ATV

Blog

  • 27 dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë për Epideminë

    27 dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë për Epideminë

    Më çdo 27 dhjetor shënohet” Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë për Epideminë”. Kjo ditë u shpall nga Organizata e Kombeve të Bashkuara më 2020 për shkak të pandemisë së korona virusit.

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që tërheq vëmendjen për nevojën për të marrë mësim nga pandemia COVID-19 dhe për t’u përgatitur për çdo shpërthim që mund të ndodhë në të ardhmen, krejt kjo pasi sëmundja e vazhdueshme e korona virusit dhe epidemitë e mëdha infektive kanë pasur ndikim shkatërruese në jetët e njerëzve, duke shkaktuar pasoja në zhvillimin afatgjatë social dhe ekonomik, krizat globale shëndetësore duke mposhtur sistemet shëndetësore.

    Organizata e Kombeve të bashkuara në një komunikatë të gjatë në web faqen e tyre, thanë se “Ne duhet të theksojmë rëndësinë e partneritetit dhe solidaritetit midis çdo individi, komuniteti dhe shteti, si dhe organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, në të gjitha fazat e menaxhimit të epidemisë, si dhe rëndësinë e shqyrtimit të një perspektive gjinore në këtë drejtim’’.

    Në rast të mungesës së vëmendjes ndërkombëtare, epidemitë e ardhshme mund të tejkalojnë shpërthimet e mëparshme për sa i përket intensitetit dhe gravitetit, derisa kjo ditë është parë si nevojë e madhe për rritjen e ndërgjegjësimit, shkëmbimin e informacionit, njohurive shkencore dhe praktikave më të mira, edukim cilësor mbi epidemitë në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe global si masa efektive për parandalimin dhe reagimin ndaj epidemive.

    Sipas OKB-së, është e rëndësishme të forcohet parandalimi i epidemisë duke zbatuar mësimet e nxjerra mbi menaxhimin e epidemisë dhe si të parandalohet ndalimi i shërbimeve bazë, dhe të rritet niveli i gatishmërisë në mënyrë që të kemi përgjigjen më të hershme dhe më adekuate ndaj çdo epidemie që mund të shfaqet, dhe duke njohur gjithashtu vlerën e një qasjeje të integruar “One Health” që nxit integrimin e shëndetit të njerëzve, shëndetit të kafshëve dhe shëndetit të bimëve, si dhe mjedisit dhe sektorëve të tjerë përkatës.

    Sistemi i Kombeve të Bashkuara, në veçanti Organizata Botërore e Shëndetësisë, luan një rol kryesor në koordinimin e reagimeve ndaj epidemive, në përputhje me mandatin e tij, dhe në mbështetjen e përpjekjeve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare për të parandaluar, zbutur dhe adresuar ndikimet e sëmundjeve infektive dhe epidemive. në përputhje me qëllimin për avancimin e Agjendës 2030.

    Po ashtu shtetet anëtare të OKB-së angazhohen të sigurojnë pjesëmarrje gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe jo diskriminuese, me vëmendje të veçantë për ata që janë të prekshëm ose në situata të pambrojtura me shanset më të larta të infeksionit epidemik.
    Në Ditën Ndërkombëtare të Përgatitjes Epidemike çdo vit në mënyrë të përshtatshme qëllimi që theksohet është rëndësia e parandalimit, gatishmërisë dhe partneritetit kundër epidemive./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Vetëplagoset një 21-vjeçar në Kaçanik

    Vetëplagoset një 21-vjeçar në Kaçanik

    Një 21-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në mesnatën e së mërkurës.

    Rasti, ka ndodhur në Kaçanik, në rrugën “Mejdi Dalloshi”.

    Sipas njoftimit të policisë, viktima me inicialet A.B, u dërgua për trajtim në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

    Lidhur me rastin hetimet i ka nisur Prokuroria Themelore e Ferizajt.

