ATV

Blog

  • ​Presidenti i Bullgarisë merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington

    ​Presidenti i Bullgarisë merr pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington

    Presidenti dhe njëherësh komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bullgarisë Rumen Radev do të merr pjesë në Samitin e ardhshëm të NATO-s më 9-11 korrik në Uashington, njoftoi sot Këshilli i Ministrave.

    Në takim do të merr pjesë edhe kryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Dimitar Glavchev.

    Forumi është niveli më i lartë i vendimmarrjes në Aleancë dhe do të shënojë 75-vjetorin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, të nënshkruar në Uashington. Vendimet që do të merren në takim përfshijnë zbatimin e angazhimeve afatgjata nga aleatët, me një fokus të veçantë në investimet në mbrojtjen e çdo vendi anëtar të NATO-s dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën dhe mbështetjen e saj financiare.

    Të enjten, kryeministri Glavchev i dërgoi një letër kryetarit të Asamblesë Kombëtare Raya Nazaryan dhe grupeve parlamentare duke u kërkuar atyre të vendosin se kush do të përfaqësojë Bullgarinë në samit.

    Partitë MRF dhe CC-DB kundërshtuan që Radev të përfaqësonte Bullgarinë në forum, duke i kërkuar kryeministrit ta bënte këtë, ndërsa BSP donte që vendi të përfaqësohej nga presidenti. Partia Velichie tha se vendimi duhet të merret nga Këshilli i Ministrave. /BTA

  • Materiali nga NASA dhe çmimi marramendës – maska speciale që do ta mbrojë hundën e Mbappes

    Materiali nga NASA dhe çmimi marramendës – maska speciale që do ta mbrojë hundën e Mbappes

    Kylian Mbappe bëri debutimin e tij në Euro 2024 pa shënuar gol dhe me hundë të thyer, diçka që do i sjellë atij nevojën që të luajë me një maskë për ta mbrojtur hundën në vazhdim të garës, diçka për të cilën padyshim do të nevojitet sa më parë operimi.

    Por kjo do të jetë një histori tjetër, pasi francezi ushtroi dje pa ndonjë maskë, duke evituar çdo duel dhe sapo të krijohet maska e tij personale, ai do të jetë në gjendje të rikthehet të luajë normalisht.

    “Është material i NASA-s, për të ndërtuar raketa”

    Maskat nuk janë diçka e re për ortopedin e njohur spanjoll Juan Bravo, i cili merret me këtë profesion që nga viti 1994.

    Ai kishte ndërtuar një maskë të njëjtë për Raul Albiol në 2011 pasi theu nofullën ndërsa vëmendjen e merr materiali që përdoret për ndërtimin e saj.

    Ka dy opsione të materialeve: termoplastike (një plastikë e ngurtë e cila bëhet e formueshme në temperatura të larta) dhe me fibër karboni.

    Opsioni i dytë është padyshim më i miri, por gjithashtu më i shtrenjti. Ofron rezistencë të fortë dhe mbrojtje e cila i pamundëson atij kontaktin me hundën.

    “Është një material që përdoret në industrinë ajrore, një nga ato që NASA përdor për ndërtimin e raketave”, ka thënë Pedro Munoz, i cili e konsideron fibrin e karbonit ideal për futbollin.

    “Në sportet tjera nuk është i përshtatshëm, për shkak se nuk është i pathyeshëm, por në futboll, gjëja më e vështirë me të cilën mund të përballeni është topi, kështu që është perfekte”.

    Klinika funksionon me procesin CAD/CAM (Computer Aided Design/Computer Aided Manufacturing), kështu që gjithçka fillon me një hartë 3D të fytyrës, nga e cila merret fotografia e palëvizshme me të cilën bëhet kallëpi dhe eventualisht krijimi i maskës.

    Maska krijohet me fibër karboni dhe më pas modelohet, prehet dhe lëmohet, madje edhe dekorohet nëse klienti dëshiron. Dizajni merr parasysh lëndimin: maska ​​mbështetet në zonat e shëndetshme të fytyrës, ndërsa në zonën e dëmtuar lihet një zbrazëti në mënyrë që të mos i nënshtrohet goditjeve.

    Një proces i mekanizuar, por në të njëjtën kohë shumë artizanal, në të cilin ka ndikim të madh Pablo Cortés Escobar, teknik ortopedik prej gati 40 vitesh. Nëse ka nevojë të kryhet shpejtë, mund të jetë gati për 24 orë, megjithëse çmimi është i nivelit elitar: 1200 euro.

  • 7 persona nën pranga për fajde dhe haraç, Sveçla publikon pamjet e arrestimit nga policia speciale

    7 persona nën pranga për fajde dhe haraç, Sveçla publikon pamjet e arrestimit nga policia speciale

    Kreu i Minsitrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet nga aksioni që ka nisur dje dhe që ka vazhduar edhe sot kundër aktiviteteve kriminale të fajdes dhe detyrimit.

