ATV

Blog

  • Flet pronari i fabrikës që u kaplua nga zjarri në Drenas: Dëmet janë mbi 10 milionë euro

    Flet pronari i fabrikës që u kaplua nga zjarri në Drenas: Dëmet janë mbi 10 milionë euro

    Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 11:00 në Fabrikën e Plastikës te “Parku i Biznesit” në Drenas.

    ATV ka dalë në vendin e ngjarjes, nga ku raporton se zjarrfikës të shumtë janë dukë bërë përpjekjet për të lokalizuar zjarrin.

    Drejtori i fabrikës, Arian Shabani në një prononcim të shkurtër për ATV-në, tha se dëmet janë më të mëdha se 10 milionë euro.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka bërë thirrje për ndihmë në shurjen e zjarrit edhe nga komunat e tjera.

    Kjo është katastrofë materiale dhe ekologjike, kam ftuar për ndihmë edhe kolegët e nivelit lokal, edhe të nivelit qendror, njëherësh kemi aktivizuar Shtabin emergjent komunal. Falënderoj zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, inspektoratet dhe të gjithë të tjerët që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit. Rreth objektit që po digjet janë në gatishmëri ekipet e zjarrfikësve për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në fabrikat tjera”, ka deklaruar Lladrovci.

  • Erërat e forta, pamje shqetësuese nga kryeqyteti

    Erërat e forta, pamje shqetësuese nga kryeqyteti

    Si pasojë e erërave të forta, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve dhe objekteve të larta.

    Lulëzim Fushtrica drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta, të cilat po fryejnë me shpejtësi prej 70 km/h.

    “Të nderuar qytetarë, ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, ka shkruar Fushtica në Facebook.

    Ndërkohë, “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, kanë publikuar disa pamje nga kryeqyteti, ku për shkak të erërave të forta, rrezikohet jeta e qytetarëve.

    Kjo faqe ka publikuar pamje të cilat kanë rrezikuar edhe aksidente në komunikacion. Një rast është te një mbikalim në Veternik, ku baneri “Heronj të luftës”, pasi është shkoqur nga ky mbikalim ku ishte vendosur, ka përfunduar mbi një veturë që po kalonte kësaj rruge.

  • Stoltenberg: Ukraina është shumë afër anëtarësimit në NATO

    Stoltenberg: Ukraina është shumë afër anëtarësimit në NATO

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina është më afër se kurrë anëtarësimit në Aleancë, duke thënë se “pyetja nuk është nëse, por kur”.

    Ai ka thënë të hënën në një konferencë për media se ka besuar që Suedia, që të enjten u anëtarësua zyrtarisht në NATO, është aleate e përkushtuar.

    “Ukrainë do të bëhet aleate e NATO-s. Pyetja nuk është nëse, por kur. Ukraina tash është më afër se kurrë më parë anëtarësimit në NATO…Suedia do të jetë një aleate e përkushtuar…”, është shprehur Stoltenberg.

    Ai ka theksuar se dorëzimi për Ukrainën nuk është paqe, duke potencuar se “vetëm presidenti rus ka fuqinë për t’i dhënë fund luftës”.

    Komentet e sekretarit të NATO-s erdhën pasi flamuri suedez u vendos në selinë e NATO-s, duke u radhitur si shteti i 32-të anëtar.

  • ​Vuçiq relativizon takimin Gjuriq-Radoiçiq, thumbon Sanduloviqin për homazhet në Prekaz

    ​Vuçiq relativizon takimin Gjuriq-Radoiçiq, thumbon Sanduloviqin për homazhet në Prekaz

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas publikimit të fotografisë së ambasadorit serb në ShBA, Marko Gjuriq me të sanksionuarin e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq.

    Derisa ka deklaruar se nuk e ka pyetur Gjuriqin për takimin me Radoiçiqin, i cili e ka marr përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, Vuçiq ka thumbuar kryetarin e Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, për homazhet që ky i fundit ka bërë tek varri i Blerina Jasharit në Prekaz, shkruan KosovaPress.

    “S’e kam pyetur Marko Gjuriqin nëse është takuar këtu apo atje, as nuk e pyeta kur, ku dhe pse, ose nëse është ngrit nga tavolina për tu parë me Milan Radoçiqin, për t’u ulur për dy minuta apo ka ardh me të, asgjë nuk e kam pyetur, po vetëm i kam shikuar të gjithë denoncuesit dhe injorantët tjerë sipas modelit te vitit 1943, si do ta raportojnë dikë diku, ‘imagjinoni me kriminelin serb është takuar’, me të vërtetë, ndërsa do t’i lavdëroni të gjithë ata që shkojnë tek varri i Adem Jasharit që vrau policët dhe ushtarët serbë të ligjshëm, dhe prapë do të luani rolin e viktimës”, ka thënë ai për mediat serbe.

  • Pamje nga zjarri në një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas

    Pamje nga zjarri në një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas

    Një fabrikë është përfshirë nga zjarri sot në Parkun e Biznesit në Korroticë të Epërme të Drenasit.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti.

  • Zjarri në Drenas, Lladrovci kërkon ndihmën e KFOR-it: Me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë

    Zjarri në Drenas, Lladrovci kërkon ndihmën e KFOR-it: Me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë

    Pas zjarrit të madh që ka përfshirë një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

    Lladrovci ka kërkuar edhe ndihmën e KFOR-it për që “me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë dhe me zvogëlu sa ma pak këtë zjarr”.

    Ai ka përmendur edhe dëmin ekologjik që po i bëhet ambientit nga ky zjarr.

    “Iu shprehi keqardhje pronarëve të fabrikës të cilëve u është bërë një dëm i madh. Por, siç po e shihni dëmi është më i madhe spse është një dëm ekologjik. Tashmë ne kemi marrë ankesat e parë prej fshatrave, ku fshatarët po dëmtohen nga ky tym që po del nga kjo fabrikë. Unë i kam njoftu edhe institucionet qendrore, e kam njoftu edhe ministrin e Brendshëm, i cili po i ndërmerrë të gjitha masat për të ardhë edhe forca tjera. Por kam kërkuar që edhe KFOR-in nëse kanë mundësi, me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë edhe me zvgoëlu sa ma pak kit zjarr. Zjarin nuk mund të fik askush, pasi është plastik”, ka thënë Lldarovci.

    Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se zjarrfikësit dhe njësitet e policisë janë në vendngjarje.

    “Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

  • Shtetet evropiane dyfishojnë importin e armëve, SHBA-ja e rrit eksportin

    Shtetet evropiane dyfishojnë importin e armëve, SHBA-ja e rrit eksportin

    Shtetet në Evropë pothuajse e kanë dyfishuar importin e armëve, teksa në anën tjetër Shtete e Bashkuara të Amerikës e kanë rritur eksportin.

    Kjo u bë e ditur në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Kërkim të Paqes, ku thuhet se SHBA-ja ka arritur eksportet e saj të armëve për 17 për qind mes viteve 2014-2018 dhe 2019-2023.

    Pas SHBA-së është Franca, teksa sipas raportit, Rusia për herë të parë është eksportuesja e tretë më e madhe e armëve.

    Mbi 50 për qind të armëve që janë importuar nga shtetet në Evropë prej vitit 2019 deri në 2023 raportohet se ishin nga SHBA, shifër kjo shumë më e lartë krahasuar me 35 për qind sa ishte në periudhën paraprake.

  • Serbia hap degë mobile bankare në afërsi të pikave kufitare me Kosovën

    Serbia hap degë mobile bankare në afërsi të pikave kufitare me Kosovën

    Banka Postare e Kursimeve e Serbisë ka ngritur disa degë mobile të improvizuara në afërsi të katër pikave kufitare me Kosovën: Jarinje, Bërnjakë, Konçul dhe Merdar.

    Sipas autoriteteve në Serbi, një gjë e tillë është bërë për t’ua lehtësuar serbëve të Kosovës tërheqjen e të ardhurave nga buxheti i Serbisë, të cilat ata i marrin në dinarë, njofton REL, redaksia në gjuhën serbe.

    Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila e përcakton euron si valutë të vetme për transaksionet e pagesave në Kosovë, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, në bazë të të cilës rregullore Dogana e Kosovës ka ndaluar importin e dinarëve nga Serbia në dy raste.

    Sipas Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë “kjo zgjidhje teknike është e karakterit të përkohshëm, derisa të vendoset funksionimi normal i transaksionit të pagesës në zonat me shumicë serbe në Kosovë”.

    Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur një fazë tranzicioni prej tre muajsh, në mënyrë që qytetarët të mos pësojnë nga zbatimi i rregullores së re, duke iu dhënë njëherësh kohë të mjaftueshme për t’i hapur llogaritë bankare dhe për të pranuar mjetet në valutën euro.

    Për këtë çështje në fund të muajit të kaluar u diskutua edhe në Bruksel, por nuk pati ndonjë rezultat. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak tha se nevojiten takime tjera shtesë lidhur me këtë temë.

  • Erërat e forta, Komuna kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

    Erërat e forta, Komuna kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

    Si pasojë e erërave të forta, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve dhe objekteve të larta.

    Lulëzim Fushtrica drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta, të cilat po fryejnë me shpejtësi prej 70 km/h.

    “Të nderuar qytetarë, ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, ka shkruar Fushtica në Facebook.

  • ​A është pezulluar renovimi i stadiumit? Flet drejtori i sportit në Gjilan

    ​A është pezulluar renovimi i stadiumit? Flet drejtori i sportit në Gjilan

    Mediat lokale në Gjilan kanë raportuar sot për një pezullim të vendimit për rinovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan nga Zyra e Prokurimit.

    Në lidhje me këto lajme, KosovaPress ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Sportit në Gjilan, Kushtrim Zeqiri i cili ka thënë se deri më tani nuk është i njoftuar me këtë çështje.

    “Nuk jam në rrjedha me këtë çështje, tani kam një takim dhe pastaj do të informohem rreth situatës”, ka thënë shkurtimisht Zeqiri në një përgjigje për KosovaPress.

    Ndryshe, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë një buxhet prej 15 milionë euro për rinovimin e këtij stadiumi.