ATV

Blog

  • Kurti tregon një propozim për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë

    Kurti tregon një propozim për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se qentë endacakë po vazhdojnë të jenë shqetësim i çdo komune.

    Në lidhje me këtë problem, Kurti tha se qeveria ka formuar grupin koordinues të udhëhequr nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku sipas tij, strategjia e këtij grupi parasheh ndërtimin e katër strehimorëve për qen.

    “Strategjia e dalur nga ai grup parasheh disa hapa ndërinstitucional, ndër to ndërtimin e strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenve. Për momentin, grupi punues propozon ndërtimin e katër strehimoreve në katër komuna, në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan/Kamenicë”, tha Kurti.

    Kreu i qeverisë i ftoi kryetarët e komunave që të punojnë ngushtë me grupin koordinues në mënyrë që të ketë zgjidhje problemi i qenve endacakë.

  • ​Superliga e Kosovës, vëmendja te derbi mes Dritës e Ballkanit

    ​Superliga e Kosovës, vëmendja te derbi mes Dritës e Ballkanit

    Superliga e Kosovës i rikthehet sot aksionit me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 21 të këtij sezoni.

    E gjithë vëmendja sot do të jetë te stadiumi ndihmës në Gjilani, ku Drita e pret në shtëpi kampionin, Ballkanin, raporton KosovaPress.

    Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

    Po ashtu, krahas këtij derbi do të zhvillohen edhe dy takime të tjera.

    Gjilani është mysafir i Feronikelit ’74, kurse Prishtina luan si vendase në stadiumin “Sami Kelmendi” kundër Malishevës.

    Programi i sotëm i Superligës:

    13:00 Drita – Ballkani

    13:00 Feronikeli ’74 – Gjilani

    13:00 Prishtina – Malisheva

  • ​Dy superndeshje sot në Ligën e Kampionëve

    ​Dy superndeshje sot në Ligën e Kampionëve

    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e 1/16-ës së këtij sezoni.

    Të dy përballjet e sotme zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku spikat ajo mes Napolit dhe Barcelonës, raporton KosovaPress.

    Kampioni italian pret në stadiumin “Diego Armando Maradona” kampionin spanjoll, Barcelonën.

    Ndërkaq, krahas këtij takimi do të luhet edhe ndeshja mes Portos dhe Arsenalit.

    Programi i sotëm:

    21:00 Porto – Arsenal

    21:00 Napoli – Barcelona

  • ​Vrasje në tentativë në Vushtrri, arrestohet një person

    ​Vrasje në tentativë në Vushtrri, arrestohet një person

    Policia e Kosovës njofton se në Vushtrri ka ndodhur një rast i vrasjes në tentative, ku raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur.

    Sipas policisë një prej të dyshuarve është arrestuar.

    “Vushtrri 20.02.2024 – 11:30. Raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave meshkuj kosovarë, ku si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë. Dy të dyshuari janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

  • Prishtinë: Gruaja raporton në Polici burrin e zhdukur

    Prishtinë: Gruaja raporton në Polici burrin e zhdukur

    Në raportin 24 orësh të Policisë u bë me dije se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

    Rasti është duke u hetuar.

    Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë dhënë.

  • Vriten tre civilë nga granatimet ruse në lindje të Ukrainës

    Vriten tre civilë nga granatimet ruse në lindje të Ukrainës

    Tre civilë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga granatimet ruse në tri rajone lindore të Ukrainës, thanë autoritetet vendore të mërkurën.

    Një person u vra në Kramatorsk, në rajonin e Donjeckut, derisa tetë të tjerë u plagosën, tha guvernatori rajonal Vadym Filashkin.

    Në rajonin e Harkivit, dy bujq u vranë në vend kur vetura e tyre u godit në fshatin e Petropavlivkës në rrethinën e Kupianskit, derisa një grua u plagos, tha guvernatori rajonal Oleh Synyehubov.

    Në rajonin e Hersonit, katër njerëz u plagosën nga sulmet ruse me artileri, mortajë dhe dronë, thanë autoritetet vendore.

    Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës thanë se i rrëzuan 13 prej 19 dronëve të shkrepur nga Rusia në katër rajone ukrainase mëngjesin e së mërkurës.

    Ajo tha se i shkatërroi edhe një raketë S-300 dhe katër raketa Kh-22.

    Dronët u rrëzuan në rajonet Harkiv, Dnipropetrovsk, Zaporizhja dhe Donjeck, tha ajo.

    Katër dronët e mbetur nuk e arritën cakun, sipas saj./REL/

  • Mbi 45 mijë ushtarë rusë besohet se janë vrarë prej fillimit të luftës në Ukrainë

    Mbi 45 mijë ushtarë rusë besohet se janë vrarë prej fillimit të luftës në Ukrainë

    Së paku 45.123 ushtarë rusë janë vrarë prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vjetëve, sipas një hulumtimi nga Mediazona dhe Shërbimi rus i BBC-së, të cilat i kanë identifikuar ushtarët e vdekur.

    Dy e treta e të gjithë të vrarëve të konfirmuar – vullnetarë, rekrutë, ish të burgosur dhe luftëtarë nga kompanitë ushtarake private – nuk kishin lidhje me ushtrinë para se të niste pushtimi, ka gjetur hulumtimi.

    Këtu përfshihen 5.406 ushtarë të mobilizuar, 80 për qind e të cilëve u vranë në vitin e dytë të luftës.

    Krasnodar, Sverdolvsk, Bashkortostan dhe Çelabinsk janë rajonet me numrin më të madh të të vdekurve.

    Gazetarët i kanë identifikuar 27.906 ushtarë rusë të vrarë vitin e kaluar – 57 për qind më shumë se humbjet e konfirmuara në vitin e parë të pushtimit.

    Nga tetori i vitit të kaluar deri këtë muaj – kryesisht në periudhën gjatë të cilës forcat ruse u futën në qytetin industrial Avdivka dhe në zonat përreth në rajonin e Donjeckut – hulumtuesit e konfirmuan vdekjen e 6.614 ushtarëve rusë.

    Avdivka ra javën e kaluar.

    Gazetarët e bazuan hulumtimin e tyre në të dhëna nga burimet e hapura si, shpallje vdekjesh në gazeta, mesazhe në rrjetet sociale nga të afërmit e viktimave, raporte nga administratat lokale, si dhe të dhëna nga varrezat. Hulumtuesit thonë se numri i vërtetë mund të jetë së paku dy herë më i lartë.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk i zbulon të dhënat për humbjet e ushtarëve dhe nuk komenton për shifrat e raportuar nga gazetarët.

    Në janar, drejtori i CIA-s, Willam Burns, tha në një shkrim të publikuar në revistën Foreign Affairs se së paku 315.000 ushtarë rusë janë plagosur apo vrarë gjatë luftës në Ukrainë./REL

  • Dentisti zbulon një gabim të zakonshëm që e bëni derisa i pastroni dhëmbët

    Dentisti zbulon një gabim të zakonshëm që e bëni derisa i pastroni dhëmbët

    Të gjithë e dimë rëndësinë e larjes së dhëmbëve dy herë në ditë, por kjo nuk garanton për frymëmarrje të freskët.

    Megjithatë, problemi nuk rrjedh vetëm nga harrimi i pastrimit ose përdorimi i shpëlarjes së gojës në mëngjes. Është vërtetuar se larja e dhëmbëve tërësisht pas zgjimit dhe para gjumit parandalon krijimin e pllakave, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve dhe prishjen e dhëmbëve. Por një dentist zbuloi gabimin e zakonshëm që kemi bërë gjatë larjes, i cili mund të pengojë përpjekjet e juaja për të mos iu ardh era e keqe e gojës.

    ​ Doktor Daz Singh, dentisti kryesor në Ollie dhe Darsh Liverpool, thotë se nuk duhet të lini pas dore faqet kur lani furçën. Sipas ekspertit, anashkalimi i këtyre pjesëve të gojës mund të rezultojë në erë të keqe dhe probleme të mundshme të shëndetit oral.

