ATV

Blog

  • Në Has hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë

    Në Has hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, në rajonin e Hasit.

    Rama ka publikuar fotografitë e rrugës së re që ka thënë se kjo është si rezultat i angazhimit të marrë nga mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

    Rruga lidh gjashtë fshatra të Hasit, Kukësit, Prizrenit dhe Dragashit.

    “Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook.

  • Gili feston sot ditëlindjen, mbush 58 vjet

    Gili feston sot ditëlindjen, mbush 58 vjet

    Këngëtarja e njohur kosovare, Gili feston sot ditëlindjen.

    Ajo ka mbushur plotë 58 vite jetë.

    Gili ka një karrierë shumë të bujshme në skenën e muzikore, debutimin e saj në muzikë e bëri qysh në vitin 1980.

    Ajo është e martuar me Ilir Beranin dhe është nënë e dy fëmijëve, Roberit dhe Redonit.

  • Kurti për arratisjen e Sekiraqës: Skandal i sistemit gjyqësor, reforma në drejtësi është urgjencë

    Kurti për arratisjen e Sekiraqës: Skandal i sistemit gjyqësor, reforma në drejtësi është urgjencë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqës, i dënuar për vrasjen e ish-policit, Triumf Riza, raporton EO.

    Arratisjen e tij, Kurti e ka quajtur skandal të sistemit gjyqësor në vend, andaj reformën në drejtësi e sheh si urgjencë.

    “Në javën që po e lemë pas, kuptuam që njëri nga personat më famkeq në botën e krimit i cili u dënua për vrasjen e policit, Triumf Rizës është arratisur. Arratisja e personit përgjegjës, Enver Sekiraqa është dështim i sistemit tonë gjyqësor. Qeveria e Kosovës angazhohet për çdo ditë për të përfshirë të gjithë qytetarët. Vendosja e rendit dhe ligjit është kusht i domosdoshëm për arritjen e këtij qëllimi. Reforma në drejtësi që dikur ishte nevojë tash është urgjencë”, ka thënë ai.

  • Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

    Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

    Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) për mbështetjen e paqes, posaçërisht pas tensioneve midis Kosovës e Serbisë.

    Ndërsa në ceremoninë që do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Georgi Izmirliev” në Blagoevgrad, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.

    “Rreth 100 pjesëtarë të shërbimit ushtarak, kryesisht nga Komanda e Brigadës së 3-të në Blagoevgrad, do të dislokohen për operacionet e Forcës së NATO-s në Kosovë.

    Kontingjenti i Bullgarisë do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë”, raportoi agjencia bullgare e lajmeve “Novinite”.

  • Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”

    Pranimi në KiE “mund ta ketë fatin si liberalizimi i vizave”

    Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pritja e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE) do të shndërrohet në një “sëmundje të gjatë” dhe me “kosto të lartë”, thotë Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.

    Se a do të bëjë ndonjë hap në këtë drejtim, tash për tash nuk është e qartë. Interesimit të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje nuk iu përgjigj as Qeveria e Kosovës, as Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Çështja e Asociacionit e la Kosovën jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, kur edhe do të vendosej për anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.

    Kusht i disa vendeve anëtare të saj, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ishte që Kosova ta çonte së paku për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të diplomatëve perëndimorë për Asociacionin.

    Vetëm 24 orë përpara se të mblidheshin ministrat e Këshillit të Evropës, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se vendi është duke përgatitur një draft-statut të vetin, bazuar në modelin e një organizate gjermane, për ta dorëzuar në Kushtetuese deri në fund të majit.

    Njoftimi i saj nuk i ndryshoi zhvillimet në KiE, sepse u konsiderua i vonshëm.

    Rrjedhimisht, Gërvalla tha se oferta e Kosovës “e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën”.

    REL-i e pyeti MPJD-në nëse kjo nënkupton heqjen dorë nga hartimi i draft-statutit, por nuk mori përgjigje.

    “Mund të ketë vonim, por jo shpëtim”

    Shasha thotë se nëse Qeveria e Kosovës nuk e dërgon draft-statutin në Kushtetuese, siç u zotua, do të ketë pasoja për vetë Kosovën.

