ATV

Blog

  • Ja sa 18 vjeçarë votojnë për herë të parë në këto zgjedhje?

    Ja sa 18 vjeçarë votojnë për herë të parë në këto zgjedhje?

    Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 16,934 qytetarë që kanë mbushur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

    Lista preliminare e votuesve për këto zgjedhje përfshin gjithsej 2,092,174 qytetarë me të drejtë vote.

    Të dhënat e KQZ-së tregojnë se numri total i votuesve që do të marrin pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor arrin në 22,685 persona. Prej tyre, 16,934 janë të rinj që kanë fituar të drejtën e votës pasi kanë mbushur moshën madhore pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa 5,198 të tjerë janë qytetarë të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil ose persona që kanë rifituar shtetësinë e Kosovës.

    Sa i përket strukturës gjinore të votuesve të rinj, 8,752 prej tyre, ose 51.68 për qind, janë meshkuj, ndërsa 8,182, përkatësisht 48.31 për qind, janë femra.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • DnV: Në 16 për qind të vendvotimeve nuk ka asnjë grua të angazhuar si komisionere

    DnV: Në 16 për qind të vendvotimeve nuk ka asnjë grua të angazhuar si komisionere

    Organizata Demokracia në Veprim (DnV) ka bërë të ditur se procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës ka nisur kryesisht me kohë dhe pa probleme serioze në shumicën e vendvotimeve në vend.

    Sipas DnV-së, nga të dhënat e mbledhura nga terreni, vetëm 1.6 për qind e vendvotimeve janë hapur me vonesë. Shkaku kryesor i këtyre vonesave ka qenë mungesa e komisionerëve, ndërsa në disa raste janë raportuar edhe mungesa të kabinave të votimit.

    DnV ka evidentuar gjithashtu se në rreth 2 për qind të vendvotimeve janë shfaqur probleme me funksionalizimin ose vendosjen e kamerave, çka sipas organizatës mund të ndikojë në ruajtjen e fshehtësisë së votës.

    Një tjetër gjetje e vëzhguesve është se në 16 për qind të vendvotimeve nuk ka asnjë grua të angazhuar si komisionere.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Ky është linku i KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime

    Ky është linku i KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime

    KQZ ka publikuar linkun për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Ky është linku:

    https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/turnout

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

     

  • Drejtori i Policisë për ATV-në: Deri tash nuk është raportuar asnjë incident

    Drejtori i Policisë për ATV-në: Deri tash nuk është raportuar asnjë incident

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha për ATV-në ka deklaruar se deri më tani procesi po zhvillohet i qetë dhe pa incidente në gjithë territorin e Kosovës.

    “Jo vetëm në Veri po gjithkun në Kosovë deri tash nuk është raportuar asnjë incident. Ka pasur një grumbullim të qytetarëve në Qendër të Mitrovicës së Veriut. Serbët zakonisht mblidhen para selive të partisë dhe pastaj vazhdojnë për votim. Ata janë shpërndarë, deri tash nuk është raportuar ndonjë incident që do të kërkonte interesim apo intervenim të policisë…”, deklaroi Hoxha për ATV-në

    Sipas Policisë së Kosovës, situata e sigurisë mbetet e qetë dhe procesi po zhvillohet pa pengesa.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Smakiqi: BE s’ka dërguar vëzhgues, ka humbur kredibiliteti i zgjedhjeve

    Smakiqi: BE s’ka dërguar vëzhgues, ka humbur kredibiliteti i zgjedhjeve

    Avokati Xhevdet Smakiqi, ka shprehur shqetësim lidhur me mungesën e vëzhguesve të Bashkimit Evropian në procesin zgjedhor, duke vlerësuar se kjo ndikon në perceptimin e kredibilitetit të zgjedhjeve në arenën ndërkombëtare.

    “…E para që dua të them dhe ta dinë të gjithë që Bashkimi Evropian nuk ka dërguar vëzhgues që i bie se edhe kredibiliteti i këtyre zgjedhjeve në aspektin ndërkombëtar sidomos të monitorimit nga Bashkimi Evropian nuk është siç ka qenë më herët…”, tha Smakiqi për ATV-në.

    Vlen ta potencojmë se sot (07.06.2026), po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Për rreth një vit e gjysmë, Kosova po mban zgjedhjet e treta parlamentare!

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, fletvotimet janë shpërndarë me kohë

    KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, fletvotimet janë shpërndarë me kohë

    Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e parë për media tha se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, e po ashtu fletvotimet janë shpërndarë në kohë.

     “…Duke u mbështetur në informacionet e pranuara procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme, ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në vendin tonë…Në orët e hershme të mëngjesit, përfshirë fletvotimet janë shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit”, tha ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Lista serbe sërish voton në grup

    Lista serbe sërish voton në grup

    Lista Serbe është raportuar për organizimin e votimit në grup edhe gjatë këtyre zgjedhjeve.

    Sipas raportimeve nga Kosovapress, votues të këtij subjekti politik janë parë duke u paraqitur në qendrat e votimit në grupe të organizuara dhe të koordinuara, kryesisht në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

    Ekipi i ATV-së, lidhur me këtë çështje transmetoi edhe pamje direkte nga Mitrovica e Veriut!

    Vlen të theksohet se një gjë e tillë ka ndodhur në disa procese zgjedhore ndër vite.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Shembull i mirë: Gjakovarët shkojnë me biçikletë për të votuar

    Shembull i mirë: Gjakovarët shkojnë me biçikletë për të votuar

    Në qendrën më të madhe të votimit në Gjakovë, nga ekipi i ATV-së u potencua një dukuri interesante gjatë procesit zgjedhor.

    Gazetarja Ardiana Jashari, në një lidhje direkte nga kjo komunë, theksoi se shumica e qytetarëve që po vinin për të ushtruar të drejtën e votës kishin zgjedhur biçikletën si mjet transporti.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Mbi 16 mijë vëzhgues do të monitorojnë zgjedhjet

    Mbi 16 mijë vëzhgues do të monitorojnë zgjedhjet

    I gjithë procesi zgjedhor i sotëm do të monitorohet nga rreth 16 mijë e 600 vëzhgues të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    Sipas KQZ-së, vëzhguesit përfaqësojnë subjektet politike, organizatat joqeveritare, mediat, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësitë diplomatike.

    “Të gjithë këta vëzhgues apo këto organizata kanë aplikuar për një kohë të caktuar dhe të njëjtit do të mund të përcjellin nga afër aktivitetet e KQZ-së qoftë ditën e zgjedhjeve apo edhe aktivitet që zhvillohen në qendra komunale të numërimit”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Hapen vendvotimet

    Hapen vendvotimet

    Në ora 07:00 janë hapur vendvotimet, për zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare.

    Për rreth një vit e gjysmë Kosova po mban zgjedhjet e treta parlamentare, të parat janë mbajtur më 09.02.2025, të dytat më 28.12.2025 dhe të tretat po  mbahen sot më 07.06.2026. Pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, në të cilat doli e para LVV nuk u arrit konsensus për votimin e qeverisë ndërsa pas zgjedhjeve të 28.12.2026 nuk u arrit konsensus për zgjedhjen e presidentit.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm: