ATV

Blog

  • ​Si e tronditi Montella trajnerin për Turqinë triumfuese në Euro 2024?

    ​Si e tronditi Montella trajnerin për Turqinë triumfuese në Euro 2024?

    Vincenzo Montella ka qenë në krye të kombëtares së Turqisë për vetëm nëntë muaj dhe 12 ndeshje, por ai befasoi Ralf Rangnick për të arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2024.

    50-vjeçari italian e mori detyrën vetëm më 21 shtator të vitit 2023, vetëm tre javë pasi Luciano Spalletti u emërua trajner i Italisë, raporton KosovaPress.

    Kjo ishte vetëm ndeshja e tij e 12-të në krye të kombëtares turke, pasi filloi me një fitore kualifikuese 1:0 në tetor ndaj Kroacisë, dhe pati thirrje që ai të shkarkohej në mars pas humbjes 6:1 në miqësore ndaj Austrisë së Rangnick.

    Megjithatë, ai mori një hakmarrje të ëmbël me këtë fitore 2:1 falë dy golave të ish-mbrojtësit të Juventus, Atalantas dhe Sassuolos, Merih Demiral.

    Montella ka mbikëqyrur tashmë pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje për Turqinë, por statistika më e rëndësishme është se ata janë në çerekfinale të Euro 2024, ku do të përballen me Holandën të shtunën në Munich.

    Trajneri italian e befasoi plotësisht Rangnick, i detyruar me ndryshime për shkak se mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu dhe mbrojtësi Samet Akaydin u pezulluan.

    Montella hoqi formacionin 4-2-3-1 dhe kaloi në 3-4-3 me Arda Guler që vepronte në mënyrë efektive si një 9 fals i rrethuar nga Kenan Yildiz dhe Alper Yilmaz.

    Kjo i lejoi ata të mbroheshin me pesë dhe pastaj të shkonin me shpejtësi në kundërsulm, veçanërisht pasi Kaan Ayhan luajti si mbrojtës në Sassuolo dhe një mesfushor këtu. Ata gjithashtu alternuan mënyra të ndryshme të lojës nga prapa për t’iu shmangur presionit të lartë të Rangnick, duke përfshirë disa pasime mbresëlënëse të gjata nga portieri.

    Veçanërisht, të dy golat e Demiralit erdhën nga goditjet nga këndi të Arda Guler, kështu që Turqia mund të ketë dikë gati për të sfiduar dominimin e Calhanoglut në ato situata të caktuara të lojës.

    Turqia ka fituar tre nga katër ndeshjet e saj në Euro 2024 deri më tani, duke mundur Gjeorgjinë 3:1 dhe Republikën Çeke 2:1, duke humbur vetëm 3:0 nga Portugalia pas disa gabimeve vërtet kaotike në mbrojtje.

  • ​Ylli i Zvicrës: Goli i Shaqirit ishte më i mirë se ai i Bellingham

    ​Ylli i Zvicrës: Goli i Shaqirit ishte më i mirë se ai i Bellingham

    Kwadwo Duah ishte jo vetëm golashënuesi i parë zviceran në këtë Kampionat Evropian, por edhe i pari që ka lindur në Angli.

    Sulmuesi i Zvicrës është i vetëdijshëm për këtë para përballjes çerekfinale ndaj Anglisë, por nuk merr shumë nga ky fakt: “Kam lindur në Angli, por nuk kemi më familje atje”, raporton KosovaPress.

    Sa i përket ndeshjes së shtunës, Duah pret “një ekip shumë të mirë” me shumë emra të mëdhenj në të.

    “Nuk mendoj se na nënvlerësojnë. Ata e panë edhe ndeshjen e Italisë. Zvicra nuk ka nevojë të fshihet. Unë mendoj se është pak e çuditshme”, tha Duah.

    I pyetur se kush do luajë në qendër të sulmit, ai u përgjigj: “Është në fakt shumë e thjeshtë: Ose Embolo ose unë. Ne njihemi prej kohësh, kemi një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin”.aa

    Fakti që ai aktualisht është vetëm zgjedhja e dytë është një situatë e re për të, por ai mund të jetojë me të.

    “Unë jam gjithmonë gati kur trajneri ka nevojë për mua. Të gjithë në ekip e dinë rolin e tyre dhe duhet të sigurohen që të qëndrojnë të motivuar. Nëse keni ende nevojë për motivim për të luajtur për kombin tuaj, kjo është paksa e çuditshme për mua”, thotë 27-vjeçari.

    Duah, i cili tregon se do të preferonte të luante në Itali është pyetur nga përfaqësuesit e mediave për superyllin anglez Jude Bellingham. “Ai është i klasit botëror. Ai merr përsipër lojën dhe përpiqet të vendosë shenjën e tij në lojë.”

