ATV

Blog

  • Dëshmitari Kurtaj thotë se deri pas luftës s’ka pasur njohuri për strukturën e UÇK-së

    Dëshmitari Kurtaj thotë se deri pas luftës s’ka pasur njohuri për strukturën e UÇK-së

    Dëshmitari i 45-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZSP) me kodin W04576, Hajrush Kurtaj, po vazhdon dëshminë e tij edhe të enjten në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kurtaj ka thënë se nuk e di si është bërë Shukri Buja komandant i Zonës Operative në Nerodime.

    Dëshmitarin po vazhdon ta marrë në pyetje avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, i cili në fillim të pyetjeve të tij u fokusua te kyçja e dëshmitarit në UÇK, emërimet e komandantëve të Brigadës 162 në Kaçanik, për strukturën e UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes dhe komandantin e kësaj zone, Shkuri Buja.

    Dëshmitarit ka theksuar se në UÇK është kyçur vullnetarisht dhe se për këtë, ai ka diskutuar me vëllain e tij, Xheladin Kurtaj, që sipas tij tani është Hero i Kombit dhe me komandantin e atëhershëm të Brigadës 162, Agim Bajramin.

    Sipas dëshmitarit, ai nuk ka pasur njohuri deri pas lufte për strukturën e UÇK-së në Nerodime dhe as si ishte emëruar komandant i saj Shukri Buja.

    Po ashtu, Kurtaj tha se nuk e di si dhe kush e kishte emëruar Agim Bajramin komandant të Brigadës 126, dhe as Qamil Ilazin që e zëvendësoi Agim Bajramin pas rënies së tij në fushëbetejë.

    Ashtu si dje, edhe sot seancën përmes video-lidhjes janë duke e përcjellë gjykatësi Christoph Barthe dhe Jakup Krasniqi.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. / Betimi për Drejtësi

  • Konjufca thotë se një deputet i VV-së qëllimshëm nuk po voton

    Konjufca thotë se një deputet i VV-së qëllimshëm nuk po voton

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kritikuar një deputet të Vetëvendosjes se nuk po merr pjesë qëllimshëm në votim në mënyrë që të mos kalohet në votim Projektligji për shëndetin riprodhues he fertilizim të asistuar mjekësor.

    “Një deputet nga mazhoranca qëllimshëm nuk po voton e provojmë edhe herën e tretë dhe pastaj e lëmë këtu”, tha Konjufca.

    Këtu reagoi deputeti në fjalë të cilit Konjufca nuk ia përmendi emrin.

    “S’kam nevojë me ta përmend emrin bre, pse çka, s’kam nevojë me të përmend emrin. Kjo është për me e kuptu teknikisht çka po ndodhë. Jo jo deputetë e kanë shpjeguar të gjithë pozicionin e vet e nuk kemi nevojë me i gjyku fare. Këto janë përcaktime të lira qysh donë deputetët. Teknikisht posë s’po mundemi të votojmë është kjo , tash nëse nuk funksionoi e lëmë këtu. Nuk ka diçka të veçantë na ka ndodhur plotë herë”, ka thënë Konjufca.

  • Komisioni hetimor për rezerva, opozita akuzon partinë në pushtet për fshehjen e provave

    Komisioni hetimor për rezerva, opozita akuzon partinë në pushtet për fshehjen e provave

    Opozita kërkon nga Prokuroria Speciale që të informohen se deri ku mund të interferojnë deputetët sa i përket trajtimit të çështjes së rezervave shtetërore në Komisionin Hetimor Parlamentar.

    Pavarësisht kërkesës për prokurori, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaja, ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje.

    Në mbledhjen e Komisionit parlamentar hetimor në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për sjellje të dokumentacionit, pati përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

    Opozita ka akuzuar pushtetin për fshehje të provave lidhur më këtë çështje, ndërsa nga partia në pushtet kanë mohuar një gjë të tillë.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka akuzuar deputetin nga partia në pushtet, Driton Hysenin për ofendime, pasi që sipas saj, i njëjti është duke dhënë moral dhe jo duke punuar për të zbardhur të vërtetën për rezervat shtetërore.

