ATV

Blog

  • Plagoset një polic gjatë shkëmbimit të zjarrit me hajdutët

    Plagoset një polic gjatë shkëmbimit të zjarrit me hajdutët

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Tre persona të dyshuar për grabitës dhe dy policë shkëmbyen zjarr mes vete, kur forcat e rendit i zunë ata në vendin ku po kryhej vjedhja, pa zbardhur mëngjesi i së enjtes.

    E gjithë ngjarja ndodhi në shtëpinë e priftit të Kishës Katolike në Zllakuqan, i cili edhe e kishte lajmëruar policinë, pasi i kishte parë hajdutët.

    Polici mbi të 40-tat i cili u plagos në këmbë, u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa grabitësit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë ende në kërkim nga forcat e rendit.
    Policia e ka cilësuar rastin si grabitje dhe tentim vrasje, ndërsa ende nuk dihet çka është vjedhur brenda shtëpisë.

    “Ende dihet saktë por pasi hetuesia e ka cilësuar edhe si grabitje do të thotë që ka pasur vjedhje por shuma nuk dihet..”, tha Fadil Gashi, zëdhëns i Policisë për Rajonin e Pejës.

    Ndryshe nga polici, prifti shpëtoi pa ndonjë lëndim.

    “Gjendja e priftit është e mirë, ai tani është duke punuar dhe duke dhënë deklarata njësive kompetente policore..”, tha Gashi.

    Ky nuk është rasti i parë i vjedhjes në këtë shtëpi. Vitin e kaluar, hajdutët i vodhën mbi 4 mijë euro.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • ​Kosova bëhet me Konsullatën e Përgjithshme në Poloni

    ​Kosova bëhet me Konsullatën e Përgjithshme në Poloni

    Konsullata e Përgjithshme e Kosovës është inauguruar sot në një ceremoni zyrtare në Varshavë të Polonisë e udhëhequr nga ambasadori Drilon Gashi.

    Shefja e diplomacisë evropiane Donika Gërvalla tha se Polonia si vend mik i Kosovës ka potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

    Ministrja Gërvalla falënderoi Poloninë edhe për mbështetjen e saj të madhe për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

    Nënsekretarja e Shtetit të Ministrisë së Jashtme polake Moscicki-Dendys tha se krijimi i Misionit të Kosovës paraqet gur-themel të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe shprehu vullnetin dhe përkushtimin për të intensifikuar marrëdhëniet bilaterale në fushat me interes të përbashkët.

    Ministrja polake vlerësoi lart ndihmën e Kosovës për Ukrainën dhe orientimin e saj perëndimor, duke ofruar mbështetjen polake në shtimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe ndihmën në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe integrimin në BE.

  • Një person dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në Deçan

    Një person dyshohet të ketë bërë vetëvrasje në Deçan

    Një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Baballoq të Deçanit.

    Sipas burimeve të ATV-së, viktima në fjalë është B.M., 42-vjeçar, ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Ai tha për se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion, teksa organet kompetente po merren me hetimin e rastit.

    ”Sot rreth orës 08:20, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës (mashkull) i lindur më 1982. Me vendim të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML) për Obduksion. Ndërsa, rasti cilësohet ”Hetim i vdekjes”, deklaroi Rugova.

  • Dita e Evropës shënohet me shumë aktivitete në kryeqytet

    Dita e Evropës shënohet me shumë aktivitete në kryeqytet

    Me aktivitete të ndryshme e atmosferë të ngrohtë është duke u shënuar Dita e Evropës në kryeqytet. Në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku është bërë edhe hapja e aktivitetit “Përjeto Evropën 2024” është theksuar rëndësia e kësaj dite për gjithë kontinentin Evropian.

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kanë bërë edhe hapjen zyrtare të festimeve, që do të zhvillohen gjatë gjithë ditës, e po ashtu edhe në mbrëmje.

    Ambasadori Szunyog, këtë ditë e ka vlerësuar të rëndësishme për gjitha shtetet anëtare të BE-së, ndërsa ka shtuar se tema e sotme është një vazhdim i fushatës, pas liberalizimit të vizave.

