ATV

Blog

  • ​21 marsi – Dita Botërore e Sindromës Down

    ​21 marsi – Dita Botërore e Sindromës Down

    Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme ose të plotë të kromozomit 21.

    Nuk dihet ende pse ndodh, por sindroma Down ka qenë gjithmonë një pjesë e gjendjes njerëzore. Ajo ekziston në të gjitha rajonet anembanë globit dhe zakonisht rezulton në efekte të ndryshueshme në stilet e të mësuarit, karakteristikat fizike dhe shëndetin.

    Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

    Incidenca e vlerësuar e sindromës Down është midis 1 në 1000 deri në 1 në 1100 lindje të gjalla në mbarë botën. Çdo vit, rreth 3,000 deri në 5,000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.

    Cilësia e jetës së njerëzve me sindromën Down mund të përmirësohet duke plotësuar nevojat e tyre për kujdesin shëndetësor, duke përfshirë kontrolle të rregullta me profesionistë shëndetësorë për të monitoruar gjendjen mendore dhe fizike dhe për të ofruar ndërhyrje në kohë, qoftë fizioterapi, terapi profesionale, terapi të folurit, këshillim apo edukim special.

    Personat me sindromë Down vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore, të cilat u pamundësojnë atyre jetën e dinjitetshme dhe realizimin e të drejtave të tyre, të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.

  • ​Sot Dita Botërore e Poezisë

    ​Sot Dita Botërore e Poezisë

    21 marsi që nga viti 1999, është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.

    Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë është bërë edhe me qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.

    Ndërsa në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh nga aedët dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor. Në këtë mënyrë UNESCO kërkon që përmes recitaleve të ndryshme, përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike të krijojë një urë lidhjeje mes poezisë dhe formave të tjera të artit si teatri, kërcimi, muzika, piktura etj. e në të njëjtën kohë të mbështesë poetët e rinj, t’i promovojë ato dhe të krijojë një imazh tërheqës për poetin, që shpeshherë shihet si dikush që nuk është më në modë.

    Dita botërore e poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh. Për këtë arsye UNESCO bën thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar në institucione publike e private duke përfshirë këtu shkolla, bashki, muze, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj. Para caktimit të 21 marsit, si dita botërore e poezisë, ishte 15 tetori që kremtohej në të gjithë botën me aktivitete të larmishme letrare, pasi ai përkonte me ditëlindjen e poetit epik romak, Virgjili. Në disa vende kjo traditë e të festuarit në muajin tetor vazhdon të ruhet ende.

    Megjithëse shumë prej nesh e pëlqejnë poezinë, ose më mirë parapëlqejnë ta përdorin atë sidomos në komunikimin me personin e zemrës, poezia në ditët tona nuk lexohet më aq shumë sa vite më parë.

    Nëse do t’i hidhnim një sy librave të hedhura në treg nga shtëpitë botuese volumi më i madh i veprave i përket romanit, pra prozës, ndërkohë që librat me poezi janë shumë më të rrallë. Kryesisht ato në masën më të madhe i përkasin letrarëve të rinj, që gjithnjë e nisin rrugën e letrave me vjershat e para të shkruara në kohën e adoleshencës. Nuk mungojnë edhe botimet nga emra tashmë të njohur në këtë lëmë, por që janë gjithnjë e më të pakta.

  • Presidentja Osmani takohet sot me zyrtarin e lartë amerikan Todd Robinson

    Presidentja Osmani takohet sot me zyrtarin e lartë amerikan Todd Robinson

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim Ndihmës Sekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson.

    Ndryshe siç njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Robinson do të takohet me presidenten si dhe partnerët e INL-së në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

    Robinson, dje ka arritur për një vizitë në Kosovë. Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Robinson me të arritur është ndalur në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin e bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërkombëtar.

    “Mirë se erdhe në Kosovë Ndihmës Sekretar Robinson!. Rrugës për në Kosovë, Ndihmës Sekretari i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) i Departamentit amerikan të Shtetit, Todd Robinson, u ndal në pikën kufitare të Vërmicës për të diskutuar rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit transnacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së.

  • Sonte “luftohet” për t’i zënë tri vendet e fundit në Euro 2024

    Sonte “luftohet” për t’i zënë tri vendet e fundit në Euro 2024

    12 Kombëtare sonte zhvillojnë ndeshjet e play-offit, për t’i siguruar dy vendet e fundit në Euro 2024 që mbahet në Gjermani gjatë këtij viti.

    Ndeshje tejet interesante do të shohim në “gjysmëfinalet” e play-offit dhe vëmendja më e madhe pritet të jetë në ndeshjen mes Bosnjës dhe Ukrainës.

    Takim interesant pritet të jetë edhe ajo mes Uellsit dhe Finlandës, kurse Polonia luan ndaj Estonisë.

