ATV

Blog

  • Laporta ndez spekulimet për Julian Alvarez: Shumica e futbollistëve ëndërrojnë të luajnë te Barcelona

    Laporta ndez spekulimet për Julian Alvarez: Shumica e futbollistëve ëndërrojnë të luajnë te Barcelona

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka komentuar zërat që e lidhin sulmuesin argjentinas Julian Alvarez me një transferim në “Camp Nou”, duke lënë të kuptohet se dera e klubit katalunas mbetet e hapur për lojtarët që dëshirojnë të veshin fanellën blaugrana.

    Laporta theksoi se Barcelona vazhdon të jetë një destinacion i ëndrrave për shumë futbollistë, duke deklaruar se me punë dhe përkushtim, ëndrrat mund të bëhen realitet.

    Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se Barcelona nuk ka hequr dorë nga interesimi për sulmuesin e Atletico Madridit, pavarësisht se klubi madrilen ka refuzuar deri më tani të gjitha përpjekjet për ta transferuar.

    Drejtuesit katalunas besojnë se dëshira e vetë Alvarezit për të bërë hapin drejt Barcelonës mund të ndikojë në qëndrimin e Atletico Madridit gjatë merkatos. Megjithatë, madrilenët nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga ylli i tyre dhe raportohet se kanë refuzuar tashmë një ofertë prej 100 milionë eurosh, duke e vlerësuar kartonin e argjentinasit edhe më lart

  • Vdesin 26 persona në Gjermani për shkak të valës së të nxehtit të pazakonshëm

    Vdesin 26 persona në Gjermani për shkak të valës së të nxehtit të pazakonshëm

    26 persona u mbytën në Gjermani, ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin vapës së pazakontë.

    Kjo u raportua nga Shoqata Gjermane e Shpëtimit (DLRG).

    Mijëra banorë kanë shkuar në liqene, lumenj dhe pishina të hapura për t’u freskuar mes temperaturave ekstreme të larta. Por rekreacioni në ujë ka rezultuar në incidente tragjike.

    Sipas DLRG-së, 26 persona u mbytën në vend midis 26 dhe 28 qershorit.

    Ndërkohë, të paktën 7 vdekje në ujë u regjistruan vetëm më 25 qershor.

    Përveç kësaj, të paktën 8 persona që po notonin në pellgje të ndryshme ujore u dërguan në kujdes intensiv.

    Vërehet se shumica e tragjedive kanë ndodhur në ujëra që nuk janë të pajisura për not – lumenj dhe liqene gurore. Vende të tilla konsiderohen më të rrezikshme për shkak të ndryshimeve të papritura në thellësi, rrymave të ftohta nënujore dhe relievit kompleks të fundeve.

  • Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasen me policinë

    Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasen me policinë

    Një grup protestuesish kanë bllokuar sot hyrjen e Kuvendit, duke bërë të pamundur ose të vështirë daljen e deputetëve dhe ministrave nga salla e Kuvendit, teksa zhvillohej seanca plenare.

    Teksa disa prej deputetëve dhe ministrave kanë dalë, ata i kanë goditur me vezë.

    Ndërkohë ka pasur disa herë përplasje me policinë, e në fund janë kërkuar përforcime, ku kanë mbërritur forcat e ndërhyrjes së shpejtë për të hapur rrugën. /TCH/

  • Apple sjell gjashtë modele të reja të iPhone vitin e ardhshëm

    Apple sjell gjashtë modele të reja të iPhone vitin e ardhshëm

    Thuhet se Apple do të ketë më shumë iPhone të rinj në lançim në vitin 2027 se kurrë më parë, dhe një postim i ri nga informatori Digital Chat Station e vërteton këtë. Ja çfarë thotë ai se do të ndodhë.

    Këtë vjeshtë, Apple do të lançojë një linjë më të vogël se zakonisht të iPhone-ve kryesorë. Presim vetëm tre modele: iPhone 18 Pro dhe Pro Max, dhe iPhone Ultra.

    Por duke e shtyrë iPhone 18 bazë dhe iPhone Air 2 në fillim të vitit 2027, Apple së shpejti do të ketë vitin e saj më të madh të iPhone-ve të rinj ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

    Leaker Digital Chat Station sapo ndau listën e plotë të modeleve të iPhone 2027 në një postim të ri në Weibo.

    Linja e Produkteve të Apple për vitin 2027:

    iPhone Air 2 6.55″ 1.5K 120Hz LTPO OLED

    iPhone 18 6.3″ 1.5K 120Hz LTPO OLED

    iPhone 18e 6.12″ 1.5K 60Hz LTPS OLED

    Testimi i serisë iPhone 19 Pro është përfunduar

    Thashethemet tregojnë se tre modelet e para do të lançohen në fillim të vitit 2027, ndoshta jo më vonë se marsi. Pastaj tre të fundit – që paraqesin një dizajn të 20-vjetorit për modelet Pro dhe Pro Max – do të debutojnë në shtator.