    Megjithatë, sulmuesi i Ludogorets Razgrad ka një por: “Goli i Shaqirit kundër Skocisë ishte më i mirë se ai i Bellinghamit”.

  • BE dhe SHBA, presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë “nuk janë normale”

    BE dhe SHBA, presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë “nuk janë normale”

    Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të vendosë sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, pasi Serbia priti zëvendësministrin e Jashtëm rus, Aleksandr Grushko.

    Më 2 korrik, Grushko u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa gjatë qëndrimit në Beograd kishte takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë serbë.

    “Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët tanë: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha një zëdhënësi i BE-së për Radion Evropa e Lirë.

    Ai shtoi se Këshilli i BE-së është në dijeni për ndihmat humanitare dhe të tjera të Serbisë për Ukrainën, por se, gjithashtu, pret që Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, të përafrohet me politikën e jashtme evropiane dhe të sigurisë.

    Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara “nuk besojnë se ndonjë vend duhet t’i japë Rusisë platformë për të promovuar luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës”.

    “Vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe e gjithë Evropa, kanë një interes të madh në rrjedhën e luftës ruse kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Prandaj, është e një rëndësie vendimtare të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku përballë agresionit të Rusisë”, tha Departamenti i Shtetit.

    Ai vlerësoi, po ashtu, mbështetjen që Serbia i ka dhënë Ukrainës deri më tani.

    Me kë u takua Grushko në Beograd?

    Grushko kishte një“bisedë të mirë” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur vetë Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, më 2 korrik.

    “I kemi shqyrtuar marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse dhe i kemi vlerësuar si shumë të mira”, shkroi Vuçiq në postimin e tij.

    Një ditë më parë, zëvendësi i ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Policisë të Serbisë, Ivica Daçiq.

    Ai zhvilloi takim edhe me zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin, dhe ministrin Nenad Popoviq. Të dy ata janë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me Kremlinin.

    Në listën e zyrtarëve serbë me të cilët u takua Grushko, është edhe Marko Gjuriq, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë.

    Lidhja me Rusinë

    Pushtimi rus i Ukrainës është në vitin e tretë dhe gjatë kësaj kohe Serbia nuk ka hequr dorë nga lidhjet e saj me Rusinë.

    Zyrtarisht, Beogradi mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione kundër Moskës.

    Ai e arsyeton refuzimin e tij me lidhjet miqësore me Rusinë, por edhe me mbështetjen që merr prej saj në nivel ndërkombëtar.

    Kjo nuk është vizita e parë e zëvendësit të Lavrovit në Serbi që nga fillimi i luftës.
    Grushko ka qëndruar në Beograd edhe në tetor të vitit 2022, por, atëkohë, publiku serb ka mësuar për vizitën nga zyrtarët dhe mediat në Rusi.

    Bëhet fjalë për një performancë pa thelb – kështu e vlerëson vizitën e zyrtarit rus për Radion Evropa e Lirë Darko Obradoviq, nga Qendra joqeveritare për Analiza Strategjike në Beograd.

    “Bashkëpunimi mes Serbisë dhe Rusisë aktualisht është shndërruar në një aktivitet propagandistik mediatik, që, në fakt, nuk do të japë ndonjë rezultat thelbësor”, thotë Obradoviq.

    Një vlerësim të tillë ai e mbështet në argumentet se “Rusia nuk ka më asgjë për t’i ofruar Serbisë në fushën e sigurisë”.

    Vizita e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë në Serbi u zhvillua dy javë pasi Serbia mbështeti deklaratën në Samitin për Paqe në Ukrainë, i cili u mbajt në Zvicër, duke shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës.

    Ajo është një prej disa deklaratave të Bashkimit Evropian dhe rezolutave të OKB-së që Serbia i ka mbështetur, e që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.

    Megjithatë, ajo nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, tek e cila mbështetet, para së gjithash, për çështjen e Kosovës.

    Vizita e Grushkos kësaj radhe u pasqyrua në media

    Ndryshe nga vizita e mëparshme e Grushkos në Beograd, e fundit është raportuar nga zyrtarët përmes komunikatave për media.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndarë një fotografi me Grushkon në llogarinë e tij në Instagram.

    Kur ai është takuar me të në Beograd në tetor të vitit 2022, Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka publikuar informacionin, por jo edhe Zyra e Presidentit të Serbisë.

    Në serinë e kontakteve të Grushkos me zyrtarët serbë hyn edhe takimi me zëvendëskryeministrin Aleksandër Vulin në Moskë.

    Ata u takuan në mes të qershorit, menjëherë pasi Vulin u emërua në një nga pozitat udhëheqëse në Qeverinë e re të Serbisë.

    Mesazhet e Grushkos dhe Vulinit atëkohë kanë përçuar synimin për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

    Vulin, nga lista e zezë amerikane, ka diskutuar me zyrtarët rusë për “rezistencën e përbashkët ndaj Perëndimit”, kanë raportuar mediat ruse.

    Si e raportuan mediat ruse vizitën e Grushkos?

    “Nivel i jashtëzakonshëm i marrëdhënieve me Federatën Ruse” dhe “bashkëpunim i ngushtë” përmes Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

    Kështu u raportua për vizitën e Grushkos në Serbi më 1 dhe 2 korrik në mediat ruse.
    Në raportet e tyre, agjencitë shtetërore ruse, TASS dhe Ria Novosti, iu referuan njoftimeve të Qeverisë së Serbisë dhe postimit të Vuçiqit në Instagram.

    Ato raportuan edhe për deklaratat e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Vulin, për “miqësinë dhe respektin reciprok” të dy vendeve.

    TASS njoftoi gjithashtu se Grushko, gjatë vizitës së tij në Beograd, vendosi kurora lulesh në Memorialin e Çlirimtarëve të Beogradit, te Flaka e Përjetshme dhe te Monumenti i Ushtrisë së Kuqe.

    Darko Obradoviq, nga Qendra joqeveritare për Analiza Strategjike në Beograd, e sheh këtë si “një lojë që Rusia dhe Serbia e kanë pranuar”.

    “Në të ardhmen do të jemi dëshmitarë të aktiviteteve të tilla, por nuk do të ketë realizime thelbësore. Kjo është vetëm një mënyrë e lehtë për të mos thyer ‘vëllazërinë’ shekullore”, thotë Obradoviq.

    Serbia dhe Rusia, përndryshe, kanë një bashkëpunim të zhvilluar ushtarako-teknik, ndërsa nga viti 2016, kur ka filluar modernizimin e ushtrisë, Serbia ka siguruar armë nga Rusia, pavarësisht kritikave nga Brukseli. /REL

  • iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë “bashkë me të”

    iPhone 16 është më pak se tre muaj larg – zbulohet se çfarë mund të vijë “bashkë me të”

    Apple është gati të prezantojë iPhone-in e saj më të ri në shtator dhe ekspertët e industrisë po japin të dhëna rreth këtij produkti.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, iPhone 16 nuk është ende në treg, por Apple Intelligence – hyrja e kompanisë në garën e armatimeve të inteligjencës artificiale – ka të ngjarë të jetë pjesa qendrore e lansimit kundrejt çdo ndryshimi të madh harduerik.

    Bloomberg raportoi se Apple Intelligence do të ishte falas në fillim, por opsionet e abonimit mund të bëhen të disponueshme për ata që duan më shumë “kapacitete AI” në pajisjen e tyre.

    Një nga rregullimet e tjera do të jetë tek asistenti virtual Siri, i cili duhet të bëhet edhe më i zgjuar me iOS 18 falë Apple Intelligence dhe partneritetit OpenAI të kompanisë, tha Apple në Konferencën e Zhvilluesve në mbarë botën në qershor.

    Ndërkohë Ming-Chi Kuo, një analist me bazë në Tajvan, i njohur për parashikimet e tij të Apple, tha në maj se bateria e iPhone 16 Pro Max do të ndryshonte nga modelet e mëparshme. /Telegrafi/

  • Çfarë ndodh kur pimë ujë me stomakun bosh?

    Çfarë ndodh kur pimë ujë me stomakun bosh?

    Të gjithë njerëzit duhet të pinë të paktën 7-8 gota ujë çdo ditë për të mbajtur trupin tonë të hidratuar.

    Megjithatë, është shumë e rëndësishme të pimë ujë jo vetëm gjatë ditës, por konkretisht sapo zgjohemi në mëngjes.

    Ndërsa ne flemë, trupi ynë dehidratohet, sepse ka nevojë për lëngje për të funksionuar dhe burimi i vetëm i tij gjatë atyre orëve janë lëngjet që ka tashmë. Për të reduktuar yndyrën e trupit tonë, është e rëndësishme të pini shumë ujë.

    Gjithashtu, uji na ndihmon të rrisim nivelin tonë të energjisë.

    Në përgjithësi, nëse e bëjmë zakon të pimë një gotë të madhe ujë me stomakun bosh çdo mëngjes sapo zgjohemi, do të kemi përfitimet e mëposhtme:

    Rritja e prodhimit të qelizave të reja

    Lëkurë më e shndritshme

    Shëndeti më i mirë i sistemit limfatik

    Humbje më e madhe peshe

    Pastrim më i mirë i zorrës së trashë

    Rezistencë më e madhe ndaj sëmundjeve

  • Almeda Abazi zbulon gruan më të bukur shqiptare

    Almeda Abazi zbulon gruan më të bukur shqiptare

    Almeda Abazi, është kurorëzuar Miss Shqipëria e Miss Globe, tituj padyshim të merituar pasi vijon të mbetet një prej vajzave më të bukura shqiptare.

