ATV

Blog

  • Vushtrri: I konfiskohen arma e zjarrit bashkë me karikator e fishekë, arrestohet i dyshuari

    Vushtrri: I konfiskohen arma e zjarrit bashkë me karikator e fishekë, arrestohet i dyshuari

    Një burrë është arrestuar në Vushtrri të cilit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me tetë fishekë të kalibrit 7.65mm.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    “Prelluzhë, Vushtrri 06.01.2024-18:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me tetë fishek të kalibrit 7.65 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton raporti 24 orësh i policisë.

  • Vdes gruaja që u aksidentua muajin e kaluar në Malishevë

    Vdes gruaja që u aksidentua muajin e kaluar në Malishevë

    Ka vdekur gruaja e cila u aksidentua muajin e kaluar në Malishevë, e që ishte duke u trajtuar në QKUK.

    Në raportin e policisë është bërë e ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Lidhur me rastin, me 06.01.2024 nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.

  • Pritjet për të dalë nga Merdara deri në dy orë

    Pritjet për të dalë nga Merdara deri në dy orë

    Pritjet e gjata për të dalë nga Kosova për mërgimtarët po vazhdojnë edhe sot.

    Pika kufitare në Merdarë ka më shumë fluks ku pritjet vijojnë deri në dy orë dhe kolona deri në një mijë metra, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

    Edhe te Dheu i Bardhë vijojnë pritjet deri në 50 minuta ndërsa kolona ka deri në 300 metra.

    Ndërsa në pika tjera kufitare pritjet për të hyrë si dhe për të dalë janë nga tre deri në pesë minuta.

  • Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

    Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

    Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius.

    Parashihet të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s, njofton IHMK-ja.

  • Teleferiku në parkun e Gërmisë ende jashtë funksionit, Zogaj: Jemi duke analizuar një projekt

    Teleferiku në parkun e Gërmisë ende jashtë funksionit, Zogaj: Jemi duke analizuar një projekt

    Është parku më i frekuentuar nga qytetarët. Gërmia, shtrihet në verilindje të Prishtinës me sipërfaqe prej 62 km2. 

    Por, një pjesë e këtij parku nuk mund të vizitohet për shkak të mungesës së një teleferiku, ndonëse janë të gjitha pajisjet për funksionalizimin e tij, teleferiku në parkun e Gërmisë tash e disa vjet është jashtë funksionit.

    Ideja për vendosjen e teleferikëve në një pjesë të Gërmisë ishte marrë qysh në vitin 1987. Këtë iniciativë e mori një grup i sportistëve që kishte për qëllim krijimin e një qendre të skijimit.

    Derisa pushteti aktual i Prishtinës nuk ka ndonjë plan konkret, nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, thotë janë duke e analizuar gjendjen. 

    “Na duhet një plan i detajuar për ski liftin e Parkut të Gërmisë, ndonëse ka zëra që e kundërshtojnë funksionalizimin e tij pasi sipas tyre e dëmton natyrën atje gjë që kanë të drejtë  dhe jemi duke e analizuar që të realizojmë për këtë vit një projekt për realizimin e këtij ski lifti.”, tha Zogaj. 

    Teleferiku në Gërmi ishte ndërtuar krahas ndërtimit të pishinës së Gërmisë, me vetëkontribut të punëtorëve të asaj kohe, të cilët i jepnin 2 për qind nga paga mujore. Derisa projekti nuk u realizua kurrë baza ka mbetur./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    https://www.youtube.com/live/RO19hgFozrw?si=Y1tcAsjDcRhy9Sd6

  • Viti 2023, me shumë punë për Gjykatën Kushtetuese

    Viti 2023, me shumë punë për Gjykatën Kushtetuese

    Për fare pak projektligje, pati pajtim mes deputetëve të pushtetit e opozitës, këtë vit. Ndërkaq, ato të cilat merrnin votat kryesisht të deputetëve të pushtetit kundërshtoheshin nga opozita edhe në forma të tjera jashtë Kuvendit.

    Gjatë 2023-s, sirtarët e Gjykatës Kushtetuese u mbushën me disa projektligje, që u sollën për shqyrtim të kushtetutshmërisë së tyre nga opozitarët.

    Ligji për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ishte i pari që u dorëzua në Kushtetuese në fillim të vitit.

    Më pas në Kushtetuese përfundoi edhe Ligji për Pagën Minimale, derisa Ligji për pagat në sektorin publik u dërgua nga Avokati i Popullit, derisa për këtë Gjykata mori vendim më 26 dhjetor.

    Të jetë në kundërshtim me Kushtetutën u konsiderua nga ana e komunave edhe projektligji për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë për qytetarët. Ky projektligj ishte i vetmi ndaj të cilit Kushtetuesja u radhit në anën e Qeverisë, duke detyruar komunat të krijojnë lehtësime financiare për qytetarët, por duke e përcaktuar shumën vetë.

    Ndërkohë, brenda vitit, kolegji i Kushtetueses mori vendim edhe për Ligjin për Këshillin Prokurorial, atë për zyrtarë publikë, si dhe ligjin për masat e përkohshme për produktet themelore, që ishin në sirtarë që nga 2022-ta.

     Në gjysmën e dytë të vitit, në Gjykatë Kushtetuese u dërgua edhe Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, ai për Investime të Qëndrueshme, derisa viti u përmbyll me dërgimin e Ligjit për Fondin Sovran. 

