ATV

Blog

  • Grabitje me armë në Ferizaj, policia jep detaje

    Grabitje me armë në Ferizaj, policia jep detaje

    Një grabitje e armatosur në ndodhur në qytetin e Ferizajit.

    Një grua ka raportuar në polici se derisa kishte qenë në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës i ka grabitur një shumë të hollash.

    I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

    Rasti është në procedurë hetimore.

  • Sot në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Sot në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Dëshmitari i 39-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W01493 do të vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e sotme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Ndryshe dje gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ka rinisur dje me dëshminë e një dëshmitari të ri të ZPS-së, W01493, i cili është dëshmitar i mbrojtur dhe ka dëshmuar përmes video-lidhjes.

    Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer në zonën Operative të Dukagjinit dhe dëshmia e tij do të ofroj informacion për strukturën dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

  • Krasniqi në Belgjikë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian

    Krasniqi në Belgjikë kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian

    Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi sot mori pjesë në takimin e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), i cila po mbahet në Namur të Belgjikës.

    Në fjalën e saj, Krasniqi i bëri thirrje BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës.

    “Shpreha optimizëm që Bashkimi Evropian gjatë presidencës belge do ta ketë parasysh Kosovën dhe ti jap statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, për çka kërkova mbeshtetjen e shteteve anëtare të BE-së

    Bashkimit Evropian i bëra thirrje për heqjen e masave ndaj Kosovës

    Pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, u bëra thirrje ta njohin shtetësinë sepse ka ardhur koha që ato të ndryshojnë qendrimin e tyre.

    Po ashtu, gjatë zhvillimit të punimeve të COSAC-ut u takova me përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së”, njofton Krasniqi.

  • Mblidhen dy komisione parlamentare

    Mblidhen dy komisione parlamentare

    Sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, sot të mbajë mbledhje.

    Në këtë mbledhje bëhet shqyrtimi i Raportit të punës së komisionit për vitin 2023, shqyrtimi dhe adresimi i çështjeve të mbetura në procedurë dhe diskutim rreth hartimit të Planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2024.

    Kurse Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, bën shqyrtimin në parim i projektligjit nr. 08/L-272 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149 , shqyrtimin e raportit të punës së komisionit për vitin 2023, shqyrtimin e raportit të zbatimit të Ligjit nr.08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit Nr.08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave dhe formimin e grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

  • Fokus në bashkëpunimin rajonal – ministri i Jashtëm i Shqipërisë viziton Kosovën

    Fokus në bashkëpunimin rajonal – ministri i Jashtëm i Shqipërisë viziton Kosovën

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani sot do të qëndroj për vizitë në Kosovë, ku do të ketë një varg takimesh.

    Hasani fillimisht do të pritet në takim nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

    Takimi do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa pas takimit bilateraly dy homologët do të deklarohen për media.

    Sipas agjendës Hasani do të ketë takim edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjucfa.

  • Pas shpërthimit në veri, EULEX-i dhe KFOR-i shkojnë në vendin e ngjarjes

    Pas shpërthimit në veri, EULEX-i dhe KFOR-i shkojnë në vendin e ngjarjes

    Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të një granate dore që ndodhi mbrëmë në afërsi të një hoteli në veri të Mitrovicës.

    Zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani, tha se nga shpërthimi janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve me lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetë.

    Elshani tha se granate e dorës ka shpërthyer te hoteli ‘Bisevac’ në veri të Mitrovicës. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi këtë rast.

    Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale serbe, shihet se në vendin e ngjarjes përveq Policisë së Kosovës janë parë edhe pjesëtar të EULEX-it dhe KFOR-it.

    Arsyet se përse ka ndodhur ky shpërthim ende nuk dihen.

  • Gjashtë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

    Gjashtë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

    Kanë kaluar gjashtë vjet nga vrasja e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, por që rrethanat e kësaj vrasje duke përfshirë edhe autorët ende mbeten të panjohura.

    Oliver Ivanoviq, i cili kishte themeluar dhe po drejtonte Iniciativën Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, subjekt ky kryesor opozitar serb në Mitrovicën e Veriut, ishte vrarë më 16 janar të vitit 2018.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur tri aktakuza deri më tash për vrasjen e Ivanoviqit, ku e para ishte ngritur më 2 dhjetor të vitit 2019. Më 30 dhjetor, prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha kishte paraqitur aktakuzën e dytë, të ndryshuar, në bazë të së cilës u mbajt një seancë parapake më 11 shkurt, 2020.

