ATV

Blog

  • Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

    Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar USAID-in dhe Universitetin Shtetëror të Iowa-s për punën me studentët në Kosovë.

    Osmani e dha këtë deklaratë pasi shpërndau një fjalim të Samantha Power, drejtueses së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ku flet për bashkëpunim me Universitetin e Iowa-s dhe kontributin në Kosovë.

    “Bashkohem me PowerUSAID-in për të falënderuar Universitetin Shtetëror të Iowa-s për kontributin e tyre të paçmuar në fuqizimin e brezit të ri në Kosovë”, ka shkruar Osmani në X.

  • Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

    Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

    Kryeshefit ekzekutiv i Agjensionit të Statistikave të Kosovës [ASK], Avni Kastrati, ka thënë javën e kaluar se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1.204.560.

    Kastrati ka thënë se nëse vazhdon kështu, procesi do të përfundojë i suksesshëm.

    Ndryshe këtë javë mbyllet procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i cili ka filluar më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.

    Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011.

    Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

  • Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 23 gradë

    Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 23 gradë

    Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në lokalitete.

    Era do fryjë nga veriu dhe lindja me shpejtësi prej 10-32 km/h, njofton Meteo Kosova.Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C.

  • Këto ushqime ndihmojnë në uljen e kolesterolit

    Këto ushqime ndihmojnë në uljen e kolesterolit

    Trupi juaj natyrisht krijon kolesterol dhe ju keni nevojë për atë për të ndërtuar qeliza, tresni ushqimin, prodhoni hormone dhe gjeneroni Vitaminën D.

    Problemi është se shumë nga Lipoproteinat me dendësi të ulët (LDL) ose kolesteroli “i keq” mund të shkaktojnë sëmundje koronare të zemrës dhe sulme në zemër. Ju mund të merrni shumë LDL nga ngrënia e ushqimit të gabuar, por edhe mund të vuani nga diabeti, sëmundja e mëlçisë dhe veshkave, një gjëndër tiroide dhe sëmundje të tjera të këqija.

    Ju mund të merrni ilaçe për të ndihmuar në uljen e LDLs tuaj ose disa ushqime mund t’ju ndihmojnë të ulni nivelin e kolesterolit (dhe mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë).

    Avokado

    Një avokado në ditë mund të ulë nivelet e LDL. Ato janë të pasura me yndyrna dhe rrisin HDL ose kolesterolin e mirë. Përdorimi i avokados mund të ndihmojë LDL dhe trigliceridet (yndyrat e gjakut) të jenë më të ulëta. Përdorni avokadon në vend të majonezës, në krye të sandviçëve, ose në një sallatë me gjethe jeshile. Kthejeni në smoothies. Ashtu si kungulli i njomë, avokado mund të fshihet në çdo gjë dhe të ulë kolesterolin në të njëjtën kohë.

    Bishtajoret

    Fasule, bizele dhe thjerrëza mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Përdorni bishtajore në vend të kokrrave të rafinuara (miell të bardhë dhe oriz të bardhë) dhe mish. Fibrat, mineralet dhe proteinat me bazë bimore në bishtajore mund të ndihmojnë në uljen e LDL. Hani të paktën ½ filxhan në ditë.

    Peshku

    Peshku si ton, salmoni dhe sardelet kanë acide yndyrore omega-3. Yndyra të shëndetshme rrisin kolesterolin “e mirë” dhe inflamimin kronik më të ulët. Studimet tregojnë se ngrënia e peshkut yndyror rregullisht mund të parandalojë zhvillimin e tensionit të lartë dhe nivelet e ulëta “të mira” të kolesterolit. Gjithashtu ul rrezikun e goditjes në zemër me 27%.

    Hudhra

    Hudhra ka një histori të gjatë për të qenë të shëndetshëm! Hudhra ul presionin e gjakut dhe mund të ulë LDL dhe trigliceridet. Studiuesit sugjerojnë përdorimin e shtesave të hershme të hudhrave. Doza e rekomanduar është një ose dy thelpinj hudhër të papërpunuar, ose mund Ta merrni atë duke e përdorur në gatimet tuaja të përditshme.

  • ​Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies

    ​Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroizmin e familjes Meha me rastin e 43-vjetorit të rënies heroike të Tahir e Nebih Meha.

    I pari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se ata ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave.

    “Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur. Lavdi të gjithë trimave të Kosovës!”, ka thënë Ramush Haradinaj.

  • ​Kryeministri shqiptar publikon momente të veçanta nga vizita në Athinë

    ​Kryeministri shqiptar publikon momente të veçanta nga vizita në Athinë

    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama ka përfunduar të dielën vizitën në Athinë.

    Gjatë asaj vizite Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët e Greqisë në stadiumin “Galatsi”.

    Kryeministri shqiptar Edi Rama Përmes një postimi në rrjetin social facebook ka publikuar momentet më të veçanta nga kjo vizitë.

    “Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë kuqezi nga Athina, ju uroj një javë sa më të mbarë”, ka shkruar Edi Rama.

  • Ademi në 8 vjetorin e anëtarësimit në FIFA: Kosova është histori suksesi

    Ademi në 8 vjetorin e anëtarësimit në FIFA: Kosova është histori suksesi

    Kosova para tetë vjetësh aderoi si anëtarja e 210-të e shtëpisë së madhe të futbollit FIFA në Kongresin e 66-të të kësaj organizate sportive në Meksiko.