    “Gjitha pyetjet që janë dërguar nga ana e kryetarit dhe administratës janë në favor të zbardhjes të së vërtetës, kështu që moral t’i japim njëri tjetrit, sikur Dritoni që më është drejtuar mua dhe më dha moral se është i interesuar të zbardhë të vërtetën, unë po mundohem të besojë. Edhe ne e kemi detyrë, por edhe të tjerët, kur po e mbroni ata të korruptuarit e tjerë që po flitet, Martin Berishaj, partia jote e ka mbrojtur, këtu po reagoni për pyetje, dokumentacione, edhe po më shitni moral mu, absolutisht është e papranueshme…Punoni për me zbardhur të vërtetën”, tha Bunjaku-Rexhepi.

    Për këtë, deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni ka thënë se janë të gatshëm të punojnë për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve.

    “Nuk kam nevojë unë për të dhënë moral, pate t’i pretendime ndaj neve dhe unë vec jam sqaruar… Ideja ishte me të tregu ty që e kemi gatishmërinë e plotë që detyrën që na ka ngarkuar qytetari të realizojmë deri në fund, e as më të dhënë moral e as mësim”, tha Hyseni.

    Ndërsa, deputeti tjetër nga kjo parti, Halil Thaçi, ka thënë se për të është e papranueshme të procedohet kërkesa për dokumentacione për miratim në Komision. Ndërsa ka thënë se si institucion nuk mund të veprojnë në mënyrë të njëanshme.

    “Ne si institucion nuk mundemi dhe nuk duhet të jemi të njëanshëm. Ne mund të kërkojmë kontrata për blerjen e grurit për kohën e caktuar, por nëse duam vetëm një kontratë të një operatori, atëherë për mua është tendencioze…12:46Deputeti Shala pse nuk kërkove gjitha kontratat për blerjen e vajit, a kam të drejtën me thënë se t’i po e fsheh dikë aty”, tha Thaçi.

    Ndërkaq, deputeti nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala i është përgjigjur deputetit Thaçi duke i thënë se ka adresuar kërkesën me shkrim për dyshimet lidhur me furnizimin e rezervave shtetërore.

    “Unë kam shkruar dilemat ku kam pas, dyshimet ku unë kam pas, i kam ngrit edhe në Kuvend me emër operatoret, secilin, kjo qeveri dyshoj dhe tashmë është i bazuar dyshimi im që nuk e ka sjellë vajin. Shkruaj ti nëse din të tjerat..12:54.Thuaj çfarë të duash është çështje e vullnetit tuaj ”, tha Shala.

    Në nën tjetër, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, derisa tha se ky komision ka për qëllim të zbardhë të vërtetën për rezervat shtetërore, ka kërkuar nga deputetet që të punojnë në këtë drejtim duke sjellë detaje, dhe jo për të bërë etiketime.

    “Ky komision hetimor ka qëllimet e veta për të zbardhur të vërtetën me rastin e mundshëm të keqpërdorimit të rezervave shtetërore. Asnjë kompetencë tjetër nuk e kemi, por vet emri i këtij komisioni hetimor na shtynë të kërkojmë çdo dokument që është valid për të zbardhur të vërtetën, dhe me këtë duhet të pajtohemi të gjithë…Po humbim kohë kot derisa nuk po kemi kërkesa nga ana juaj për një dokument që me thënë po ky dokument është jo valide, dhe mendoj se nuk ka të bëjë me procesin që kemi kompetencë si komision. Por, ju kisha lut etiketimet, ne këtu përfaqësojmë çdonjëri, jemi deputet të zgjedhur nga qytetarët, nuk jemi as drejtor të policisë, as SHIK, as AKI, por jemi të barabartë komplet këtu, dhe mos ta etiketojmë njeri tjetrin”, tha Lekaj.