    “Kjo ditë ka rëndësi të madhe për kontinentin evropian, Bashkimin Evropian, shtetet anëtare të tij. Ajo mbart një mesazh solidariteti dhe harmonie, uniteti, duke simbolizuar misionin e BE-së për paqe dhe prosperitet në kontinentin tonë. Kjo ditë është e rëndësishme edhe për mua këtë vit, pasi jam në vitin e fundit te mandatit dhe do të largohem nga Kosova gjatë vërës. Tema e sotme, “Përjeto Evropën”, një vazhdim i fushatës sonë, eksploroni Evropën për liberalizmin. Në të vërtetë liberalizimi i vizave është një momentet më të ndritura në marrëdhëniet BE-Kosovë, unë shpresoj se do të vinë më shumë. Nëse nuk keni pasur ende mundësi të udhëtoni në ndonjë shtet anëtar të BE-së, ne kemi siguruar që ju mund të ndjeni, shijoni, shihni dhe dëgjoni Evropën pikërisht këtu, një vështrim në këto stane të bukura”, tha ai.

    Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se janë duke punuar që sa më shpejtë edhe Kosova ta përqafojë të njëjtën frymë me vendet tjera anëtare të BE-së.

    “Ky manifestim i sotëm për Ditën e Evropës synon pikësëpari të festojmë frymën Evropiane që pulson këtu pikërisht këtu, në Prishtinë, në zemrën e Kosovës. Kjo frymë e cila lulëzon me unitet, bashkëpunimin dhe synimin tonë për një të nesërme me të ndritshme është ajo qe na lidh me BE-në dhe që ajo që na nxit dëshirën tonë të zjarret që te bashkohemi sa më parë në radhët e tij. Ashtu siç filloi projekti evropian me shtetet fqinje evropiane që lanë mënjanë dallimet e të kaluarës, po ashtu edhe ne në Kosovë po punojmë të përqafojmë po të njëjtën fryme. BE ka qenë dhe mbetet partneri qendror në zhvillimin tonë, dhe për këtë jemi mirënjohës. Tashme ndodhemi në pragun e një epoke të re, të vendosur që të rrëmbejmë këtë mundësi historike me të dyja duart. Me vendosmëri të palëkundur do të vazhdojmë të ecim në rrugën tonë drejt BE-së, një rrugë kjo që jo vetëm sjell dobi Kosovës, por e forcon me tej gjithë projektin Evropian”, tha Rama.

    Më shënimin e Ditës së Evropës, nxënësit e klasave të pesta nga 12 shkolla fillore prej të gjitha rajonet e Kosovës, kanë punuar vepra artistike mbi vlerat e BE-së, duke përcjellë përmes tyre vizionin e tyre për të ardhmen e Kosovës. Këta nxënës përfaqësojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë.

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, është shprehur se kreativiteti i nxënësve të klasave së 5-ta i ka shtuar ngjyrë festës së Ditës së Evropës.

    “Ne po hapim ekspozitën e dytë “Përjeto Evropën” në shtëpinë e Evropës edhe në Mitrovicën e Veriut. Gjersa po shikoj përreth mureve të shtëpisë së Evropës më të vërtet jam i impresionuar me punimet tuaja artistike që i keni krijuar të gjithë ju të cilat paraqesin BE-në dhe Ditën e Evropës. Kreativiteti i juaja me të vërtetë i ka shtuar ngjyrë kësaj festës tonë” është shprehur Szunyog.

    Gjithashtu, ai ka thënë se BE-ja është rezultuar që të ndërtoj lidhje të forta në rininë e Kosovës.

    Szunyog, ka shtuar se slogani i BE-së “të bashkuar në diversitet” me të vërtetë jehon thellë gjithandej, edhe në Kosovë.

    “Ne kemi vizituar 12 shkolla në regjione të ndryshme të Kosovës, dhe jemi përfshirë me anëtarë të ndryshëm të komuniteteve. Gjithë përfshirja dhe dialogu janë vlera themelore të BE-së dhe forca jonë mbështetët në diversitetin e kulturave, traditave dhe gjuhëve tona. Slogani i BE-së “të bashkuar në diversitet” me të vërtetë jehon thellë gjithandej edhe në Kosovë. BE është e rezultuar që të ndërtoj lidhje të forta në rininë e Kosovës”, ka thënë Szunyog.

    Dita e Evropës u shënua edhe në veri të Mitrovicës, ku u hap ekspozita e artit të fëmijëve në nder të kësaj dite.

