ATV

Blog

  • Vashat e Kosovës përballen sot me Kroacinë për kualifikimet e Euro 2025

    Vashat e Kosovës përballen sot me Kroacinë për kualifikimet e Euro 2025

    Vashat e Kombëtares së Kosovës në futboll do të përballen sot me Kroacinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2025 të femrave.

    Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, raporton KosovaPress.

    Kosova gjendet në Grupin 4 të Ligës B të këtyre kualifikimeve, ku e zë vendin e fundit me asnjë pikë pas dy ndeshjeve, kurse Kroacia renditet e treta me tri pikë të arkëtuara.

    Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kuadër të këtyre kualifikimeve, vashat “Dardane” pësuan humbje 6:0 nga Uellsi.

    17:00 Kosova (femrat) – Kroacia (femrat)

  • Murati për “mashtrimin” e pensionistëve: Policia ka filluar hetimet, mediat të na ndihmojnë në luftimin e lajmeve të rreme

    Murati për “mashtrimin” e pensionistëve: Policia ka filluar hetimet, mediat të na ndihmojnë në luftimin e lajmeve të rreme

    Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë për Ekonomia Online se Policia e Kosovës ka nisur hetimet për informatat e rreme që po qarkullojnë këto ditë mbi skemat pensionale.

    Murati ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes se ku informohen dhe bën thirrje që të mos bien pre e mashtrimeve. Madje, Murati ka kërkuar ndihmë nga mediat në luftën kundër këtyre dezinformatave.

    “Kemi leshu komunikatë po besoj që edhe ju si media do duhej  përcillni informatat çdo herë sepse është shume rëndësishme të mos ketë keqinformim ose dizinformata të tilla. Qysh në muajin e kaluar kemi lëshuar komunikatë për këtë çështje, nuk di sa është përcjell te mediat. Në vazhdimësi kemi njoftuar edhe pensionistet përmes  kanaleve zyrtare që mos të bien pre e këtyre mashtrimeve. Besoj që edhe si media do duhej të na ndihmonit qa t’i parandalojmë situata të tilla. Tashmë kemi njoftimin që edhe Policia ka filluar hetimin në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Murati për EO.

  • Zemaj: Diaspora e sheh LDK-në si shtëpinë e vet politike

    Zemaj: Diaspora e sheh LDK-në si shtëpinë e vet politike

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se diaspora e sheh LDK-në si shtëpinë e vet politike.

    Në takimet e shumta që po i zhvillon atje, Zemaj ka thënë se diaspora është në përkrahje dhe përgatitje për fitoret e LDK-së.

    Ai ka treguar edhe për takimet që janë në plan të zhvillohen, para tubimit madhështor të shtunën në Gjenevë.

    “Mërgata jonë në Zvicër e kudo e sheh LDK-në si shtëpinë e vet politike! Dega e parë e LDK-së në Zvicër, Kryesia dhe kryetaret e 9 Nëndegëve të këtij regjioni në përkrahje, dhe përgatitje për fitoret e LDK-së. Vazhdojmë sot pasdite në 19:30 në takimin e radhës në Olten në Degën e dytë Zvicër. Nesër të gjithë në takimin e madh në Gjeneva”, ka shkruar Zemaj.

  • Nënshkruhet kontrata mbi 70 milionëshe për energji

    Nënshkruhet kontrata mbi 70 milionëshe për energji

    Ministria e Ekonomisë dhe konzorciumi fitues “Orllati”, kanë nënshkruar kontratën për ankandin e parë solar në Kosovë për centralin prej 100 megavatëve në Kramovik të Rahovecit, raporton EO.

    Kompania fituese do të investojë mbi 70 milionë euro në Kosovë.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ky projekt është në dobi të sigurisë energjetike, qytetarëve e ambientit. Shpreson që kjo gjeneratë të jetë e fundit sa i përket problemeve me energjinë.

    “I gjithë ky projekt është përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Qeveria Amerikane dhe USAID kanë qenë partner kyç në proceset tona kryesore në sektorin e energjisë. Ky ankand do të jetë vetëm i pari prej shumë sosh që do të zhvillojmë. Kosova po dëshmon se po bëhet një mjedis i favorshëm dhe i sigurt në sektorin e energjisë dhe jo vetëm. Shpresoj që të jemi gjenerata e fundit që mund të ndjejmë rrezikun e një krize të energjisë. Prandaj ministria dhe qeveria jemi zotuar në atë që disa e quajnë strategji energjetike shumë ambicioze. Dua të falënderoj kompaninë Orllati që na ka dhënë besimin për tu bërë partner i ynë në sektorin e energjisë. Presim me padurim që të punojmë se bashku në zbatimin e këtij projekti në dy vitet e ardhshme”, tha ajo.

    Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë Orllati, Avni Orllati tha se dobitë e këtij projekti do të jenë të mëdha për Kosovën.