    Komisioni hetimor ishte krijua në përpjekjen e tetë, pas shtatë tentativave të tjera që patën dështuar për shkak të bojkotit nga partia në pushtet./kp

  • Scorsese: Kinemaja nuk është duke vdekur, por duke u transformuar

    Scorsese: Kinemaja nuk është duke vdekur, por duke u transformuar

    Regjisori i njohur amerikan, Martin Scorsese, nga Festivali i Filmit në Berlin, ndau këndvështrimin e tij mbi zhvillimet e fundit në industrinë e filmit.

    Ai tha se nuk e sheh që kinemaja është “duke vdekur”, por sipas tij, është duke u transformuar për shkak të përparimeve të shpejta në teknologjinë e informimit, përcjell atvlive.tv.

    Ndërsa e pranon dominimin e transmetimit dhe potencialin e Inteligjencës Artificiale, ai u kërkon kineastëve të mos kenë frikë nga teknologjia, por ta “kontrollojnë atë” dhe t’i japin përparësi shprehjes artistike individuale.

    Ky transformim, beson ai, është “drejtimi i duhur” për të ruajtur thelbin e kinemasë.

    Scorsese diskutoi gjithashtu projektin e tij të ardhshëm, një film për ‘Jezusin’, duke theksuar dëshirën e tij për të krijuar diçka unike dhe që provokon debat. /atvlive.tv

  • Deputetët s’votuan, shtyhet shqyrtimi Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

    Deputetët s’votuan, shtyhet shqyrtimi Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

    Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor nuk ka mundur të votohet në Kuvendin e Kosovës për shkak të kuorumit, ndërsa është shtyrë për një seancë tjetër, raporton Ekonomia Online.

    Paraprakisht, për një amendament i propozuar nga deputeti i VV-së, Visar Korenica, nuk u bë kuorumi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kuorumi s’u bë “sepse një deputet i mazhorancës qëllimshëm nuk po voton për ta pamundësuar procedimin e projektligjit”.

    Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka thënë se ligji si i tillë është problematik. Ai ka kërkuar që e drejta riprodhuese t’i njihet vetëm çiftit dhe jo individit.

    “Amandamentet që i kemi propozuar jemi një pjesë e grupit të deputetëve të LVV pra dhjetë. Ky ligj ka prodhuar një debat të gjerë dhe është problematik nëse kalon kështu siç është. Sepse drejtpërdrejt cenohet institucioni i familjes. Kërkojmë me këtë amandament të katër që e drejta riprodhuese t’i takojë çiftit që të vendosin nëse duan të kenë fëmijë. Jo t’i jepet e drejta individit por të përcaktohet e drejta tek çiftet”, ka thënë Korenica.

  • Shtyhet shqyrtimi i projekt-rezolutës për çështjen e emigrimit

    Shtyhet shqyrtimi i projekt-rezolutës për çështjen e emigrimit

    Është shtyrë shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se propozuesit e rezolutës për këtë temë, PDK-ja, nuk janë të pranishëm. Për këtë arsye, kërkoi që kjo pikë të trajtohet në një seancë tjetër.

    “Sot në këtë seancë deputetët e PDK-së që e kanë propozuar këtë rezolutë nuk janë këtu meqë janë në një udhëtim zyrtar. Prandaj, propozoj të hiqet nga rendi i ditës për sot dhe të vendosë kryesia se kur mund te trajtohet në një seancë tjetër”, ka thënë ai.

    Kurse, është tërhequr nga votimi në lexim të dytë Projekt-Kodi doganor dhe i akcizave.

    Po ashtu, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Verëra, u bart për një seancë tjetër meqë vetëm 58 deputetë morën pjesë në votim edhe pse ishin mbi 70 në sallë.

    U miratua në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji, dhe ai për rregullat e trafikut rrugor me 142 amandamente.

  • Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radojiçiq, kremton ditëlindjen në Kopaonik

    Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radojiçiq, kremton ditëlindjen në Kopaonik

    Dje në Kopaonik të Serbisë krahas fishekzjarrëve dhe një baner në të cilin shkruante ‘Urime ditëlindja komandant’, Milan Radoiçiq kremtoi ditëlindjen e 46-të, transmeton atvlive.tv.