    Kujtojmë që shtetet që kalojnë këtë raund, luajnë “finalet” për t’i zënë vendet e fundit në Euro 2024.

    Të gjitha ndeshjet janë këto:

  • Nga sot lejohet kalimi i veturave në rrugën “Xhorxh Bush” deri te parkingu nëntokësor

    Nga sot lejohet kalimi i veturave në rrugën “Xhorxh Bush” deri te parkingu nëntokësor

    Sot hapet për vetura sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë, saktësisht hapja do të bëhet vetëm deri tek hyrja kryesore e Parkingut nëntokësor.

    Në rrugë është bërë sinjalizimi deri te hyrja kryesore e parkingut.

    “Po e kemi liruar rrugën dhe të enjten në mëngjes e hapim atë deri te hyrja kryesore e parkingut”, ka thënë Brestovci për Kohën.

    Ndryshe, ky vendim për hapje do të jetë i përkohshëm, në mënyrë që të lehtësohet hyrja në parkingun nëntokësor.

    Mundësia e qarkullimit me automjete në këtë pjesë të sheshit pritet jetë derisa të nisin punimet e sheshit.

  • Peci: Rreth 50 milionë euro janë prona te uzurpuar, që i takojnë Ministrisë së Bujqësisë

    Peci: Rreth 50 milionë euro janë prona te uzurpuar, që i takojnë Ministrisë së Bujqësisë

    Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se pronat e uzurpuara, të cilat i takojnë Ministrisë së Bujqësisë, janë në vlerë rreth 50 milionë euro.

    “Diku një ë vlerë të përafërt, jo vetëm, nuk e di sa mund ta them, vetëm në Fushë Kosovë, por në pronat që i posedon Ministria e Bujqësisë, Instituti Bujqësor me seli në Pejë, diku vlerësohet që është diku rreth pesëdhjetë milionë euro”, tha Peci. /atvlive.tv

  • Peci tregon çka ka ndodhur me Villën e Radoiçiqit në veri

    Peci tregon çka ka ndodhur me Villën e Radoiçiqit në veri

    Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vila e kryeterroristit Milan Radoiçiq në veri, destinim final do ta ketë shfrytëzimin nga Policia e Kosovës.

    “Me e shkatërru s’ka nevojë. Çështja është se ne e kemi ministrin e Punëve të Brendshme, zotëri Xhelal Sveçla dhe mbi bazën e diskutimit që e kemi bërë, ne e kemi pasur një dakordim në parim që pronën prej Agjencisë së Pyjeve i bartet Ministrisë së Punëve të Brendshme, e që për destinim final do ta ketë shfrytëzimin nga mekanizmat e drejtësisë, në këtë rast nga Policia e Kosovës”, tha Peci. /atvlive.tv

  • Arbër Sejdiu në gjykatën e apelit përballë ankesës së prokurorisë për një rast tjetër

    Arbër Sejdiu në gjykatën e apelit përballë ankesës së prokurorisë për një rast tjetër

    Përgatiti: Nora Luta

    Gjykata e Apelit e ka në shqyrtim edhe një tjetër rast ndaj Arbër Sejdiut.

    I dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e Marigona Osmanit nga Gjykata Themelore e Ferizajt, Sejdiu në një rast tjetër për vrasje në tentativë, ishte liruar nga e njëjta gjykata në gusht të 2023-s.

    Aktgjykimi lirues edhe për prindin e tij Muhametin, është atakuar nga Prokuroria në Apel, kolegji i së cilës të mërkurën mbajti seancë.

    Sipas aktakuzës, babë e bir tentuan ta privojnë nga jeta Gazmend Pecin, në korrik të vitit 2013 në rrugën “Dritan Islami” në Ferizaj.

    Sipas Prokurorisë, krejt kjo kishte ardhur pasi i akuzuari tjetër Gazmend Peci kishte arritur një marrëveshje për lidhjen të një martese me qëllim rregullimin e shtetësisë suedeze.

    Sipas gjykatës, ata u liruan në mungesë të provave, për çka nuk është pajtuar organi i akuzës dhe ka kërkuar që rasti të kthehet në rigjykim.

    Vetëm Arbër Sejdiu nga të pandehurit ishte prezent në sallë, e babanë e tij e përfaqësoi avokati Avni Ibrahimi.

    Sejdiu pas përfundimit të seancës u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku po mbahet në paraburgim, për ndihmë në vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmanit.

    Ai do të vazhdojë ballafaqimin me drejtësinë për këtë rast bashkë me Dardan Krivaqën, pasi Apeli ia ktheu rastin në rivendosje gjykatës, e cila e dënoi atë 15 vjet, e Krivaqën me burgim të përjetshëm.

  • Hovenier për kërcënimin e Vuçiqit: Kosovarët të flenë rehat

    Hovenier për kërcënimin e Vuçiqit: Kosovarët të flenë rehat

    Përgatiti: Haris Ademi

    Për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, vetëm një shtet është më larg NATO-s, sesa Serbia.