    Sipas tij, duke mos bërë hapa konkretë, vendi rrezikon të shkojë drejt një situate të ngjashme me atë të vitit 2016, kur nuk e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

    Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi i Kosovës ishte kusht për heqjen e regjimit të vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës.

    Për pasojë, thotë Shasha, Kosova i humbi gati 8 vjet, derisa siguroi udhëtimin pa viza nga 1 janari i këtij viti.

    Ai thotë se situatë e ngjashme mund të ndodhë edhe me anëtarësimin në KiE – organizatën lidere në kontinent për të drejtat e njeriut.

    Për më tepër, shton ai, situata mund të ndikojë edhe në kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe ta frenojë atë edhe në proceset e tjera integruese.

    Formimi i Asociacionit, thotë Shasha, “është i pashmangshëm”.

    “Nga kjo punë, epilog tjetër s’ka. Siç thotë fjala popullore: ‘mund të ketë vonim, por shpëtim nuk ka’. Mund të provohet të bëhen të gjitha manovrat politike, por ikje nga përgjegjësia për ngritjen e Asociacionit, nuk ka”, thotë ai. /Radio Evropa e Lirë

  • Vrasje në tentativë në Prishtinë

    Vrasje në tentativë në Prishtinë

    Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar të hënën në Prishtinë.

    Një burrë ka pësuar lëndime të rënda në këmbë pasi gjatë një përleshjeje është goditur me mjet të mprehtë nga një i dyshuar.

    Viktima sipas mjekëve pas një intervenimi kirurgjik është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

  • Arrestohet një gjykatës i Supremes në Shkup, dyshohet për ryshfet

    Arrestohet një gjykatës i Supremes në Shkup, dyshohet për ryshfet

    Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’ia heqë imunitetin një gjykatësi të Gjykatës Supreme, i cili u arrestua të hënën mbrëma nën dyshimin se kishte marrë rreth 10.000 euro ryshfet.

    “Gjyqtari është privuar nga liria gjatë kryerjes së veprës penale”, tha Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut (MPB ) në një komunikatë.

    Sipas Policisë, gjykatësi Naqe Georgiev dyshohet për veprën penale “marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm”.

    Ai dyshohet se kishte premtuar masa lehtësuese në një procedurë gjyqësore ndaj ish-kryetarit të komunës së Novosellës, Boro Stojçev, i cili kohë më parë u arrestua për kontrabandë me lëndë narkotike.

    Këshilli Gjyqësor – që është organi më i lartë gjyqësor për emërimin dhe vlerësimin e punës së gjykatësve – ia hoqi imunitetin Georgievit dhe e miratoi kërkesën për futjen e tij në paraburgim.

    “Këshilli Gjyqësor i hoqi imunitetin gjyqtarit të Gjykatës Supreme të RSM-së, me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës penale; aprovoi kërkesën për miratimin e paraburgimit të paraqitur nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit dhe e largoi përkohësisht gjyqtarin e Gjykatës Supreme nga ushtrimi i funksionit të tij gjyqësor, deri në përfundim të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor.

    Arrestimi i gjykatësit të Supremes ndodhi në kohën kur Maqedonia e Veriut po përballet me kritika të shumta për gjyqësor të korruptuar dhe joefikas.

    Përbërja aktuale e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, më 6 shtator 2023 kishte miratuar ndryshimet në Kodin Penal që çuan në lirimin nga ndjekja penale si dhe uljen e dënimit të dhjetëra ish zyrtarëve të lartë të akuzuar për vepra të rënda penale.

    Sipas hulumtimit të opinionit Publik nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), vetëm një për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë besim në pushtetin gjyqësor./REL/

  • Dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit, Policia po i heton rastet

    Dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit, Policia po i heton rastet

    Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

    Një rast ka ndodhur në Gjilan, ku një burrë ka raportuar se derisa ka qenë në oborrin e shtëpisë, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtin e kishte transportuar në Spitalin e Gjilanit. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Ndërkohë një rast tjetër ka ndodhur në Dragash.

    “Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

  • Juli Nura nuk i kursen ofendimet për Stresin, ja për çfarë e akuzon

    Juli Nura nuk i kursen ofendimet për Stresin, ja për çfarë e akuzon

    Një marrëveshje për 30 mijë euro mes Julit dhe Stresit në “Big Brother VIP Kosova”, është bërë e përfolur prej kohësh.