    “Me krenari mblidhemi sot për të nënshkruar këtë kontratë historike. Kjo ngjarje shënon një hap vendimtar në angazhimin tonë për një të ardhme më të qëndrueshme. Përparësitë e këtij projekti janë të shumta. Ajo do të nxisë edhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha ai.

  • Çmimi kombëtar “Muslim Mulliqi” i jepet Esat Vallës

    Çmimi kombëtar “Muslim Mulliqi” i jepet Esat Vallës

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku i ndau Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” akademikut, Esat Valla ndërsa Çmimin Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për vitin 2023, iu dhurua Visare Selimaj, vajzës së Alie Vokshit, raporton EO.

    Çeku, tha se ndihet i nderuar për ndarjen e këtyre çmimeve duke shtuar se për qindja ka qenë një shifrore e grave që kanë shtuar veprat e koleksioneve, por këtë vit është rritur por që ka ende punë për të bërë.

    “Jemi të privilegjuar që e marrim këtë çmim, nga emocionet që kam në mungesë të saj po më humbin edhe fjalët”, tha Selimaj.

    “Falënderoj zonjat që kanë ndarë këtë çmim, jam i kënaqur edhe pse vitet po kalojnë por çmimi është i mirëseardhur”, tha Valla.

  • Ndalohen me dy vajza, tre të arrestuar për dhunim seksual

    Ndalohen me dy vajza, tre të arrestuar për dhunim seksual

    Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë dhe dy femra kosovare, të cilat nuk kishin dokument identifikimi.

    Sipas njoftimit të Policisë, lidhur me rastin dhunim seksual, është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje.

    KosovaPress merr vesh se rasti ka ndodhur dje në mesditë, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor.

  • ​Kuvendi i Mitrovicës së Veriut ka mbështetur sërish hapjen e urës së Ibrit

    ​Kuvendi i Mitrovicës së Veriut ka mbështetur sërish hapjen e urës së Ibrit

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore ka mbështetur në seancën e sotme vendimin për hapjen e urës së Ibrit edhe për qarkullimin e automjeteve, i cili ishte marrë në prill të vitit të kaluar.

    Kjo iniciativë ishte nisur nga këshilltarja e këtij Kuvendi e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Doli.

    Gjatë kësaj seance, Betim Osmani, propozoi edhe shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Nexhat Uglanin, me arsyetimin se nuk ka punuar sa duhet dhe nuk ka qenë bashkëpunues me të tjerët, por që ky propozim u kundërshtua me 13 vota nga gjithsej 14 këshilltarë sa ka ky Kuvend.

    Në këtë seancë po diskutohen disa pika të rendit të ditës, siç janë “raporti i Drejtorisë së Inspekcionit’, “propozim vendim për transferin e mjeteve financiare nga investimet kapitale në mallra dhe shërbime etj. /kp

  • Arrestohen tre burra në Gjakovë, dyshohet se dhunuan dy gra

    Arrestohen tre burra në Gjakovë, dyshohet se dhunuan dy gra

    Tre burra janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se kanë dhunuar dy gra.

    Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit ishin në një automjet me dy viktimat gra, të cilat nuk kishin dokument identifikimi.

    Më pas, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa dy viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor, pasi siç thuhet në raportin e policisë, dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht.

    “Gjakovë, 30.05.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë, si dhe dy femra kosovare, të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

  • Supremja konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim

    Supremja konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim

    Gjykata Supreme e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e Enver Sekiraqës në paraburgim pasi ishte dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

    Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë konfirmuar se Apeli ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të Enver Sekiraqës, avokatit Besnik Berisha.

    Gjykata Themelore e kishte lënë të mbrohet në liri Sekiraqwn pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar, derisa më pas ai është arratisur.

    Gjyqtari Agim Kuçi është suspenduar për këtë rast derisa Kryetarja e Gjykatës kishte konfirmuar se Kuçi pa konsultim me anëtarët e trupit gjykues vendosi që Sekiraqa të mbrohet në liri.

    Por, pas vendimit të Apelit më 18 maj 2024 Sekiraqa ka arritur të arratiset. Sekiraqa më 3 maj 2024, pas kthimit të rastit dy herë në rigjykim u dënua me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e Rizës.Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007. /BetimipërDrejtësi

  • Një 20-vjeçar vdes nga goditja e rrufesë në Maqedoninë e Veriut

    Një 20-vjeçar vdes nga goditja e rrufesë në Maqedoninë e Veriut

    Një 20-vjeçar nga fshati i Koxhalisë në Radovish të Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën mbrëmë pasi është goditur nga rrufeja.

    Një mjek nga urgjenca mjekësore nga Radovishi ka konstatuar vdekjen, ndërsa personi tjetër është transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.

    “Rreth orës 20:00 në Stacionin e Policisë në Radovish është raportuar se në ora 19:30 në një livadh në vendin e quajtur “Vodovod” në Radovish, nga goditja e rrufesë ka ndërruar jetë R.M. (20), ndërsa ka mbetur i plagosur Z.M. (23), të dy nga Koxhaleva”, thuhet në njoftim, shkruan Klan Macedonia.