    Prandaj, sipas saj, Beogradi as nuk mund të ëndërrojë të bëhet pjesë e aleancës transatlantike.

    Në këtë formë, Osmani iu kundërpërgjigj të mërkurën ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili një ditë më parë tha se Serbia aktualisht është më afër NATO-s, sesa Kosova.

    “Është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO dhe se është kundër NATO-s. E treta Serbia është shtet që para pak muajsh ka kryer akt agresioni kundër Republikës së Kosovës, që vazhdimisht tenton të shkatërrojë Bosnjë-Hercegovinën përbrenda, të njëjtën e bën edhe me Malin e Zi”, tha presidentja Osmani.

    Për këtë deklarim të Hillit foli edhe kolegu i tij në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se i kundërshton ata që bëjnë këso lloj krahasimesh. Ndërsa shtoi se SHBA e mbështet synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO, edhe pse ka sfida për shkak të disa shteteve që nuk e njohin ende shtetin e ri ballkanik.

    “Kosova rreshtohet shumë mirë me NATO-n, sa i përket vlerave e institucioneve. Më tepër janë këto çështje të pazgjidhura dhe të shohim të avancojë. Presim që plotësisht Kosova të bëhet një ditë anëtare e NATO-s dhe po punojmë në këtë synim”, tha Hovenier.

    Hovenier ofroi garanci për sigurinë e kosovarëve, edhe lidhur me deklarimet e presidentit serb, Aleksander Vuciq. Ky i fundit ua dha një lloj ultimatumi shteteve perëndimore, që nëse pozicionohen me Kosovën, Serbia do ta presë momentin për të vepruar.

    “Ne flemë rehat sa i përket këtij kërcënimi. Mendojmë se NATO-ja është e përgatitur dhe e gatshme dhe mendoj se as populli i Kosovës nuk duhet të mbetet pa gjumë, sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prani të madhe këtu, që është e gatshme të bëjë gjënë e duhur”, tha Hovenier.

    Sipas ambasadorit, përkushtimi amerikan për sigurinë e Kosovës është i fortë si kurrë më parë.

  • KQZ-ja kërkon t’i rritet buxheti

    KQZ-ja kërkon t’i rritet buxheti

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Buxheti i ndarë prej afro 10 milionë eurove për vitin 2024, nuk po i mjafton.

    Andaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi nga Ministria e Financave që t’ia shtojë edhe një shumë të majme, për t’i kryer disa investime.

    Ky institucion ka paraparë blerjen e disa kamerave që do të përdoren për vendvotime, por edhe disa softuerë, për të cilat u duhen rreth 1.5 milion euro.

    “Në kuadër të transparencës, KQZ-ja ka paraparë të blejë kamera vëzhguese për secilin vendvotim, që i bie rreth 2 mijë e 500 vendvotime për të blerë nga një kamerë, po ashtu edhe pajisjet tjera softuerike, të cilat janë në shërbim të transparencës dhe për këtë janë rreth 1 milion e gjysmë euro, të cilat i kemi në buxhet për vitin 2024 dhe të cilat do t’i zhvillojmë gjatë këtij viti”, tha shefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

    Këto kërkesa i patën teksa raportuan në komisionin për buxhet dhe transfere ku edhe treguan për buxhetin që u është ndarë atyre, dhe atë se sa e kanë shpenzuar.

    Por raporti i shpenzimeve qe pakëz i vjetër.

    “Me ligjin e buxhetit për vitin 2022 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, KQZ-ja është akorduar një fond prej mbi 5 milionë e 913 mijë me qëllim të funksionimit të institucionit dhe për të përmbushur detyrimet ligjore. Pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në pjesën veriore të vendit, si dhe pas vendimit të Qeverisë, buxheti i përgjithshëm i KQZ-së për vitin 2022 ishte 6 milionë e 24 mijë e 134 euro”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

    Andaj kjo irritoi paksa deputetët që patën vërejtje për punën e KQZ-së.

    “Ne jemi duke e trajtuar një raport të vitit 2022 dhe jemi në vitin 2024, në vend se të mendojmë për raportimin e vitit 2023, ne ende para dy viteve merremi me raportet e institucioneve të pavarura”, tha deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

    “Raporti i auditimit të cilin e kemi pranuar po paraqet që nuk është gjendje e mirë e mbajtjes së llogarive në këtë institucion. Raporti është i kualifikuar, që është për më tepër zhgënjyes që të mos paraqiten si duhet llogaritë e arkëtueshme”, tha deputeti i LV-së, Visar Korrenica.

    Sidoqoftë kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i tha “po” Komisioni për buxhet, por përgjigjja definitive i mbetet Ministrisë së Financave.