    Reperi nga Shqipëria, fitues i edicionit të parë të “BBVK”, i kishte premtuar Julit 30 mijë euro nëse do ta fitonte kompeticionin, por fjala e dhënë nuk është mbajtur.

    Për këtë arsye, Juli ka folur në disa herë, e së fundi edhe në studion e “The Elite Way” në “ATV”, ku ajo nuk i ka kursyer ofendimet për Stresin.

  • Ministri kroat i mbrojtjes: Situata në Kosovë nuk është ajo që do të donim të ishte, shpresoj që të mos ketë përshkallëzim të konfliktit

    Ministri kroat i mbrojtjes: Situata në Kosovë nuk është ajo që do të donim të ishte, shpresoj që të mos ketë përshkallëzim të konfliktit

    Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, dërgoi dje në mënyrë ceremoniale kontingjentin e 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në operacionin paqeruajtës të KFOR-it në kazermën e Brigadës së Parë të Gardës Tigrat në Zagreb, duke vënë në dukje se kontingjentet e mëparshme, me gjithsej 1,888 ushtarë, u vlerësuan si të shkëlqyera.

    Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor. Ai përbëhet nga 131 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, nga të cilët tetë janë gra, të cilat do të zëvendësojnë kontingjentin e 40-të, transmeton Hina.

    Anushiqi në një fjalim tha se para disa muajsh ka vizituar kontingjentin e 40-të në Kosovë dhe ka theksuar se ushtria dhe ushtarët tanë janë gjithmonë në gjendje të mirë dhe ndër më të mirët. Ai shprehu besimin se ky kontingjent do ta bëjë sërish.

    Ai u ka theksuar ushtarëve se duhet të mbajnë uniformat dhe shenjat e ushtrisë fitimtare dhe ka thënë se është i sigurt se do ta kryejnë me nder misionin në të cilin do të caktohen së shpejti.

    Në një prononcim për media, ai ka thënë se situata në Kosovë dhe rrethinë “nuk është ajo që do të donim të ishte” dhe se është “jo e kënaqshme dhe jo e mirë”.

    “Nëse situata do të ishte e mirë, nuk do të duhej të dërgonim forca të armatosura në misionin e KFOR-it, shpresojmë që NATO dhe forcat e NATO-s dhe KFOR-it të arrijnë ta stabilizojnë situatën, që të mos ketë tepricë dhe të mos ketë zgjerim të dhunës”, tha ai.

    Ai shtoi se ka pasur disa situata që “ishin kufitare”.

    “Të gjitha ato situata janë shkaktuar nga pala serbe. Për këtë arsye është e nevojshme të ruhet rendi dhe qetësia në atë zonë. Prania e kontingjentit kroat dhe të gjithë atyre që janë në Kosovë sigurisht që na jep të drejtë të mendojmë se siguria në Kosovë do të ruhet”, tha Anushiq.

    Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha se lufta është fjalë e vështirë sepse luftë nuk do të ndodhë, duke thënë se për këtë janë forcat tona – për të ruajtur paqen.

    “Ne jemi një ushtri e gatshme për parandalim, nuk po përgatitemi për asnjë sulm dhe luftë, por për parandalim, duhet të jemi të fortë dhe të fortë për të penguar këdo që mendon se mund të përsërisë vitin 1991 dhe kur flasim konkretisht për Kosovën, sinqerisht shpresoj… edhe në Bosnje-Hercegovinë, që të mos ketë përshkallëzim të konfliktit”, theksoi Anushiq.

    Operacioni i NATO-s KFOR u krijua me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 10 qershor 1999 dhe detyrat kryesore të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë janë parandalimi i ripërtëritjes së armiqësive, ndërtimi i një mjedisi sigurie. , për të mbështetur përpjekjet humanitare ndërkombëtare, për të siguruar zbatimin e marrëveshjeve të lidhura dhe për të mbështetur zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

    Presidenti Zoran Milanoviç duhej të ishte në ceremoninë e lamtumirës për ushtarët kroatë, por ai e anuloi mbërritjen e tij një orë më parë për shkak të “detyrimeve të paparashikuara”, njoftoi zyra e tij. Në vend të kësaj, Milanoviç dërgoi këshilltarin e tij mbrojtës Ivica Olujiq.