ATV

Blog

  • Anulohet vendimi i këmbimit të pronave në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës

    Anulohet vendimi i këmbimit të pronave në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës

    Në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, me 27 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, është anuluar vendimi i datës 21 dhjetor 2023 për këmbim të pronave në zonën e mbrojtur në Badovc me prona në lagjen ‘Prishtina e Re’, raporton ATV.

    Në seancë, pas fjalimeve te dy grupeve te asamblistëve atij te LV-së dhe LDK-së kryetari Përparim Rama bashkë me kabinetin e tij dolën nga salla, për të mos dëgjuar fjalimin e asamblistëve të partisë me të cilën edhe udhëheqin se bashku qeverisjen komunale të Prishtinës.

    Kryetari i Prishinës, Përparim Rama në fjalën e tij në seancë ka ftuar Prokurorinë Speciale për hetime në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), dhe në Ministrinë e Financave për këmbimin e këtyre pronave. /atvlive.tv

  • Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronave, LDK lëshon sallën

    Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronave, LDK lëshon sallën

    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, së bashku me kabinetin e tij dhe asamblistët e LDK-së kanë lëshuar seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet për këmbimin e pronave në Komunën e Prishtinës, raporton ATV.

    Pas fjalimeve te dy grupeve te asamblistëve atij te LV-së dhe LDK-së kryetari Përparim Rama bashkë me kabinetin e tij dolën nga salla, për të mos dëgjuar fjalimin e asamblistëve të partisë me të cilën edhe udhëheqin se bashku qeverisjen komunale të Prishtinës. /atvlive.tv

  • Ngrohja mbi 1,5 gradë celsius, tejkalohet pragu për fatkeqësinë globale me klimën

    Ngrohja mbi 1,5 gradë celsius, tejkalohet pragu për fatkeqësinë globale me klimën

    Për herë të parë, ngrohja globale ka tejkaluar 1.5 gradë celsius gjatë një viti të tërë. Këtë e ka konfirmuar shërbimi klimatik i Bashkimit Evropian.

    Udhëheqësit botërorë premtuan në vitin 2015 se do të përpiqen të kufizojnë rritjen afatgjatë të temperaturës në 1.5C, gjë që shihet si thelbësore për të ndihmuar në shmangien e ndikimeve më të dëmshme.

    Madje është konsideruar dhe si pragu që na shpëton nga fatkeqësia globale. Kjo shkelje e parë njëvjeçare nuk e thyen marrëveshjen historike të Parisit, por e shtyn botën më afër shndërrimi të saj në një plan afatgjatë. Ka edhe thirrje që pragu të jetë më i lartë për vitet në vijim. Veprimet urgjente për të ulur emetimet e karbonit mund të ngadalësojnë ngrohjen, thonë shkencëtarët. “Është një hap tjetër në drejtimin e gabuar. Por ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, shprehen ekspertët evropianë.

    Kufizimi i ngrohjes afatgjatë në 1.5 gradë celsius mbi nivelet “para-industriale” – përpara se njerëzit të fillonin djegien e sasive të mëdha të lëndëve djegëse fosile – është bërë një simbol kyç i përpjekjeve ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimet klimatike. Një raport historik i OKB-së në 2018 tha se rreziqet nga ndryshimet klimatike – të tilla si valët e të nxehtit intensiv, rritja e nivelit të detit dhe humbja e jetës së egër – ishin shumë më të larta në 2 gradë celsius të ngrohjes sesa në 1.5 gradë. Por temperaturat kanë vazhduar të rriten me një ritëm shqetësues, tregojnë të dhënat nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të BE-së Copernicus.

    Muaji i kaluar është konfirmuar si Janari më i nxehtë në histori. Shërbimi i Bashkimit Evropian për Ndryshimet Klimatike saktëson se është thyer rekordi i vendosur në 2020-ën, ndërsa temperatura mesatare ishte 13.14 gradë celsius në të gjithë botën për muajin e parë të vitit.

  • Aktorja e njohur tregon se në takimin me Rita Orën, kuptoi se e fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”

    Aktorja e njohur tregon se në takimin me Rita Orën, kuptoi se e fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”

    Edona Reshitaj, aktorja dhe këngëtarja e njohur në studion e emisionit “LIBERO” ndau pasazhe nga karriera dhe jeta e saj.

    Edona Reshitaj në Festivalin Shqiptar të Teatrit “MOISIU”, mori çmimin “Aktorja më e mirë”- në shfaqjen “GADJO” e cila u shpreh shumë e lumtur dhe falënderuese për këtë çmim. Pikërisht në këtë ditë, Edona pranoi një ftesë nga presidenca si një ndër personat më të suksesshëm të vitit, e që për qëllim kishte festimin e ditëlindjes së Rita Orës.

