ATV

Blog

  • Kroacia me çmimet më të ulëta të gazit e energjisë elektrike në BE

    Kroacia me çmimet më të ulëta të gazit e energjisë elektrike në BE

    Çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjet në BE ra në gjysmën e dytë të vitit 2023 me 3.7 për qind krahasuar me gjashtë muajt e parë, duke rënë në 28.3 euro për 100 kilovat orë, ka llogaritur Eurostat. Krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2022, ai mbeti pothuajse i pandryshuar.

    Në eurozonë, familjet kanë paguar mesatarisht 30 euro për 100 kilovat orë energji elektrike në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, 3.8 për qind më pak se në gjashtë muajt e parë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, çmimi i tij ishte 3.1 për qind më i lartë.

    “Kostot e energjisë, furnizimit dhe rrjetit u stabilizuan në gjysmën e parë të vitit dhe tregojnë një rënie në gjysmën e dytë krahasuar me kulmin e vitit 2022, por janë ende në nivele të larta”, sipas Eurostat.

    Heqja e mekanizmave të ndihmës

    Çmimi mesatar i gazit për familjet në BE ishte pesë për qind më i ulët në periudhën korrik-dhjetor se në gjysmën e parë të vitit, duke rënë në 11.3 euro për 100 kilovat orë. Krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2022, ai mbeti pothuajse i pandryshuar.

    Në eurozonë, gazi për familjet u bë më i lirë me 7.6 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, në 12.2 euro për 100 kilovat orë. Krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2022, ishte shtatë për qind më i shtrenjtë.

    Faturat më të ulëta të gazit dhe energjisë elektrike për familjet sesa në gjysmën e parë të vitit reflektojnë rënien e çmimeve në tregje, e cila u amortizua pjesërisht nga heqja e mekanizmave të ndihmës shtetërore, sqaron Eurostat.

    Çmimin më të ulët të gazit, të shprehur në euro, e kanë paguar familjet në Hungari në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, me 3.3 euro për 100 kilovat orë.

    Kroacia vijon me çmimin e gazit për familjet në gjysmën e dytë të vitit 2023 prej 4.6 euro për 100 kilovat orë, kur përfshihen të gjitha taksat, 4.4 për qind më i lartë se në gjysmën e parë të vitit. Krahasimi me të njëjtën periudhë të vitit 2022 tregon një rritje gjysmë më të butë të çmimeve.

    Në grupin e vendeve me çmimin më të ulët të gazit për familjet në gjysmën e dytë të vitit 2023 është përfshirë edhe Rumania, ku ka qenë 5.6 euro.

    Çmimin më të lartë të gazit, i shprehur në euro, e kanë paguar familjet në Holandë dhe Suedi, përkatësisht 24.8 euro dhe 20.7 euro për 100 kilovat orë.

    Qiproja dhe Malta nuk publikojnë të dhëna për çmimet e gazit dhe Finlanda nuk publikon çmimet e gazit për familjet.

    Hungaria e favorshme

    Familjet në Hungari kanë paguar çmimin më të ulët të energjisë elektrike në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, me vetëm 11.3 euro për 100 kilovat orë. Pasuar nga Bullgaria dhe Malta, ku qëndroi përkatësisht me 11.9 dhe 12.8 euro.

    Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, familjet në Kroaci kanë paguar 14.8 euro për 100 kilovat orë energji elektrike, ku përfshihen të gjitha tarifat. Kjo do të thotë se çmimi nuk ka ndryshuar ndjeshëm që nga gjysma e dytë 2022, kur ishte 9.3 për qind më i shtrenjtë krahasuar me gjashtë muajt e mëparshëm.

    Në gjysmën e dytë 2023, familjet në Gjermani kanë shpenzuar më së shumti për energji elektrike, ku 100 kilovat orë kushtojnë 40.2 euro. Irlanda dhe Belgjika vijojnë me çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë prej gati 38 euro për 100 kilovat orë.

  • Arkeologët zbuluan një objekt të lashtë të paprecedentë që mund të rishkruajë historinë

    Arkeologët zbuluan një objekt të lashtë të paprecedentë që mund të rishkruajë historinë

    Tre objekte të mëdha rrethore të zbuluara në Francën Lindore, bënë që Instituti Kombëtar Francez për Kërkimet Arkeologjike Parandaluese (Inrap) ta konsideronë një zbulim “të paprecedentë” që mund të rishkruajë historinë.

