ATV

Blog

  • ‘Nxehet’ Superliga/ Llapi merr tri pikë të reja dhe i ofrohet një pikë Ballkanit

    ‘Nxehet’ Superliga/ Llapi merr tri pikë të reja dhe i ofrohet një pikë Ballkanit

    Me dy ndeshjet e zhvilluara sot është kompletuar edhe xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Skuadra e Llapit ka regjistruar një tjetër fitore duke e mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 3-0. Për skuadrën e Tahir Batatinës golat i shënuar Namani, Hyseni dhe Blakqori, ndërsa skuadra vendase luajti për 25 minuta me një lojtarë më pak ën fuashë.

    Me këtë fitore, Llapi ngjitet në kuotën e 43 pikëve, vetëm një më pak se Ballkani që është lider i tabelës, raporton KosovaPress.

    Ndeshja tjetër, ajo ndërmjet Dukagjinit dhe Lirisë përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2-1. Skuadra nga Klina kaloi në epërsi në minutën e 14 me golin e Zylfiut, por prizrenasit barazuan në minutën e 70’ me golin e Spahiut, por fitoren skuadrës Dallkut ia siguroi Morina me golin e tij në minutën e 90-të.

    Dukagjini ka 30 pikë në vendin e gjashtë, kurse Liria është e fundit në tabelë me 9 pikë.

  • Fermerë nga 10 shtete evropiane i bashkojnë forcat kundër politikave të BE-së

    Fermerë nga 10 shtete evropiane i bashkojnë forcat kundër politikave të BE-së

    Fermerët nga Republika Çeke, Sllovakia dhe vende të tjera të Evropës Qendrore protestuan përgjatë kufijve çekë të enjten, duke bllokuar disa pika kalimesh pasi kërkuan më pak burokraci dhe ndryshime në politikën e BE-së.

    Fermerët në të gjithë Evropën kanë rritur protestat këtë vit, duke përfshirë Poloninë, Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Italinë, duke u ankuar për çmime të ulëta dhe kosto të larta, importe të lira dhe kufizime nga nisma e ndryshimeve klimatike të Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së.

    Fermerët bllokuan kalimin Hodonin-Holic në kufirin çeko-sllovak, ndërsa qindra traktorë, shumë të veshur me flamuj çekë ose sllovakë, mbushën autostradën. Në mesin e turmave të mbledhura u panë edhe fermerë hungarezë, raporton Reuters.

    Fermerët çekë dhe polakë gjithashtu bllokuan pjesërisht një vendkalim në cepin verilindor të Republikës Çeke, ku dhjetëra traktorë ishin parkuar përgjatë rrugës, njoftoi agjencia çeke e lajmeve CTK.

    Pika të tjera kufitare çeke, duke përfshirë Gjermaninë, ishin vendosur për të parë protesta. Dhoma Agrare Çeke tha se 3,000 traktorë po merrnin pjesë në protesta vetëm në Republikën Çeke.

  • Kryeministri Kurti mirëpriti nxënësit e Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” në hapësirat e Ndërtesës së Qeverisë

    Kryeministri Kurti mirëpriti nxënësit e Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” në hapësirat e Ndërtesës së Qeverisë

    Mëngjesin e sotëm, mysafirë në Zyrën e Kryeministrit patën rastin të jenë një grup nxënësish të Shkollës Fillore “Ismail Qemaili”, të cilët u pritën ngrohtësisht nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

    Kureshtjes dhe interesimit të shfaqur gjatë takimit nga shkollarët e vegjël, kryeministri Kurti i’u përgjigj duke ndarë me nxënësit kujtime nga fëmijëria e tij, si dhe përvoja nga jeta profesionale në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

    “I lumtur, e sidomos kur njerëzit e tjerë bëhen të lumtur që po ju ndihmoj dhe shërbej si kryeministër i Republikës së Kosovës”, u shpreh ai në pyetjen se si ndihet në pozitën e kreut të Qeverisë.

