ATV

Blog

  • Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy të lënduar

    Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy të lënduar

    Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Ai tha se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

    “Vushtrri, 07.11.2025 – Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 10:55,në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Stanoc. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka deklaruar Zahiti.

  • Dua Lipa publikon pamje nga prapaskenat e xhirimeve për linjën e kujdesit të lëkurës

    Dua Lipa publikon pamje nga prapaskenat e xhirimeve për linjën e kujdesit të lëkurës

    Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka surprizuar fansat e saj duke bërë një hap të ri në karrierën e saj, hyrjen në industrinë e kujdesit për lëkurën.

    Në fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale, ajo shihet tejet elegante dhe natyrale, duke prezantuar një linjë të re produktesh që synon mirëqenien dhe pamjen e shëndetshme të lëkurës.

    Dua shfaqet e kujdesshme ndaj detajeve, duke reflektuar stilin dhe personalitetin e saj unik.

    Ky hap i saj tregon përkushtimin jo vetëm ndaj karrierës muzikore, por edhe ndaj vetëpranimit dhe kujdesit personal, mesazhe që shumë fansa e kanë përshëndetur me entuziazëm.

    Hyrja në industrinë e kujdesit për lëkurën vjen në një moment kur kërkesa për produkte të cilësisë së lartë dhe të besueshme po rritet gjithnjë e më shumë.

    Linja e saj premton të ofrojë jo vetëm produkte inovative, por edhe një inspirim për kujdesin personal.

    Ky zhvillim tregon evoluimin e figurës publike të Dua Lipës, nga skena muzikore drejt botës së imazhit dhe mirëqenies personale. /Telegrafi/

  • Fansat mos u çudisni: Jennifer Lawrence i kundërpërgjigjet komenteve tuaja në TikTok!

    Fansat mos u çudisni: Jennifer Lawrence i kundërpërgjigjet komenteve tuaja në TikTok!

    Hollywood-i ka gjithmonë surpriza, dhe këtë herë është Jennifer Lawrence që ka zbuluar një sekret të sajin digjital. Aktorja e famshme ka pranuar se ka një llogari sekrete në TikTok, ku nuk e kursen kohën për të komentuar dhe… sfiduar fansat e saj.

    Në një intervistë të fundit, Jennifer rrëfeu:

    “Kam një jetë sekrete në TikTok. Grindem në seksionin e komenteve dhe ndonjëherë hyj në diskutime me fansa.”

    Por kjo nuk do të thotë se ajo poston video. Përkundrazi, aktorja thjesht përdor llogarinë e saj për të ndjekur përmbajtje, për të komentuar dhe për të ndërvepruar në mënyrë anonime. Nga reality-show-t tek temat më serioze, Jennifer duket se përfiton nga anonimiteti për të thënë atë që mendon, larg syve të publikut.

    Fansat e saj tani e dinë: nuk është vetëm në ekran që Jennifer Lawrence është e zjarrtë edhe në TikTok ajo nuk kursen asnjë koment.

  • La Liga spanjolle me ndeshje interesante këtë fundjavë

    La Liga spanjolle me ndeshje interesante këtë fundjavë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 12-të në La Ligën spanjolle.

    Kampioni aktual Barcelona do të luaj në udhëtim ndaj Celta Vigos,ku në këtë takim synon 3 pikë në mënyrë që të mbetet në hap me Real Madridin për kreun e tabelës, teksa Celta Vigo do të tentoj që të paktën të marrë pikë në këtë ndeshje mjaft të vështirë për këtë skuadër

    Real Madrid në anën tjetër do të luaj poashtu në udhëtim,ku do të takohet kundër Rayo Vallecanos në ndeshjen të cilën “Los Blancos”synojnë fitoren e rradhës dhe të mbetet  edhe më tutje lider,kurse Rayo Vallecano do të mundohet që të nxjerrë tëpaktën një rezultat pozitiv.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Spanjë Atletico Madrid e pret në Ëanda Metropolitano skuadrën e Levantes,teksa Villareal e Athletic Bilbao takohen kundër Espanyolit respektivisht Ovedios.

  • Rihanna & A$AP Rocky – Rikthimi i shumëpritur i çiftit

    Rihanna & A$AP Rocky – Rikthimi i shumëpritur i çiftit

    Çifti i fuqishëm i muzikës dhe modës bëri paraqitjen e tij të fundit publike dje dhe ishte e pamundur të mos tërhiqte vëmendjen. Rihanna dhe A$AP Rocky u rikthyen në qendër të vëmendjes me stil të plotë, duke shënuar atë që brenda industrisë e quajnë një moment vendimtar për imazhin e tyre publik.

    Kjo  paraqitje vjen pas lindjes së vajzës së tyre të tretë, Rocki Irish Mayers, më herët këtë vit. Sipas raporteve, kjo ishte paraqitja e tyre e parë madhore në tapetin e kuq që nga ardhja e foshnjës së re. Ardhja e tyre tërhoqi menjëherë vëmendjen, Rihanna në një xhaketë të madhe prej lëkure të zezë, pantallona të hollë dhe syze dielli kurse Rocky në një pallto kafe të koordinuar me pantallonat. Çifti u pa duke biseduar jashtë para se të niseshin me një Rolls‑Royce të zi konvertibël.

    Ky moment ka rëndësi në disa nivele sepse sinjalizon gatishmërinë e Rihannës për t’u rikthyer në jetën publike dhe paraqitjet e mëdha pas lindjes, duke treguar se ajo po balancon nënësinë me imazhin e saj publik. Kurse për Rocky-n, forcon statusin e tij jo vetëm si muzikant, por edhe si ikonë e stilit dhe partner në një marrëdhënie të profilit të lartë.

    Çifti së bashku është një rikujtim se ata funksionojnë si një front i unifikuar stilistësh, influencerësh e këngëtarësh dhe qartë të rehatshëm në qendër të vëmendjes.

    Fansat reaguan shpejt, duke postuar në rrjetet sociale se çifti “duket më i lumtur se kurrë” dhe se kimia e tyre duket natyrale dhe e ngrohtë.

    Mediet vunë re natyrën strategjike të kësaj paraqitjeje, jo vetëm një natë feste, por edhe një rikthim i planifikuar në vëmendjen publike që i rikujton botës se kush janë si çift dhe si forcë individuale në stil.

    Me projektet kreative të Rihannës (nga muzika e deri te biznesi) dhe projektet e Rocky-t në modë dhe muzikë, kjo paraqitje mund të ketë qenë më shumë se një natë jashtë, mund të jetë hapi i parë drejt një faze të re për çiftin. Teksa rikthehen në publik, fansat dhe bota e modës do të jenë duke i vëzhguar nga afër.

  • Jo luks, por nevojë: Pse truri ynë ka nevojë për pushime të rregullta

    Jo luks, por nevojë: Pse truri ynë ka nevojë për pushime të rregullta

    Shkenca po e bën gjithnjë e më të qartë se pushimet nuk janë luks, por një nevojë thelbësore për mirëqenien mendore, emocionale dhe fizike. Studimi i publikuar në Journal of Happiness Studies thekson se njerëzit që marrin pushime më shpesh – rreth shtatë herë në vit, edhe nëse bëhet fjalë për pushime të shkurtra – ndihen më të lumtur, më të qetë dhe më të motivuar në jetën e përditshme. Kjo ndodh sepse periudhat e shkëputjes i japin trurit mundësinë të rikuperohet nga stresi kronik i punës dhe i angazhimeve të përditshme.

    Pushimet, qoftë edhe vetëm për një fundjavë, ndryshojnë mënyrën si ndjehemi dhe si mendojmë. Kur largohemi për disa ditë nga rutina, trupi ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit), rritet niveli i dopaminës dhe serotoninës – substanca që lidhen me ndjenjat e kënaqësisë dhe qetësisë. Këto ndryshime biokimike përmirësojnë cilësinë e gjumit, fokusin dhe kreativitetin.

