ATV

Blog

  • Nis dëshminë dëshmitari i 58-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Nis dëshminë dëshmitari i 58-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 58-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin 03877 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse me arsyetimin për mbrojtjen e tij e që për atë nuk u dëgjua as ndonjë përmbledhje siç bënë zakonisht prokuroria për shumicën e dëshmitarëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Para se të fillojë pyetjet prokuroria, dëshmitari kërkoi që të flas lidhur me një çështje, mirëpo seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar e më pas në sesion privat për publikun.

    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë rreth dy ditë. Ai tha se ZPS i ka paraparë tri orë për pyetje, mbrojtja rreth pesë orë e gjysmë, kurse mbrojtja e viktimave nuk do të ketë pyetje.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

  • Lushtaku: Unë njoh martesën veç mes burrit dhe gruas, vota ime është kundër një Ligji që lejon martesat mes gjinisë së njëjtë

    Lushtaku: Unë njoh martesën veç mes burrit dhe gruas, vota ime është kundër një Ligji që lejon martesat mes gjinisë së njëjtë

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, në emisionin A LIVE në ATV, duke folur për nenin 1138 në projekt-Kodin Civil, i cili lejon bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta, tha se e njeh institucionin e martesës vetëm mes burrit dhe gruas.

    “Unë personalisht e njoh institucionin e martesës mes burrit dhe gruas. Unë e respektoj mendimin ndryshe, por kur vjen çështja për ruajtjen e familjes natyrisht që vota ime do të jetë kundër një Ligji i cili e lejon këtë martesë (mes personave të gjinisë së njëjtë)”, tha Lushtaku.

    Ai thotë se me disa deputetë janë të vendosur të lobojnë dhe avokojnë që, sipas tij, të mbrohet familja.

    “Jemi të vendosur sepse besoj që me atë që kemi mundësi si deputetë, ne do të lobojmë dhe do të avokojmë që të mbrohet familja sepse edhe tash ka probleme me gjendjen çfarë është, paramendo me shtimin e ndonjë martese tjetër që nuk është e natyrshme si martesë”, tha Lushtaku. /atvlive.tv

  • Sfidat e bizneseve diskutohen në takimin e zëvendësministrit Sallahu dhe Dhomën e Tregtisë

    Sfidat e bizneseve diskutohen në takimin e zëvendësministrit Sallahu dhe Dhomën e Tregtisë

    Problemet e bizneseve me procedurat e përmbarimit, numri i ulët i gjykatësve si dhe vonesat në trajtim të rasteve në Gjykatën Komerciale ishin disa nga çështjet e diskutuara në takimin e realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me Zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu.

    Zana Beqiri, Drejtore e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë falënderoi Zëvendësministrin Sallahu për takimin dhe theksoi që një ndër ankesat e cila ka të bëjë me mos funksionimin e përmbaruesve si rrjedhojë e mundësisë së ankesës në Gjykatë nga ana e bizneseve, ani pse ekziston si dëshmi kontrata dhe fatura e rregullt e nënshkruar nga po ata.

    Ndërsa sipas Mazllum Baraliu, Konsulent në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, vlerë e shtuar për DHTIK është komuniteti i bizneseve që ajo përfaqëson.

    “Prandaj është mëse e nevojshme që të përfshihet në grupet punuese për Projektligjin për Përmbarim, ashtu që në draftin final të merren në konsideratë dhe të përfshihen edhe komentet e bizneseve vendore. Ai tutje shtoi që Dhoma e Tregtisë që në fazën e hartimit të Ligjit për Gjykatën Komerciale ka rekomanduar që duhet të parashihet numër më i madh i gjykatësve, mungesa e të cilëve sot po ndikon që lëndët e kësaj Gjykate të kenë dinamikë të ulët të trajtimit”, thuhet nw komunikatë.

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, theksoi që bashkëpunimi me komunitetin e bizneseve është i domosdoshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë sipas tij do të sigurohet që draftet finale të ligjeve të jenë gjithë përfshirëse.

    Sipas Zëvendësministrit Sallahu, Ministria e Drejtësisë është duke trajtuar këto çështje, me theks të veçantë problemin e përmbaruesve, ndërsa për rastet e shumta dhe të pa trajtuara në Gjykatën Komerciale shtoi që aktualisht është duke u finalizuar Ligji për Gjykatën Administrative e që në mënyrë direkte do të ndikoj në uljen e rasteve të Gjykatës Komerciale.

  • Deliu-Kodra: Kuvendi të enjten diskuton raportin e DASh-it

    Deliu-Kodra: Kuvendi të enjten diskuton raportin e DASh-it

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se të enjten Kuvendi i Kosovës do të diskutojë rreth gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili si problematikë e ka përmendur korrupsionin e sundimin e dobët të ligjit, raporton Ekonomia Online.

    Pas përfundimit të mbledhjen e kryesisë, Deliu-Kodra ka thënë se paraprakisht do të mbahet seancë solemne në nderë të komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra e dëshmorëve tjerë të Drenicës.

    “Në ditën e enjte do të mbahet edhe një seancë solemne për nderim të komandanti të UCK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Drenicë. Pas kësaj do të diskutohet për raportin e DASh-it”, ka thënë ajo.

    “Çështja e dorëzimit të draftit të Asociacionit nuk është çështje e opozitës, është çështje e Qeverisë. Mbetet të shihet javët në vazhdim dhe nëse Qeveria me angazhimin ose mosangazhimin e saj do të mundësoj anëtarësimin e Kosovës në KiE”, ka thënë ajo.

    “Sa i përket Kodit Civil është kompetencë e shumicës parlamentare që të deklarohet, sepse dinë që PDK nuk merr pjesë në votime për shkak të dështimeve të qeverisë”, u shpreh ajo.

  • Lobbezoo: Liria e medias është kyç për një demokraci funksionale

    Lobbezoo: Liria e medias është kyç për një demokraci funksionale

    Ambasada e Holandës në Kosovë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, hapën ekspozitë për Lirinë e Medias, raporton EO.

    Xhemajl Rexha kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës gjatë fjalimit hyrës ka thënë se kjo ekspozitë ka për qëllim që t’ju kujtojmë qeverive në botë çfarë do të thotë liria e mediave.

    “Kam qenë i kënaqur që kam qenë pjesë e jurisë dhe kam shpallur fituesetit e kësaj ekspozite të artistëve të talentuar ku tregojnë se çka po ndodh me mediat. Si çdo 3 maj qeveria jonë dhe ne ia kujtojmë qeverive në botë çfarë do të thotë liria mediave. Ka qenë vit i vështirë në Kosovë sa i përket sigurisë”, ka thënë Rexha.

    Ndërsa ambasadorja e Holandës në Prishtinë, Carin Lobbezoo ka thënë se liria medias është komponentë kyçe për një demokraci funksionuese.

    Madje ajo ftoi që t’ ju bashkangjiten më 3 maj diskutimeve me panelistët nga RTK-ja dhe Klan Kosova.

    “Ne jemi javën e lirisë së mediave dhe për herë të parë ambasada holandeze janë bashkuar në këtë projekt. Liria shprehjes online është prioritet për ne. Një pasqyrim i mediave të lira në një mënyrë e sigurt dhe kyçe që të ushtrohet kjo e drejtë. Liria mediave kërcënohet”.

    “Unë po i shoh disa gazetarë të Ukrainës. Edhe ata e kanë përvojën se sa e vështirë është të jesh gazetar në kushte të vështira. Edhe në vendin tim përpiqem që të i mbroj gazetarët që flasin. Liria medias është komponent kyç për një demokraci funksionuese. Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje kemi bërë iniciativë që ta shënojmë ditën e lirisë së mediave. Gara e hapur ka rezultuar me disa çmime”, ka thënë ambasadorja Lobbezoo.

  • Kurti bisedë telefonike me Scholz, pret përkrahjen e Gjermanisë për KiE

    Kurti bisedë telefonike me Scholz, pret përkrahjen e Gjermanisë për KiE

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në të cilën ai thotë se shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën.

    Gjithashtu, ai përmes një shkrimi në “X” është shprehur që shpreson që Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, njofton Klankosova.tv.

    “Në një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, shkroi tutje Kurti.

  • Gashi: Kurti ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve e ndërmarrjeve të pavarura

    Gashi: Kurti ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve e ndërmarrjeve të pavarura

    Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se në seancën e radhës do të diskutohet raporti i Departamentit amerikan të Shtetit që flet për Kosovën, raporton EO.

    Gashi ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, për të cilin thotë se ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve dhe ndërmarrjeve të pavarura.

    “Tema që do të diskutojmë do të jetë e një rëndësie të veçantë, raporti i DASh-it. Ne kemi deklaruar vazhdimisht që qeverisja e Albin Kurtit është një qeverisja që ka disa tendenca: e para kalimi i ligjeve anti-Kushtetuese, tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive te pavarura që Qeveria është treguar e zonja, dhe treta ka qenë ne vazhdimësi, pengimi i VV që të kryhet një nga funksion kryesor i Kuvendit duke penguar punën mbikëqyrëse të Komisioneve parlamentare. Janë gjashtë Komisione hetimore që punën e tyre e kanë bllokuar”, ka thënë ai.

