ATV

Blog

  • Goli i tij ia dhuroi Kupën e Gjermanisë Leverkusenit, Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes

    Goli i tij ia dhuroi Kupën e Gjermanisë Leverkusenit, Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes

    Bayer Leverkusen e ka mbyllur me trofe një sezon fantastik. Ekipi gjerman e ka fituar edhe trofeun e dytë këtë edicion.

    “Farmaceutikët” triumfuan në finale të Kupës së Gjermanisë minimalisht 0:1 ndaj ekipit nga kategoria e dytë, Kaiserslautern.

    Dhe, ishte Granit Xhaka, protagonisti kryesor i kësaj finaleje.

    Futbollisti me prejardhje nga Kosova shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 16-të.

    Ishte një goditje e fuqishme nga distanca e cila u ndal në rrjetë.

    Paraqitja e mirë e Xhakës, ka bërë që ai të fitojë çmimin “Lojtari i ndeshjes” pasi shënoi golin e fitores.

    31-vjeçari u bashkua me Leverkusenin në verën e kaluar, ku ishte futbollisti kyq në skuadrën e Xavi Alonsos, duke kontribuar me katër gola dhe dy asistime në të gjitha garat.

  • Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen – MSH sqarohet

    Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen – MSH sqarohet

    Pacientët në Kosovë janë të detyruar të lëvizin nga një barnatore në tjetrën për t’i blerë barnat pasi ato po shiten me çmime të ndryshme. Në Ministrinë e shëndetësisë thonë se deklarimi i çmimeve ka qenë deri më 16 maj dhe pas përfundimit të afatit të ankesave do të fillojë implementimi i ligjit.

    Ligji për çmimin e produkteve medicinale ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2023. Në nenin 19 të ligjit thuhet se lista e çmimeve të barnave publikohet për herë të parë katër muaj pas hyrjes në fuqi dhe se zbatimi i tij fillon pas 6 muajsh. Megjithatë, të njëjtat barna vazhdojnë me çmime të ndryshme dhe qytetarët duhet të vizitojnë disa barnatore për të gjetur një çmim më të arsyeshëm. Ata thonë se ka dallime të mëdha.

    Pensionisti Bedri Bytyçi për KosovaPress thotë se një ilaç diku e gjen me dy euro, e diku tjetër më shtrenjtë. Ai tregon se barnatoret arsyetohen duke thënë se qiranë e paguajnë më shtrenjtë.

    Edhe qytetari tjetër Kadri Bytyçi ankohet për dallime në çmime të barnave. Ai thotë se duhet të vendoset ligji që të gjitha barnatoret t’i kenë çmimet e njëjta. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një prononcim për KosovaPress thotë se afati për deklarimin e çmimeve ka qenë deri më 16 maj dhe pas përfundimit të afatit të ankesave prej 30 ditësh do të fillojë implementimi i ligjit. Ai potencon se ky ligj do të përcaktojë tavanin e çmimeve për barnatoret dhe distributorët.

    Zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Astrit Haxhijaha thotë se ky ligj do të ndikojë në unifikimin dhe uljen çmimeve nëpër barnatore për pacientët. Ai thotë se në deklarimin e çmimeve kanë pasur drejtë të marrin pjesë vetëm produktet që posedojnë substancën aktive dhe jo shtesat ushqimore.

    Ndryshe, në rast të shkeljes së ligjit, gjobat variojnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro dhe inicimi i procedurës për revokimin e licencës së farmacistit apo licencës së farmacisë. Në inspektimin e barnatoreve merret Inspektorati Farmaceutik. /KP

  • Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës, sipas raportit 24 orësh.

    Në Prishtinë, një burrë ka raportuar se ish bashkëshortja e tij po i keqtrajton fëmijët, që janë nën kujdestarinë e saj.
    “DHUNË NË FAMILJE-Prishtinë 25.05.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se kishte pasur mosmarrëveshje me ish bashkëshorten e tij, rreth kujdestarisë së fëmijëve. Sipas ankuesit fëmijët janë duke u keqtrajtuar nga e dyshuara, e cila i ka nën kujdestari. Ankuesi po ashtu kishte pranuar në telefon edhe mesazhe kërcënues nga e dyshuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.”

    Ndërsa në Drenas, një shtetase e Shqipërisë ka deklaruar se është rrahur nga burri i saj.