    Postimi i ri ofron një përditësim të statusit mbi modelet e vjeshtës 2027, por gjithashtu thekson madhësinë e ekranit dhe teknologjinë e ekranit për linjën e fillimit të vitit 2027.

    Thuhet se iPhone Air 2 dhe iPhone 18 do të mbajnë të njëjtat madhësi ekrani dhe teknologji si paraardhësit e tyre, gjë që pritej tashmë. Por iPhone 18e thuhet se do të bëjë të njëjtën gjë, dhe më e rëndësishmja kjo do të thotë se nuk do të ketë mbështetje për ProMotion.

    Ndërsa madhësia e ekranit 6.12 inç dhe ekrani 60Hz janë të pandryshuara nga iPhone 17e, Apple mund të kalojë ende në një Dynamic Island nga dizajni aktual i prerjes. Megjithatë, për shkak të krizës së memories, nuk do të ishte çudi të shihnim ndryshime minimale për iPhone 18e për të parandaluar rritjet e mëdha të çmimeve.

  • Lëndohet Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar pritet të mungojë rreth një muaj

    Lëndohet Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar pritet të mungojë rreth një muaj

    Fenerbahçe ka marrë një goditje të rëndësishme gjatë përgatitjeve për sezonin e ri, pasi sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka pësuar një lëndim në stërvitje.

    32-vjeçari ndjeu dhimbje muskulore gjatë një seance në kampin stërvitor në Topuk Yaylasi dhe u detyrua të largohej nga fusha para përfundimit të stërvitjes.

    Pas kontrolleve mjekësore dhe rezonancës magnetike, klubi turk konfirmoi se Muriqi ka pësuar një çarje të pjesshme në muskulin e pjesës së poshtme të këmbës së djathtë. Fenerbahçe njoftoi se futbollisti ka nisur menjëherë procesin e rehabilitimit nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.

    Sipas mediave turke, reprezentuesi i Kosovës pritet të jetë jashtë fushave për rreth katër javë. Si pasojë, ai me shumë gjasa do të mungojë në të dy ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Gornik Zabrzes, duke i shkaktuar një mungesë të rëndësishme Fenerbahçes në nisje të sezonit të ri.

  • Jurgen Klopp, kandidati kryesor për stolin e Gjermanisë pas eliminimit nga Botërori

    Jurgen Klopp, kandidati kryesor për stolin e Gjermanisë pas eliminimit nga Botërori

    Eliminimi i befasishëm i Gjermanisë nga Paraguai në fazën e 1/16-ës së finales së Kupës së Botës 2026 ka tronditur futbollin gjerman dhe ka vënë seriozisht në dyshim të ardhmen e Julian Nagelsmannit si përzgjedhës i “Mannschaft”.

    Gjermanët u eliminuan pas ekzekutimit të penalltive, në një ndeshje ku nuk arritën të justifikonin rolin e favoritit. Humbja ka shkaktuar reagime të shumta në Gjermani, me kritika të forta ndaj paraqitjes së ekipit dhe punës së stafit teknik.

    Ndërkohë, mediat gjermane raportojnë se emri i Jurgen Klopp po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares. Ish-trajneri i Liverpoolit, i njohur për sukseset dhe stilin e tij të lojës, aktualisht mban një rol drejtues në grupin Red Bull, por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit në pankinë për të udhëhequr vendin e tij.

    Federata Gjermane ende nuk ka bërë asnjë lëvizje zyrtare, megjithatë e ardhmja e Nagelsmannit mbetet e pasigurt. Nëse vendoset për një ndryshim, Klopp shihet si njeriu që mund të nisë një kapitull të ri dhe të rikthejë Gjermaninë mes pretendenteve kryesore në arenën ndërkombëtare.

  • Faza eliminatore e Botërorit vazhdon sot me dy superndeshje

    Faza eliminatore e Botërorit vazhdon sot me dy superndeshje

    Faza eliminatore e Kampionatit Botëror 2026 vazhdon edhe sot me duele shumë interesante, ndërsa njëra prej tyre tashmë ka nisur.

    Që nga ora 17:00, në stadiumin e Dallasit është duke u zhvilluar përballja mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë. Të dyja kombëtaret synojnë një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira të Botërorit, në një duel ku favorit i lehtë konsiderohet formacioni norvegjez, i udhëhequr nga sulmuesi Erling Haaland. Megjithatë, Bregu i Fildishtë ka treguar paraqitje shumë të mira gjatë fazës së grupeve dhe pritet t’i bëjë rezistencë të fortë kundërshtarit.

