ATV

Blog

  • Sogojeva-Dermaku: 40 mijë euro gjobë e mbyllje të ndërmarrjes nëse shpërndahen sërish faturat pa zarfe

    Sogojeva-Dermaku: 40 mijë euro gjobë e mbyllje të ndërmarrjes nëse shpërndahen sërish faturat pa zarfe

    Nga 20 mijë e deri në 40 mijë euro parashihet që të jenë gjobat për ndërmarrjet publike të cilat bëjnë shpërndarjen e faturave pa i futur ato në zarfe. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva Dermaku.

    Ajo ka kërkuar nga to që shpërndarjen e faturave ta bëjnë duke i vendosur në zarfe, në mënyrë që personat tjerë të mos kenë qasje tek to.

    Komisionerja e AIP-së, ka thënë se do të bëjnë inspektim se a është duke u respektuar kjo rregullore, dhe sipas asaj, nëse gjejnë shkelje ndërmarrjet mund të dënohen nga 20-40 mijë euro minimalja dhe nëse shkeljet janë të vazhdueshme gjoba mund ta mbyllë edhe ndërmarrjen.

    “Ka qenë shqetësim i qytetarëve vazhdimisht që ne i kemi dëgjuar përfshi edhe vetë neve. Po ashtu ka qenë kërkesë e Kuvendit qysh ne raportimet e mia të para Komisionit për Siguri. Ishte momenti ky që ne kemi takuar të gjitha ndërmarrjet publike dhe në veçanti, përveç të tjerash i kemi kërkuar që faturat të zarfohen, faturat të mos lihen më në ambiente ku mund të kenë qasje personat e pa autorizuar. Rezistencë në kuptimin papajtueshmëri nuk ka pasur, kanë paraqitur problemet e tyre teknike por edhe financiare, mirëpo gjithsesi ne tash e kemi lëshuar qarkoren e kemi përcaktuar një afta dhe brenda afatit presim që të reflektojnë këto ndërmarrje publike. Po që se nuk do të reflektojnë, mbi bazën e ligjit dhe autorizimeve ligjore që i kemi do të ndërmarrim veprime”.

    “Jo nuk do të shqiptohet gjobë para se të bëhet inspektimi do të bëhet inspektimi pastaj edhe do të shqiptohet gjoba nëse është e nevojshme. Gjoba fillon prej 20 mijë euro e përfundon varësisht prej shkeljes që behët, do të thotë deri në 40 mijë është ky limit për një shkelje, por nëse e gjejmë shkeljen e dytë, tret e të katërtën e kështu me radhë normalisht është kumulative dhe mund të jete një gjobë që mund ta mbyllë edhe ndonjë ndërmarrje e të mos flas për bizneset”, ka thënë ajo.

    Sogojeva-Dermaku, ka thënë se Agjencia së fundi ka lëshuar edhe një qarkore për gjitha institucionet publike ku ka kërkuar nga to që në hyrje të ndërtesave të institucionit të mos ju ndalohet vizitorëve letërnjoftimi.

    Sipas saj, letërnjoftimi, numëri personal është një e dhënë personale që mund të kërkohet vetëm për qëllime legjitime dhe ai mund të kërkohet vetëm nga institucionet e sigurisë.

    Ajo ka theksuar se vitin e kaluar Agjencia ka kryer një numër të inspektimeve në spitalet private për përpunimin e të dhënave shëndetësore të qytetareve dhe se kanë bërë procesverbalet dhe kemi nxjerr vendime detyruese për përmbushjen e kërkesave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave.