    “Gllogoc 25.05.2024 – 17:30. Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është rrahur nga bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

    Në Podujevë, një grua ka raportuar për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj.

    “Podujevë 25.05.2024-19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

    Rasti tjetër është në Ferizaj, ku nëna dyshohet se e ka goditur me mjet të fortë vajzën e saj të mitur.

    “DHUNË NË FAMILJE- Ferizaj 25.05.2024 – 19:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare me një mjet të fortë, ka goditur vajzën e sajë të mitur. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar lirohet në procedurë të rregullt.”

    Ndërsa në Pejë, nëna ka raportuar se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike.

    “DHUNË NË FAMILJE- Pejë 25.05.2024 – 13:00. Ankuesja femër kosovare, raporton se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës. Raportohet se i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.”

    Vëllai vëllain e ka rrahur në Gjakovë. Më pas ka ndërhyrë nëna.

    “DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.”

    Në Mitrovicë të Veriut, një burrë dyshohet se e ka goditur me dorë vajzën e tij 3 vjecare.

    “SULM- Mitrovicë veri 25.05.2024 – 20:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur me dorë vajzën e tij të moshës 2 vjeçare. Bashkëshortja dhe motra e saj kanë tentuar që ta ndalojnë, por i dyshuari ka vazhduar duke goditur edhe viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt

  • Lancaster thirrje Perëndimit: Aleatët të konsultohen për Kosovën në NATO

    Lancaster thirrje Perëndimit: Aleatët të konsultohen për Kosovën në NATO

    Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nuk ka kaluar pa u përmendur as në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Lord Mark Lancaster teksa ka prezantuar draftraportin në të cilën përmendet Kosova, ka folur edhe për armatimet serbe nga Rusia, të cilat i ka quajtur destabilizuese për rajonin.

    “Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, poashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe”, ka deklaruar Lancaster.

    Tutje ai, përveç Rusisë, ka përmendur edhe Kinën si ofrues armatimesh, teksa këto veprime i ka quajtur si “jo transparente”.

    Në anën tjetër ai ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve fqinje, duke kërkuar vëmendje të shtuar të aleatëve në këtë drejtim.

    “Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka shtuar tutje ai.

    Një nga kërkesat e tij gjithashtu ka qenë forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinë.

  • Raporti: KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit paramilitarë nga Banjska

    Raporti: KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit paramilitarë nga Banjska

    Në Komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-së, të shtunën është diskutuar edhe rreth situatës së përgjithshme në Kosovë, e në veçanti lidhur me sulmin terrorist të grupeve paramilitare të udhëhequra nga Milan Radoiçiq.

    Në raportin e gjerë të paraqitur nga ish-sekretari britanik i mbrojtjes, Lordi Mark Lancaster, i cili është raportues për Ballkanin Perëndimor është përfshirë edhe raportimi i organizatës joqeveritare “International Crisis Group”, në të cilën theksohet se KFOR-i e negiciojë tërheqjen e grupit paramilitarë serbë.

    “Pas një periudhe të shkurtër de-përshkallëzimi gjatë verës, në shtator 2023, rreth 30 persona të armatosur u përleshën me policinë në Banjska në veri të Kosovës dhe u barrikaduan brenda një manastiri ortodoks serb, që rezultoi me vrasjen e një oficeri të policisë dhe tre sulmuesve. Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, nga aty ata u zhdukën. Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht edhe qindra të tjerë luftëtarët ishin fshehur në pyjet ndërmjet Banjskës dhe kufirit serb dhe zbuluan një sasi të madhe armësh të afta për të shkaktuar dëme dhe viktima të konsiderueshme – përfshirë këtu raketahedhës antitank, mortaja, granatahedhës, mina antitank dhe 24 automjete (një e blinduar)”, thuhet ndër të tjera në draft-raportin e paraqitur nga Lacanster në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-së.

    Në dokumentin ku tregohet ne detaje historia e Kosovës, e problemet me Serbinë, vëmendje e madhe i është dhënë krejt veriut të Kosovës.

    Raporti flet edhe për kryekriminelin Milan Radoiçiq. “Prishtina publikoi pamjet me dron, të cilat dukej se tregonin Milan Radoiçiqin, një figurë e shquar në skenën serbe të Kosovës, duke udhëhequr grupin Banjska. Radoiçiq ishte nënkryetar i partisë politike Listë Serbe. Një biznesmen i pasur me interesa në Serbi dhe rajon, ai shihet gjerësisht si “sundimtari joformal i Kosovës veriore”, sipas fjalëve të një gazete opozitare të Beogradit”, thuhet në raport.