    Fëmijët e klasës së parë të shoqëruar nga mësuesja Filloreta Mustafa Dërmaku, falënderuan kryeministrin Kurti për mundësinë dhe kohën për t’u takuar, derisa nxënësit përveç momenteve të këndshme e gazmore, i dhuruan kryeministrit edhe një punim arti të realizuar nga dora e tyre.

    Gjatë këtij takimi nxënësit e vegjël patën rastin të vizitojnë ndërtesën e Qeverisë dhe të njihen nga afër me ambientet e punës, përfshirë sallën e mbledhjeve të kabinetit qeveritar dhe Qendrën për Media.

  • Mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik u promovuan para diasporës në SHBA

    Mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik u promovuan para diasporës në SHBA

    Një delegacion prej 25 biznesesh nga sektorë të ndryshëm të Kosovës iu bashkuan nismës së Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programit Kosovo Compete të USAID, për promovim të mundësive për investime dhe bashkëpunim ekonomik para përfaqësuesve të bizneseve të diasporës që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në dy aktivitete të ndara rrjetëzuese dhe të takimeve biznes me biznes, afaristët nga Kosova dhe nga diaspora në SHBA eksploruan mundësitë e bashkëpunimit në industri të ndryshme si ajo e përpunimit të ushqimit, ndërtimit dhe teknologjisë së informacionit.

    Përfaqësuesve të bizneseve nga Kosova dhe nga SHBA iu adresuan me fjalime Zëvendës Ndihmës Administratorja e Lartë e USAID-it, Lisa Magno, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka. Ndërsa Roland Nezaj nga kompania RLN US LLP dhe Atdhe Deva nga Tech Fusion Ventures, folën për përvojën e tyre të investimit në Kosovë, si investitorë nga Diaspora.

    Po ashtu, drejtuesit e lartë të USAID dhe të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajtën edhe një tryezë diskutimi me përfaqësues të dalluar të komunitetit afarist shqiptar në SHBA, për të diskutuar lidhur me mundësitë dhe sfidat që karakterizojnë sfidën e investimeve në Kosovë, prej të cilës tryezë u gjeneruan rekomandime të vlefshme.

  • Si po ndërhyn Vuçiq në drejtësinë serbe për ta parandaluar arrestimin e Radojiçiqit

    Si po ndërhyn Vuçiq në drejtësinë serbe për ta parandaluar arrestimin e Radojiçiqit

    Duke folur për sulmin terrorist në Banjska, në shtator të vitit të kaluar, kur u vranë tre serb dhe një polic i Kosovës, për të cilin regjimi në Beograd u etiketua gjerësisht si organizator, dhe Milan Radoiçiq, nënkryetar i atëhershëm i Listës Serbe, si kryesuesi i “punëve”, presidenti i Serbisë dy ditë më parë tha se organet kompetente do të ngrenë kallëzime kundër njerëzve në Banjskë për vepra penale “për shembull shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

    “E si mund t’i akuzojmë për ndonjë vepër tjetër penale kur do të dalin dhe do të thonë “mirë, ne e bëmë punën tonë, sepse sipas rezolutës 1244 është e Serbisë dhe sipas asaj rezolute duhet të ishin 1000 ushtarë dhe policë që nuk u lejuan, duhej të mbronim vendin tonë’. Dhe çfarë do t’u themi atyre? Për këtë do të dënoheni? Ose do të pranojmë që Kosova është shtet i pavarur dhe do t’i dënojmë nga ai këndvështrim”, tha Vuçiq.

    Kujtojmë se kërkesa që Milan Radoiçiq, i cili pesë ditë pas sulmit në Banjska (më 29 shtator 2023) dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe dhe pranoi se ishte përgjegjës për sulmin në Banjskë, të arrestohet dhe të ndjeket penalisht vjen gjithnjë e më shumë nga përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së.

    E fundit në serinë e “presioneve” ishte nga senatorja amerikane Jean Shahin, e cila javën e kaluar në Mynih, gjatë një konference për sigurinë ku mori pjesë Aleksandar Vuçiq, kërkoi arrestimin e Milan Radoiçiqit.

    Në margjinat e Konferencës së Mynihut, Shahin ka takuar ndaras presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Aljbin Kurti.

    Në ndërkohë, ajo në panelin e këtij forumi ndërkombëtar tha se Radoiçiq “duhet të arrestohet dhe të shkojë në burg”.

    Ai (Milan Radoiçiq) pranoi bashkëpunimin në atë që ndodhi më 24 shtator dhe në vrasjet”. Kjo është arsyeja pse duhet të përgjigjet. Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për këtë çështje”, tha ajo pas takimit me Vuçiqin dhe Kurtin.

    Organit kompetent – prokurorit publik – i është sugjeruar që të ngrihet aktakuzë, madje është sugjeruar kualifikimi i veprës penale me shpjegim krejtësisht jashtëligjor, ekskluzivisht politik, i cili është parëndësishëm. Për më tepër, rrethana lehtësuese janë sugjeruar edhe për të pandehurin e mundshëm të ardhshëm Radoiçiq – komenton Vesna Rakiq Vodineliq, profesoreshë e drejtësisë, për Danas.

    “Vetëm një tjetër në radhën e gjatë të ndërhyrjeve serioze të presidentit në gjyqësor”

    Kjo është vetëm një tjetër në serinë e gjatë të ndërhyrjeve serioze të Presidentit të Republikës në drejtësi, shton ajo, në të cilën nuk ka çfarë të kërkojë, me përjashtim të faljeve të mundshme.

    “Prokurori i Shtetit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorëve janë të obliguar që ta paralajmërojnë publikisht, sepse kjo deklaratë është bërë edhe në hapësirë publike, e që nuk është dashur ta bëjë dhe as ta përsërisë në të ardhmen. Prokurori publik kompetent nuk guxon të veprojë sipas udhëzimeve të presidentit, as në aspektin e procedurës, as në aspektin e kualifikimit të veprës penale, as në lidhje me rrethanat “lehtësuese” – thotë Vesna Rakiq Vodineliq.

    Jam e bindur, thekson më tej ajo, se askush nuk do ta qortojë dhe se organet kompetente do ta intervistojnë.

    Këshillat e tij, faktikisht, por në mënyrë të kundërligjshme, në institucionet e humbura gjyqësore kanë rëndësinë e udhëzimeve të detyrueshme arbitrare dhe ai nuk është i autorizuar ta bëjë një gjë të tillë. Aleksandar Vuçiq ka dhënë “udhëzime” të ngjashme prokurorëve në lidhje me vrasjen e Slavko Ćuruvis në vitin 2014, kur ai ishte i ashtuquajturi zëvendëskryeministër i parë. Përfundoi me aktgjykim shfajësues – përfundon bashkëbiseduesja e Danas.

    Në një emision në RTS, dy ditë më parë, Vuçiq përsëriti se fajin e kishte ai për Banjskën.

    Unë jam fajtor, si të doni… Më lejoni t’ju shpjegoj se çfarë ndodhi në nëntor dhe dhjetor… Çfarë ndodhi më pas… Thjesht nuk ia vlen. Jo, nuk jam i lumtur, jam lutur një milion herë… A do të isha në anën e atyre që kryen vrasje të gjakftohta pas kësaj? Jo, unë do të jem gjithmonë në anën e serbëve që u përndjeken si bisha dhe këtu nuk ka ndonjë filozofi të madhe – ka thënë ndër të tjera Vuçiq.

    Nuk ka problem, shtoi ai, goditni aty ku duhet të goditni.

    Jo se më pëlqen kjo që bënë këta djem, vazhdoi ai, i dëbuan nga shtëpitë e tyre…, ka përfunduar Vuçiq.

