ATV

Blog

  • Emra unikë në vend të numrave, por a rrezikojnë llogaritë false platformën?

    Emra unikë në vend të numrave, por a rrezikojnë llogaritë false platformën?

    Platforma e njohur e komunikimit po teston një ndryshim të madh që mund të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin online. Së shpejti, përdoruesit do të kenë mundësi të krijojnë një emër përdoruesi unik, në vend që të ndajnë numrin personal të telefonit.

    Ky opsion i ri, që ndodhet në fazën “beta”, ngjan me sistemet e privatësisë që përdoren në Telegram dhe Instagram, duke ofruar një mënyrë më të sigurt dhe më anonime për komunikim. Pamjet e para tregojnë një seksion të ri “Username” në cilësimet e llogarisë, ku përdoruesit mund të personalizojnë identitetin e tyre publik.

    Ky ndryshim synon të rrisë privatësinë dhe të ulë numrin e mesazheve të padëshiruara, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime për rrezikun e llogarive false dhe imitimeve të përdoruesve të njohur. Për këtë arsye, kompania po punon për të shtuar mjete verifikimi dhe mbrojtjeje përpara se funksioni të lançohet globalisht.

  • Ministria e Financave ka njoftuar se pagesat prej 100 euro për studentët do të ekzekutohen së shpejti, duke bërë të ditur afatin e realizimit

    Ministria e Financave ka njoftuar se pagesat prej 100 euro për studentët do të ekzekutohen së shpejti, duke bërë të ditur afatin e realizimit

    Më 7 tetor, Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro të gjithë studentëve.

    Që nga marrja e këtij vendimi, ende asnjë studentë nuk është pajisur me mjetet e ndara nga Qeveria në detyre.

    Se kur pritët të dalin këto shtesa, nga Ministria e Financave kanë dhënë detaje.

    Afati për aplikimin e studentëve për shtesën prej 100 euro mbetet i hapur deri më 31 tetor, ka bërë të ditur për “Front Online” Ministria e Financave.

    “Aplikimi për përfitimin e shtesave prej 100 euro për studentë është i hapur deri më 31 tetor, në mënyrë që të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të kenë mundësinë të aplikojnë”, thuhet në përgjigje për Front Online.

    Nga kjo ministri është bërë e ditur se komisioni tashmë po shqyrton aplikimet e pranuara, e pagesat do të realizohen me faza pas përfundimit të procesit.

    “Komisioni është në proces të shqyrtimit të aplikimeve dhe mjetet do të ekzekutohen me faza pas shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e MF-së.

    Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, 20 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e studentëve bazuar në distancën nga vendi i banimit tek ai ku studiojnë. Ndërsa 6 milionë euro të tjera janë ndarë për një shtesë prej 100 eurosh për të gjithë studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

  • Irlanda paguan artistët 1,500€ në muaj për të krijuar lirshëm

    Irlanda paguan artistët 1,500€ në muaj për të krijuar lirshëm

    Në Irlandë ka nisur një nismë të veçantë për krijues – artistë, muzikantë, shkrimtarë dhe profesionistë të tjerë në fushën e artit – ku qeveria iu ofron një pagesë të rregullt për të zhvilluar punën e tyre kreative. Ideja është që të mos jenë të detyruar të “shesin kohën” vetëm për të mbijetuar, por të fokusohen në krijimtarinë.

    Sipas pilot-skemës së titulluar Basic Income for the Arts, krijuesit morën €325 në javë (rreth €1,300 në muaj) që nga viti 2022.

    Në buxhetin për vitin 2026 është vendosur që skema të bëhet e përhershme dhe të hapet për rreth 2,000 krijues të rinj.

    Ministri për Kulturën në Irlandë tha se skema ka ndikuar pozitivisht: krijuesit raportojnë më pak stres financiar, më shumë kohë për artin dhe mundësi të reja profesionale.

    Çfarë do të thotë “1,500 €” në muaj?
    Shifrat në media përkthehen si “afërsisht €1,500 në muaj” për krijuesit – kjo rrjedh nga €325 në javë, që për një muaj mesatar shkon afër kësaj shume.
    Megjithatë duhet të theksojmë:

    Panorama nuk është për çdo krijues, por për një grup të përzgjedhur (rreth 2,000 në pilot).

    Pagesa është subvencion i qeverisë dhe përfituesit duhet të përmbushin kriteret e përcaktuara për “profesionistë në fushë krijuese”.

  • Kosova pret nesër Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, hyrja falas

    Kosova pret nesër Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, hyrja falas

    Kosova do të zhvillojë nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij cikli në kuadër të Ligës së Kombeve. Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanet” do të përballen me kombëtaren e Turqisë në fazën e “play-offit”, ku në dy ndeshje do të vendoset se cila kombëtare do të garojë edicionin e ardhshëm në Ligën B. Për vajzat e Kosovës, kjo përballje është vendimtare dhe me peshë të madhe sportive.

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Sami Sermaxhaj, nuk e konsideron të lehtë sfidën e së premtes, por shpreson dhe beson në përkushtimin maksimal të lojtareve:

    “Ne presim që planifikimet që i kemi bërë, si në aspektin e përgjithshëm ashtu edhe në atë specifik, të shihen brenda vijave të fushës dhe të na sjellin rezultat pozitiv. Kemi bërë një analizë të detajuar të kundërshtarit, si unë ashtu edhe futbollistet. Synimi ynë është të jemi sa më sulmues, të krijojmë më shumë raste dhe të jemi efektive në finalizim. Kemi vendosur një plan të qartë për t’iu kundërvënë Turqisë, si në momentet kur ata e kanë topin, ashtu edhe kur ne jemi në fazën e sulmit. Pres përkushtim maksimal dhe fokus 100%. Vajzat janë të vetëdijshme për rëndësinë e lojës dhe shpresoj që si produkt i punës sonë të dalim nesër fitues”, deklaroi Sermaxhaj.

    Kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti, foli për pikat e forta të kundërshtarit dhe për përgatitjet që Kosova ka bërë gjatë këtyre ditëve:

    “Me Turqinë kemi luajtur në vitin 2019, ishte edhe ndeshja ime e parë zyrtare për Kosovën. Janë pothuajse të njëjtat lojtare nga ajo kohë. Ne kemi disa vajza që luajnë në ligën turke, i njohim mirë kundërshtaret. E dimë që janë të forta në duele dhe kanë kundërsulme të shpejta, por besoj se jemi përgatitur mirë për këtë përballje”, tha Mehmeti.

    Një ndër lojtaret që e njeh më mirë futbollin turk është Kaltrina Biqkaj, e cila aktualisht luan në kampionatin e Turqisë. Për të, ky takim është edhe më emocionues, pasi do të përballet me disa nga bashkëlojtaret e saj të klubit: “Është një ndeshje e vështirë, duke ditur se bëhet fjalë për ‘play-off’, ku vendoset kush qëndron në Ligën B dhe kush bie në Ligën C. Të gjitha futbollistet janë të gatshme dhe kemi cilësinë e duhur. Kemi punuar shumë gjatë gjithë javës dhe kemi ndërtuar një plan për të dalë fitimtare. Çdo paraqitje më ndihmon të rritem si futbolliste, por ndeshja e nesërme është e veçantë, duke pasur parasysh që unë luaj në ligën turke. Kemi dy bashkëlojtare që përfaqësojnë Turqinë, por nuk kemi komunikuar para ndeshjes”, tha Biqkaj me buzëqeshje.

    Futbollistet e Kombëtares së Kosovës i kanë bërë thirrje tifozëve “Dardanët” që t’i mbështesin sa më masivisht në ndeshjen e nesërme, pasi, siç theksojnë ato, prania dhe përkrahja e tifozëve janë gjithmonë një shtytje e madhe drejt rezultateve pozitive.

    Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe hyrja për të gjithë tifozët është falas. /ATVLIVE.TV

  • Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

    Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

    Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në Berlin, të enjten qëndroi në Aspen Institute. Osmani tha se aty foli për aspiratat e Kosovës dhe se një gjë mbetet e palëkundur, që e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE.

    “Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik. Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, shkroi Osmani në Facebook.

    Presidentja Vjosa Osmani, gjendet në Gjermani, ku do të mbajë një fjalim në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Berlinit. Osmani para studentëve dë të flasë për mbrojtjen e demokracisë. Në këtë universitet po zhvillohet “Java e Takimeve me Personalitete Evropiane”.

  • Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

    Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

    Franca ka lëshuar një urdhër të ri ndërkombëtar arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad, duke e mbajtur përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës civile në Siri.