    Sveçla ka bërë të ditur se deri më tani janë arrestuar shtatë persona, të cilat dyshohet se kan përfituar vlera milionëshe përmes frikësimit dhe detyrimit fizik.

    “Në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit, Policia e Kosovës ka realizuar dje dhe sot operacione në luftimin e aktiviteteve kriminale të fajdes dhe detyrimit. Deri më tash janë arrestuar 7 persona, të cilët përmes aktiviteteve kriminale kanë përfituar vlera milionëshe nga qytetarët tanë përmes frikësimit dhe detyrimit fizik.Toleranca ndaj kriminaliteteve si fajdeja e haraçi dhe çdo fenomeni të dëmshëm për qytetarët dhe shoqërinë tonë ka përfunduar. Do ta vazhdojmë pa u ndalur dhe pa kompromis luftën ndaj çdo ilegaliteti në Republikën tonë.I lus dhe inkurajoj të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë që askush të mos jetë viktimë e individëve apo organizimeve kriminale”, ka shkruar Sveçla.

  • ​Begaj në Kosovë, pritet të shpallet “Qytetar Nderi” nga Drenasi e Deçani

    ​Begaj në Kosovë, pritet të shpallet “Qytetar Nderi” nga Drenasi e Deçani

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pritet të shpallet “Qytetar Nderi” nga dy komuna të Kosovës, ajo e Drenasit dhe e Deçanit.

    Në njoftimin për media nga Komuna e Deçanit bëhet e ditur se presidenti Begaj do ta vizitojë këtë komunë të dielën, teksa ai në ora 11:00 pritet të bëj homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

    Ndërsa në ora 12:00 Presidenti Begaj do të shpallet “Qytetar Nderi” i kësaj komune, në sallën e Kuvendit Komunal, në një seancë solemne.

    Kurse, të nesërmen, i pari i shtetit shqiptar do të nderohet edhe nga Komuna e Drenasit.

    Në njoftim thuhet se Begaj do të shpallet “Qytetar Nderi” në një seancë solemne që do të fillojë nga ora 11:00, teksa ai pritet të ketë edhe aktivitete të tjera gjatë ditës në këtë komunë.

  • Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës, theksohet kontributi që dha për Kosovën

    Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës, theksohet kontributi që dha për Kosovën

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobezzo.

    Haxhiu gjatë takimit shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Lobezzoz.

    “Angazhimi i ambasadores në forcimin e marrëdhënieve në mes Mbretërisë së Holandës dhe Kosovës ka qenë dhe do të mbetet me një peshë tejet të rëndësishme”.

    “Bashkëpunimi me ministrinë Drejtësisë, veçanërisht në fuqizimin e drejtësisë tranzicionale do të mbetet një nga rezultatet më të mira të arritura në këtë partneritet”, tha Haxhiu.

    Ambasadorja shprehu interesimin për rezultatet e arritura të ministrisë së Drejtësisë për të cilat uroi që të vazhdohet suksesshëm edhe në të ardhmen.

    Ndërsa ambasadorja Lobezzo do të nisë kapitullin e ri të saj, ministrja Haxhiu i uroi përzemërsisht suksese, duke i shprehur miqësinë e përjetshme dhe mikpritjen e përhershme në Kosovë.

  • Ushtarët grekë nisen drejt Kosovës, i bashkohen KFOR-it në Bondsteel në kuadër të Forcës Rezervë

    Ushtarët grekë nisen drejt Kosovës, i bashkohen KFOR-it në Bondsteel në kuadër të Forcës Rezervë

    Një kopmani me ushtarë grekë në kuadër të Batalionit të 2-të shumëkombësh të Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it, janë nisur nga Greqia për në kampin Bondsteel në Kosovë, siç njofton faqja e ushtrisë greke “për të kontribuar në aftësinë e reagimit të menjëhershëm të NATO-s në rajonin e Kosovës”, shkruan Express.

    “Batalioni i II-të Shumëkombësh i Rezervave Operacionale përbëhet nga Komanda Shumëkombëshe me një staf përkatës, e cila përbëhet nga personel nga Greqia, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania dhe komanda e së cilës deri në dhjetor 2024 mbahet nga vendi ynë”, thuhet në njoftim.

    Tutje theksohet se kjo është hera e dytë që forcat e ushtrisë greke dislokohen në Kosovë, pas dislokimit të parë të ndodhur nga shtatori në dhjetor 2023.

    Athina zyrtare rizgjedhjen e ushtrisë greke për dislokim në Kosovë e shohin si vendim tregon demonstrimin dhe kontributin vendimtar në shfaqejn e Greqisë si shtyllë sigurie dhe stabiliteti në rajonin e “ndjeshëm të Ballkanit”.