    “Politika e ngurtë e Kurtit çoi në Banjska”

    Sipas avokatit dhe aktivistit nga Kosova, Marko Jakshiq, edhe pse është një mendim i papëlqyeshëm, unë personalisht besoj se nuk ka përgjegjësi penale për personat që ishin në Banjskë.

    Sidomos jo në rendin juridik të Republikës së Serbisë. Nëse “luftëtarët” e UÇPMB-së (Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës, Bujanocit) apo AKSH-së (Ushtrisë Popullore Shqiptare), që vranë policët, dhe janë sot aktivë në politikë në Serbi dhe Maqedoni, dhe nëse edhe Spanja ua jep amnisti për arsye politike separatistët katalanas, kërkesat për dënimin e tyre që vijnë nga komuniteti ndërkombëtar janë të pasinqerta dhe synojnë thellimin e mëtejshëm të krizës që vazhdon prej shumë kohësh dhe nga e cila nuk ka rrugëdalje. Ishte politika e ngurtë e Kurtit që çoi në Banjska dhe hezitimi i bashkësisë ndërkombëtare për ta ndalur, e cila vazhdon të thellojë hendekun mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, por edhe në rrugën Beograd-Prishtinë – thotë i intervistuari i Danas.

    Kërkimi i ekstradimit të tyre është një formë presioni ndaj Vuçiqit për të pranuar zbatimin e planit franko-gjerman dhe aneksit nga Ohri, dhe kjo do të vazhdojë, thekson ai.

    Nuk dua të besoj se Serbia do t’i dorëzojë qytetarët e saj në një sistem në të cilin ata apriori nuk do të kenë një gjykim të drejtë, pasi jam i sigurt se dikur në të ardhmen, kur përfundimisht të kërkohen seriozisht zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, çështja e këtyre njerëzve do të zgjidhen me amnisti – përfundon Marko Jakshiq. /Danas/

  • ​Kuvendi miraton në lexim të parë Projektligjin për noterinë

    ​Kuvendi miraton në lexim të parë Projektligjin për noterinë

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar një sërë projektligjesh në lexim të parë në seancën e sotme. Të zgjedhurit e popullit, me 61 vota pro, dhanë dritën e gjelbër për Projektligjin për noterinë, Projektligjin për rininë, Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues dhe Projektligjin për ndryshimin e ligjeve që përmbajnë procedura të administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë.

    Në anën tjetër, me propozim të PDK-së u tërhoq nga votimi projekt-rezoluta për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.

    Kuvendi po vazhdon punimet, ku në rend të ditës janë një mori pikash të mbetura nga seancat e kaluara./KP

  • Qendra e Kulturës në Fushë Kosovë në gjendje të mjerueshme

    Qendra e Kulturës në Fushë Kosovë në gjendje të mjerueshme

    Qendra e Kulturës në Komunën e Fushë Kosovës vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë infrastrukturore, pasi në të ka xhama të thyer, muri i dëmtuar e mbishkrime të shumta.

    Përpos kësaj kemi edhe monumente kulturore e të dijes në Prishtinë të cilat janë po ashtu të mbushura me mbishkrime të ndryshme.

    Për më shumë detaje, shikoni storjen në videon e më poshtme:

  • “Samiti ballkanik për dezinformimin”, kërkohet gazetari profesionale dhe luftimi i propagandës

    “Samiti ballkanik për dezinformimin”, kërkohet gazetari profesionale dhe luftimi i propagandës

    Rusia përdorë agjendën imperialiste në luftëra dhe në dezinformim. Kështu u tha sot në kuadër të Samitit ballkanik për dezinformimin, ku u theksua nevoja për luftimin e propagandës e për gazetari profesionale. Aty u tha se gazetaria sot funksionon nën presion politik dhe ekonomik, prandaj vështirë se mund të përdoret si një burim i verifikueshëm për atë se çka lexon shoqëria.