    Një aspekt tjetër i rëndësishëm është ndikimi në marrëdhënie: koha e kaluar me familjen, miqtë ose edhe vetëm, pa ndërprerje nga puna apo teknologjia, forcon ndjenjën e lidhjes dhe redukton ndjenjën e izolimit që shpesh vjen nga ritmet e shpejta të jetës moderne.

    Gjithashtu, studimet tregojnë se nuk ka rëndësi destinacioni – nuk është e nevojshme të udhëtosh në vende ekzotike apo të shpenzosh shumë. Edhe një fundjavë në një vend afër, një ditë në natyrë apo një pushim “në shtëpi” pa angazhime, mund të ketë të njëjtin efekt pozitiv, për sa kohë që arrin të shkëputesh plotësisht nga rutina dhe përgjegjësitë e zakonshme.

    Në përfundim, pushimet nuk janë një shpërblim që duhet merituar pas një viti të lodhshëm, por një pjesë e domosdoshme e kujdesit për veten. Marrja e pushimeve të shpeshta, sado të shkurtra, është një investim në shëndetin tonë mendor, në cilësinë e jetës dhe në aftësinë për të qenë më të pranishëm, kreativë dhe të lumtur.

  • Violeta Gashi, e reja që gjen qetësinë e shpirtit te 28 mace të saj

    Violeta Gashi, e reja që gjen qetësinë e shpirtit te 28 mace të saj

    Violeta është një grua e cila i ka pëlqyer macet që kur ishte një vajzë e vogël. Pavarësisht streseve të jetës ajo gjen ngushëllim tek to dhe tek qeni i saj. Është e padëgjuar më parë por ajo ka gjithsej 28 mace dhe i konsideron ato pjesë e shpirtit të saj.

    Dashuria ndaj kafshëve është forma më e pastër e dhembshurisë që mund të njohë njeriu. Çdo prekje, çdo shikim i butë nga një kafshë është një kujtesë e vogël se dashuria mund të gjendet edhe në heshtje. Violeta Gashi është një ndër personat që e ka kuptuar shumë mirë këtë, madje ajo gjithsej ka 28 mace dhe një qen I cili kujdeset për to.

    Për Violetën të duash një kafshë do të thotë të mësosh çfarë është besnikëria pa kushte, pasi ato nuk të gjykojnë, nuk të gënjejnë dhe nuk të tradhtojnë.

    Kronikën e plotë nga ATV, klikoni në linkun më poshtë:

     

  • 10 persona të famshëm të cilët u shpallën fajtor për vrajse

    10 persona të famshëm të cilët u shpallën fajtor për vrajse

    Fama, pasuria dhe tragjedia nganjëherë përplasen në mënyrat më bizare të mundshme. Përgjatë viteve, një numër i lartë i të famshëmve janë implikuar në incidente fatale, me apo pa dëshirë, duke i lënë fansat të shokuar dhe duke e parë vetën në kryetituj për arsyje që kurrë s’do donin…

    Këta janë 10 persona të famshëm që vranë dikë me apo pa paramendim:

    • Phil Spector – Prodhuesi legjendar i muzikës, Phil Spector, u dënua në vitin 2009 për vrasje të shkallës së dytë në rastin e vrasjes së aktores Lana Clarkson në shtëpinë e tij.

    • Oscar Pistorius – Atletiku olimpik nga Afrika e Jugut, u gjet fajtor në vitin 2013 për vrasjen e të fejuarës së tij, Reeva Steenkamp, pasi qëlloi përmes një dere të mbyllur të banjos.

    • Bruno Fernandes de Souza – Futbollisti brazilian u dënua në vitin 2010 për organizimin e rrëmbimit dhe vrasjes së modeles Eliza Samudio, e cila refuzoi të abortonte fëmijën e tyre.

