Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për shkak se kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare gjatë një mosmarrëveshje midis disa personave.
“Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Sonte janë zhvilluar gjashtë ndeshjet e para të play-offit, për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian ”EURO 2024”.
Ukraina, Greqia, Islanda, Uellsi, Polonia dhe Gjeorgjia,do të kërkojnë biletën e fundit për Gjermani.
Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksenburgut, Ukraina mposhti me pëmbysje Bosnjën dhe Hercegovinën 2-1, Greqia fitoi bindshëm ndaj Kazakistanit me rezultat 5-0, Polonia mposhti Estoninë me rezultat të thellë 5-1, Uellsi triumfoi 4-1 ndaj Finlandës, derisa me rezultat të njejtë Islanda fitoi në udhëtim ndaj Izraelit, shkruan Indeksonline.
Pas këtyre ndeshjeve janë mësuar edhe tre pëballjet finale të paly-offit, ku do të mësohet tre kombëtaret që sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.
Nga këto përballje, Uellsi do të ketë punë me Poloninë, Ukraina do të përballet me Islandën, kurse Gjeorgjia do të luaj ndaj Greqisë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar para pak çastesh pamje të ushtrisë serbe fare pranë kufirit me Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shefi i ekzekutivit ka shkruar se sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.
“Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën”, shkroi mes tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.
Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.
Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.
Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.
Arbër Zeneli është bërë me skuadër të re. Futbollisti kosovar është rikthyer te skuadra e Elfsborgit, aty ku nisi karrierën. Zeneli ka nënshkruar kontratë me klubin suedez deri më 30 qershor 2027.
29-vjeçari do ta vesh fanellën me numrin 9-të.
Ai ishte pjesë e Elfsborgit që nga mosha 12 vjeçare, kurse debutimin e bëri në vitin 2014, ku bëri 62 ndeshje, duke shënuar 14 gola.
Zeneli së fundi ishte pjesë e skuadër turke, Adana Demirspor, derisa ka luajtur edhe për Heerenvenin në Holandë dhe Reims në Francë.
Zëvendëskryeministëri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar deklaratat e Emisarit amerikan Gabriel Escobar, i cili tha se me mënyrën se s’i po zbatohet regullorja e BQK-së, mund të çoj në emergjencë humanitare.
Për Bislimin këto terme janë pjesë e propagandës serbe, anipse kështu tha amerikani Escobar.
“Ideja është që mosvazhdimi i ndihmës financiare mund të shkaktojë katastrofë humanitare është krijuar artificialisht nga fuqia e propagandës serbe, për arsye se të gjithë personat që flasim janë pjesë e sistemit të Kosovës të pagesës. Edhe në qoftë se Serbia do të pushonte për një moment së dërguari mjetetet drejt tyre, ata prap do të kishin mjete që pamundëson kthimin në një problem humanitar.” – ka thënë ai.
Intervistën e tij të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Izraeli do të gabojë nëse kryen ofensivë të madhe tokësore në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, dhe se ajo është e panevojshme për ta mposhtur Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Deklarata e Blinkenit tregon se tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit janë duke u rritur.
Blinken, i cili po e viziton Lindjen e Mesme për herë të gjashtë urgjentisht prej se nisi lufta më 7 tetor, u takua me diplomatët e lartë arabë në Kajro për të diskutuar për arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe për planet për të ardhmen e enklavës palestineze pas luftës.
Ai tha se “një armëpushim i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm” me lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi është tejet i nevojshëm menjëherë, raporton rel.
Kryeministri i i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ka folur për aktualitetin politik në vend dhe problemet që janë shfaqur me Bashkësinë Ndërkombëtare. Ka folur për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Temë e intervistës ka qenë edhe çështja e dinarit serb, por edhe lëndët që po trajtohen nga Gjykata Kushtetuese e për të cilat thotë se janë selektive.
Kryeministri Albin Kurti në intervistën për RTK-në ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira. Por, siç ka thënë ai marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dy kahore.
“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat i pazëvendësueshëm, e i paçmueshëm, si një partner substancial në të kaluarën, në të ardhmen e sidomos tani në këtë vit të rëndësishëm dhe si një mik të dëshmuar janë shumë të mira, por marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dy kahore. Nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme kushti dhe garancia, dhe mundësia është veç serviliteti do t’i kishin pas ata që kanë shkuar jo unë, pse erdhi puna unë të bëhem kryeministër. Sepse populli i Kosovës po donë marrëdhënie më të thella e më të gjëra, jo me shkëlqye nga serviliteti, por me përfitu nga normaliteti. Populli dëshironte që edhe me partnerët edhe aleatët tanë të mos përfitojmë ne si individ, por të përfitoj shteti edhe ne si individ humbim nga pak”, ka theksuar Kurti.
Ai ka folur edhe për takimet dhe raportet që ka me të të dërguarin e posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Vazhdimisht diskutojmë dhe se për shumicën e gjërave pajtohemi por jo për gjithçka. Nganjëherë neve na duket që për hollësi të caktuara kemi më shumë informacion, por këto nuk paraqesin mospajtime që do të shndërrohej në tension”, ka deklaruar kryeministri i vendit.
Zëvendëskryeministëri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në Bruksel nuk është diskutuar as kontestuar Rregullorja e BQK-së, por ai thotë se janë diskutuar modalitetet se si kjo mund të arrihet brenda kësaj rregullore.
“Në Bruksel nuk është diskutuar as kontestuar Rregullorja e Bankës Qendrore, për arsye se Banka Qendrore e Kosovës ka monopol në dizajnimin e politikës monetare, por në atë moment kur një politikë dizajnohet atëherë janë qytetarët ata të cilët janë të ngarkuar me zbatimin e saj. Për shembull, kur unë udhëtoj në Londër dhe vozis në anën e majtë, unë bëhem hisedar në zbatimin e një politike të komunë trafiku që kanë aranzhuar institucionet në Britani të Madhe, e njëjta ndodh këtu. Ne kemi Rregulloren e Bankës Qendrore, e cila specifikon qartë se si duhet të kryhet importi dhe eksporti i monedhave dhe në atë moment që është vërejtur se kjo ka krijuar komplikime për bartjen e mbështetjes financiare që Serbia dërgon për qytetarë të komunitetit serb në Kosovë, ne jemi të treguar të gatshëm të diskutojmë modalitetet se si kjo mund të arrihet edhe më tej brenda Rregullores së Bankës Qendrore”, tha Bislimi.
Ai tha se ajo që do të dorëzojnë nesër, nuk janë propozime për rregulloren, por janë ide se si transferi i mbështetjes financiare të Serbisë drejt qytetarëve të komunitetit serbë është i mundshëm brenda kësaj Rregullore. /atvlive.tv
Intervistën e tij të plotë në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se se duhet që përfundimisht të pranohet koncepti i pavarësisë së institucioneve të pavarura në mënyrë të veçantë të gjyqësorit.
“Ajo që pritet të jetë në zhvillim, është fuqia e institucioneve dhe mbështetja që duhet të kenë institucionet. Kjo nënkupton që duhet të konsolidohet dhe duhet përfundimisht të pranohet koncepti i pavarësisë së institucioneve të pavarura në mënyrë të veçantë të gjyqësorit, duhet të mbështetet koncepti në kuptimin përmbajtjesor të fjalës dhe kjo nënkupton që institucioni që administron me drejtësi në këtë rast Këshilli duhet të jetë me kapacitete të plota dhe në përgjegjësi të plotë të ushtrimit të përgjegjësive nga brenda gjyqësorit, buxheti duhet të jetë një prej çështjeve serioze që duhet të mbështetet nga Qeveria dhe institucionet tjera dhe natyrshëm është edhe zhvillimi i politikave”, tha Zogaj.
Ai tha se Kosova i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar të gjitha sfidat në kuptimin edhe nacional, por edhe në kuptimin rajonal dhe global.
“Edhe në takimin e sotëm, por edhe më herët me zyrtarët e agjencive shtetërore të SHBA-së , por edhe BE-së dhe partnerëve seriozë që e mbështesin gjyqësorin, prej vitit 2013 e kemi pranuar konceptin e strukturave bashkëkohore të gjyqësorit, prokurorisë, dhe ajo që është evidente nga diskutimi dhe vlerësimet është se realisht ne e kemi strukturën adekuate të gjyqësorit për t’i përballuar të gjitha sfidat në kuptimin edhe nacional, por edhe në kuptimin rajonal dhe global”, tha Zogaj. /atvlive.tv
32 avionë luftarakë të ushtrisë kineze janë detektuar përreth ishullit të Tajvanit. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se avionët e ushtrisë kineze u kapën duke fluturuar gjatë 24 orëve të fundit dhe se ky numër i fluturakeve kineze llogaritet të jetë i dytë më i lartë për nga numri që ka ndodhur gjatë këtij viti.
Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Tajvanit, po ashtu, tha se në 24 orët e fundit janë detektuar edhe pesë anije të Marinës së Kinës përreth Tajvanit.
Trembëdhjetë avionë “kanë kaluar vijën e mesme në Ngushticën e Tajvanit”, që njihet si kufiri jozyrtar mes Kinës dhe Tajvanit, u tha në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Forcat e armatosura të Tajvanit kanë “monitoruar situatën dhe kanë dislokuan një avion patrullues, anije të Marinës, dhe sisteme të mbrojtjes raketore si përgjigje ndaj aktiviteteve të detektuara”.
Detektimi i këtyre avionëve pasoi zgjedhjet presidenciale të 13 janarit, të cilat i fitoi zëvendëspresidenti aktual, Lai Ching-te, të cilin Pekini e kundërshton.
Muajin e kaluar, Tajvani tha se 11 luftanije kineze u detektuan përreth ishullit – numri më i madh gjatë këtij viti, teksa Tajpei dhe Pekini u përplasën rreth një incidenti vdekjeprurës të një anijeje peshkimi. Anija kineze e peshkimit, me katër persona në bord, u fundos më 14 shkurt afër Tajvanit, teksa po ndiqej nga rojet bregdetare tajvaneze. Gjatë këtij incidenti, dy persona u vranë dhe dy të tjerë shpëtuan.
Ky incident ndodhi në kohën kur tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë të larta.
Në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, ministria e mbrojtjes së Tajvanit kishte detektuar 33 avionë luftarakë kinezë rreth ishullit.
Kina e konsideron Tajvanin pjesë të saj dhe nuk e përjashton mundësinë që një ditë të marrë kontrollin e tij, qoftë edhe me forcë.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: