ATV

Blog

  • Mungojnë Mujka, Muzliukaj dhe mbrojtja, dështon gjykimi për korrupsion

    Mungojnë Mujka, Muzliukaj dhe mbrojtja, dështon gjykimi për korrupsion

    Nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare, 4 vjet më parë, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, ishin thirrur të paraqiteshin në gjykatore, paraditen e së mërkurë.

    Mujka akuzohet se në vitin 2021, si nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, bashkë me Muzliukajn, që ishte drejtori i gjeodezisë, me qëllim të dobisë pasurore, i shkaktuar dëm Agjencisë Kosovare të Privatizimit në vlerë prej 125 mijë euro.
    Mirëpo, për shkak të mungesës së avokatëve të tyre, asnjëri prej tyre nuk erdhi.

    Avokati i Mujkës, Xhafer Tahiri, kishte njoftuar gjykatën se për arsye personale e shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm.Kurse avokati i Muzliukajt, Ahmet Tahiri, kishte një seancë tjetër, po në të njëjtën kohë.

    Si pasojë, seanca u ndërpre dhe u caktua për një datë tjetër.Gjykatësja tha se do të vlerësohet nëse të akuzuarit kanë pranuar ftesat dhe, nëse është e nevojshme, do të lëshohet urdhër për sjellje me detyrim në seancë.

    Në këtë seancë ishin të pranishme prokurorja speciale Ilirijana Qollaku dhe përfaqësuesja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dhurata Bytyqi.

    Faruk Mujka ishte arrestuar në korrik të vitit 2023 dhe gjatë bastisjeve, policia i kishte sekuestruar 60 mijë euro para të gatshme.Mujka, i cili aktualisht është drejtor në ndërmarrjen “Ibër Lepenc”, përballet edhe me një aktakuzë tjetër për mosraportim të pasurisë.

  • Subvencionimi i energjisë, vendim për “poenë politik”

    Subvencionimi i energjisë, vendim për “poenë politik”

    Edhe në sezonin dimëror 2025/26, familjeve të cenueshme do t’iu subvencionohen faturat e energjisë elektrike nga qeveria e Kosovës.

    Kjo u konfirmua nga ministri në dorëheqje i financave, Hekuran Murati, pas mbledhjes së qeverisë të martën.

    “Siç e dini, parvjet ka qenë pilotimi i programit. Vitin e kaluar ka qenë zbatimi i rregullt i programit për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme, ku kanë qenë mbi 80 mijë familje përfituese. Edhe këtë vit do të vazhdojë programi i njëjtë” tha Murati

    Ky vendim në periudhë elektorale vlerësohet se u bë vetëm për poenë politikë.

    Shihet me sy të hapur që është puro nevojë fushate për blerje të votave siç kanë bërë  fatkeqësisht edhe pritë e tjera të cilat kanë qenë në pushtet fatkeqësisht e njëjta partë që ka qenë në opozitë I ka kritiku shpesh këto vendime  në kohë fushatë  po këto vendime po I merr po të njëjtat” deklaroi Ahmeti.

    Pavarësisht politizimit vendimi po cilësohet i dobishëm nga njohësit e energjisë.

    “Kjo kategori e qytetarëve janë konsumuesit më të ulët të energjisë elektrike dhe shumë pak ose aspak i prek kjo tarifa e lartë e energjisë, është e mirëseardhur ky vendim për shkak të gjendjes së tyre financiare. tha Ibrahimi

    Ky subvencionim fillon në muajin tetor dhe përfundon në muajin mars.

  • Kandidatët e LDK-së premtojnë transformim urban dhe transparencë

    Kandidatët e LDK-së premtojnë transformim urban dhe transparencë

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama, kandidat për një mandat të dytë, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen me Pallatin e Rinisë, ku janë siguruar hapësira për Galerinë e Artit, E-sportin dhe ICK-në, sic tha ai për të kthyer identitetin e Prishtinës së vjetër, duke e ndërlidhur me ritmin dhe energjinë e Prishtinës së sotme.

    Në Gjilan, kandidati Arbër Ismajli gjatë vizitës në Velikinicë, u zotua për modernizim të shërbimeve komunale dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

    Në Mitrovicë, kandidati Gëzim Plakolli ka premtuar që me LDK-në në pushtet, Stantergu do të kthehet në qendër turistike dhe zhvillimore, në nderim të historisë dhe kontributit të punëtorëve të saj.

    Në Lipjan, kryetari aktual Imri Ahmeti, kandidat për mandat të ri, ka premtuar vazhdimin e mbështetjes për gratë ndërmarrëse.

    Në Pejë, kandidati Gazmend Muhaxhiri ka prezantuar vizionin e tij “Peja 4.0”, i cili parasheh zhvillim të mëtejshëm të qytetit përmes inovacionit, bashkëpunimit me qytetarët të ndërtuar mbi përvojën e fituar gjatë tri mandateve të mëparshme.

    Në Prizren, kandidati Driton Selmanaj ka prezantuar planin e tij për katër vite zhvillimi, që përfshin sigurimin e ujit 24 orë, përmirësimin e arsimit, transparencë në qeverisje dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

    Në Viti, kryetari aktual Sokol Haliti ka prezantuar projektet e realizuara gjatë mandatit të tij, duke u zotuar për vazhdimin e punës me përkushtim dhe përgjegjësi në shërbim të komunitetit.

    Ndërsa në Vushtrri, kandidati Xhafer Tahiri ka premtuar mbështetje konkrete për bizneset e udhëhequra nga gratë, duke ndarë 500 mijë euro nga buxheti komunal për punësimin e grave dhe zhvillimin e bizneseve të tyre.

  • Kandidatët e AAK-së zotohen për mbështetje të grave dhe infrastrukturë më të mirë

    Kandidatët e AAK-së zotohen për mbështetje të grave dhe infrastrukturë më të mirë

    Në ditën e 26-të të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha gjatë takimit me banorë t’Koliqit, u premtoi atyre kthimin e këtij rajoni në një atraksion turistik.

    Në Deçan, kryetari aktual Bashkim Ramosaj ka prezantuar asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin Strellc i Epërm duke përforcuar moton e tij: “Flasim me punë”.

    Në Suharekë, kryetari në detyrë Bali Muharremaj, kandidat edhe për një mandat ka bërë të ditur përfundimin e disa projekteve.

    Në Rahovec, kandidati dhe kryetari aktual Smajl Latifi ka shpalosur pjesë nga programi qeverisës që synon fuqizimin e grave dhe vajzave. Ai është zotuar për barazi gjinore në vendimmarrje, buxhetim gjinor në projektet komunale dhe mbështetje për aftësim profesional, sidomos në sektorin e teknologjisë informative.

    Kandidati për Istog, Ukë Blakaj, premton që çdo nxënës i shkollës së mesme do të pajiset me laptop brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes.

    Kurse në Prizren, kandidati Besnik Krasniqi është zotuar për mbështetje të fuqishme ndaj grave në të gjitha fushat, duke e cilësuar fuqinë e gruas si bazë të përparimit të qytetit.

    Ndërsa në Viti, kandidati Labinot Bislimi ka adresuar kritikë të fortë ndaj menaxhimit të zonës ekonomike në Budrik, duke e cilësuar atë si një dështim të rëndë të qeverisjes aktuale. Ai është zotuar për zhvendosjen dhe riorganizimin e saj në një lokacion tjetër, më të përshtatshëm dhe funksional, në rast se fiton besimin e qytetarëve.

  • Kandidatët e PDK-së premtojnë mbështetje për biznese lokale e sport

    Kandidatët e PDK-së premtojnë mbështetje për biznese lokale e sport

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismajli premtoi revitalizimin e Pazarit të Vjetër dhe rregullimin e infrastrukturës, duke e kthyer këtë zonë historike në një destinacion tërheqës për turistët dhe qytetarët.

    Kandidati, Riad Rashiti në Gjilan premton përmirësimin e kushteve për klubet sportive dhe realizimin e projektit për stadiumin e qytetit.

    Kryetari aktual dhe kandidat për një mandat të ri në Kaçanik, Sabedin Vishi ka prezantuar projektet infrastrukturore të realizuara gjatë mandatit të tij.

    Në Mitrovicë, Arian Tahiri gjatë vizitës në Kryqin e Kuq të Mitrovicës prezanton iniciativën “Mitrovica Solidare”, një fond për mbështetje sociale dhe emergjencash.

    Ndërkohë Shaqir Totaj i PDK-së që synon edhe një mandat në krye të Prizrenit premton se kjo komunë do të ketë teleferikun e vet nëse zgjidhet edhe për katër vitet e ardhshme.

    Sami Lushtaku, kandidat për kryetar në Skenderaj gjatë takimit me mësimdhënësit e Gjimnazit “Hamëz Jashari”, me artistët lokalë, si dhe me banorët e lagjes Bajrami në Klinën e Poshtme dhe me banorë në Dashefc premtoi përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

    Ferit Idrizi, kandidat për mandat të dytë në Vushtrri ka njoftuar se po realizohet projekti “Rrethoja e Çelikut – Ura e Madhe e Silnicës”, duke kombinuar funksionalitetin modern me ruajtjen e traditës lokale.

  • Kandidatët e NISMËS kërkojnë votën e qytetarëve më 12 tetor

    Kandidatët e NISMËS kërkojnë votën e qytetarëve më 12 tetor

    Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku nga Nisma Socialdemokrate përkrah kandidatit për asamble komunale, Bedri Dobrani, u zotua se 330 hektarë tokë në Banjskë do t’i kthehen në administrim Komunës së Vushtrrisë.

    Gjatë ditës, Izmaku u prit ngrohtësisht edhe në familjen e kandidatit për asamble komunale, Remzi Demiri ku në fokus të këtij takimi ishin gratë.

    “Ato flisnin me pasion për arsimimin e fëmijëve, për sigurinë, për mirëqenien e familjeve dhe për nevojën që zëri i gruas të dëgjohet më shumë në vendimmarrje”, tha ndër të tjera ajo.

    Kurse me moton “Bashkë për fitore”, kryetari aktual i Malishevës, Ekrem Kastrati, qe synon edhe një mandat në krye të kësaj komune, ka shprehur mirënjohje të thellë për angazhimin, energjinë dhe vullnetin e secilit anëtar dhe përkrahës të familjes së tij politike.

    Kandidatja për kryetare të Prizrenit nga NISMA Socialdemokrate, Albulena Balaj Halimaj ndau pamje nga takimi me qytetarët në Gjonaj, ku pjesë e këtij tubimi ishte edhe i pari i partisë, Fatmir Limaj.

    Balaj Halimaj që synon pozitën e kryetarës së Prizrenit shpërndau në rrjetin social “Facebook” mënyrën se si të votohet më 12 tetor.

  • Kandidatët e VV-së premtojnë zhvillim infrastrukturor e ekonomik nëpër komuna

    Kandidatët e VV-së premtojnë zhvillim infrastrukturor e ekonomik nëpër komuna

    Në vazhdën e fushatës zgjedhore, Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka zhvilluar sërë takimesh në bizneset lokale ku atyre u ka premtuar infrastrukturë dhe krijim të kushteve të punës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    Në Vushtrri, kandidati për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli, banorëve të fshatit Samadrexh u premtoi ujë të pijshëm në çdo lagje, rrugë e trotuare, kanalizim funksional, mbështetje për bujqit e fermerët, e transport falas për nxënësit e shkollave të mesme.

    Ndërkohë në Malishevë, kandidati Valon Hoti u zotua për përmirësimin e infrastrukturës, duke theksuar nevojën për kushte më të mira jetese për banorët e këtij lokaliteti.

    Shpejtim Bulliqi kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri në Podujevë ndau pamje nga vendosia e gurthemelin për ndërtimin e dy anekseve të reja shkollore, një investim në vlerë prej 1.2 milionë euro.

    Fushatën të mërkurën në Skënderaj, Hysni Mehani e nisi duke kritikuar qeverisjen e pushtetit lokal për shkatërrimin e shkollës së Polacit, një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë lokale, dhe u zotua ta mbrojë atë me çdo çmim.

    Kurse kandidati për kryetar të Mitrovicë së Jugut, Faton Peci në takim me banorët e fshatit Zhabar u premtoi investime në çerdhe, ndërtim të nënkalimit për nxënësit në rrugën “Adriatiku”, vendosjen e ndriçimit publik, dhe rregullimin e trotuareve.

    Qemajl Aliu, kryetari i komunës së Shtimës sot përurojë rrugën në fshatin Gllavicë, ku premtoi se vitin e ardhshëm do t’a funksionalizojë zonën e dytë ekonomike në Gllavicë.

  • Përurohet shtegu i ri 3.2 km në Gërmi

    Përurohet shtegu i ri 3.2 km në Gërmi

    Një trajektore e re prej 3.2 kilometrash është tashmë në dispozicion për qytetarët, sportistët e dashamirët e natyrës, në Parkun e Gërmisë.

    Përmes shtegut të ri “Panorama” qytetarët do të lidhen me shtegun ekzistues të Ariut.

    Mirëpo, sipas kryetarit aktual e që pretendon edhe një mandat tjetër, Përparim Rama, plan është shtimi i shtigjeve tjera.

    “Për dy vitet e ardhshme kemi plan që të gjitha fshatrat e Gollakut, të gjitha pjesët, të jenë të ndërlidhura nëpërmjet shtigjeve si ky që po e përurojmë sot, në mënyrë që të zhvillojmë turizmin dhe të krijojmë mundësin për krijimin të atraksione të reja.”

    Për qëllimin e shtimeve të shtigjeve foli Nazmi Hasanramaj nga klubi Alpin Prishtina.

    “Jemi duke u përpjekur që qytetarët të dalin më shumë në natyrë, të jenë më kreativë kur bëhet fjalë për ecjen, dhe të kuptojnë që Prishtina ka potencial dhe njerëz që dinë, munden dhe duan.”

    Aktualisht, në malet e Gërmisë janë të shënuara dhe të definuara 16 shtigje malore, me një gjatësi totale prej 65 kilometrash.

    Revitalizimi i “Shtegu Panorama” u mundësua nga Komuna e Prishtinës, Korporata Rugove, Klubi Alpin Prishtina dhe subjekti “edhe”.

  • Marco Guida – do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Slloveni

    Marco Guida – do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Slloveni

    Ndeshja e shumëpritur mes Kombëtares së Kosovës dhe Sllovenisë, që do të zhvillohet këtë të premte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të gjykohet nga italianët.

    Sipas UEFA, drejtësinë në fushë do ta ndajë Marco Guido nga Italia, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti dhe detyrën e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Daniele Chiffi.

    Teknologjia VAR do të jetë gjithashtu nën drejtimin e italianëve – Marco Di Bello do të jetë Video Assistant Referee, ndërsa Valerio Marini do të shërbejë si asistent i VAR-it.

    Përballja që pritet me shumë interes nga publiku, bëri që biletat të shiten për tri orë, ndërsa rreth 13 mijë tifozë do të mbushin shkallët e “Fadil Vokrrit” për të mbështetur “Dardanët” në një duel të rëndësishëm kualifikues për Kupën e Botës 2026.

    Pas ndeshjes në Prishtinë, Sllovenia do të presë Zvicrën në stadiumin “Stozhice”, ndërsa në nëntor do të zhvillojë edhe dy sfidat e fundit – në shtëpi kundër Kosovës dhe në udhëtim ndaj Suedisë.

    Fituesi i grupit siguron biletën direkte për Botërorin 2026, ndërsa skuadra e vendit të dytë do të kërkojë kualifikimin përmes play-off-it. /ATVLIVE.TV

  • Kafeja e mëngjesit: Sa sheqer është i shëndetshëm për t’u shtuar?

    Kafeja e mëngjesit: Sa sheqer është i shëndetshëm për t’u shtuar?

    Të gjithë i drejtohemi kafesë çdo mëngjes, qoftë pas mëngjesit ose pa ngrënë fare. Kafeja është bërë një pjesë thelbësore e rutines sonë, një përbërës i domosdoshëm për një paradite energjike.

    Studimet tregojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkoli, por shumë pak mund të ndalojnë kafen e mëngjesit. Megjithatë, mënyra se si e pini kafen ka rëndësi për shëndetin, veçanërisht sa i përket sheqerit.

    Disa preferojnë kafen pa shtesa, ndërsa të tjerë nuk mund ta pinë pa pak ëmbëlsi. Por sa sheqer është i sigurt për t’u shtuar? Nutricionistët bien dakord: mos e tepëroni!

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org:
    • Një filxhan i vogël ekspres (30 ml) mund të përmbajë maksimum 3.1 gramë sheqer — më pak se një lugë çaji.
    • Një filxhan turke ka të njëjtën masë të toleruar.
    • Për një kapuçino (25 ml kafe + 85 ml qumësht), sasia e rekomanduar është 7 gramë sheqer, pra pak më pak se dy lugë çaji.

    Studimet tregojnë se një lugë e plotë çaji me sheqer në një filxhan ekspres mund ta rrisë përqindjen e sheqerit më shumë se një gotë me Coca-Cola!

    Sasia ditore e rekomanduar nga OBSH:
    Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron 25 gramë sheqer në ditë, ose rreth 6 lugë çaji, duke përfshirë të gjitha ushqimet dhe pijet e konsumuara gjatë ditës.

    🔹 Këshilla: Nëse doni një mëngjes të shëndetshëm dhe energjik, shtoni sheqer me kujdes në kafen tuaj dhe kujdesuni që sasia totale ditore të mos e kalojë limitin e rekomanduar.