    Pamjet i ka publikuar deputeti i Partisë Radikale serbe, Nemanja Sharoviq.

    “Milan Radoiçiq ishte dje në Kopaonik, me fishekzjarrë dhe një baner “Urime ditëlindja komandant!!!” festoi 46-vjetorin e lindjes. Çfarë i ka dhënë Aleksandar Vuçiq?”, ka shkruar Sharoviq.

    Kujtojmë se Milan Radoiçiq, personi i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ndodhet tashmë në sistemin e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL për urdhërarrest.

    Radojçiq, i cili i priu grupit terrorist në Banjskë, aktualisht ndodhet në Serbi ku i është caktuar masa e largimit nga Serbia dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë. Javëve të fundit është shtuar presioni ndaj autoriteteve në Beograd që ta burgosin por ata kanë refuzuar. /atvlive.tv

  • Stano: Sjellja e Bislimit ndaj zyrtarëve të BE-së, e papranueshme

    Stano: Sjellja e Bislimit ndaj zyrtarëve të BE-së, e papranueshme

    Sjellja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ndaj zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE) është e papranueshme, tha të enjten zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

    “Ne shpresojmë se zoti Bislimi do t’i vlerësojë përpjekjet, në vend që, në mënyrë të pabazë, t’i akuzojë zyrtarët e BE-së. Një sjellje e tillë është e papranueshme” ka thënë Stano.

    Të mërkurën, Bislimi tha se e refuzoi një ftesë të Brukselit për të biseduar lidhur me çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë dhe e akuzoi të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, për shkelje të parimeve.

    Bislimi tha se Lajçaku, me dërgimin e kësaj ftese, kishte shkelur “parimet që i ka vendosur vetë”, pasi sipas tij, “është hera e parë që ai ka caktuar një takim pa pajtim paraprak me palët dhe është munduar që të përcaktojë agjendën përkundër parimet që ai ka vendosur në vitin 2021, që asnjë temë nuk vendoset në agjendë pa pajtimin e palëve”.

    Stano konfirmoi se BE-ja i kishte ftuar Kosovën dhe Serbinë për të biseduar për çështjen e dinarit në një takim për 27 shkurt.

    Ai tha se festa e të dërguarit të posaçëm të BE-së, megjithatë, nuk specifikonte se kush prej secilës palë duhej të merrte pjesë në takimin e ftuar nga ai për 27 shkurt.

    “Zakonisht në nuk i komentojmë shkëmbimet me partnerët tanë. Megjithatë, ftesa përmes letrës nga i dërguari i posaçëm Lajçak nuk kishte specifikuar se kush duhet të përfaqësojë Kosovën dhe kush Serbinë, kjo i ishte lënë palëve të vendosin”, tha Stano.

    Ai shpjegoi se ftesa u bë pas takimeve ndarëse që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell, kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Munih të Gjermanisë javën e shkuar, ku u diskutua çështja e dinarit, sipas tij.

    Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës – që parasheh euron si valutën e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme – hyri në fuqi më 1 shkurt.

    Stano tha se BE-ja po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje për problemin e krijuar nga “vendimi i pakoordinuar i njërës palë, i cili nuk i ishte komunikuar paraprakisht popullatës në të cilën ndikon”.

    Ai e përsëritur qëndrimin se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës do të ketë “ndikim serioz” për popullatën serbe në Kosovë dhe komunitetet e tjera, posaçërisht ata që marrin asistencë financiare nga Serbia.

    “BE dhe vendet anëtare ishin shumë të qarta në reagimet e tyre ndaj këtij vendimi kontra produktiv, dhe se kjo çështje duhet të zgjidhet brenda kornizës së dialogut” theksoi Stano.

    “Sjellja jokonstruktive nga ana e autoriteteve të Kosovës, dështimi dhe mungesa e angazhimit vetëm e distancon Kosovën nga perspektiva e saj evropiane” paralajmëroi ai.