    Përfaqësuesja nga Shërbimi i Veprimeve të Jashtme Evropiane (EEAS), Jasna Jelisic tregoi për strategjinë e Bashkimit Evropian në luftimin e manipulimit të informatave.

    Ajo tha se përkundër përpjekjeve për të luftuar dezinformimin, gazetaria profesionale sot nuk është e njëjta siç ka qenë. Ajo tha se gazetaria funksionon nën presion politik dhe ekonomik dhe për këtë arsyeje nuk mund të përdoret si një burim i verifikueshëm për atë se çka lexon shoqëria.

    “Shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian që është shërbim diplomatik i hyri punës për të luftuar këtë manipulim të informatave një vit më vonë në vitin 2015, për këtë arsyeje në krijuam forcën e lidhjes brenda divizionit për komunikim strategjik. Në atë kohë flisnim për dezinformomimin, termi lajmi i rreme ende përdoret, por ne e hoqëm sepse dezinformomi është shumë më i gjerë se sa një shpërndarje e lajmeve të rreme, termi u helmua gjatë rrugës dhe u bë sinonim për mediumet që nuk na pëlqejnë i quajmë fake neës… BE-ja ka filluar me rregullimin e platformave më të mëdha dhe pastaj kemi kaluar te pjesa e rregullimit dhe shpresoj që kjo do të ketë ndikim për mbrojtjen e të dhënave private qe janë bërë standard global kudo… Standardet e gazetarisë profesionale kanë rënë, gazetaria është nën presion ekonomik dhe politik kudo edhe në ballkon perëndimore dhe në Kosovës,. Ky është problem i madh sepse nuk janë burim një vend për të verifikuar se çka lexojmë, një tjetër problem është vetëdijesimi i mediave dhe kjo duhet të shtjellohet”, tha Jelisic.

    Ndërkaq, studiuesi nga Estonia, Vladimir Sazanov tha se Rusia vazhdon të ketë propagandë të trashëguar.

    Ai tha se Rusia përdorë agjendën imperialiste në luftëra dhe në dezinformim.

    “Ideja e Rusisë është ajo qëndresa që është rrethuar nga perëndimi në periudhën sovjetike dhe e kanë përdor këtë term që Bashkimi Evropian, NATO dhe Evropa kanë rënë për këtë dhe kanë shpërndarë këtë vlerë jo më reale. Kjo është diçka e keqe dhe ajo që kur kemi filluar për vlerat demokratike ne qeveri atëherë edhe njerëzit nuk besojnë në propagandën ruse kanë filluar të besojnë në konspiracione të ndryshme… Ka pas edhe shumë lajme tjera të rrejshme dhe shumë nga njerëz të njëjtë që promovojnë narrativen kundër Ukrainës…. Në qeverinë ukrainase për refugjatët ukrainas kanë krijuar një imazh të keq për refugjatët ukrainas, për shtetin e Ukrainës dhe kanë zhvilluar kriza në Evropë më qëllim që të mos mbështetet Ukrainën… Në periudhën imperiale ata kanë pasur propagandën dhe traditën e propagandës e cila ka ndikuar në aktivitet sepse Rusia imperiale që ka qenë zhvilluar shumë në atë periudhë nuk është ndalur, Rusia ka qenë më e fshehur por se i’a kanë pasur këto gjëra, i kanë ta adaptuar këtë strategji… Putini e përdor agjendën e tij imperialiste në luftërat e tij dhe në dezinformim dhe aktivitetet që ndikojnë në këtë”, tha Sazanov.

    Për influencën ruse në Sllovaki, Jana Kazas tha se një pjesë e madhe e popullatës ruse besojnë se Rusia është përgjegjëse për dezinformimet e narrativës sllovake.