    Pas thyerjes së izolimit 25-vjeçar më 3 maj 2016 me anëtarësim në UEFA, misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës u kompletua më 13 maj 2016, kur Kosova u pranua me shumicë votash si anëtare e FIFA-s. Një rrugëtim plotë mund e sakrifica që gjithsesi hapi një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës.

    Me këtë rast, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se deri tek kjo arritje e madhe, Kosova erdhi me kontributin e figurave të mëdha sportive si Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahutm Sabri Hashanit, Fadil Vokrri e të tjerë.

    “13 maj 2016 është një datë tjetër e rëndësishme, e paharrueshme dhe historike, jo vetëm për komunitetin e futbollit, por edhe për shtetin e Kosovës.Nuk mund të përshkruajmë rëndësinë e kësaj ngjarjeje pa përshëndetur punën dhe sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan në këtë rrugëtim. Duke filluar epoka e guximshme e mëvetësimit nën udhëheqjen e Agim Bytyqit, vazhduar me epokën e rezistencës dhe ekzistencës nën drejtimin e Rexhep Abdullahut e Sabri Hashanit, dhe me epokën e ndërkombëtarizimit nën udhëheqjen e legjendës Fadil Vokrri, çdo pjesëmarrës ka lënë gjurmët e tij dhe gëzon respekt”, ka shkruar Ademi në Facebook, përcjellë KosovaPress.

    Ai ka shtuar se në këtë rrugëtim tetë vjeçar, Kosova tashmë është bërë një histori suksesi.

    “Tani, tetë vjet pas anëtarësimit, Kosova, falë mbështetjes së UEFA-s e FIFA-s, është transformuar në një histori suksesi. Bashkërisht, kemi bërë përparime të mëdha në masovizimin dhe zhvillimin e futbollit si dhe kemi ndihmuar të rinjtë tanë të përfshihen në këtë sport”, ka theksuar Ademi.

  • ​43 vjet nga rënia e dëshmorëve Nebih e Tahir Meha

    ​43 vjet nga rënia e dëshmorëve Nebih e Tahir Meha

    Sot mbushen 43 vjet nga rënia e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin.

    Në mëngjesin e 13 majit 1981, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih e Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me pushkë, ku luftimet zgjatën deri në orët e mbrëmjes.

    Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, ndërsa të vdekur kanë mbetur edhe disa policë serbë, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur asnjëherë.

  • ​25 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

    ​25 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

    Sot mbushen 25 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë të Prizrenit, e njohur si masakra e tmerrshme nga ushtria e policia serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare të kësaj ane.

    Më 13 maj 1999, forcat serbe ndaluan civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre.

    Në nderim të të rënëve në Korishë pas luftës është ngritur Memoriali i Martirëve.

  • 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

    8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA

    Kosova para tetë vjetësh aderoi si anëtarja e 210-të e shtëpisë së madhe të futbollit FIFA në Kongresin e 66-të të kësaj organizate sportive në Meksiko.

    Pas thyerjes së izolimit 25-vjeçar më 3 maj 2016 me anëtarësim në UEFA, misioni i Federatës së Futbollit të Kosovës u kompletua më 13 maj 2016, kur Kosova u pranua me shumicë votash si anëtare e FIFA-s. Një rrugëtim plotë mund e sakrifica që gjithsesi hapi një faqe të re të historisë së futbollit të Kosovës. Në Kongresin e FIFA-s, para votimit për anëtarësimin e FFK-së, të pranishmëve iu pati drejtuar anëtari i Këshillit të FIFA-s Senesh Erzik, i cili theksoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kriteret për të qenë pjesë e FIFA-s.
    Më pas një fjalim e mbajti kryetari i atëhershëm i FFK-së, tashmë i ndjeri Fadil Vokrri, i cili u sqaroi delegatëve se futbolli në Kosovë ka një historik të madh dhe iu kujtoi se tashmë Kosova ishte pranuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe nga shumë federata tjera sportive ndërkombëtare.

    Në fund të fjalimit të tij, Fadil Vokrri tha se futbolli është për të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë për futbollin, duke kërkuar që Kosova të merr votat e të pranishmëve për anëtarësim në FIFA. Serbia kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, por presidenti i FIFA-s, Gianni Ifantino ia bëri me dije delegacionit serb se është Kongresi ai që vendos dhe kërkoi të kalohet në votim elektronik, ku Kosova mori 141 nga 164 votat valide.
    Pas pranimit zyrtar të Kosovës në FIFA, kreu i FFK-së Fadil Vokrri falënderoi presidentin, zëvendëpresidentët dhe anëtarët e Këshillit të FIFA-s.

    “Kjo është një datë shumë e rëndësishme për ne, pasi sot jemi pjesë e FIFA-s. Të gjithë në Kosovë i gëzohen këtij vendimi të Kongresit të FIFA-s. E kemi pritur një kohë të gjatë këtë vendim dhe jemi shumë të lumtur. Ju premtoj se ne do t’i mbrojmë vlerat e futbollit”, pati deklaruar Vokrri, i cili në mënyrë simbolike mori emblemën e FIFA-s si dhuratë nga presidenti Infantino.