    • Eric Naposki – Ish-lojtar i NFL u dënua për vrasje të shkallës së parë për vdekjen e milionerit William “Bill” McLaughlin në Kaliforni në vitin 1994.

    • Don King – Promotori famëkeq i boksit u implikua në dy vrasje të ndara (1954 dhe 1966) dhe shërbeu kohë në burg për to.

    • Robert Blake – Aktori u akuzua në vitin 2001 për vrasjen e gruas së tij, Bonny Lee Bakley, ai u shpall i pafajshëm në gjykatë penale, por u shpall fajtor në një gjykatë civile.

    • Michael Jace – Aktori u dënua në vitin 2014 për vrasjen e gruas së tij.

    • Lillo Brancato Jr. – Aktori (i njohur për rolin e tij në “The Sopranos”) u arrestua në vitin 2005 për vrasjen e një polici jashtë shërbimit, ai më pas u dënua për tentim grabitjeje dhe posedim armësh pa leje.

    • Matthew Broderick – Në një aksident automobilistik në Irlandën e Veriut në vitin 1987, Broderick aksidentalisht kaloi në korsinë e kundërt, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

    • Rebecca Gayheart – Aktorja pranoi fajin në vitin 2001 për vrasje të shkaktuar nga një aksident automobilistik në Los Angeles, ku humbi jetën një djalë 9-vjeçar.

  • “ADN” zbarkon në Prishtinë – Premiera e filmit që zgjoi kureshtjen e publikut

    “ADN” zbarkon në Prishtinë – Premiera e filmit që zgjoi kureshtjen e publikut

    Në Cineplexx u mbajt premiera e filmit “ADN” duke sjellë në ekran ndarjen, dhimbjen dhe forcën që lind nga vetë gjaku.

    Dhjetëra të pranishëm mbushën sallën për ta parë këtë dramë të realizuar nga regjisori Lindar Kaja, me producente Rike Roçin dhe Erjola Doçin.

    Në tapetin e kuq, vëmendjen e morën aktorët Rike Roçi, Erjola Doçi dhe Azem Gagica, që me paraqitjen dhe rolet e tyre sollën emocione të forta dhe duartrokitje nga publiku.

    Për ta parë kronikën e plotë, klikoni në linkun më poshtë:

     

  • Man.City-Liverpool dhe Tottenham-Man.United kryendeshjet e fundjavës në Premierligë

    Man.City-Liverpool dhe Tottenham-Man.United kryendeshjet e fundjavës në Premierligë

    Premierliga angleze këtë fundjavë pritet të sjellë xhiron e 11-të,ku pritet të ketë ndeshje interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në Etihad,ku Man City e pret Liverpoolin në ndeshjen kryesore të fundjavës.

    City synon që në këtë ndeshje të vazhdojë me fitore në Premierligë për të mbetur në hap me Arsenalin në renditjen tabelare,teksa “The Reds”do të tentojnë që me 3 pikë të bëjnë një hap drejt daljes nga kriza e rezultateve.

    Në 5 ndeshjet e fundit në mes ekipeve Liverpool ka dy fitore,1 ka City kurse dy ndeshje përfunduan me barazim.

    Takimi Man.City-Liverpool pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30.

    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet të shtunën,ku Tottenham e pret skuadrën e Manchester United.

    “Djajtë e Kuq”synojnë të i kthehen fitoreve në ligë pas barazimit 2:2 kundër Nottingham Forest xhiron e kaluar,teksa në anën tjetër Spurs do të tentoj të harrojë humbjen ndaj Chelsea-it.

    Ndeshja Tottenham-Man United pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Arsenal luan në udhëtim kundër Sunderland-it të Granit Xhakës,teksa Chelsea e pret në shtëpi Wolverhamptonin teksa Neëcastle United luan në udhëtim kundër Brentford-it.