    Urdhërarresti, i nënshkruar më 29 korrik, e lidh Assadin me sulmet kimike të vitit 2013, të cilat goditën Adra dhe Douma më 5 gusht, ku u plagosën rreth 450 persona, si dhe Ghoutën Lindore më 21 gusht, ku sipas inteligjencës amerikane, gazi helmues vrau mbi 1,000 civilë.

    Ky është urdhërarresti i tretë që autoritetet franceze lëshojnë ndaj Assadit.

    Më herët, gjykatat franceze kishin vepruar për bombardimin e një qendre shtypi në Homs (2012) – ku u vranë gazetarja amerikane Marie Colvin dhe fotografi francez Remi Ochlik – si dhe për bombardimin e Deraa-s (2017), ku u vranë civilë.

    Assad, që kishte udhëhequr Sirinë për gati 25 vjet, iku në Rusi në dhjetor të kaluar, duke i dhënë fund regjimit të partisë Baath, në pushtet që nga viti 1963.

    Në janar u formua administrata e presidentit të përkohshëm Ahmad Sharaa.

  • Netflix zbulon premierën e sezonit të pestë të “Emily in Paris”, Emily zhvendoset në Romë për aventura të reja

    Netflix zbulon premierën e sezonit të pestë të “Emily in Paris”, Emily zhvendoset në Romë për aventura të reja

    Netflix ka publikuar premierën e shumëpritur të sezonit të pestë të serialit hit “Emily in Paris”, që do të shfaqet më 18 dhjetor 2025. Këtë herë, Emily, e interpretuar nga Lily Collins, lë pas Parisin dhe nis një kapitull të ri në Romë, ku përballet me sfida profesionale dhe emocionale që do t’i ndryshojnë jetën.

    Sipas përshkrimit zyrtar, Emily tashmë është në krye të agjencisë “Agence Grateau Rome” dhe përpiqet të ruajë ekuilibrin mes karrierës dhe dashurisë. Një ide që shkon keq sjell tensione të forta në punë, ndërsa një sekret i pazbuluar rrezikon të prishë një nga marrëdhëniet e saj më të rëndësishme. Gjatë këtij udhëtimi të ri, ajo mëson të përqafojë mënyrën franceze të jetesës edhe përtej kufijve të Francës, duke gjetur forcë, ndershmëri dhe lidhje të reja njerëzore.

    Përveç Lily Collins, në kast rikthehen emra të njohur si Philippine Leroy-Beaulieu, Ashley Park, Lucas Bravo, Samuel Arnold dhe William Abadie, ndërsa aktorë të rinj si Eugenio Francescini, Thalia Besson dhe Minnie Driver do t’i japin sezonit një frymë të freskët.

    “Emily in Paris” pritet të kthehet në një nga prodhimet më të komentuar të fundvitit, duke sjellë për shikuesit romancë, humor dhe dramë në zemër të Italisë, aty ku dashuria dhe ambicia takohen në mënyrën më të papritur.

  • Hoteli pa Yje -Ku Qielli është Tavan dhe Malet janë Mure

    Hoteli pa Yje -Ku Qielli është Tavan dhe Malet janë Mure

    Në një botë ku luksin shpesh e kërkojmë në mure të larta dhe çati të ndritshme, ne Alpet zvicerane ofrohet një përvojë krejt ndryshe: një dhomë hoteli pa mure, pa çati, por me pamje të pafundme. Ne këtë vend është hoteli i vetëm në botë që i jep kuptim shprehjes “zero yje” – sepse “ylli je vetëm ti”.

    Null Stern është një koncept i krijuar nga vëllezërit Frank dhe Patrik Riklin. Ky projekt artistik u prezantua për herë të parë në vitin 2009, duke sfiduar idenë tradicionale të hotelerisë.Në vitin 2016, ata e zhvilluan këtë koncept në një nivel më të lartë, duke krijuar dhoma hoteli në natyrë, pa mure dhe pa çati, të vendosura në majat e maleve të Alpeve zvicerane, në lartësi prej 1,970 metrash mbi nivelin e detit.

    Përvoja e qëndrimit

    Në këto dhoma, vizitorët shtrihen në një shtrat të thjeshtë, të mbuluar me batanije dhe jastëkë, duke shijuar pamje spektakolare të natyrës përreth. Nuk ka mure, nuk ka çati, vetëm qielli i hapur dhe ajri i freskët malor.