    Edhe më parë Bashkimi Evropian ka kërkuar që çështja e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme të diskutohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

    Po ashtu, edhe autoritetet bankare në Serbi kanë kërkuar që kjo çështje të përfshihet në dialogun në Bruksel, duke mos e pranuar kërkesën e Kosovës që ato të bisedojnë drejtpërdrejt me Bankën Qendrore të Kosovës për këtë.

    Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

    Në vende të caktuara në Graçanicë, qytetarët serbë më 20 shkurt nuk kanë mundur të marrin ndihmën sociale dhe shtesat për fëmijë në postë, që punon sipas sistemit serb, sepse punonjësit u kanë thënë se nuk kanë para për t’i paguar këto shtesa.

    Po ashtu, më 21 shkurt një grup i mësimdhënësve në Mitrovicë të Veriut protestuan para Kursimores së Postës së Serbisë, pasi nuk morën pagat.

    Beogradi e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve.

    Rregullorja e BQK-së është kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se vendimi është marrë pa konsultime paraprake dhe pa marrë për bazë ndikimin te komuniteti serb.

    Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke argumentuar se mospërmbushja e kësaj kërkese veçse ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Prishtinës.

    BQK-ja ka thënë se vendimi do të zbatohet përmes një faze tranzitore jo më të gjatë se tre muaj./REL/

  • Bujar Osmani prezantohet si kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut

    Bujar Osmani prezantohet si kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut

    Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në një prononcim në rrjetet sociale ka treguar se Bujar Osmani do të jetë kandidati i partisë së tij në zgjedhjet presidenciale.

    Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president të RMV-së, në mënyrë që siç tha, të ndalohet ndikimi i Rusisë.

    Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së presidentit, gjegjësisht presidenti të zgjidhet në Kuvend nga deputetët.

    “Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike, në media, në shoqërinë civile dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në rajon. Putin dhe Lavrov deklaruan se anëtarësimi i RMV-së në NATO është vija e zjarrit”, tha Ahmeti.

  • Tahiri: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, qëllim kemi ta dërgojmë vendin në zgjedhje

    Tahiri: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, qëllim kemi ta dërgojmë vendin në zgjedhje

    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare me qëllimin e vetëm pengimin e mazhorancës dhe të dërgohet vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online.

    Ai tha se kjo qeveri nuk e meriton të qeverisë marrë parasysh që vendi është ende nënë sanksione dhe i qortuar nga SHBA. Bojkoti i PDK-së, tha Tahiri se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    “Ju e dini që tash e një periudhe apo më mirë nga qershori i viti të kaluar GP i PDK nuk e voton as një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e ka votuar asnjë ligj në kuadër të Kuvendit me qëllimin e vetëm që të mos krijojmë kushte që të punohet me tutje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ju e shini që tashmë nuk ka kuptim që të ja bëjmë kuorumin dhe te votojmë marrëveshje ndërkombëtare kur vendi ynë është nën sanksione”, u shpreh Tahiri.

    Ai tha se shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme është domosdoshme, marrë parasysh sanksionet ndërkombëtare. Ai tha se Kosovës i nevojitet Qeveri e re “në mënyrë që ta nxjerrim vendin nga ky izolim”.

    “Kur jemi nën kërcenim të vazhdueshëm për një suspendim të partneritetit me SHBA, çfarë kuptimi ka kur në nderkombëtarisht po izolohemi dhe të vazhdojmë të sillemi se gjithçka është normale këtu dhe t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Në çdo veprim, çdo përpjekje e jona që e bëjmë në Kuvendin e Kosovës është që ta qojmë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që ta nxjerrim nga izolimi ndërkombëtar dhe nga sanksionet ndërkombëtare. Vendit i duhet një kryeministër i ri, një qeveri e re, dhe pa dyshim që do të vije nga PDK-ja në mënyrë që ta nxjerrim vendin nga ky izolim dhe të japim një zhvillim”, u shpreh ai.