    “Arma e zjarrit dhe 3 fishkë janë konfiskuar, ndërsa si provë materiale është gjetur edhe një gëzhojë. Rasti është cilësuar ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës’’, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Historia e dymbëdhjetë ujëvarave të fshatit Lubizhdë

    Historia e dymbëdhjetë ujëvarave të fshatit Lubizhdë

    U ndërtuan për të ndalur përmbytjet e fshatit, janë këto dymbëdhjetë ujëvarat në fshatin Lubizhdë të Prizrenit që secila prej tyre mbartë një histori në vete.

    Kryetari i këtij fshati Nehat Vehapi thotë se kjo pjesë përveç kësaj, ka qenë pika kryesore e mullive të asaj kohe.

    Ai thotë se në një oborr kanë qenë dy mulli, njëri prej tyre i përkiste një serbi.

    Historia në këtë fshat nuk mbaron me kaq, interesante mbetet ajo e 150 bagëtive.

    Kjo pjesë sot nuk posedon asgjë përveç gërmadhave të mullive të asaj kohe dhe 12 ujëvarave të këtij lumi që të japin qetësi.

    Popullsia në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit është e përzier por të gjithë kanë të njëjtën dëshirë, rritjen e turizimit në këtë fshat piktoresk nën melodinë e ujëvarave./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • KQZ pritet të pezullojë PSD-në dhe një parti tjetër, pasi nuk mbajtën kuvendin zgjedhor

    KQZ pritet të pezullojë PSD-në dhe një parti tjetër, pasi nuk mbajtën kuvendin zgjedhor

    Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e fundit për vitin 2023, në të cilën pritet të shqyrtohen edhe dy rekomandime që kanë të bëjnë me pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate.

    Sipas KQZ-së, arsyeja e pezullimit të këtyre dy partive politike vjen për shkak se ato nuk mbajtën kuvendet e tyre zgjedhore brenda afatit ligjor.

    Gjithashtu, sipas sqarimeve nga KQZ, partitë politike të regjistruara në Kosovë, e kanë për obligim ligjor që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partisë dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

    Në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se Lëvizja për Bashkëveprim ka pasur për obligim që ta mbajë konventën/kuvendin zgjedhor deri më 8 dhjetor, ndërsa Partia Socialdemokrate deri më 15 dhjetor të këtij viti.

    “Sipas rekomandimit që do të shqyrtohet në KQZ, këtyre partive politike u jepet një afat shtesë prej 45 ditësh që ta mbajnë konventën/kuvendin e tyre zgjedhor”, ka thënë Elezi.

    Sipas tij, nëse partitë politike nuk mbajnë konventën/kuvendin zgjedhor as pas këtij afati shtesë, atëherë, sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ me vendim e çregjistron atë.

  • Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

    Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

    Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Ferizaj, njoftoi Policia e Kosovës.

    Sipas Policisë, të martën rreth orës 14:00, në emergjencën e Ferizajt është sjellë pa shenja jete një mashkull, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

    Policia njoftoi se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

  • Aksident zinxhiror në Sllatinë

    Aksident zinxhiror në Sllatinë

    Një aksident zinxhiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sllatinë, raporton KosovaPress.

    Në vendin e ngjarjes shihen edhe njerëzit të cilët kanë dalë nga veturat e tyre.

    Aty ka dalë edhe Emergjenca, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

    KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

  • Shakira në një lidhje të re dashurie

    Shakira në një lidhje të re dashurie

    Shakira thuhet se ka gjetur sërish dashurinë një vit pasi u nda nga partneri i saj 11-vjeçar, Gerard Pique, në vitin 2022.

    Që nga ndarja e saj, krijuesja e hitit “Waka Waka” u përfol për disa lidhje përfshirë Tom Cruise, Lewis Hamilton, Jimmy Butler dhe të tjerë.

    Megjithatë, asnjëra prej këtyre romancave nuk u konfirmua kurrë.