    Por në mesin e këtyre të fundit, edhe ajo ka të preferuarat e saj. Almeda ka zbuluar për “Pushime On Top”, se njërën prej tyre madje e ka kopjuar që në moshë të vogël.

    “Nuk e kisha menduar ndonjëherë, por unë jam rritur duke kopjuar… kam qenë shumë e vogël dhe vishja rroba banje dhe kopjoja gjithmonë Hygerta Sakon. Vishesha dhe vendosja diçka si bluze, e hidhja mbrapa për t’i bërë flokët e gjata, thosha unë jam Hygerta”, tha ajo.

  • Eyal Waldmani emërohet konsull nderi i Kosovës në Izrael

    Eyal Waldmani emërohet konsull nderi i Kosovës në Izrael

    Sipërmarrësi i njohur, Eyal Waldman, është emëruar konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael.

    Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në shtetin izraelit, Ines Demiri, shkruan Indeksonline.

    Përmes një njoftimi në rrjetin social X, Demiri bëri të ditur se emërimi i Waldmanit u bë në një ceremoni zyrtare.

    Në po të njëjtën ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

    “Ekspertiza e thelle e zotit Waldman në zhvillimin ekonomik do të forcojë ndjeshëm marrëdhëniet Kosovë-Izrael”, shkroi Demiri.

  • Një grua raporton se është rrahur e dhunuar nga dy persona në Suharekë

    Një grua raporton se është rrahur e dhunuar nga dy persona në Suharekë

    Një grua ka raportuar në Polici se është rrahur dhe dhunuar nga dy persona në Suharekë.

    Sipas raportit 24 orësh, lidhur me këtë rast policia ka arrestuar tre persona, ku dy prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është lirurar.

    Ndërsa, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

    Raporti i plotë:

    DHUNIM

    Suharekë 02.07.2024 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

  • Nisin homazhet për gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadarenë

    Nisin homazhet për gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadarenë

    Në sallën e TKOB kanë nisur homazhet publike dhe ceremonia shtetërore e lamtumirës për gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare.

    Bashkëshortja Helena dhe bijat e shkrimtarit të ndjerë po presin ngushëllimet e një kortezhi të vazhdueshëm personalitetesh shtetërore por edhe qytetarësh të thjeshtë.

    Protokolli ka menduar edhe të vendosë simbolet e Nënë Terezës në vendin e homazheve.

    Ceremonia e nderimeve për kolosin Kadare është organizuar me protokoll shtetëror nën kujdesin e Kryeministrisë.

    Homazhet nisën në ora 09:00 dhe do të vazhdojnë deri në 12:30 për të vazhduar me nisjen drejt varrezave të Tufinës. Ashtu si dje, edhe dita e sotme është ditë zie kombëtare.

    Gjithashtu ditë zie kombëtare ka shpallur edhe Kosova.

    Ismail Kadare, prijësi historik i letërsisë shqipe prej më shumë se shtatë dekadash, ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; anëtari i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës; anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

    Ismail Kadare do të mbetet një autoritet moral për popullin shqiptar, një institucion krijimi dhe mendimi, një referencë themelore për jetën e tij. Vepra që ai ka krijuar është e lidhur me çështje thelbësore të botëkuptimit shqiptar e ballkanas, të ndërveprimit të kulturave dhe vlerave qytetare të rajonit, të evoluimit të identiteteve historike e kulturore. Ajo është një dritare e rëndësisë parësore për të njohur edhe psikozat dhe komplekset e popujve të Evropës Juglindore, aspiratat e vërteta të tyre.

  • ​Trajneri i Austrisë pas humbjes nga Turqia: Do fitonim nëse do të shkonim në vazhdime

    ​Trajneri i Austrisë pas humbjes nga Turqia: Do fitonim nëse do të shkonim në vazhdime

    Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick ka thënë se kombëtarja e tij do të fitonte ndaj Turqisë mbëmë, nëse ndeshja do të shkonte në vazhdime.

    Turqia e mposhti mbrëmë 2:1 Austrinë për ta siguruar biletën e fundit drejt çerekfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.

    “Nuk patëm fatin e duhur dhe besoj nëse ndeshja do të shkonte në vazhdime do të kishim fituar. Kishim kohë për të shënuar golin e barazimit, por është e vështirë kur ata kanë Gordon Banks në portë”, tha Rangnick.