    Më vonë, nga ora 21:00, vëmendja do të jetë e përqendruar në superduelin mes Francës dhe Suedisë. Francezët vijnë në këtë takim pas një faze të grupeve të shkëlqyer, ku siguruan vendin e parë në grup, ndërsa Suedia arriti të kualifikohej në fazën eliminatore si njëra prej kombëtareve më të mira të renditura në vendin e tretë. Franca hyn në këtë sfidë si favorite, por në ndeshjet me eliminim direkt çdo gabim mund të jetë vendimtar.

    Deri më tani, një biletë për në fazën e 1/8 së finales e kanë siguruar Kanadaja, Brazili, Paraguai dhe Maroku. Kanadaja eliminoi Afrikën e Jugut pas vazhdimeve, Brazili mposhti Japoninë, Paraguai befasoi Gjermaninë pas penalltive, ndërsa Maroku triumfoi ndaj Holandës, gjithashtu pas goditjeve nga pika e bardhë.

  • Haxhiu pret në takim Valentina Supertin, diskutojnë për reformat evropaine

    Haxhiu pret në takim Valentina Supertin, diskutojnë për reformat evropaine

    U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë.

    Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për zhvillimin e vendit dhe theksoi se Kosova e ka kthyer këtë mbështetje në institucione demokratike, në reforma dhe në një orientim të qartë evropian, i cili gëzon mbështetje shumë të lartë qytetare.

    Ajo theksoi se Kosova ka mbajtur kurs të qartë në reformat evropiane, është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, dhe po i zbaton me seriozitet obligimet që dalin nga Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes.

    Ajo kërkoi që progresi i Kosovës të marrë përgjigje të qartë politike nga Bashkimi Evropian përmes avancimit drejt statusit kandidat dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit.

    U.D. Presidentja Haxhiu theksoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit dhe të bashkëpunimit të barabartë rajonal, ku Kosova duhet të trajtohet me të njëjtën mundësi për përfaqësim, lidhje infrastrukturore, tregti, digjitalizim dhe qasje në iniciativat e tregut të përbashkët.

  • Don Xhoni merr vëmendje me një tjetër video krah Daut Haradinajt

    Don Xhoni merr vëmendje me një tjetër video krah Daut Haradinajt

    Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka ngacmuar ndjekësit këto ditë me disa video të shkurtra në TikTok.

    Ai solli video me Adelina Ismailin, Gani Gecin, Meriton Mjekiqin, Vedat Bajramin dhe Elijona Binakajn.

    E në fund publikoi një video edhe me ish-deputetin e Aleancës, Daut Haradinajn.

    E këto duket se kanë të bëjnë me projektin e ri të këngëtarit, që thuhet se do të jetë një album.

    I njëjti siç shihet po zgjedh forma të veçanta e personazhe të njohur për të bërë diçka ndryshe nga të tjerët.

    Se çfarë saktësisht do të sjellë për publikun mbetet për t’u parë ditëve në vazhdim.

    Don Xhoni vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në skenën muzikore shqiptare.

    @bigdonxhoni

    Gjenerali

    ♬ original sound – DON XHONI

  • Angelina Jolie flet për dashurinë pas divorcit: Nuk kam dalë me askënd për dhjetë vjet

    Angelina Jolie flet për dashurinë pas divorcit: Nuk kam dalë me askënd për dhjetë vjet

    Angelina Jolie ka zbuluar se nuk ka qenë në një lidhje romantike që nga ndarja me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, në vitin 2016.

    Në një intervistë të fundit, fituesja e çmimit Oscar tha se gjatë dhjetë viteve të fundit ka zgjedhur t’i përkushtohet plotësisht gjashtë fëmijëve dhe familjes, duke e lënë jetën sentimentale jashtë vëmendjes.

    Ajo theksoi se roli në filmin e saj të ri, “Couture”, i ka sjellë një reflektim të ri mbi dashurinë.

    Sipas Jolie, personazhi që interpreton e ndihmoi të kuptojë se një nënë mund të jetë plotësisht e përkushtuar ndaj fëmijës së saj, por njëkohësisht të ketë nevojë edhe për dashuri dhe ta pranojë atë në jetën e saj.

    Aktorja foli edhe për periudhën e vështirë pas divorcit, i cili u finalizua në fund të vitit 2024 pas një beteje të gjatë ligjore.

    Ajo tregoi se iu rikthye aktrimit pasi kjo i mundësonte të kalonte më shumë kohë pranë familjes, teksa pranoi se për një periudhë ishte ndjerë e thyer emocionalisht.

    Megjithatë, Jolie u shpreh se tani e ndjen veten më të fortë, duke shtuar se energjinë dhe shpirtin luftarak i ka rifituar falë fëmijëve të saj, të cilët e kanë mbështetur dhe inkurajuar gjatë gjithë kësaj kohe.