    Ekspozita nëpërmjet vizatimeve të nxënësve të shkollave të ndryshme të vendit, prezantoi motive për Ditën e Evropës.

    Përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë (EUSR) Shtëpia e Evropës në Mitrovicën e Veriut Helen Jacobs, tha se puna artistike e ekspozuar sot erdhi pas vizitave të ndryshme në disa shkolla anembanë Kosovës.

    Në fjalën e saj, Jacobs tha se BE-ja është e përkushtuar të ndërtojë lidhje të forta me rininë kosovare, pasi sipas saj, forca e gjithëpërfshirja e dialogu janë shtylla themelore të BE-së.

    “Puna artistike e ekspozuar sot këtu, që përshkruan ditën e BE-së dhe Evropës erdhi edhe me vizitat në shkolla të ndryshme anembanë Kosovës. Pra, nga Prishtina në Janjevë, Mitrovicë Jugore dhe u realizua angazhimi i të rinjve të komuniteteve të ndryshme. Së dyti, një ekspozitë e tillë u hap sot edhe në Prishtinë. Kreativiteti i artistëve sigurisht i ka dhënë ngjyra festimeve të Ditës së Evropës sot. Prandaj faleminderit shumë artistëve që kanë kontribuar. BE-ja është e përkushtuar të ndërtojë lidhje të forta me rininë e Kosovës pasi gjithëpërfshirja dhe dialogu janë vlera themelore të BE-së. Forca jonë qëndron në diversitetin tonë të kulturave, traditave dhe gjuhëve”, tha Jacobs.

    Ndërkaq, aktivitete tjerat do të zhvillohen nga ora 15:00, ku do të ketë performancë me DJ të hiteve nga BE në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet. Më pas, nga ora 16:00 do të ketë performancë edhe nga kuinteti i muzikës jazz me Andrea Rexhepin. Po ashtu aktivitete do të ketë edhe në ora 17:00 me performancën muzikore nga Adrian Berisha.

    Agjenda e aktiviteteve do të vazhdojë edhe në mbrëmje, ku nga ora 20:00 do të bëhet hapja e koncertit Chopin Piano Fest në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare. Festa do të vazhdojë në ora 21:30 me performancën muzikore nga Ledri Vula në Sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

    Po ashtu në ora 20:00 do të ketë përformancë muzikore nga Gruiv Hijena dhe Something Went Wrong- MRS Klub, Mitrovicë e Veriut. /KP

  • ​Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike

    ​Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike

    Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e Evropës, e cila shënon deklaratën e Robert Schuman të vitit 1950 që çoi në krijimin e bllokut, tha se Bashkimi Evropian po kalon ndoshta periudhën e tij më të vështirë deri më tani.

    “Historia evropiane po përjeton ndoshta fazën e saj më kritike që nga fillimi i procesit të integrimit”, tha kreu i shtetit.

    “Siguria e kontinentit tonë po tronditet nga konfliktet që nuk i kishim përjetuar kohët e fundit.

    “Do të ishte iluzion t’i konsideronim krizat në zonën tonë si pika të nxehta të mbyllura”.

    Mattarella foli edhe për zgjedhjet evropiane të muajit të ardhshëm në mesazh.

    “Brenda pak javësh, qytetarët e 27 shteteve anëtare do të thirren në kutitë e votimit për të zgjedhur Parlamentin e ri Evropian”, tha ai.

    “Është një ushtrim i madh në demokraci, në të cilin qindra miliona votues kanë mundësinë – dhe përgjegjësinë shoqëruese – për ta bërë veten figura kryesore të së ardhmes së tyre.

    “Duke marrë pjesë në votim, ne do të jemi në gjendje të formojmë qeverinë e një Bashkimi Evropian të bashkuar, në paqe, dinamike dhe të aftë për të harmonizuar pikëpamjet e ndryshme të popujve të tij mbi bazën e parimeve të solidaritetit”. /Ansa/

  • Orges Arifi arrin në finale të Kampionatit Europian

    Orges Arifi arrin në finale të Kampionatit Europian

    Karateisti nga Kosova, Orges Arifi që përfaqëson Shqipërinë është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian “Zadar 2024” në Kroaci.

