ndërsa paga e tij mund të afrohet me atë të Bukayo Saka, i cili raportohet se përfiton rreth 300 mijë funte në javë.

    Në “Emirates” ekziston vendosmëria që ky titull të mos mbetet një sukses i izoluar. Drejtuesit e klubit synojnë të ndërtojnë një skuadër dominuese dhe janë të gatshëm të investojnë sërish për të qëndruar përpara rivalëve.

  • Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së: Gjuha e Kurtit kundër ish-komandantëve të UÇK-së i shërben Serbisë

    Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së: Gjuha e Kurtit kundër ish-komandantëve të UÇK-së i shërben Serbisë

    Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, njëherësh ish-komandant i Brigadës 153, Fatmir Sopi, në një deklaratë për rtv21 e ka quajtur denigruese gjuhën e Kurtit dhe të zyrtarëve të LVV-së kundër krerëve dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.

    Sipas tij, një gjuhë e tillë i shërben më së shumti Serbisë. Ish-komandanti i UÇK-së u bëri thirrje përfaqësuesve politikë që të merren me programet e tyre dhe të lënë anash përfshirjen e përfaqësuesve të UÇK-së në fushatë për përfitime elektorale.

    “Është për të ardhur keq për njerëz të tillë, të cilët UÇK-në dhe luftën e drejtë çlirimtare e keqpërdorin në fushata parazgjedhore, kur dihet se UÇK-ja nuk i takon asnjë partie politike dhe asnjë individi, por buron nga populli si nevojë për çlirimin nga pushtuesi. Një gjuhë e tillë ndaj komandantëve të UÇK-së, denigruese, është e ligë dhe qyqare, sepse ata e kanë kryer detyrën ndaj atdheut që sot ta kemi Kosovën e lirë dhe të pavarur. Kjo i shërben më së shumti Serbisë. Jam i bindur se nuk i shërben popullit dhe shtetit. Partitë është mirë të merren me programet e tyre dhe jo të merren me të kaluarën tonë të ndritshme.”, tha ai për RTV21

  • Harry Kane fiton “Këpucën e Artë”, Vedat Muriqi në mesin e sulmuesve më të mirë në Evropë

    Harry Kane fiton “Këpucën e Artë”, Vedat Muriqi në mesin e sulmuesve më të mirë në Evropë

    Harry Kane ka mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm, duke u shpallur fitues i “Këpucës së Artë” në Evropë për edicionin 2025/26.

    Sulmuesi i FC Bayern Munich dominoi në Bundesliga me 36 gola të shënuar, duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë në kontinent.

    Kane ishte vendimtar gjatë gjithë sezonit, duke treguar efikasitet të lartë dhe formë të jashtëzakonshme para portës kundërshtare. Me këtë sukses, anglezi vazhdon të forcojë pozitën e tij si një nga sulmuesit më të mirë dhe më konstantë në futbollin modern.

    Në renditjen përfundimtare të “Këpucës së Artë”, ai la pas emra të mëdhenj të futbollit botëror si Erling Haaland, i cili përfundoi i dyti me 27 gola, dhe Kylian Mbappé në vendin e tretë me 25 realizime.

    Ky është një tjetër trofe individual për Kane, i cili po kalon një periudhë fantastike me Bayernin dhe mbetet figurë kyçe e skuadrës gjermane në të gjitha garat.

    Në këtë listë bie në sy edhe emri i Vedat Muriqi. Sulmuesi i RCD Mallorca është renditur në vendin e katërt, pas një sezoni shumë të mirë në La Liga.

    Muriqi realizoi 23 gola në 37 ndeshje, duke qenë lojtari më vendimtar i skuadrës spanjolle gjatë gjithë sezonit dhe një nga sulmuesit më të spikatur të kampionatit, pavarësisht rënies së Mallorcas nga elita e futbollit spanjoll.

  • Ousmane Dembele qetëson tifozët e PSG-së: Do të jem gati për finalen ndaj Arsenalit

    Ousmane Dembele qetëson tifozët e PSG-së: Do të jem gati për finalen ndaj Arsenalit

    Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, ka larguar çdo dyshim rreth gjendjes së tij fizike para finales së madhe të UEFA Champions League ndaj Arsenal FC, e cila do të zhvillohet më 30 maj në Budapest.

    Sulmuesi francez u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen e fundit të PSG-së pas një shqetësimi të lehtë fizik, duke ngritur shqetësime te tifozët për praninë e tij në sfidën më të rëndësishme të sezonit.

    Megjithatë, Dembele ka konfirmuar se problemi nuk është serioz dhe se ai do të jetë i gatshëm për finalen.

    “Jam mirë, shumë më mirë se të dielën”, deklaroi Dembele në një intervistë për M6.

    “Kisha një shqetësim të vogël, por mjeku më tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ndjeva një shtrëngim të lehtë në pulpë dhe nuk desha të rrezikoja. Po, do të jem aty më 30 maj, mos u shqetësoni”, u shpreh francezi.

    Ky lajm është një shtysë e madhe për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique, e cila synon ta fitojë për herë të dytë në histori trofeun e Ligës së Kampionëve.

    Dembele ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG-së këtë sezon, duke dhënë kontribut vendimtar në rrugëtimin e klubit francez drejt finales evropiane.

  • Formacioni më i mirë i Serie A për sezonin 2025/26, Amir Rrahmani në mesin e yjeve

    Formacioni më i mirë i Serie A për sezonin 2025/26, Amir Rrahmani në mesin e yjeve

    Ka përfunduar sezoni 2025/26 në Serie A, duke vulosur gjithçka sa i përket titullit kampion, vendeve që sigurojnë garat evropiane dhe skuadrave më të mira të sezonit.

    Inter Milan është shpallur kampion i Italisë, ndërsa në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm do të marrin pjesë edhe SSC Napoli, AS Roma dhe surpriza e madhe e sezonit, Como 1907.

    Pas përfundimit të kampionatit është publikuar edhe formacioni më i mirë i sezonit, ku pjesë e tij është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, falë paraqitjeve të shkëlqyera me Napolin.

    Në portë është përzgjedhur Marco Carnesecchi i Atalantës, ndërsa reparti defensiv përbëhet nga Rrahmani, Alexis Saelemaekers i Milanit dhe dyshja e Interit, Alessandro Bastoni dhe Federico Dimarco.

    Në mesfushë janë përzgjedhur veteranin kroat Luka Modrić, Manuel Locatelli dhe Nicolò Fagioli.

    Sulmi udhëhiqet nga kapiteni i Interit, Lautaro Martínez, i shoqëruar nga dy talentët e mëdhenj të futbollit evropian, Kenan Yıldız dhe Nico Paz.