    Aktualisht janë 6 projektligje në procedurë të shqyrtimit në Kushtetuese, përfshirë Kodin e Procedurës Penale./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni video e mëposhtme:

    https://www.youtube.com/live/RO19hgFozrw?si=_PlqfGzslBCs_kNv 

     

  • U rrah nga BIA pasi vendosi kurora lulesh në varrezat e Jasharajve, gjykata vendos për Nikolla Sanduloviqin

    U rrah nga BIA pasi vendosi kurora lulesh në varrezat e Jasharajve, gjykata vendos për Nikolla Sanduloviqin

    Prokuroria në Nish ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Nikolla Sanduloviqit.

    Lajmi është konfirmuar nga avokati Cedomir Stojkoviq.

    Ai tha se mbi Sanduloviqin rëndon akuaza për “nxitje të urrejtjes kombëtare”, pasi i njëjti kishte vendosur kurora lule mbi varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

    “PARABURGIMI Për shkak të vendosjes së luleve mbi varret e shqiptarëve në Kosovë, prokurori publik në Nish ka propozuar administrativisht masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Nikolla Sanduloviqit. Prokurori publik pretendon se “vënia e luleve mbi varret e shqiptarëve/familjes Jašari është kryerja e veprës penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare nga neni 317 i Kodit Penal ”, ka njoftuar avokati Stojkoviq.

  • Pushimi dimëror për nxënës fillon nga 15 janari

    Pushimi dimëror për nxënës fillon nga 15 janari

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kohë më parë ka publikuar kalendarin e vitit shkollor 2023/2024 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në vend.

    E referuar kalendarit shkollor , gjysmëvjetori i parë do të përfundoj më 12 janar, ndërkaq nxënësit do të bëjnë në përfundimin e pushimeve dimëror që nga 15 janari është viti deri më 23 janar (më 24 janar do të rinis mësimi).

    Po ashtu, në kalendar figuron edhe pushimi pranveror për nxënësit të cilët bëjnë të pushojnë nga data 08.04.2024 deri më 12.04.2024 (mësimi rinis më 15 prill).

    Ndërsa, më 16 maj do të përfundojë mësimi për klasën e 12-të-maturantëve, e më 6 qershor do të përfundojë mësimin për klasën 9, 10 dhe 11.

    E për parafillorët nga klasa e parë deri në të tetën, dita e përfundimit të shkollës do të jetë më 24 qershor 2024.

    Ndërkaq, në kalendar janë të parapara edhe festat zyrtare.

  • As pas dy vjetësh, Ministria e Mbrojtjes s’nënshkruan kontratë për çizmet e FSK-së

    As pas dy vjetësh, Ministria e Mbrojtjes s’nënshkruan kontratë për çizmet e FSK-së

    Duke e cilësuar tenderin në dosje si “ekstrem emergjent” Ministria e Mbrojtjes pak para vitit të ri ka blerë çizme për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë. Në mënyrë urgjente, kjo ministri e ka furnizuar FSK-në me 330 palë çizme, sasi kjo që kap vlerën e 50 mijë eurove.

    Por tenderin me procedurë të negociuar, Ministria e Mbrojtjes ia ka dhënë një operatori ekonomik që në tenderin me procedurë të hapur i cili është duke u shqyrtuar në OSHP e kishte shpallur si të papërgjegjshëm.

    Faktin se Ministria e Mbrojtjes e ka thirrur për negocim një operator ekonomik që paraprakisht ishte shpallur si i papërgjegjshëm, avokati Qëndrim Arifi e sheh me doza dyshimi.

    Sipas tij, kjo procedurë nuk është aspak transparente dhe duhet të përdoret sa më rrallë.

    Ministria e Mbrojtës qysh në qershor të vitit 2022 e kishte hapur tenderin për “Furnizim me Çizme Ushtarake”. Por, as pas 1 viti e gjysmë, kjo ministri nuk ka arritur të nënshkruajë kontratë.

    Tenderi 2 milionë eurosh që parashihte blerjen e 8500 palë çizme verore dhe 8500 palë çizme dimërore është për shqyrtim në Organin Shqyrtues të prokurimit./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    https://www.youtube.com/live/RO19hgFozrw?si=0P3qa1uhX3ZUx-dr

     

  • Flet familjari i dy mërgimtarëve që ndërruan jetë në aksidentin në Hungari

    Flet familjari i dy mërgimtarëve që ndërruan jetë në aksidentin në Hungari

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Befasinë që planifikonin t’ua bënin familjeve nuk e realizuan. Dy mërgimtarë njëri 28 e tjetri 29-vjeçar të cilit vinin nga Gjermania, vdiqën si pasojë e një aksidenti në afërsi të Budapestit.

    Dy familjet që hapen dyert për ngushëllime kanë pak detaje rreth aksidentit.

    Derisa Policia e Hungarisë është ende duke i hetuar shkaqet, konfirmoi se dy kosovarët kishin vdekur në vend të ngjarjes.

    “Dy persona kanë vdekur pasi u ndeshën me një kamion në autostradën M1 afër Mos-honsentmik-losh. Vetura lëvizte me shpejtësi të madhe dhe u ndesh në pjesën e pasme të kamionit. Ngasësi i kamionit doli jashtë dhe nxori njërin prej udhëtarëve i cili tashmë kishte vdekur ndërkaq udhëtari i dytë mbeti brenda veturës kur ajo u dogj”, ka deklaruar Nemeth Ramona nga Policia e Hungarisë.

    Familjeve në ndihmë u ka dalë është Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e cila njoftoi që përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani janë duke i kryer procedurat për kthimin e trupave të dy kosovarëve në vendlindje. 

    Derisa presin trupat gjendja e familjarëve është e rëndë.

    Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi ishin familjarë në mes vete ndërkaq në Kosovë vinin për vizitë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon e më poshtme: