ATV

Blog

  • Një person gjendet i vdekur në Gjakovë, policia nis hetimet

    Një person gjendet i vdekur në Gjakovë, policia nis hetimet

    Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.

    Sipas Policisë, rreth orës 07:20 është raportuar se një burrë i lindur në vitin 1940 ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e tij.

    Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

    “Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, njofton policia.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor.

  • Nuk ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, gazi ulet për 1 cent

    Nuk ndryshojnë çmimet e naftës dhe benzinës, gazi ulet për 1 cent

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 6 qershor 2026.

    Në bazë të vendimit të MINTI-t, çmimi i naftës për sot është 1.54 euro për litër, dy cent më shtrenjtë se të premten, ndërkaq çmimi i benzinës është i njëjtë, 1.41 euro për litër.

    Gazi ka shënuar rënie të çmimit për 1 cent. Nga 0.71 euro për litër sa ishte të premten, sot është 0.68 euro për litër.

    Çmimet hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.

  • Policia e Kosovës dhe EUROPOL me aksion kundër krimit të organizuar

    Policia e Kosovës dhe EUROPOL me aksion kundër krimit të organizuar

    Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar në disa lokacione të vendit.

    Sipas një njoftimi të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, aksioni po realizohet nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Bëhet e ditur se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe përfshin hetime për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe “pastrimi i parave”.

  • 27 vjet nga kapitullimi i Serbisë

    27 vjet nga kapitullimi i Serbisë

    27 vjet më parë, më 9 qershor 1999 u nënshkrua marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës, me të cilën u pa fundi i luftës Kosovë, dhe dorëzimi i Serbisë.

    Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërhiqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

    Marrëveshja e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

    Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

    c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

    d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës

    e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

    Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havijer Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

    Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

    Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore. Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

  • Vdes historiani dhe fituesi i çmimit Pulitzer, Gordon S. Wood – U përplas nga një makinë

    Vdes historiani dhe fituesi i çmimit Pulitzer, Gordon S. Wood – U përplas nga një makinë

    Autori dhe historiani fitues i çmimit Pulitzer, Gordon S Wood humbi jetën të dielën pasi u përplas nga një makinë në parkingun e një supermarketi në Rhode Island.

    Wood, fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1993 në kategorinë e historisë për librin “Radikalizmi i Revolucionit Amerikan”, një libër historik që çoi përpara teorinë e ndarjes me Britaninë si një transformim i brendshëm shoqëror dhe politik sa edhe një dëshirë për t’u çliruar nga sundimtarët kolonialë.

    Sipas policisë së East Providence, Wood u godit nga një makinë ndërsa po kalonte parkingun e supermarketit. Shoferi qëndroi në vendngjarje dhe bashkëpunoi.

    Policia tha se Wood u dërgua në spitalin e Rhode Island me “lëndime të rënda”, nga të cilat më vonë vdiq.

    Wood ishte Profesor i Universitetit Alva O Way dhe Profesor emeritus i historisë në Universitetin Brown. Librat e tij të tjerë të shquar përfshinin Krijimin e Republikës Amerikane, 1776-1787, i cili u shkrua në vitin 1969; Perandoria e Lirisë, një rrëfim i viteve të para të Shteteve të Bashkuara; dhe Personazhe Revolucionare, një biografi e etërve themelues që formësuan republikën e re.

    Ndër çmimet e tjera të tij ishin çmimi Bancroft i vitit 1970 për letërsi rreth historisë së Amerikës; dhe Medalja Kombëtare e Shkencave Humane, e dhënë në Shtëpinë e Bardhë nga Barack Obama në mars 2011, për studime që ofrojnë njohuri mbi themelimin e kombit dhe hartimin e kushtetutës së SHBA-së.

    Wood ishte një kritik i shquar i Projektit 1619 të New York Times dhe pretendimit të tij, i cili u ndryshua më vonë, se ruajtja e skllavërisë ishte një motivim kyç për Revolucionin Amerikan.

    Ai pretendoi se projekti inkurajoi një ndjenjë “viktimizimi” dhe ndjenje “të lënduar”, edhe pse pranoi se nuk e kishte lexuar pjesën më të madhe të tij.

  • Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA

    Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA

    Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Toger Arijanit Elshani, ka diplomuar me sukses të lartë në kursin e udhëheqjes për oficerët e Policisë Ushtarake i cili u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Gjatë vijimit të këtij programi profesional ushtarak, FSK përmes një komunikate për media tha se toger Elshani ka demonstruar nivel të lartë të njohurive profesionale, aftësi udhëheqëse dhe përkushtim të vazhdueshëm në përmbushjen e detyrave dhe standardeve të kërkuara.

    Në shenjë vlerësimi për performancën e tij të shkëlqyer, ai është nderuar me çmimet prestigjioze “Honor Graduate” dhe “Iron Man”, të cilat u ndahen oficerëve që dallohen për rezultate të larta akademike, disiplinë, qëndrueshmëri fizike dhe përkushtim të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit.

    “Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme personale për Toger Elshanin, si dhe një dëshmi të profesionalizmit dhe përgatitjes së lartë të personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në institucionet më prestigjioze ushtarake ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

  • Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë

    Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë.

    Deri tash janë procesuar 19,46% e votave.

    Në top 10-shë e Partisë Demokratike të Kosovës, janë Bedri Hamza, i pasuar nga Përparim Gruda, i ndjekur nga Arian Tahiri. Në vend të katër dhe të pestë janë Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

  • Numërimi i votave, këta janë 10 më të votuarit për momentin në AAK

    Numërimi i votave, këta janë 10 më të votuarit për momentin në AAK

    Komisionit Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të publikoj rezultatet e para të kandidatëve për deputetë.

    Deri tash janë procesuar 486 vendvotime.

    Kandidatët më të votuar në AAK, deri më tani janë: Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.

  • Lista e 10 më të votuarve të LDK-së

    Lista e 10 më të votuarve të LDK-së

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike që kanë garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

    Kur janë numëruar 19,46%e votave, listës së LDK-së, i prin Vjosa Osmani, pasuar nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti.

  • Çfarë ndodh pas zgjedhjeve?

    Çfarë ndodh pas zgjedhjeve?

    Dita e zgjedhjeve në Kosovë kaloi dhe rezultatet e para u morën vesh. Por çka tutje? Cila është rruga deri në formimin e institucioneve të reja?

    Aktualisht Kosova nuk ka kuvend funksional, është me qeveri në detyrë dhe me ushtruese të detyrës së presidentit. Këto tre institucione pritet t’i bëjnë deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

    Fillimisht duhet pritur çertifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që zakonisht zgjat deri në 30 ditë. Seanca konstituive e Kuvendit duhet të mbahet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve. Në qershorin e vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese kishte sqaruar se kjo seancë jo vetëm që duhet të fillojë por duhet edhe të përmbyllet brenda këtij afati.

    Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi parashohin që kjo procedurë të përmbyllet gjatë korrikut.

    “Deri nga data 4 korrik, 6 korrik mund të çertifikohen rezultatet zgjedhore. Pra po flasim për një afat maksimal pas përfundimit të kësaj periudhe, ushtruesja e detyrës së presidentes duhet ta thërrasë seancën konstitutive. Kryetarja e legjislaturës së kaluar ti thërras partitë politike përfaqësuesit të subjekteve për me përgatit rendin e ditës dhe organizimin e seancës. Konsitutimi maksimumi i përmbylljes mund të jetë fundi i i korrikut”, tha Naim Jakaj për Radio Evropa e Lirë.

    Vetëm pasi kuvendi të jetë i konstituuar deputetët mund të votojnë për ta zgjedhur qeverinë dhe presidentin.

    Mospajtimet për presidentin e quan në zgjedhjet e 7 qershorit. Por a munden deputetët zgjedhin së pari presidentin e pastaj qeverinë? Sipas Naim Jakajt juridikisht këto çështje janë të pavarura nga njëra-tjetra dhe nuk ka një rend ligjor se cila duhet të bëhet e para.

    “Kushtetuta edhe rregullorja dhe praktika kushtetuese nuk përcaktojnë ta zëmë që presidenti duhet të zgjidhet vetëm pas formimit të qeverisë ose para formimit të qeverisë. Për formimin e qeverisë ekziston, ka detyrim kushtetues ushtruesja e detyrës së presidentit që menjëherë pas konstituimit me mandatu kandidatin për kryeministër. Ndërkaq procedura për zgjedhjen e presidentit aktivizohet vetëm në rastin kur deputetët kolektivisht 60 deputetë që i paraqesin dy kandidatura pra njëri 30 njeri 30 dhe atëherë aktivizohet seanca për zgjedhjen e presidentit”, tha Jakaj

    Në një situatë të ngjashme në vitin 2021 kur të tre institucionet nuk kishin fuqi të plota, kuvendi kishte zgjedhur së pari ekzekutivin e pastaj presidentin. Por kësaj radhe përqindjet që partitë i fituan në garën e 2026-s tregojnë nevojën për një marrëveshje për të siguruar votat për presidentin e madje edhe për qeverinë sipas analistëve. A mund të arrihet një e tillë?

    Ditët në vijim pritet ta qartësojnë më shumë situatën.