ATV

Blog

  • Pahor thotë se nuk jep më intervista derisa të përmbyllet emërimi i Përfaqësuesit Special të BE’së

    Pahor thotë se nuk jep më intervista derisa të përmbyllet emërimi i Përfaqësuesit Special të BE’së

    Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tash kandidat për postin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se për shkak të rritjes së kërkesave për deklarata dhe intervista, më nuk do të flasë për media.

    Në një postim në “X” ai ka thënë se nuk do të deklarohet derisa të përfundojë procesi i përzgjedhjes së emisarit të posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi.

    “Duke pasur parasysh numrin në rritje të kërkesave për deklarata apo intervista, veçanërisht nga rajoni, ish-presidenti Borut Pahor nuk po jep deklarata apo intervista deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale. Faleminderit për mirëkuptimin.”

  • Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë

    Katër raste të dhunës në familje u regjistruan gjatë së hënës së 6 majit në Prishtinë.

    Dy raste të dhunës u raportuan në Fushë Kosovë, derisa një tjetër në Prishtinë e Obiliq.

    Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në njërin rast burri kishte sulmuar gruan së bashku me vajzat e tij, derisa në rastin tjetër një burrë pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij.

    Derisa, në Prishtinë, viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fizikisht.

    Lidhur me rastin, në prezencë të zyrtarit të QPS-së viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore bashkë me dy fëmijët e saj.

    Ndërsa, në Obiliq ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i birësuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk ka qëndrueshmëri psikike ka shkaktuar dhunë ndaj saj.

  • Vdes infermieri dhe veterani i UÇK-së

    Vdes infermieri dhe veterani i UÇK-së

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka vdekur infermieri disavjeçar, Skender Hoti. I ndjeri për disa vite ka shërbyer si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc, raporton Ekonomia Online.

    Hoti ka qenë edhe ish-luftëtar i UÇK-së në zonën e Rahovecit.

    “Pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti, nga fshati Ratkoc. Kontributi i Skenderit në luftën për liri, por edhe pas luftës në fushën e shëndetësisë si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc, është shumë i madh dhe asnjëherë nuk do të harrohet. Me këtë rast, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Latifi.

  • Sonte fillon Eurovision 2024

    Sonte fillon Eurovision 2024

    Sonte fillon edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest.

    15 këngë do të konkurrojnë, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

    Shfaqja fillon në orën 21:00 CEST, drejtpërdrejt nga Malmo Arena në Suedi.

    Prezantuesit e këtij spektakli janë: Petra Mede dhe Malin Akerman.

    Të enjten, gjysmëfinalja e dytë do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 16 këngë.

    Shqipëria në ndërkohë do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit.

    Sivjet përfaqësohet nga artistja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima me “Titan”.

    Më poshtë ua sjellim listën e vendeve që do të performojnë në natën e parë të Eurovision:

     

  • Nishanet në trup – Çfarë paralajmërojnë për shëndetin?

    Nishanet në trup – Çfarë paralajmërojnë për shëndetin?

    Nishanet ose njollat e zeza që shfaqen në lëkurë kanë përmasa dhe forma të ndryshme.

    Ato shfaqen në pjesë të ndryshme të fytyrës, shpatullave, krahëve dhe pjesës së sipërme të trupit.

    Disa prej këtyre njollave janë të vogla e të sheshta ndërsa disa të tjera ngjajnë më të errëta në ngjyrë dhe të dala mbi lëkurë.

    Në shumicën e rasteve këto nishane nuk lënë shkas për shqetësim, por ndonjëherë ka arsye për t’u shqetësuar nëse këto nishane janë një shenjë e një sëmundjeje të lëkurës.

    Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org gjithçka duhet të dini në lidhje me nishanet, çfarë paralajmërojnë ata për shëndetin dhe kur duhet të shqetësoheni.

    Çfarë janë nishanet?
    Njolla të tilla të errëta dhe të zeza në lëkurë vijnë si pasojë e hiperpigmentimit të shkaktuar nga melanina në lëkurë.

    Nishane shumë të zinj të ngritur mbi lëkurë janë zakonisht të padëmshëm por ndonjëherë mund të tregojnë fillimin e sëmundjeve të lëkurës.

