ATV

Blog

  • Vrasje në tentativë në Gjilan, Policia jep detaje

    Vrasje në tentativë në Gjilan, Policia jep detaje

    Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Gjilan.

    I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.

    Sipas Policisë, viktima është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor.

    Njoftimi i plotë:

    VRASJE NË TENTATIVË

    Gjilan, 04.06.2026 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shëngjin

    Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shëngjin

    Familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin sot lamtumirën e fundit dy të rinjve nga Kosova, Jetmir Binakut dhe Leonit Aliut, të cilët humbën jetën tragjikisht në bregdetin e Shëngjinit.

    Sipas njoftimeve të publikuara nga familjet, ceremonia e varrimit të Jetmir Binakut do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e fshatit Gllobar të Drenasit.

    “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, i njoftojmë të gjithë farefisin, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë tragjikisht djali, vëllau dhe nipi ynë i dashur, Jetmir Binaku. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër pas namazit të xhumasë në ora 14:00 në varrezat e fshatit Gllobar”, thuhet në njoftimin e familjes Binaku.

    Ndërkaq, Leonit Aliu do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00, në fshatin Rezallë, lagjja Aliu.

    Babai i të ndjerit, përmes një njoftimi prekës, ka bërë të ditur kohën e ceremonisë së varrimit.

    “Na ike shumë herët, në lulen e rinisë, por kujtimi yt, buzëqeshja jote dhe mirësia jote do të mbeten përgjithmonë me ne. Largimi yt la një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në paqe, djali im Leonit”, ka shkruar.

    Jetmir Binaku dhe Leonit Aliu humbën jetën në një ngjarje tragjike në Shëngjin, ku dyshohet se u morën nga rrymat dhe dallgët e forta të detit.

    Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, kur pesë shokë nga Kosova kishin hyrë në det, por dy prej tyre nuk arritën të mbijetonin, ndërsa tre të tjerët u dërguan në spital për trajtim.

  • Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

    Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur të kthehen në Kosovë haxhilerët që këtë vit kryen obligimin e Haxhit në vendet e shenjta.

    “Me lot në sy dhe emocione të papërshkrueshme, sot në Aeroportin e Prishtinës kanë filluar të kthehen haxhilerët nga Kosova, të cilët këtë vit e kryen obligimin e Haxhit në vendet e shenjta. Ata kujtojnë me emocione Qabenë e bekuar, Xhaminë e Pejgamberit a.s., Ditën e Arafatit, Muzdelifen, si dhe shumë momente të tjera të veçanta gjatë këtij rrugëtimi”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame.

  • Përdorimi i shqipes në provimet shtetërore, studentët protestojnë sot në Prishtinë

    Përdorimi i shqipes në provimet shtetërore, studentët protestojnë sot në Prishtinë

    Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë do të mbajë një protestë paqësore në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

    Protesta do të zhvillohet para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe synon të shprehë kundërshtimin ndaj çdo kufizimi të përdorimit të gjuhës shqipe.

  • Tivati i Malit të Zi mbledh liderët në samitin BE–Ballkani Perëndimor

    Tivati i Malit të Zi mbledh liderët në samitin BE–Ballkani Perëndimor

    Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot në Tivat të Malit të Zi.

    Samiti mbledh udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për perspektivën evropiane të rajonit, Planin e Rritjes, si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit.

    Në njoftimin e Presidencës thuhet se në këtë samit,Haxhiu do të riafirmojë përkushtimin e vendit për integrim evropian, trajtim të drejtë dhe të barabartë në procesin e zgjerimit, si dhe bashkëpunim rajonal në funksion të paqes dhe stabilitetit.

    “Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në Samitin BE, Ballkani Perëndimor, i cili mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi. Samiti mbledh udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për perspektivën evropiane të rajonit, Planin e Rritjes, si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë samit, u.d. Presidentja Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për integrim evropian, trajtim të drejtë dhe të barabartë në procesin e zgjerimit, si dhe bashkëpunim rajonal në funksion të paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

  • Arrestohet një person nën ndikim akooli dhe posedim të paautorizuar të armës

    Arrestohet një person nën ndikim akooli dhe posedim të paautorizuar të armës

    Me datën 04.06.2026, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë lidhur me një person i cili, në rrugën “Shaqir Hasani”, nën ndikimin e alkoolit, kishte shkaktuar shqetësime në rrugë.

    Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë), ndërsa është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor nga njësitet reaguese.

    Pas testimit me alkooltest, ka rezultuar se ishte në ndikim të alkoolit 0.79 promila.

    Me vendim të prokurorit te shtetit është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

  • PDK kërkon mbështetjen e qytetarëve, Hamza premton t’i japë fund krizës

    PDK kërkon mbështetjen e qytetarëve, Hamza premton t’i japë fund krizës

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza në ditën e tetë të fushatës zgjedhore publikoi një video-mesazh në Facebook, ku tha se Kosova po përballet me rritje të çmimeve, fatura të larta të energjisë, paga të pamjaftueshme dhe largim të të rinjve nga vendi.

    Ai prezantoi vizionin e tij për një Kosovë me paga dinjitoze, energji të qëndrueshme, infrastrukturë moderne dhe më shumë mundësi për të rinjtë. “Stop krizës. Ndrysho Kosovën. Voto PDK 125”, ishte mesazhi i tij për qytetarët.

    Në konferencën për media, Hamza shpalosi prioritetet në arsim.

    Ndërkaq, në tubimin në Prizren, ai kritikoi qeverinë për mungesë rezultatesh teksa tha se programi i PDK-së bazohet në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve.

  • Molliqaj akuzon Osmanin për mashtrim politik dhe kërkon mbështetje për PSD-në

    Molliqaj akuzon Osmanin për mashtrim politik dhe kërkon mbështetje për PSD-në

    Në ditën e tetë të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka publikuar një video-incizim në rrjetin social Facebook, ku ka drejtuar akuza ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila po garon për një mandat të dytë në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Molliqaj ka pretenduar se deklaratat e mëhershme të Osmanit kundër kryeministrit Albin Kurti kanë qenë të motivuara nga interesa personale politike.

    Sipas tij, Osmani kishte qenë e gatshme ta mbështeste Kurtin në pozitën e kryeministrit në këmbim të mundësisë për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli.

    Duke iu drejtuar qytetarëve, kreu i PSD-së ka bërë thirrje për mbështetje të partisë së tij, duke argumentuar se PSD-ja është forca e vetme politike që mund të ushtrojë opozitë ndaj qeverisë.

  • Kurti në Mitrovicë premton rindërtimin e xhamisë së Ibrit

    Kurti në Mitrovicë premton rindërtimin e xhamisë së Ibrit

    Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një seri tubimesh elektorale në Drenas dhe Skënderaj, duke e përmbyllur aktivitetin në Mitrovicë.

    Kryetari i LVV-së dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër, Albin Kurti, prezantoi disa zotime programore para mbështetësve.

    Në aspektin kulturor, Kurti u zotua për vazhdimin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore ku dhe premtoi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit.

    Në pjesën përmbyllëse të fjalimit, Kurti kërkoi mbështetje për realizimin e projekteve të nisura, duke iu drejtuar votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit.

  • Osmani dhe Abdixhiku premtojnë gazifikim të shpejtë të Kosovës

    Osmani dhe Abdixhiku premtojnë gazifikim të shpejtë të Kosovës

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar sot ditën e tetë të fushatës së saj elektorale, me tubime në Obiliq, Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë.

    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij në Obiliq tha se partia që ai drejton do të zbatojë menjëherë projektin e gazifikimit të Kosovës.

    Në të njëjtin tubim, kandidatja për presidente në listën e LDK-së, Vjosa Osmani shprehu besim në mbështetjen e qytetarëve në prag të 7 qershorit.

    Në Vushtrri, Abdixhiku kritikoi projektet e qeverisë aktuale.

    Ndërsa Osmani u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin Abdixhikun për kryeministër.

    Në Podujevë, Osmani e cilësoi Llapin si “zemrën e LDK-së” teksa kritikoi qeverin Kurti.

    Fushata e LDK-së për këtë ditë përmbyllet me tubim në kryeqytet.