    “Dezinformimet ruse janë shumë të suksesshme, kur e krahasojmë Sllovakinë me shtetet tjera me Çekinë, që është e krahasueshme për shkak të kaluarës dhe narrativat ruse janë shumë të ndryshme, së pari është një pjesë e popullatës me qëndrime pro ruse dhe besojmë që kjo është për shkak të lëvizjeve të forta gjatë historisë, kjo nuk është e zakonshme si e kaluara socialiste… Kjo na tregon pyetjen se kush është përgjegjës primar për luftën në Ukrainë, ishin nga grupet ruse. Sllovakia është në pozitë të keqe dhe më shumë se 50% e sllovakëve besojnë se dikush tjetër në Rusi është përgjegjës për këtë dezinformim dhe kjo dokumenton se është një lidhje me narrativën kriminale që shpërndahet në Sllovaki”, tha Kazas.

    “Samiti ballkanik për dezinformimin” po mbahet në Prishtinë dhe është organizuar nga “The Geopost”. Në kuadër të paneleve që po mbahen aty, njohës të kësaj fushe po trajtojnë ndikimin e dezinformimit në Ballkan, dezinformimin në Evropë, në rrjete sociale etj.

  • ​Emërohet drejtori i ri i sportit në Komunën e Prishtinës

    ​Emërohet drejtori i ri i sportit në Komunën e Prishtinës

    Bardh Krasniqi është emëruar në postin e drejtorit të Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës.

    Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

    Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se Krasniqi vjen në këtë pozitë si profesionist për ta çuar edhe më përpara fushën e sportit.

    Postimi i plotë i Ramës në Facebook:

  • “Rreth 70% e të rinjëve kanë menduar ta lëshojnë Kosovën” INDEP prezanton “Hulumtimin mbi popullatën NEET për tre komuna të Kosovës – Pejë, Deçan dhe Junik”

    “Rreth 70% e të rinjëve kanë menduar ta lëshojnë Kosovën” INDEP prezanton “Hulumtimin mbi popullatën NEET për tre komuna të Kosovës – Pejë, Deçan dhe Junik”

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Institutin për Studime dhe Prognoza Strategjike (ISSP) kanë prezantuar hulumtimin etnografik “Hulumtimin mbi popullatën NEET për tre komuna të Kosovës – Pejë, Deçan dhe Junik”.

    Në këtë hulumtim janë përfshirë të rinjtë prej moshës 15-29 vjeçare të komunave te lartëcekura, të cilët nuk janë në shkollë e as në marrëdhënie pune.

    Sipas të dhënave nga hulumtimi, rreth 70% e të rinjëve kanë menduar ta lëshojnë Kosovën.

    Liron Gjocaj nga INDEP, prezantoi edhe të gjeturat tjera të hulumtimit.

    Gjithashtu, ai shpalosi edhe rekomandimet që preferohet të ndiqen.

    “Qeveria duhet të përmirësojë shërbimet formale të punësimit dhe portalet e punës në internet, duke i përshtatur ato sipas modeleve të përdorimit të NEET. Një fushatë informuese, e bazuar nga hulumtimet në terren, duhet të nisë për të promovuar këto shërbime në mesin e NEET”, thuhet në raportin e INDEP.

    Ndërsa, Jadranka Kaludjerovic nga Instituti për Studime dhe Prognoza Strategjike (ISSP), prezantoi të gjeturat për 5 komuna të Malit të Zi.

    Aktiviteti është mbajtur në kuadër të projektit “Të rinjtë NEET: mundësi të reja për punë dhe rritje të punësimit – “UNEETED””. Projekti zbatohet nga ISSP dhe INDEP dhe me mbështetjen e Odës Ekonomike të Malit të Zi dhe Komunës së Mojkovcit. Një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Malit të Zi. Pikëpamjet në botim në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e BE-së dhe Qeverisë së Malit të Zi dhe përmbajtja është përgjegjësi e vetme e autorëve, ISSP dhe INDEP.