    Shqetësimet për shëndetin e lëkurës
    Sipas studimeve, të cilave u referohet AgroWeb.org nishanet e ngritur në lëkurë mund të bëhen kancerogjenë në rast se ndryshojnë formë dhe përmasë.

    Një nishan që merr formë të çuditshme dhe shoqërohet me kruarje dhe dhimbje mund të tregojë nisjen e kancerit të lëkurës.

    Skuqjet përreth nishanit janë gjithashtu shqetësuese.

    Nëse nishani nis të nxjerrë lëngje apo të gjakoset lehtë, AgroWeb.org ju këshillon të vizitoheni menjëherë tek mjeku dermatologu.

    Ju duhet të shqetësoheni në momentin kur nishanet kanë formë asimetrike. Kur ngjyra e nishanit nuk është e njëtrajtshme dhe uniforme. Ka raste kur brenda një nishani vërehen disa nuanca të kafes, të zezës e të tjera. Shumica e melanomave(formave malinje të rrezikshme të sëmundjeve të lëkurës) kanë një diametër më të madh se 6 mm.

    Kur vërehen ndryshime në madhësi, formë dhe ngjyrë.

    Dëmtimet nga dielli
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org dielli shkakton shumë dëmtime në lëkurë dhe nxit shfaqjen e disa njollave të errëta e sipërfaqësore.

    Këto njolla shfaqen si pasojë e hiperpigmentimit dhe ekspozimit të lartë në diell.

    Njollat mbi buzë
    Shfaqja e njollave ose nishaneve në buzë shkaktohet gjithashtu nga dëmtimet e diellit.

    Pikat e zeza
    Pikat e zeza që shfaqen në hundë, faqe ose ballë shkaktohen si pasojë e bllokimeve të poreve.

    Lëndimet në lëkurë
    Ndodh ndonjëherë që si pasojë e rrëzimit apo lëndimeve të ndryshme, nën lëkurë të shfaqen njolla të mëdha ose të vogla dhe të errëta.

    Lëndimet shkaktojnë çarje të enëve të vogla të gjakut.

    Nxirja e shkaktuar mund të ndryshojë ngjyrë dhe nuanca përpara se të zhduket tërësisht me kalimin e kohës.

    Rekomandime të tjera
    Shfaqja e papritur e një njolle të zezë që ndryshon paraqitje, mund të jetë tregues i një problemi serioz.

    AgroWeb.org ju rekomandon që nishanet dhe njollat e lëkurës duhen kontrolluar rregullisht tek mjeku.

    Për më tepër, nëse në lëkurën tuaj shfaqet një njollë apo nishan i ri me ngjyrë të zezë, kuqe apo rozë, duhet të shkoni tek mjeku./AgroWeb.org

  • Kurti: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

    Kurti: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim të tij në platformën X ka thënë se Serbia po propagandon për dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

    Ai ka publikuar të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024.

    Sipas Kurtit kanë ndodhur 86 vrasje, prej të cilave në 81 raste viktimat ishin shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni tjera.

    “Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24, në Kosovë janë gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; 2 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tre vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë”, ka shkruar Kurti.

    “Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di: propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos”, ka përfunduar ai.

  • Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 – mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

    Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 – mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

    Dua Lipa vazhdon të dëshmojë se është një nga yjet me plot stil me paraqitjet që bën në tapetin e kuq.

    Fituesja e ‘Grammy’-t, 28 vjeçe, ka shkëlqyer në një ansambël Marc Jacobs tërësisht të zi në Met Gala 2024 të hënën, më 6 maj.

    Duke ecur në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit të New York-ut, Lipa mahniti në një fustan të tejdukshëm dantelle mbi një korse të bardhë.

    Duke kanalizuar temën e ekspozitës “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”, veshja paraqiste detaje me lule.

    Lipa e kompletoi ‘look’-un me një pelerinë me pupla të zeza, grim sysh të nxirë, doreza me dantella të zeza me pika dhe shumë bizhuteri argjendi nga Tiffany & Co.

    Këngëtarja e “Houdini” ka kaluar në tapetin e kuq pa të dashurin e saj, Callum Turner.