    Arcaute, një producent argjentinas 44-vjeçar, përshkruhet si “njeri i kulturuar” nga gazetari Javier Ceriani, siç raportohet nga revista Marca.

    Arcaute nuk i ngjan asnjë prej të dashuruarve të kaluar të Shakiras, përfshirë partnerin e saj prej shumë kohësh, Gerard Pique, dhe është kokë e këmbë për yllin e popit.

    I njëjti gjithmonë kishte diçka për Shakiran edhe kur ajo ishte me Pique, por ai e respektonte marrëdhënien e saj dhe nuk bëri kurrë një lëvizje.

    Megjithatë, pasi Shakira dhe Pique e dhanë dorëheqjen, producenti iu afrua këngëtares kolumbiane, e cila, sipas gazetares, “po e lë atë në botën e saj”.

    “Ai e pushton me humor, e pushton me detaje, me ëmbëlsi. Ai është një djalë shumë i qetë. Ai ka një profil shumë të ulët”, thuhet më tej për të. /Telegrafi

  • Ndeshje interesante sot në Premier Ligë

    Ndeshje interesante sot në Premier Ligë

    Premier Liga vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 19 të këtij sezoni.

    Dy ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 18:30, ku spikat ajo mes Chelseat dhe Crystal Palace, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, me fillim nga ora 21:15 stadiumi “Goodison Park” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Evertonit dhe Manchester Cityt.

    Programin e plotë të Premier Ligës e gjeni më poshtë.

    20:30 Brentford – Wolverhampton

    20:30 Chelsea – Crystal Palace

    21:15 Everton – Manchester City

  • Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Suharekë, dyshohet për sulm seksual

    Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Suharekë, dyshohet për sulm seksual

    Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Suharekë pasi që dyshohet për sulm seksual.

    Rasti për të cilin dyshohet kishte ndodhur më 2 dhjetor të këtij viti.

    I arrestuari u dërgua në mbajtje pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njofton policia.

  • Shtyhet protesta e Sindikatës së Re të KEK-ut

    Shtyhet protesta e Sindikatës së Re të KEK-ut

    Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se protesta e paraparë për datën 27 është shtyrë për datën 28.

    Sipas kësaj sindikate, gjatë bisedimeve dhe negociatave me menaxhmentin e KEK-ut, është përfituar nga një vazhdim i dialogut për kërkesat për rritjen e nivelit të pagave.

    “Ky është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve tona për një kompensim më të drejtë dhe të barabartë për punën tonë. Ne vazhdojmë të përkushtohemi për përmbushjen e kërkesave tona dhe presim që në ditët në vijim të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë palët përfshirëse”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

     

    Njoftimi i plotë i Sindikatës:

    Të nderuar kolegë në KEK,
    Duke ju informuar për zhvillimet e fundit në lidhje me kërkesat tona për ngritje të pagave, dëshirojmë të ju njoftojmë se protesta e paraparë për datën 27.12.2023 është shtyrur për datën 28.12.2023 në kohën e njejtë dhe vendin e njejtë.
    Gjatë bisedimeve dhe negociatave me menaxhmentin e KEK-ut, kemi përfituar nga një vazhdim i dialogut për kërkesat tona për rritjen e nivelit të pagave. Kjo është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve tona për një kompensim më të drejtë dhe të barabartë për punën tonë.
    Ne vazhdojmë të përkushtohemi për përmbushjen e kërkesave tona dhe presim që në ditët në vijim të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë palët përfshirëse.
    Ju inkurajojmë të vazhdoni mbështetjen tuaj, sepse bashkësia jonë është forca jonë kryesore në këto negociata. Përpjekjet tona për të siguruar një nivel të drejtë të pagave duhet të mbështeten nga të gjithë ne.
    Faleminderit për përkushtimin tuaj në këtë çështje të rëndësishme. Vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive për të arritur qëllimet tona për një mjedis pune më të mirë dhe për një kompensim më të mirë për të gjithë ne.
    Me respekt, Sindikata e Re e KEK-ut