    Zbulimi u bë në Marliens, Francë, afër Dijonit, në një vend ku gjetjet rezultojnë nga periudha neolitike deri në epokën e parë të hekurit.

    Seksioni qendror ofron një mbyllje rrethore 36 këmbë në diametër, më e madhja në grupin prej tre të tillash.

    Në veri një rrethim më i vogël, 26 këmbë i gjatë në formë patkoi lidhet drejtpërdrejt me pjesën qendrore kryesore.

    Në jug, një dizajn rrethor mbetet i hapur në njërën anë, por ende lidhet me rrethin kryesor.

    Ekipi beson se të tre strukturat janë të lidhura së bashku si në pozicionim ashtu edhe në datim dhe se një shtresë zhavorri e gjetur në dy rrethimet anësore sugjeron që një gardh të ishte gjithashtu i pranishëm.

    Ky lloj monumenti duket i paprecedentë dhe nuk mund të krahasohet me zbulime të tjera,” thotë ekipi hulumtues në një deklaratë që citon sot noa.al.

    Një tufë objektesh – duke përfshirë shtatë majë shigjetash stralli, dy mbajtëse harkëtari, një ndezës stralli dhe një kamë aliazh bakri – të zbuluara në kanalet e zonës, korrespondojnë me stralli të prerë, duke sugjeruar se i përkasin periudhës neolitike, potencialisht nga viti 10,000 para erës sonë deri në 10,000 200 para Krishtit.

    Analizat e radiokarbonit janë planifikuar për të ndihmuar në përcaktimin e saktë të datës.

    Ekipi gjeti një shirit me gjurmë të oksidit të hekurit të lidhur me pirit, gjë që tregon se mund të ishte përdorur për të ndezur zjarre.

    Këto objekte shpesh shoqërojnë një varrim, por ekipi nuk mund të dal ende me këtë përfundim në këtë rast.

    “Analizat e përbërjes së lidhjes së bakrit të kamës duhet të bëjnë të mundur përcaktimin e origjinës së saj dhe të na japin informacion mbi shkëmbimet tregtare në atë kohë,” shkruan ekipi.

    Në një vend tjetër në sit, ekipi zbuloi pesë rrethime rrethore – katër të hapura dhe një të mbyllur në një rrafshnaltë 64,000 metra katrorë – zonë ku gjetjet i përkasin periudhës midis 1500 dhe 1300 para Krishtit.

    Mbetjet e varreve dhe një pire funerali u gjetën në kanalet e rrethimit më të madh, megjithëse aciditeti i tokës nuk lejonte ruajtjen e kockave të padjegura, kështu që ekipi nuk ishte në gjendje të gjente një varr të plotë. Në pesë kunja aliazh bakri, u gjet një gjerdan me 40 rruaza qelibari dhe copa të rralla qeramike.

    Ekipi beson se me analizën në vazhdim mbi objektet e gjetura në vend, të kombinuara me studimet paleo-mjedisore, do të jenë në gjendje të “propozojnë një skenar të evolucionit të këtij territori ndër shekuj”. /noa.al

  • Kandidatja e krahut të djathtë fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

    Kandidatja e krahut të djathtë fiton raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

    Kandidatja e krahut të djathtë të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova pretendoi një fitore gjithëpërfshirëse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën -e para në një seri votash që mund të vendosin nëse vendi ballkanik do të bashkohet me Bashkimin Evropian, sipas France24.

    Sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor, me 90% të votave të numëruara, Siljanovska-Davkova kishte arritur fitoren me gati 40%.

    Kjo e vendosi atë përpara presidentit Stevo Pendarovski të Socialdemokratëve të qendrës së majtë (SDSM), i cili mori rreth 20% të votave.

    Të dy kandidatët do të përballen në balotazhin e raundit të dytë më 8 maj, por perspektiva është e zymtë për Pendarovski. Po atë ditë do të ketë edhe një votim parlamentar.

    Pjesëmarrja ishte mbi 49%, sipas komisionit zgjedhor, rreth 8 pikë më e lartë se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në 2019.

    Rreth 1,8 milion njerëz – duke përfshirë një diasporën e madhe – kishin të drejtë të votonin, ndërsa më shumë se 810 000 banorë votuan në 3 480 qendra votimi anembanë vendit.

    “Është e qartë se ky rezultat është jashtëzakonisht frymëzues për mua”, u tha dje në mbrëmje gazetarëve Siljanovska-Davkova, e cila mbështetet nga partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE.

    “Atë që kam premtuar do ta zbatoj në mënyrën time. Ky është fillimi i një epoke të re”, shtoi ajo.

    Pendarovski pranoi se ishte i befasuar nga hendeku i madh.

    “Ne prisnim më pak ‘diferencë’, por nesër është një ditë e re. Ne po fillojmë nga fillimi”, u tha Pendarovski gazetarëve.

    “Detyra ime është të promovoj konceptin në të cilin besoj: një shtet që nuk është i izoluar dhe që është i integruar në Evropë”, shtoi ai.

    Zgjedhjet erdhën mes një përplasjeje 2-vjeçare midis qeverisë dhe opozitës mbi mënyrën se si të veprohet me Bullgarinë fqinje që bllokon rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

    Marrëdhëniet me Bullgarinë janë tensionuar prej disa vitesh për shkak të mosmarrëveshjeve për gjuhët dhe historinë e të dy vendeve.

    Sofja ka refuzuar të mbështesë hapjen e bisedimeve të pranimit midis Shkupit dhe BE-së derisa Maqedonia e Veriut të njohë pakicën e saj të vogël bullgare në kushtetutë.

    Pendarovski dhe LSDM janë të përgatitur të bëjnë amendamentet, por nuk kanë mjaftueshëm vota për të fituar një votim parlamentar.

    Partia VMRO-DPMNE tha se ndryshimet kushtetuese mund të vijnë vetëm pasi Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE, një qëndrim që qeveria thotë se është jorealist./atsh

  • Mosha kur njerëzit tradhtojnë më shumë

    Mosha kur njerëzit tradhtojnë më shumë

    Ideja se personi që ju e dashuroni po e tradhton besimin tuaj dhe është përfshirë në marrëdhënie intime me dikë tjetër, është emocionalisht shkatërruese.

    Tani një studim i ri, thotë se njerëzit janë më të prirur të tradhtojnë në moshën e rrezikshme, rreth 39-të vjeçare.

    Periudhat e jetës kur njerëzit i tradhtojnë më së shumti partnerët e tyre janë 29-deri në 49 vjeç, ndërsa 39-shi është cilësuar si “mosha e rrezikshme”.

    Këto të gjetura janë bërë nga disa studime të kryera në Britani të Madhe, shkruan Huffington Post.

  • Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

    Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët publikë. Në seancën e sotme, të zgjedhurit e popullit zgjodhën edhe Batisha Ibrahimi anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit(OShP).

    Krahas kësaj, deputetët e mazhorancës miratuan rezolutën për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022.

    Ndërkaq, dështuan të miratojnë Projektligjin për provimin e maturës shtetërore, pasi s’pati kuorum në vendimmarrje për shkak se disa deputetë të LVV-së nuk morën pjesë fare në votim.

    Kuvendi në seancën e sotme dështoi të miratojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare, pasi deputetët opozitarë lëshuan sallën plenare.

    Pas përfundimit të këtyre pikave, kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci mbylli punimet e seancës së sotme plenare./KP

  • ​Distria Krasniqi në finale të Evropianit të xhudos në Zagreb

    ​Distria Krasniqi në finale të Evropianit të xhudos në Zagreb

    Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka siguruar biletën drejt finales së Kampionatit Evropian të xhudos për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler, raporton KP.

    Tani, në finale Distria do të përballet me xhudisten italiane, Odette Giuffrida.

  • Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Viti, sekuestrohen rreth 300 kg duhan të grirë refuz dhe 500 pako cigare

    Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Viti, sekuestrohen rreth 300 kg duhan të grirë refuz dhe 500 pako cigare

    Njësia e TASK-FORC-ës Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), vazhdon aktivitetet për parandalim dhe luftimin e kontrabandës dhe realizimin e detyrave në teren në zonën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

    Më datë 24.04.2024, në rajonin e Vitisë, nga njësitë e lartpërmendura është ndaluar automjeti me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari S.Z., i moshës 47 vjeçar nga Vitisë.

    Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar 50 shtega (500 pako) cigare të gatshme për treg të llojit FAST dhe rreth 300 kg duhan të grirë refuz, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore në fshatin Lubishtë të Vitisë.

    Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 200 kg duhan me paketim Marlboro i përpunuar.

    Gjithsej janë sekuestruar 500 kg duhan me vlerë mbi 6.000 € ndërsa shmangiet doganore janë mbi 20.000€.

    Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohet dhe dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

  • Suspendohet kapiteni policor Riza Murati, dyshohet se ushtroi dhunë në familje

    Suspendohet kapiteni policor Riza Murati, dyshohet se ushtroi dhunë në familje

    Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës, Riza Murati është suspenduar nga puna pas dyshimeve për “Dhunë në familje”.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një përgjigje për teve1.info, ku thuhet se PK ka vendosur ta suspendojë nga puna kapitenin policor pas rekomandimit që ka marr nga Inspektorati Policor i Kosovës me 19 prill.

    “Kur një i punësuar në PK, dyshohet të ketë kryer vepër penale, rasti trajtohet nga një institucion jashtë PK-së. Pastaj çdo gjë që lidhet me një rast konkret që trajtohet nga IPK edhe njoftimet lidhur me rastin lëshohen nga IPK. Po ashtu, është procedurë që nuk ndryshon, që çdo rekomandim i IPK, zbatohet nga PK-ja, njëjtë është vepruar edhe për rastin për te cilin interesoheni”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

  • Anulohen mijëra fluturime për shkak të grevës të kontrollorëve ajrorë në Francë

    Anulohen mijëra fluturime për shkak të grevës të kontrollorëve ajrorë në Francë

    Mijëra fluturime në Francë dhe Evropë u anuluan më 25 prill, për shkak të grevës të kontrollorëve të trafikut ajror në Francë.

    Greva ka shkaktuar ndalesën më të madhe në trafikun ajror në dekada.

    Kompanitë e fluturimeve kanë përgjysmuar fluturimet në dy aeroportet kryesore në Paris, në Orly dhe Roissy Charles-de-Gaulle. Në Marsej, po ashtu, janë anuluar shumë fluturime.

    Më të prekurat janë fluturimet me destinacione të shkurtra, por edhe fluturimet e gjata janë përballur me pengesa.

    Ryanair ka raportuar se ka anuluar 300 fluturime më 25 prill, ndërkaq Easyjet dhe Transavia nga 200 secili.

    Në total, rreth 2.300 fluturime në aeroportet franceze pritet të realizohen të enjten, për dallim nga 5.200 sa ishin realizuar një ditë më parë, tha autoriteti i aviacionit civil, DGAC.

    Në mbarë Evropën, rreth 2.000 fluturime të tjera janë anuluar dhe rreth 1.000 të tjera kanë ndryshuar rrugën për të shmangur hapësirën ajrore franceze.

    Numri i fluturimeve të anuluara ishte më i larti “në 20 vjet”, sipas Augustin de Romanet, drejtor i Grupit ADP, që menaxhon aeroportet në kryeqytetin francez.

    Ai paralajmëroi se “dhjetëra mijëra dollarë” po rrezikohen nga anulimi i fluturimeve për shkak të grevës.

    Shoqata e trafikut ajror, IATA, akuzoi kontrollorët francezë se po “shantazhojnë” dhe po bëjnë kërkesa të parealiuiese.

    Greva në e kontrollerëve ajrorë vazhdoi, pavarësisht se një shoqatë e madhe e punëtorëve të trafikut ajror u tërhoq nga greva më 25 prill, për shkak se tha se do të vazhdonte negociatat me autoritetet shtetërore lidhur me kushtet e punës.

    Megjithatë, në grevë janë edhe tri shoqata të tjera./REL/

  • Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet të pranohet në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë

    Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet të pranohet në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë

    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani.

    Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

    Ajo më tej ka theksuar se nuk duhet të ketë parakushte shtesë për anëtarësim.

    “Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në një shoqëri multietnike dhe bashkëpunim të bazuar në rregulla.

    Nuk duhet të ketë parakushte shtesë! Është koha për të vepruar. Takimi i shkëlqyer me presidenten Vjosa Osmani”, ka shkruar Tuppurainen.