    Duke folur për Metro, Singh tha: “Larja e dhëmbëve është një pjesë thelbësore e mbajtjes së higjienës së mirë orale dhe është e rëndësishme të përfshini gjuhën dhe faqet e brendshme në rutinën tuaj të kujdesit oral”.

    Ai shtoi: “Gjuha dhe faqet e brendshme mund të mbledhin një numër të konsiderueshëm bakteresh, grimcash ushqimi dhe qelizash të vdekura. Neglizhimi i këtyre zonave mund të lejojë që bakteret të lulëzojnë, duke kontribuar në erën e keqe të gojës, formimin e pllakave dhe çështje të tjera të shëndetit oral. Shumica e erës së keqe të gojës, e njohur si halitosis, shkaktohet nga bakteret në gojë, veçanërisht në gjuhë”.

    ​ Ai i tha se mënyra më efektive për të trajtuar erën e keqe të gojës është duke larë rregullisht gjuhën, shkruan Mirror.

  • Vuçiq për terroristët e Banjskës: Nëse i akuzojmë, ata do të thonë se i kanë mbrojtur vatrat e tyre

    Vuçiq për terroristët e Banjskës: Nëse i akuzojmë, ata do të thonë se i kanë mbrojtur vatrat e tyre

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se organet kompetente shtetërore do të ngrenë aktakuzë për rastin Banjsko “në përputhje me ligjin për vepra të caktuara penale”.

    Vuçiq tha për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) se për këtë temë ka folur dje me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe ka shtuar se mund të ngrihen aktakuza për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

    Vuçiq pretendon se serbët që u përleshën me policinë e Kosovës në Banjskë ishin “të ndjekur si bisha”.

    “E si mund të ngrehin aktakuzë për diçka tjetër kur ata njerëz do të thonë “ne e bëmë punën tonë sepse sipas rezolutës 1244, Kosova i takon Serbisë dhe atje duhet të ketë deri në 1000 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë serbe dhe ne duhet të mbrojmë vatrat tona dhe vendin tonë në përputhje me Kushtetutën”. Dhe çfarë t’u themi, për këtë ju do të dënoheni dhe të pranojmë që Kosova është shtet i pavarur dhe t’i gjykojmë nga ky këndvështrim”, ka pretenduar Vuçiqi, paraprakisht duke paragjykuar se ata “janë të pafajshëm”.

    “Atyre njerëzve u është premtuar, u kam sjellë një premtim nga evropianët dhe amerikanët, se askush nuk do t’i ndjekë pas barrikadave në nëntor, dhjetor”, ka thënë Vuçiq.

  • Kurti: Buxheti i komunave këtë vit është për 40% më i lartë, asnjë komunë nuk favorizohet

    Kurti: Buxheti i komunave këtë vit është për 40% më i lartë, asnjë komunë nuk favorizohet

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se këtë vit, buxheti për komunat në vend është më i madh ndonjëherë. Ai ka mohuar akuzat se po favorizohen komunat e afërta me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton EO.

    Në një takim me kryetarët e komunave së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Kurti ka shtuar se buxheti i vitit 2024 është për gati 90 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin paraprak 2023, kurse për tri vite mandat buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë

    “Granti i përgjithshëm për komuna për vitin 2024 kap vlerën 284.7 milionë euro, që është granti me vlerën më të madhe ndonjëherë. Komuna e Ferizajt dhe Gjakovës janë komunat me më së shumti projekte infrastruktore, kurse Obiliqi, Skenderaj, Rahovec janë renditur në top tre komunat përfituese nga granti i performances komunale që ndahet nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Po dëgjojmë fjalë se komunat e afërta me pushtetin po përfitojnë më shumë, e kjo nuk qëndron aspak”, tha Kurti.

    Kryeministri shtoi se secila komunë këtë vit e ka të paktën për 40 për qind më të lartë buxhetin sesa para tre viteve, ndërsa kërkoi nga kryetarët që të mos kontribuojnë në keqinformim të qytetarëve kur vjen puna tek mbështetja e nivelit qendror për atë lokal.