    Arifi arriti t’i kalonte katër pengesa për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

    Tani karateisti kosovar lufton për medaljen e artë ku si kundërshtar e ka një sportis nga Greqia, Xenos Christos- Stefanos.

    Kujtojmë që Arifi në të kaluarën ka qenë pjesë e Kosovës, por u largua për ta përfaqësuar flamurin “kuqezi”.

  • Tifozët kuqezi reagojnë ashpër, pas kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë

    Tifozët kuqezi reagojnë ashpër, pas kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë

    Federata shqiptare e futbollit sot e ka zyrtarizuar kandidaturën për organizimin e Euro 2027 për U-21.

    Ky lajm i zyrtarizuar prej FSHF-së, ka bër bujë të madhe në opinion.

    Reagimi ka ardhur edhe tifozët zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë, Tifozët Kuq e Zi, të cilët i kanë kërkuar FSHF-së të mos shesin fytyrën dhe interesat etnike.

  • Osmani: Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të

    Osmani: Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me shqiptarët në Amerikë e cila tha se janë ura e fuqishme e aleancës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Kënaqësi t’i takoja në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme”, ka thënë Osmani.

    Postimi i plotë:

    Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të. Kënaqësi t’i takoja në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme.

    Përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare.

  • Aksident në rrugën Makedonska Kamenicë – Vinicë, humb jetën një 42-vjeçar

    Aksident në rrugën Makedonska Kamenicë – Vinicë, humb jetën një 42-vjeçar

    Një shofer 42 vjeçar nga Dellçeva ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën kryesore Makedonska Kamenicë – Vinicë. Automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga.

    “Me datë 08.05.2024 në ora 22:20 në Stacionin Policor Vinicë është raportuar se në rrugën kryesore Makedonska Kamenicë – Vinicë, në vendin e quajtur “Kamenolom”, automjeti “Volkswagen Tiguan” me targa të Dellçevës, i drejtuar nga D.J. (42) nga Dellçeva, ka dalë nga rruga.

    Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa nga ana e mjekut të Urgjencës Mjekësore është konstatuar vdekja e tij”, thonë nga MPB.

    Pasagjeri D.G (33) nga Dellçeva ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit” në Shkup.

  • Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre

    Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre

    Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi për përfundimin e mandatit të emisarit amerikan Gabriel Escobar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të ketë dalë nga ta.

    Përgjigja e Qeverisë vjen pasi vetë Escobar tha dezinformatat për të dolën pak kohë pasi ai komunikoi me Qeverinë e Kosovës, për të diskutuar lidhur me kalimin e tij në një detyrë tjetër në Departamentin amerikan të Shtetit pas përfundimit të mandatit të tij.

    “Nuk kemi ndonjë kontakt me gazetarin në fjalë, me të cilin nuk ndajmë qëndrim sa i përket pretendimeve të tij në lidhje me emisarin Escobar”, thuhet në përgjigjen e qeverisë për Zërin e Amerikës.

    Escobar tha sot se shkrimet e fundjavës për “shkarkimin e tij” janë “dezinformata” të prodhuara nga “një i ashtuquajtur gazetar” dhe raportimet dolën pasi, kontaktoi me qeveritë në rajon për të diskutuar lidhur me kalimin e tij në një detyrë tjetër në Departamentin amerikan të Shtetit pas përfundimit të mandatit të tij.

    “Ky raportim doli pak kohë pasi unë komunikova me qeverinë e Kosovës”, tha Escobar.

    “Dua të them drejtpërdrejt se çdo gjë në atë raportim është gënjeshtër dhe vërtetueshëm gënjeshtër”, tha Escobar.

    Në një përgjigje për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë konfirmuar se Zëvndësndihmësi i Sekretarit të Shtetit dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka shërbyer si diplomat karriere në Shërbimin e Jashtëm për tri vite, pritet të marrë detyrën e tij të ardhshme në javët në vijim.

    Nga DASH kanë demantuar pretendimet e publikuara në një web-faqe duke i kualifikuar si të rreme, dhe kanë konfirmuar se Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga pozita e tij, por se thjeshtë si të gjithë zyrtarët e karrierës që janë pjesë e Shërbimit të Jashtëm do të ndërrojë detyrën e tij me rotacion, çdo katër vjet, si një praktikë e rregullt.