    Në këtë gjykim, të akuzuarit Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq u patën deklaruar të pafajshëm për akuzat kundër tyre, ndërsa tre të akuzuarit e mbetur, Zvonko Vesellinoviq, Millan Radoiçiq dhe Zhelko Bojiq, ishin në arrati.

    Ndërkaq, një aktakuzë e tretë është ngritur në nëntor të vitit 2020, pasi Gjykata e Apelit në Prishtinë e kishte hedhur poshtë aktakuzën e dytë të Prokurorisë Speciale, pas kërkesës së palës mbrojtëse, të cilët apeluan vendimin.

    Më 4 dhjetor, 2020, u vendos që seanca të shtyhet për një javë për arsye procedurale dhe më 11 dhjetor u shty sërish për një kohë të pacaktuar.

    Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

    Ai ishte bartës i listës “Liri, Demokraci, Drejtësi – Oliver Ivanoviq” në zgjedhjet lokale të Kosovës, të cilat u mbajtën në nëntor të vitit 2017, disa muaj para vrasjes së tij.

    Gjatë fushatës parazgjedhore për ato zgjedhje lokale, për shkak të frikësimit të serbëve në veri të Kosovës, katër kandidatë nga lista e tij u tërhoqën, ndërkaq vetë Ivanoviqit iu dogj vetura në Mitrovicë të Veriut.

    Përveç në Kosovë, hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit janë duke u zhvilluar edhe nga Prokuroria Speciale e Serbisë, por atje hetimet nuk kanë shkuar më larg se sa faza e hetimeve paraprake.

    Kah mesi i vitit 2019, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se “Beogradi mendon se e ka emrin e vrasësit të Oliver Ivanoviqit”.

    Duke iu drejtuar opinionit, ai tha se Millan Radoiçiq, i cili është lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, “nuk ka lidhje me këtë krim”.

  • Shpërthim në veri të Mitrovicës, raportohet për 2 të lënduar

    Shpërthim në veri të Mitrovicës, raportohet për 2 të lënduar

    Dy persona janë lënduar pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicë të Veriut, të hënën në mbrëmje.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, tha se nga shpërthimi janë dëmtuar 7 vetura e janë lënduar dy persona, prej tyre njëri me lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë.

    Ai tha se Policia gjendet në vendin e ngjarjes.

    “Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani.

  • Taulant Dajaku ironizon: Superkupa e Kosovës vitin tjetër në Riad të Arabisë Saudite, klubet kanë me i fitu ka 2 milionë euro

    Taulant Dajaku ironizon: Superkupa e Kosovës vitin tjetër në Riad të Arabisë Saudite, klubet kanë me i fitu ka 2 milionë euro

    Superkupa e Kosovës ka disa vite që zhvillohet në dimër apo më saktë në muajin janar.

    Edhe kësaj radhe fituesi i kampionatit Ballkani dhe fituesi i Kupës Prishtina do të përballën mes vete në këtë muaj me saktë me 20 janar në Antalya të Turqisë.

    I ftuari në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, analisti i futbollit Taulant Dajaku ka ironizuar me vendimin e FFK-së që finalja e Superkupës të zhvillohet në Turqi.

    Dajaku ka deklaruar që tjetrin vit finalja do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

    ‘Plani është se në vitin 2025 me u mbajt në Riad dhe ekipet që janë pjesëmarrëse me i fitu nga 2 milionë euro përshkak të vizionit të zhvilimit që është duke e zhvilluar FFK, pastaj edhe në Riad kanë me dashtë edhe Ballkanin edhe Dritën dhe të gjitha, tha me ironi’ Dajaku.

    Komplet emisionin mundeni me pa më poshtë.

  • Alban Lumi: Malisheva e kishte kuptuar që Arb Manaj nuk ka drejt të luaj, Drita u tregua klub amator

    Alban Lumi: Malisheva e kishte kuptuar që Arb Manaj nuk ka drejt të luaj, Drita u tregua klub amator

    Gazetari i sportit Alban Lumi, i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, e ka komentuar dështimin e transferimit Arb Manaj të Malisheva dhe Prishtina.

    Sipas Lumit, Malisheva dhe Prishtina e kanë kuptuar që Arb Manaj i Ballkanit nuk ka drejt me u aktivizu në këtë sezon, pasi që lojtari në edicionin 2023-24 është paraqitur edhe për klubin Slaven Belupo.

    ‘Unë kam informacione që Malisheva kishte tentuar me marrë Arb Manaj, por e kishte kuptuar pastaj që nuk ka drejt me lujtë. Sipas mendimit tim Malisheva u tregua klub profesional, kurse Drita klub amator’.

    Ky koment i Lumit, nxiti debat në studio.

    Emisionin e plotë mundeni me pa live më poshtë.