  • Drejt dështimit plani 32 miliardësh për ‘zhvendosjen e kryeqytetit’ indonezian

    Drejt dështimit plani 32 miliardësh për ‘zhvendosjen e kryeqytetit’ indonezian

    Kryeqyteti Indonezisë Xhakarta është një nga vendbanimet më të vjetra njerëzore në botë dhe strehon më shumë se 10 milionë njerëz.

    Ai është gjithashtu nga një vendet e populluara më dendësisht në botë por sipas zyrtarëve është ‘duke u zhytur në tokë’ prej paqëndrueshmërisë së tokës kënetore.

    Prandaj ata kishin sugjeruar të ndërtonin një kryeqytet të ri për vendin, duke e zhvendosur atë në Nusantara, metropoli i ri rreth 1000 km në veri të Xhakarta, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk

    Plani për zhvendosjen e kryeqytetit në Nusantara ishte pjesë e investimit rreth 32 miliardë dollarë nga qeveria indoneziane, për vendndodhjen e re në xhunglën e Kalimantan në ishullin tropikal të Borneo.

    Tre të katërtat e ishullit janë pjesë e territorit indonezian dhe pjesa tjetër është e ndarë mes Malajzisë e Brunei, shtuan Metro.

    Presidenti indonezian Joko Widodo, njoftoi planin në 2017 dhe e ratifikoi dy vjet më vonë por kritikët thanë se është tepër i nxituar jashtë kontaktit me realitetin.

    Qendra e re Nusantara pritet të shtrihet në më shumë se 1000 km katrorë dhe është e rrethuar me kodra e pyje, si dhe bregdet natyral.

    Ndërtimi i tij ka nisur prej vitit 2022, me hapjen e rrugëve.

    Arkitektët thonë se kërkojnë të kombinojnë infrastrukturën moderne me ambjentin natyror por ekspertët kanë ngritur kritika për shkatërrimin e ambjentit natyral me kullat të larta e teknologji valësh elektromagnetike.

    Megjithëse plani për Nusantara është ambicioz dhe zyrtarët po kërkojnë investitorë të huaj, nuk ka siguri për vazhdimin e tij prej kostove te larta dhe pasojave shkatërrimtare për komunitetet indigjene të vendit.

    Shumë vendas janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe peshkatarët po nxiten të largohen nga bregdeti.

    Yati, anëtar i komunitetit indigjen Balik tha më herët për rrjetin The Guardian: “Kjo na bën te ndjehemi larg vendit tonë dhe familjeve tona”. /tch

  • ​Temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për vikend

    ​Temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për vikend

    Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31deri 36 gradë celsius.

    Derisa, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme , të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund të sjellin riga lokale shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.

    Nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës bëhet e ditur poashtu se java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave.

  • “AS” e paralajmëron mungesën e Dakut ndaj Spanjës, thotë se do të suspendohet nga UEFA

    “AS” e paralajmëron mungesën e Dakut ndaj Spanjës, thotë se do të suspendohet nga UEFA

    UEFA njoftoi këtë të premte se, në përputhje me nenin 31.4 të Rregullores së saj disiplinore , ka emëruar një Inspektor të Etikës dhe Disiplinës për të kryer një hetim për sjellje të mundshme raciste dhe/ose diskriminuese nga tifozët gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë të mërkurën e kaluar, në Hamburgu.

    UEFA po heton më konkretisht thirrjet kundër Serbisë dhe Maqedonisë nga tifozët kroatë dhe shqiptarë. Organizata më e lartë ndërkombëtare do të hetojë edhe sjelljen e pretenduar të papërshtatshme të lojtarit shqiptar Mirlind Daku, i cili pas ndeshjes, e cila përfundoi në barazim 2-2, përdori megafonin dhe shoqëroi thirrjet e tifozëve.

    E mediumi spanjoll, AS raporton se dy federatat do të gjobiten me para, kurse Daku do të suspendohet për disa ndeshje dhe nuk do të luajë ndaj Spanjës

    “UEFA ka njoftuar se në orët në vijim do të ketë një vendim për këtë çështje, por normale është që të dyja Federatat marrin një sanksion të konsiderueshëm financiar dhe Daku me siguri do të dënohet me disa ndeshje, ndaj nuk do të luajë kundër Spanjës të hënën e ardhshme. Shqipëria duhet të fitojë për të kaluar në fazën tjetër”, thuhet në artikullin e AS.

  • U vihet zjarri mbeturinave në lagjen Kalabria, ankohen banorët përreth

    U vihet zjarri mbeturinave në lagjen Kalabria, ankohen banorët përreth

    Në lagjen Kalabria në Prishtinë, dikush i ka vënë zjarrin mbeturinave, ku si pasojë ka shkaktuar ndotje të ajrit tek ndërtesat përreth, raporton ATV.

    Siç edhe mund të shihni në pamjet e siguruara nga ATV, tymi i zi pas kësaj zjarrevënie ka shqetësuar banorët, pasi që afër vendit të mbeturinave është edhe hapësirë për parkimin e automjeteve.