    “Ne kemi lëshuar një qarkore për gjitha institucionet publike në vend ne nivel qendror e lokal, ku kemi kërkuar nga institucionet që në hyrje të ndërtesave të institucionit të mos ju ndalohet vizitorëve letërnjoftimi. Letërnjoftimi numri personal është një e dhënë personale që mund të kërkohet vetëm për qëllime legjitime e që në fakt as një institucion nuk ka qellim legjitim nuk e ka bazën për përpunim të tillë, për shkak se askujt nuk i duhet numri i letërnjoftimit përveç institucioneve të sigurisë. Ndërsa për institucione të tjera letërnjoftimi kërkohet vetëm sa për identifikim, por jo edhe të ndalohet letërnjoftimi. Njëjte do të veprojmë edhe për institucionet po që se zbatojnë këtë kërkesë tonën brenda afatit. Vitin e kaluar ne kemi kryer një numër të inspektimeve në spitalet private për përpunimin e të dhënave shëndetësore të qytetareve tanë. Kemi bërë procesverbalet dhe kemi nxjerr vendime detyruese për përmbushjen e kërkesave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. Po që se nuk do të kemi përmbushjen sipas vendimeve dhe afateve që kemi vendosur në vendimet tona atëherë do të ndërmerren masat dhe në këtë rast agjencia do të veproj direk me gjobë”, ka thënë ajo.

    Sogojeva-Dermaku ka thënë se Agjencia ka nisur edhe një cikël takimesh me kryetaret e komunave për ti njoftuar ata dhe për t’ju bërë thirrje që ti plotësojnë kërkesat e ligjit për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave.

    “Kemi filluar një cikël të takimeve me kryetaret e komunave konkretisht, arsyeja është që për se afërmi ti njoftojmë ata dhe të ju bëjmë thirrje që ti plotësojmë kërkesat e ligjit për qasje në dokumentet publike dhe mbrojtjen e të dhënave. Kjo për një qëllim të vetëm, këtë vit në do ta zhvillojmë programin e transparencës dhe kemi shkuar që të ju sqarojmë edhe për se afërmi se çka do të përfshije ky program që ndërlidhet me zbatimin e nenit 5 të ligjit që parasheh publikimin proaktiv të dokumenteve publike. Në anën tjetër dhe shumë të rëndësishme e kemi instalimin e praktikës për hartimin e politikave të privatësisë. Si dhe një rregullativë tjetër që ka të bëjë me instalimin e masave të sigurisë për procedurat e përpunimit të të dhënave personale nëpër këto institucione”, ka thënë ajo.

  • 23 vjet nga vdekja e piktorit të shquar, Fatmir Haxhiu

    23 vjet nga vdekja e piktorit të shquar, Fatmir Haxhiu

    Fatmir Haxhiu është njëri ndër piktorët më të shquar shqiptar.

    Ai lindi në vitin 1927 në qytetin e Gjirokastrës. Më pas familja e tij u zhvendos në Tiranë, aty ku piktori do të jetëoj deri në ditën e vdekjes, më 10 mars të vitit 2001.

    Haxhiu kryen me sukses studimet në Zagreb për t’u kthyer në atdhe me pasion të madh për pikturën. Fatmir Haxhiu do të marrë pjesë në aktivitete artistike e festa kombëtare.

    Vitet ’50 janë shumë të frytshme për të. Ai bëhet krijues i studios së parë ushtarake në Shqipëri, ku pasohet dhe nga artistë të tjerë, derisa në vitin 1959 merr pjesë në ekspozitën kombëtare të pikturës, ku vlerësohet me çmimin e dytë. Haxhiu ka qenë aktiv me vizatime e grafika në revistën “10 korriku”, po ashtu krijon shumë ilustrime me emocion dramatik.

    Gjatë karrierës së tij të pasur, Haxhiu, nderohet me shumë cmime të rëndësishme, përfshirë Çmimin e Republikës së shkallës së parë dhe të tretë. Gjithashtu atij iu ndanë titujt e lartë “Piktor i Merituar”, “Mjeshtër i Madh i Punës”.

    E, veprat e tij u bënë popullore pasi që ai i botoi ato nëpër shumë gazeta të kohës si “Drita”, “Puna”, “Zëri i popullit”, “Ylli” e të tjera.

  • Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Malishevës

    Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Malishevës

    Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ditën e djeshme rreth orës 13:55 një fëmijë/djalë është dërguar pa shenja jete në QMF në Malishevë.