    Komisioni për mbrojtje e siguri u mblodh të shtunën, në ditën e parë te mbledhjes tre ditëshe të asamblesë së NATO-s, ku në rend të ditës të hënën është edhe avancimi i statusit të Kuvendit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

  • Ishte duke punuar në tokën e tij në Rahovec, has në një granatë dore të pashpërthyer

    Ishte duke punuar në tokën e tij në Rahovec, has në një granatë dore të pashpërthyer

    Një burrë ka raportuar se ka gjetur një granatë dore të pashpërthyer, derisa ishte duke punuar në arën e tij në Rahovec.

    Ndërkaq, njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe e kanë njoftuar njësitin për deminim.

    “Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se deri sa ishte duke punuar në arën e tij kishte hasur në një mjetë të pa shpërthyer (granat dore). Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë njoftuar njësitin për deminim”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • Moti për këtë të dielë

    Moti për këtë të dielë

    Për të dielën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të ketë rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh. Reshjet më të përqëndruara parashihet të jenë në Rrafshin e Dukagjinit. Ka mundësi të ketë breshër të vogël.

    Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h. Në zona të caktuara mund të ketë vrullshmëri të erës deri në 50 km/h!

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 23°C. /MeteoKosova/

  • Gruaja në Gjilan dyshohet se u dhunua dhe u grabit nga dy persona të maskuar

    Gruaja në Gjilan dyshohet se u dhunua dhe u grabit nga dy persona të maskuar

    Policia ka njoftuar se një nënë me djalin e saj, derisa ishin duke ecur rrugës, janë sulmuar fizikisht nga dy të maskuar.

    Të dyshuarit ia kanë marrë arin dhe paratë që kishte viktima e cila pastaj dyshohet se është dhunuar.
    Të njëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të mitur të viktimës. I njëjti ka pranuar edhe tretman mjekësor.

    “GRABITJE&DHUNIM – Gjilan 25.05.2024 – 00:40. Është raportuar se dy viktimat një femër dhe djali i saj i mitur, deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.”

  • Egla Ceno shpallet fituese e ‘Big Brother VIP Albania 3’

    Egla Ceno shpallet fituese e ‘Big Brother VIP Albania 3’

    Për herë të parë në një edicion VIP, një grua fiton çmimin e madh të “Big Brother”.

    Në një natë magjike, plot surpriza dhe emocione dhe një garë të fortë mes pesë finalistëve, Egla Ceno rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh! Aktorja ia doli në garën përballë Julian Dedës, Romeo Veshajt, Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit.

    Në një finale maratonë, me një transmetim live mbi 6 orë, të pestë banorët rikujtuan eksperiencën e tyre në reality shoë, ndërkohë që u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke dhuruar emocione të forta për publikun.

    Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania” ka kaluar çdo parashikim audience, për shkak të garës shumë të fortë mes 5 finalistëve. /tch

  • Udhëheqja e institucioneve me ushtrues detyre, e kundërligjshme

    Udhëheqja e institucioneve me ushtrues detyre, e kundërligjshme

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI

    Ka pothuajse tri vjet që Agjencia Tatimore e Kosovës udhëhiqet nga ushtrues detyre. Përpos saj, tash e një kohë të gjatë nga ushtruesi i detyrës po udhëhiqet edhe Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit.

    Në të njëjtën situatën tash e më shumë se tri vjet është edhe Agjencia Qendrore e Prokurimit.

    Por, sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë, pozitat nuk mund të udhëhiqen nga ushtruesi i detyrës më shumë se një vit. Derisa edhe vendimet që merren nga këta udhëheqës janë të paligjshme.

    Sipas Valmir Ilazit nga INPO, derisa një institucion udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës edhe kompetencat e tij janë të kufizuara.

    Megjithatë, praktika dikujt edhe mund t’i konvenojë, thonë nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

    Përpos institucioneve, me ushtrues detyre udhëhiqen edhe shumë pozita brenda disa ministrive, siç është Ministria e Industrisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo Administrimit të Pushteti Lokal./atvlive.tv/