     “…U ndjeva shumë mirë që ndodhesha në mes të 27 personave më të suksesshëm të vitit, shkova ta prezentoi veten tek Rita Ora dhe ajo më tha: ‘e di mori kush je ti’..,U ndjeva shumë mirë për faktin se Rita është një artiste ndërkombëtare por që ka kohë të ndjek punën time …”, tha ajo.

    Vlen të ceket se Edona me keqardhje tha se kushtet e aktrimit në përgjithësi kanë mbetur të njëjta – duke qenë se sipas aktores mundësitë e punësimit në aktrim janë shumë të vogla.

    “…Numri i artistëve është  i madh ndërkohë mundësitë e punësimit janë shumë të vogla, por nëse ke talent duhet ta gjesh mënyrën që të dalësh në pah, rrugës mund edhe të humb kreativiteti por shpirti im luftarak më ka bërë që të mos rrëzohem asnjëherë…”, tha Reshitaj.

    Gjithashtu, Edona u shpreh krenare për faktin se në tërë rrugëtimin e saj si aktore ka realizuar gjëra të cilat që në fëmijëri ka qenë e destinuar për to.

    Për të ndjekur bisedën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Seanca për dinarin serb përball Kurtin dhe Vuçiq sot në Këshillin e Sigurimit

    Seanca për dinarin serb përball Kurtin dhe Vuçiq sot në Këshillin e Sigurimit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur me kërkesë të Serbisë.

    Zyra e tij njoftoi se shefi i ekzekutivit Kosovar shoqërohet edhe nga ministrja e jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila prillin e vitit të kaluar nuk ngurroi t’i kthehej ashpër homologut serb Ivica Dacic në mbledhjen e atëhershme të organit të lartë të OKB-së.

    Serbia do të përfaqësohet nga Aleksandër Vuçiç, dhe pritet që sonte në New York për herë të parë në kuadër të Këshillit të Sigurimit të ketë një përballje Kurti-Vuçiç për çështjen e dinarit.

    Kërkesa e Beogradit erdhi pas vendimit të BQK-së për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesat kesh në Kosovë, si dhe për mbylljen e komunave paralele serbe atje. Serbia insiston se vendimi për ndalimin e dinarit është i jashtëligjshëm, dhe e cilësoi atë “vazhdimësi të masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”.

    Madje Beogradi shkoi deri aty sa ta përshkruante këtë si një lëvizje që synon “spastrimin etnik dhe zhdukjen e popullatës serbe”. Pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar, Prishtina nuk u zbraps nga vendimi i saj, por Kurti e pranoi se do të nevojitet një periudhe tranzitore per implementimin e vendimit.

    Dinari serb është përdorur në zonat me shumicë serbe në Kosovë që nga periudha e pasludftës. Shteti serb ua paguan serbëve të Kosovës përmes një sistemi paralel pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

  • Poeti kosovar që çdo dhimbje të familjes e ka kthyer në poezi

    Poeti kosovar që çdo dhimbje të familjes e ka kthyer në poezi

    Poeti Arbër Selmani padyshim që shkrimin e tij e ka si armën më të fortë.

    Ai ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” ku hapi ‘kapitujt’ e jetës së tij, duke shprehur ngjarje nga më të ndryshmet prej jetës dhe karrierës së tij.

    Plot ngjyra të ndezura e të errëta pati Arbri në jetë dhe që për të, ky është çelësi që e inspiron atë për të shkruar poezi. Disa poezi që përkojnë me jetën personale të Arbrit janë: “Kur vdiq baba”, “Motrës n’karrocë”, “Nënës i vdiqën dy fëmijët e parë”…

    “…Dashuria shpesh herë është ajo për të cilën shumica e shkrimtarëve shkruajnë, kohëve të fundit në shtëpi shoh gjëra të cilat mund t’i kthej në poezi… Motra ime është në karrocë dhe kjo poezi i është dedikuar asaj, motra ime është dhimbja dhe dashuria ime më e madhe në jetë…”, tha poeti.

    Gjithashtu, vlen ta theksojmë se së fundmi Arbri është i angazhuar edhe me një podcast dedikuar librit.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Parlamenti Evropian: S’pati zgjedhje të drejta në Serbi, të hetohen parregullsitë

    Parlamenti Evropian: S’pati zgjedhje të drejta në Serbi, të hetohen parregullsitë

    Deputetët e Parlamentit Evropian të enjten kanë miratuar një rezolutë që kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të dhjetorit në Serbi, me fokus të veçantë në zgjedhjet e Beogradit.