    Në mbrëmje, qielli i pastër i Alpeve ofron një shfaqje të mrekullueshme të yjeve, pa ndotje dritash, duke krijuar një atmosferë magjike.

    Një shërbim i veçantë ofrohet nga një “butler” i quajtur “butleri modern”, i cili është gjithmonë në afërsi për të siguruar nevojat e mysafirëve, si ushqimi dhe informacione lokale.

    Për shkak të popullaritetit të lartë, ka një listë pritjeje prej mbi 9,000 personash që presin mundësinë për të qëndruar në këto dhoma unike.

  • Sa herë duhet t’i prisni flokët

    Sa herë duhet t’i prisni flokët

    Prerja e flokëve është një pjesë e rëndësishme e kujdesit personal dhe, megjithatë, ajo duhet të përshtatet sipas tipit të flokëve dhe qëllimeve të stilimit. Edhe pse është një proces shumë personal, ekspertët rekomandojnë disa rregulla të përgjithshme për ta mbajtur flokët të shëndetshëm dhe të bukur.

    Flokët e shkurtër kërkojnë më shumë vëmendje dhe duhen prerë çdo 3 deri në 7 javë, në varësi të rritjes së tyre. Nëse doni të ruani një gjatësinë të caktuar, mund ta shtyni këtë periudhë deri në 4-5 javë.

    Flokët e gjatë mund të presin më shumë, me një prerje të zakonshme çdo 2-3 muaj, përveçse nëse janë shumë të dëmtuar. Flokët e gjatë janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit, veçanërisht në majë, ndaj është e rëndësishme të bëni prerje të rregullta për t’i mbajtur ato të shëndetshme.

    Flokët kaçurrela mund të duan më shumë kohë mes prerjeve. Ekspertët sugjerojnë t’i prisni çdo 10-12 javë, ndërsa flokët me onde mund të kërkojnë një prerje më të shpeshtë, veçanërisht për të hequr majat e dëmtuara.

    Flokët e dëmtuar janë më të ndjeshëm dhe kërkojnë prerje më të shpeshta, çdo 6-8 javë, për të larguar majat e djegura dhe për t’i dhënë jetë flokëve të rinj.

    Në fund, është e rëndësishme të merrni parasysh jo vetëm stilin e dëshiruar, por edhe gjendjen e flokëve tuaj dhe rritjen e tyre për të marrë rezultate të kënaqshme dhe të shëndetshme!

  • Pylli që ecën: Pemët misterioze të Australisë që lëvizin vetë për ujë

    Pylli që ecën: Pemët misterioze të Australisë që lëvizin vetë për ujë

    Në Australi ekzistojnë pemë që nuk qëndrojnë të palëvizshme si shumica e gjallesave të tjera, ato lëvizin ngadalë, centimetër pas centimetri, për të ndjekur burimet e ujit. Ky fenomen natyror duket si një mrekulli, por është një adaptim i jashtëzakonshëm i natyrës ndaj kushteve të ashpra të mjedisit.

    Shumë prej këtyre pemëve gjenden në zonat e thata të Australisë veriore dhe qendrore, ku reshjet janë të pakta dhe toka shpesh e thatë. Lëvizja e tyre e ngadaltë ndihmon rrënjët të arrijnë ujë të freskët dhe minerale të nevojshme për mbijetesë. Megjithëse duket si një pyll i “ecshëm”, procesi është jashtëzakonisht i ngadaltë: disa centimetra në vit, por kjo është mjaftueshëm për të mbajtur pemët gjallë në një mjedis ku çdo pikë uji ka vlerë të madhe.

    Shkencëtarët e quajnë këtë fenomen pemët e lëvizshme, dhe studimet tregojnë se ky është një shembull unik i adaptimit natyror. Çdo centimetër lëvizjeje është dëshmi e mençurisë së natyrës: mënyra sesi një organizëm i dukshëm “i rrënjosur” mund të gjejë zgjidhje për të mbijetuar.

    Ky fenomen nuk është vetëm kuriozitet, është një kujtesë se natyra ka strategji dhe mistere që ende po mësojmë. Pylli që ecën nuk është thjesht një tregim i pabesueshëm, por një shembull i fuqisë dhe zgjuarsisë së natyrës në planetin tonë.