    Sipas njoftimin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

    Trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet.

    “Qendra e Mjekësisë familjare në Malishevë ka njoftuar se në këtë qendër nga familjarët është sjellë një fëmijë mashkull/k pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • 14 vjet nga tërmeti në Istog

    14 vjet nga tërmeti në Istog

    Para 14 vjetësh në Kosovë ka ndodhur një tërmet prej 5.2 shkallësh që për epiqendër pati jugperëndimin e Istogut. Më 10 mars 2010 territori i Kosovës u godit nga një tërmet që la pas vetëm dëme materiale.

    Një orë pasi ndodhi tërmeti, me një komunikatë zyrtare Rrjeti Sizmologjik i Kosovës kishte njoftuar se në orën 14:38, sipas kohë lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, detektuan tërmet me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut. Magnituda e tërmetit ishte 5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64 thellësia 5.2 km.

    Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Kjo lëkundje shkaktoi panik në mesin e dukagjinasve, ndërsa punëtorët e shumë institucioneve kishin lëshuar objektet.

    Por ky tërmet nuk mbeti i kufizuar vetëm në Kosovë, dridhja u ndje edhe në rajon, deri në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje. /kp/

  • 17 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

    17 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

    Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007, mbarojnë bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.

    Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë, dhe ata të Serbisë Boris Tadiq, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

    Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të muajit mars 2007.

    Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, më 15 mars 2007. Plani direkt propozonte pavarësi për Kosovën.

  • Kartëmonedha e parë në SHBA para 162 vjetësh

    Kartëmonedha e parë në SHBA para 162 vjetësh

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara më 10 mars 1862, nxori në qarkullim kartëmonedhën për herë të parë.

    Deri atëherë, njësia monetare amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre.

    Kongresi votoi të vinte në qarkullim kartëmonedhën për të mbuluar koston e madhe të luftës civile. Kartëmonedhat që u nxorën në qarkullim në atë kohë ishin 5, 10 dhe 20 dollarë.

    Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet, shtetërore dhe private.

    Emri zyrtar i parasë prej letre ishte kartëmonedhë e ligjshme, mirëpo amerikanët i quanin kartëmonedhat letra të gjelbra, pasi ato ishin shtypur me ngjyrë të gjelbër.

  • Moti për sot me diell dhe vranësira

    Moti për sot me diell dhe vranësira

    Në Kosovë për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

    Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h!

    Sipas MeteoKosova, temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.

  • Tërnava sot i drejtohet opinionit publik

    Tërnava sot i drejtohet opinionit publik

    Besimtarët myslimanë në botë, përfshirë ata në Kosovë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Dita e parë e agjërimit është të hënën.

    Për këtë, myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), të dielën në ora 11:00 do t’i drejtohet opinionit publik me një mesazh.

  • Vritet në Gjermani boksieri shqiptar Besar Nimani

    Vritet në Gjermani boksieri shqiptar Besar Nimani

    Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

    Lajmin e kanë dhënë familjarët e tij.

    Sipas mediave gjermane, bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar me të dalë nga një restorant.

    I ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Boksieri që ka garuar në kategorinë supervelter, raportohet të jetë sulmuar edhe në vitin 2013.

    Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.

  • Ky është çifti që humbën jetën në aksidentin tragjik mes trenit dhe furgonit në Klinë

    Ky është çifti që humbën jetën në aksidentin tragjik mes trenit dhe furgonit në Klinë

    Dy persona kanë humbur jetën pasi një kombi-bus u përplas me një tren të udhëtarëve në Krushevë e Madhe të Klinës.

    Burimet e ATV-së kanë bërë të ditur se viktimat janë, burrë dhe grua Fahri dhe Vlora Gjocaj.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e ka konfirmuar vdekjen e dy të lënduarve në aksidentin që ndodhi në Krushevë”, ka thënë Gashi.
    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10 dhe në të janë përfshirë një tren dhe një kombibus.

    “Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombibus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka njoftuar paraprakisht Gashi. /atvlive.tv