  • Muja: Besoj se Kosova i ka plotësuar kushtet që më datën 16 të jetë anëtare e re e KiE

    Muja: Besoj se Kosova i ka plotësuar kushtet që më datën 16 të jetë anëtare e re e KiE

    Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka thënë se, Kuvendi i Kosovës më dy maj do të mbajë senacë, në të cilën tha se do të diskutohet në lidhje me raportin e DASH-it, që sipas tij, është propozim i opozitës, raporton EO.

    Ai tha se pas këtij diskutimi në rend dite do të jenë marrëveshjet ndërkombëtare.

    “Do të kemi senacë më dy maj ku do të diskutohet në lidhje me raportin e DASH-it dhe i cili pasohet nga votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Vlera e këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare është 390 milion euro të cilat janë pamundësuar si shkak i opozitës. Këto marrëveshje mbeten si teke e partive”, ka thënë ai.

    Muja ka folur edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës për çka ka thënë se beson se do Kosova do të anëtarësohet.

    “Unë besoj që Kosova i ka plotësuar kushtet edhe me datën 16 Kosova do te jetë anëtre e re e KiE”, Muja.

    Muja ka thënë se si Grupi Parlamentar është duke punuar që ti sigurojnë votat brenda grupit paralmentar për të kaluar kodin civil.

    Ai tha se brend GP-ja ka diverzitet të mendimeve sa i pëket këtij projekligji.

    “Ky projekt kod ka ardhur nga ministria e Drejtësisë, aktualisht nuk e di por shumica parlamentare është duke punuar që të sigurojë koncensusin brenda grupit parlamentar. Ka kohë që është duku u punuar në sigurimin e votave dhe e dyta është që të votohet është e vërtetë që ka diversitet të mendimeve. Shumica parlamentare është në përjekur që të sigurojë vota për çdo ligj”, ka thënë Muja.

  • 1 milion e 36 mijë euro për katër rrugë që do të ndërtohen në Podujevë

    1 milion e 36 mijë euro për katër rrugë që do të ndërtohen në Podujevë

    Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë.

    Vlera e projekteve është mbi 1 milion e 36 mijë euro.

    Lajmin e ka dhënë zv.ministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, nëpërmes një postimi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Po e fillojmë javën me nënshkrimin e memorandumit në Komunën e Podujevës, të cilën komunë po e financojmë me plot 1,036,650.00 €.

    Këto mjete do të dedikohen për këto projekte infrastrukturore:

    Rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës “Dëshmorët Babatinca”, Podujevë, në vlerë prej 537,000€;

    Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Sfeqël – Dumosh, Podujevë, në vlerë prej 159,000€;

    Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Bradash – Dobratin, Podujevë, në vlerë prej 155,500€; si dhe

    Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse nga Gurëthyesi deri në rrugën “Sahit Llalloshi, Podujevë, në vlerë prej 185,150€.

  • ​Tahiri: Në seancën e së enjtes do të diskutohet raporti i DASh për korrupsion

    ​Tahiri: Në seancën e së enjtes do të diskutohet raporti i DASh për korrupsion

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se të enjten në seancë plenare do të debatohet për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

    Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se për herë të parë raporti i DASh e targeton Qeverinë si një institucion që ka probleme serioze me korrupsion.

    “Në këtë dite do të debatojmë për raportin e DASh-it për gjetjet që kanë ndodhur. Aty do të kemi një ballafaqim mes pozitës dhe opozitës. Ajo që mund të them është se seanca e radhës e të enjtes fokusin kryesor do të ketë një raport. Raport ky që në esencë për herë të parë targeton qeverinë si një institucion i cili ka probleme serioze me ceshtjen e korrupsionit mirëpo edhe me çështje tjera. Në të njejtën kohë kërkojmë që kryeministri të jep llogari”, deklaroi ai.

    Ndërkaq, duke folur për Asocacionin e Komunave me shumicë serbë, ai tha se i njëjti nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, teksa theksoi se krerët e shtetit e kanë pranuar Asociacionin.

    “Raporti i raportueses së Kosovës për Kosovën e saktëson që Kosova i ka përmbush kushtet. Votimi ka ndodhë, unë mendoj qe Kosova e meriton të ketë ftesën për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës. Asociacioni në raport nuk është kusht, qeveria duhet të ketë shumë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik”, deklaroi ai.

    Më tej, ai tha se shumica parlamentare e ka dështuar Kodin Civil, teksa theksoi se si AAK kanë qenë kundër.