    Edhe pse Met Gala e këtij viti nuk shënoi debutimin e çiftit në tapetin e kuq, Lipa më parë mori pjesë në eventin e vitit 2019 me të dashurin e saj të atëhershëm, Isaac Carew. /Telegrafi/

    LEXONI EDHE:

    Rita Ora mahnit me dukjen – shfaqet tërësisht e zhveshur në Met Gala 2024

     

  • Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratës për punë

    Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë vazhdimin e kontratës për punë

    Dhjetëra punëtorë të “Kosova Thëngjillit”, kanë protestuar të martën para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për ndërprerjen e kontratës që dy vite, raporton EO.

    Protestën, punëtorët kanë thënë se do ta vazhdojnë edhe ditët në vijim dhe se pa plotësimin e kushteve nuk e kanë ndërmend ta

    Zaim Maxhuni, anëtar i Bordit në “Kosova Thëngjill”, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se arsyeja e kësaj proteste është vazhdimi i kontratës për punë.

    Ai ka thënë se kontrata e KEK-ut u është ndërpre që dy vite, ndonëse për vazhdimin e saj kishin marrë premtim nga Ministria e Ekonomisë.

    “Së pari jemi punëtor të ‘Kosova Thëngjillit’ në Obiliq jemi të ndara nga KEK-u, nga viti 2003 jem ish-punëtor të KEK-ut. Arsyeja dihen përse janë nda kanë qenë sigurisht arsyeja personale mirëpo nga viti 2003 kemi punuar me kontrata, kanë qenë me KEK-un. KEK-u na ka shit thëngjillin neve, ne e kem plasu ne treg te konsumatorët, te tregu privat dhe bizneset që më së shumti ka ble ‘Ferronikeli’. Na jem dikund 160 punëtorë të ‘Kosova Thëngilli’ ku në vitin 2021-2022 Kosova thëngjilli ka arrit me bo qarkullim rreth 1 milionë edhe ka qenë kompani profitabile. Kemi operuar me sukses po nuk e di pse nuk na u vazhdohet kontrata kemi bërë edhe borxhet e vjetra e te reja ndaj KEK-ut nuk kemi pas probleme punëtoret kanë punuar në rregull”, ka thënë ai.

    “Qysh nga 1 korriku 2022 na është ndërpre kontrata para kohës gjashte muaj para afatit para se me u skadu qysh prej asaj dite dikund rreth protesta 10-11 i kemi bërë të gjitha kanë qenë boshe edhe pse na kanë premtuar që do të bëjmë një zgjedhje do të bëjmë diçka me KEK-un, Ministria e Ekonomisë prapë se prapë sot e atë dite jemi pa punë. Na mundeni me vazhdu me protesta i mjet demokratik tjetër sen nuk dina çka me vazhdu na nuk kërkojmë lëmosh na kërkojmë vetëm punë nuk jem barrë për KEK-un veç ka fitime profit për neve nuk ka diqka që mundet me dëmtua dikun 1 milionë euro 70 përqindëshin e atij qarkullimit i merr KEK-u, ne dikun 30 për qind”, u shpreh ai.

  • ​PSG-Dortmund, formacionet e mundshme

    ​PSG-Dortmund, formacionet e mundshme

    Me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Parku i Princave” në Paris do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe Borussia Dortmundit.

    Skuadra gjermane vjen në këtë ndeshje me epërsinë e një goli nga ndeshja e parë e fituar me rezultat 1-0m dhe do të kërkojë që ta ruajë atë për të kaluar në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

    Nga ana tjetër, PSG është e etur për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, andaj do të hyjë me të gjitha forcat për ta përmbysur epërsinë e Dormundit dhe për të kaluar tutje.

    Këto janë formacionet e mundshme:

    PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembele, Mbappe, Barcola

    Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug

  • Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së

    Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka takuar komandantin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Gjeneral Bashkim Jasharin.

    Me Jasharin, Kurti ka thënë se kanë biseduar për arritjet, gjendjen aktuale dhe zgjerimin e ushtrisë me buxhet të dyfishuar.

    Kurti në Facebook ka thënë se përkundër që Jashari ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, ngritja dhe rritja e FSK-së është e papaarë në këta më pak se dy vjet e gjysmë.

    “Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.