    Për rezolutën votuan 461 eurodeputetë, kundër 53 deputetë dhe 43 abstenuan.

    Në rezolutë është thënë që të pezullohen ndihmat financiare të Bashkimit Evropian për Serbinë në rast se hetimi gjen se autoritetet serbe kanë qenë të përfshira në mashtrimin me vota.

    Tutje, në rezolutë janë përmendur një varg parregullsish gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit, si fryrja e listave të votuesve, përfshirja e emrave të personave të vdekur, shkeljet gjatë votimit, votime në grup, sulme fizike, votuesit që me autobusë u dërguan në Serbi nga vendet fqinje, blerja e votës, që kryeministrja Ana Bërnabiq publikisht e ka falënderuar shërbimin inteligjent të Rusisë për informacionet mbi aktivitetet e opozitës.

    Zgjedhjet në Serbi i fitoi me shumicë votash partia e presidentit Aleksandar Vuçiq.

  • Gjatë vitit 2023, IPK-ja pranoi 1697 ankesa ndërsa u arrestuan 21 punonjës policorë

    Gjatë vitit 2023, IPK-ja pranoi 1697 ankesa ndërsa u arrestuan 21 punonjës policorë

    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023 ka pranuar dhe menaxhuar 1697 ankesa, prej të cilave 1145 janë klasifikuar si shkelje disiplinore.

    Në vitin 2023, IPK-ja ka arrestuar 35 të dyshuar, prej tyre 21 punonjës policorë dhe 14 qytetarë.

    Ka lëshuar 71 rekomandime për suspendim, janë dorëzuar 74 kallëzime penale, është thënë nga IPK-ja.

    Është thënë se janë lëshuar 54 raporte të veçanta e 56 raporte informuese. Po ashtu janë realizuar 13 inspektime dhe janë dhënë 126 rekomandime për të përmirësuar performancën.

  • Ky është studenti i vetëm nga Ballkani në Kinë – njihuni me eksperiencën e tij

    Ky është studenti i vetëm nga Ballkani në Kinë – njihuni me eksperiencën e tij

    Kadir Ismaili, shqiptari nga Maqedonia e Veriut, edhe pse në moshë të re studimet vendosi t’i përfundojë në Turqi dhe Kinë. Me atë rast pati mundësinë të eksplorojë kultura të ndryshme.

    Kadiri në emisionin “LIBERO” shpalosi të gjitha pjesëzat e jetesës së tij në Kinë dhe studimeve në gjuhën kineze.

    Ai mes emocionesh tregoi se si e ka përjetuar ditën e tij të parë në Kinë, madje duke treguar edhe momente që nuk i kishte besuar syve për faktin se po ndodhej në Kinë.

    “…Ndonjëherë nuk i besoja vetes se ku jam, shihja kinezë dhe asnjë person që fliste gjuhën time (shqipe), pastaj studimet vendosa t’i bëj në gjuhën kineze dhe mendoj se do kem përparësi në këtë aspekt…”, tha Kadiri duke shtuar se dhe pse i kishte lënë përshtypje shumë jetesa në Kinë, prap se prap zemra e tij rrah për vendlindjen e tij, Tetovën.

    Andaj, për të ndjekur rrëfimin e plotë mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Qytetarët e Shtimes raportojnë për probleme me ndriçimin publik, flet drejtori i Urbanizmit

    Qytetarët e Shtimes raportojnë për probleme me ndriçimin publik, flet drejtori i Urbanizmit

    Qytetarët e Shtimes janë ankuar për mungesë të ndriçimit publik në disa nga rrugët e Shtimes, madje në ato vende ku ndriçimi është i rregulluar, ka prishje të llambave të cilat nuk janë riparuar.

    Lidhur me këtë, në një intervistë për emisionin “A LIVE”, u deklarua drejtori për planifikim urban, mjedis dhe kadastër, Grejtalb Emini, i cili tha se janë duke punuar në rregullimin e kësaj problematike.

    “Është e vërtetë që ka probleme të tilla në disa pjesë të qytetit, më konkret në afërsi të shtatores “Adem Jashari” dhe shkak për këtë, janë kabllot lidhëse në mes dy rrugëve, mirëpo kompania e kontraktuar për rregullimin e ndriçimit publik është duke punuar në këtë drejtim dhe besoj që shumë shpejt do të funksionalizohet ndriçimi në atë pjesë, tha ai.

    Tutje, ai tha se që nga marrja e mandatit, intervenime në ndriçimin publik janë kryer në më shumë se 12 fshatra të komunës së Shtimes./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: