ATV

Blog

  • Chiesa i thotë sërish “JO” Italisë, Gattuso: Duhet ta respektoj

    Chiesa i thotë sërish “JO” Italisë, Gattuso: Duhet ta respektoj

    Selektori i kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, ka zbuluar se Federico Chiesa ka refuzuar sërish ftesën për t’u bashkuar me “Azzurrët”.

    “Më duhet të respektoj atë që më thonë lojtarët e mi,” deklaroi Gattuso në konferencën për shtyp të mbajtur sot.

    Anësori i Liverpoolit ka vendosur të mos luajë për Italinë gjatë këtij pushimi ndërkombëtar dhe vendimi i tij është konfirmuar nga trajneri italian.

    “Shpesh flas me të. Duhet të respektojmë vendimet dhe problemet që secili prej nesh mund të ketë. E dimë mirë se çfarë i themi njëri-tjetrit, dhe unë duhet të respektoj atë që më thonë lojtarët e mi. Nuk mund të them më shumë,” shtoi Gattuso.

    Sipas Football Italia, gazetarët kërkuan të sqarojnë nëse ishte Chiesa ai që refuzoi ftesën apo trajneri që vendosi ta linte jashtë. Me përgjigjen e tij, Gattuso bëri të qartë se kjo nuk ishte hera e parë që lojtari shmang kombëtaren.

    “Po, është hera e katërt ose e pestë që po e shpjegoj këtë,” u përgjigj trajneri i Italisë.

    Federico Chiesa nuk ka luajtur për kombëtaren italiane që prej Kampionat Evropian 2024, ndërsa sezonin e kaluar u përball me disa lëndime.

    Megjithatë, ai ka nisur mirë sezonin aktual me Liverpoolin, duke regjistruar 2 gola dhe 3 asistime në 12 ndeshje në të gjitha garat.

    Edhe pse nuk është një titullar i rregullt, tifozët e Liverpoolit e kanë votuar Chiesën si Lojtarin më të Mirë të Muajit Shtator. /ATVLIVE.TV

  • FSHF del me njoftim për tifozët: Masa organizative për ndeshjen Shqipëri – Angli në “Air Albania”

    FSHF del me njoftim për tifozët: Masa organizative për ndeshjen Shqipëri – Angli në “Air Albania”

    Në kuadër të ndeshjes së ardhshme që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” Shqipëri – Angli, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit ka përcaktuar disa masa organizative dhe udhëzime për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë maksimale të tifozëve.

    FSHF fton të gjithë sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit të respektojnë rregullat dhe udhëzimet e mëposhtme:

    Tabela orientuese dhe informacion paraprak për tifozët

    Në ditën e ndeshjes, stafi i stadiumit “Air Albania” do të vendosë tabela orientuese në perimetrin e jashtëm të stadiumit, për të ndihmuar tifozët të gjejnë më lehtë hyrjen dhe tribunën përkatëse sipas biletës që kanë blerë.

    Koshat plastike dhe kontrollet fizike

    Në pikat e hyrjes së stadiumit do të vendosen kosha plastike për grumbullimin e sendeve të ndaluara, të cilat mund të zbulohen gjatë kontrolleve fizike nga strukturat e sigurisë. Gjithashtu, grumbullimi i monedhave dhe sendeve të tjera të vogla do të bëhet nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq.

    Rregullat e hyrjes në stadium

    Të gjithë tifozët duhet të jenë të pajisur me biletën përkatëse për hyrjen në stadium.

    Nuk do të lejohet futja e fëmijëve pa biletë, pavarësisht moshës, në mënyrë që të shmanget mbipopullimi dhe bllokimi i shkallëve gjatë ndeshjes.

    Gjithashtu, tifozët paralajmërohen se biletat e dublikuara ose të falsifikuara nuk do të njihen nga sistemi elektronik i stadiumit, dhe poseduesit e tyre nuk do të lejohen të hyjnë.

    Portat e stadiumit do të hapen tre orë përpara fillimit të ndeshjes, ndaj FSHF dhe Policia e Shtetit u bëjnë thirrje tifozëve të mbërrijnë në kohë, të ndjekin udhëzimet e rendit dhe të drejtohen drejt tribunës së përcaktuar në biletën e tyre. /ATVLIVE.TV

  • Julian Nagelsmann mesazh Ter Stegen-it:Largohu nga Barcelona nëse dëshiron të luash në botëror

    Julian Nagelsmann mesazh Ter Stegen-it:Largohu nga Barcelona nëse dëshiron të luash në botëror

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë Julian Nagelsmann,ka dhënë një mesazh për portierin Marc Andre Ter Stegen.

    Nagelsmann ia bën të qartë Ter Stegen se nëse dëshiron që të luaj në botëror duhet të largohet nga Barcelona,dhe që i duhet aq shumë kombëtares gjermane.

    “Afati dimëror i transferimeve nuk është kurrë i lehtë. Nuk po them që ai duhet të luajë për një klub të nivelit të lartë, por ai ka nevojë për ndeshje. Duhet të jetë në ritëm, sepse vetëm kështu mund të jetë i gatshëm për Kupën e Botës”.

    Përndryshe e ardhmja e 33 vjeçarit tek Barcelona është e paqartë,dhe për më tepër Joan Garcia tani është zgjedhja numër 1 e trajnerit Hansi Flick, me të cilin Ter Stegen pati probleme në muajt e kaluar si dhe problemet me lëndime që nga viti i kaluar.

    Kujtojmë që Marc Andre Ter Stegen mori statusin e portierit numër 1 tek Gjermania pas tërheqjes së Manuel Neuer,por një lëndim i pësuar në sezonin e kaluar e la jashtë fushave të gjelbërta.

     

  • Dy artistë shqiptarë shkëlqejnë në Netflix me filmin “Departure”

    Dy artistë shqiptarë shkëlqejnë në Netflix me filmin “Departure”

    Dy aktorë shqiptarë që jetojnë në Kanada, Xhemi Agaj dhe Etienne Kellici, po bëjnë jehonë në skenën ndërkombëtare të kinemasë me filmin “Departure”, i cili tashmë është i disponueshëm në platformën gjigante Netflix.

    Sipas Albanian News, filmi sjell një histori prekëse që trajton tema të thella si humbja, dhimbja dhe fuqia e njeriut për t’u rimëkëmbur, duke dhënë një mesazh të fortë shprese dhe rilindjeje. Projekti është vlerësuar për mënyrën realiste të rrëfimit dhe interpretimet e ndjera të aktorëve.

    Me pjesëmarrjen e tyre në këtë film, Agaj dhe Kellici përfaqësojnë me dinjitet artin shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke sjellë në ekran energjinë, pasionin dhe autenticitetin që i karakterizon. Ky sukses është një dëshmi tjetër se artistët shqiptarë po lënë gjurmë të rëndësishme në kinemanë botërore.

  • Bayern Munich ofron 100 milionë euro për të blinduar qendërmbrojtësin Dayot Upamecano

    Bayern Munich ofron 100 milionë euro për të blinduar qendërmbrojtësin Dayot Upamecano

    Gjiganti gjerman Bayern Munich po synon që të arrijë një marrëveshje me qendërmbrojtësin Dayot Upamecano.

    Gazetari Sacha Tavolieri bën të ditur se drejtuesit bavarezë po bëjnë gati një ofertë prej 100 milionë euro për Upamecanon,në mënyrë që francezi të qëndrojë në Allianz Arena edhe sezonin e ardhshëm.

    Përndryshe në këtë ofertë është përfshirë një pagë vjetore prej 20 milionë euro,dhe një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2031.

    Nuk dihet se nëse Bayern do të pranonte kërkesën e kampit të lojtarit për një bonus prej 17-20 milionë euro,por bisedimet po ecin në mëyrë pozitive dhe tek bavarezët shpresojnë në efektin Company pasi në drejtimin e tij francezi ka pasur paraqitje pozitive.

     

     

  • Dua Lipa ndjek nga afër “Superclasicon” në Argjentinë dhe merr fanella nga River Plate e legjenda Riquelme

    Dua Lipa ndjek nga afër “Superclasicon” në Argjentinë dhe merr fanella nga River Plate e legjenda Riquelme

    Në Argjentinë ka përfunduar super ndeshja mes Boca Juniors dhe River Plate, një nga derbit më të mëdhenj dhe më të zjarrtë në botën e futbollit, ku triumfoi Boca Juniors me rezultat 2-0.

    Në tribuna ishte e pranishme edhe këngëtarja e njohur shqiptare nga Kosova, Dua Lipa.

    Ajo u shfaq e veshur me fanellën e Kombëtares së Argjentinës, duke tërhequr vëmendjen e mediave lokale dhe tifozëve të pranishëm në stadium.

    Pas përfundimit të ndeshjes, Dua Lipa mori dhuratë një fanellë nga klubi i River Plate, ndërsa më pas u surprizua edhe me një fanellë nga legjenda e Boca Juniors, Juan Román Riquelme, i cili është një nga figurat më të dashura të futbollit argjentinas.

    Ky gjest simbolik tregoi respektin dhe mikpritjen që klubet argjentinase i bënë yllit botëror të muzikës, e cila njihet si një adhuruese e madhe e futbollit dhe shpesh ndjek ndeshje të mëdha ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të Premier League. /ATVLIVE.TV

  • Finale dramatike në Ottawa: Atletico fiton titullin mes acarit dhe borës

    Finale dramatike në Ottawa: Atletico fiton titullin mes acarit dhe borës

    Finalja e play-off-it të Ligës Premier të Kanadasë mes Atletico Ottawa dhe Cavalry u zhvillua mbrëmë në stadiumin TD Place në Ottawa, në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe pothuajse çnjerëzore.

    Në një mbrëmje të mbuluar nga bora e dendur dhe temperatura nën zero, Atletico Ottawa arriti të mposhtë Cavalry-n me rezultat 2:1 pas kohës shtesë, duke siguruar titullin e kampionit të sezonit. Megjithatë, ndeshja do të mbahet mend më shumë për motin ekstrem sesa për rezultatin.

    Bora kishte filluar të binte që në orët e paradites dhe vazhdoi pandërprerë deri në fund të ndeshjes. Organizatorët, së bashku me stafin e stadiumit, bënë përpjekje të mëdha për të mbajtur fushën të luajtshme, por sfidat ishin të shumta. Edhe pas pastrimeve të vazhdueshme, reshjet e dendura e bënë lojën jashtëzakonisht të vështirë si për lojtarët, ashtu edhe për tifozët në tribuna.

    Në disa momente, bora ishte aq e madhe sa vetë lojtarët u detyruan të ndihmonin në pastrimin e vijave të fushës për të vazhduar lojën.

    Pavarësisht kushteve ekstreme, sulmuesi meksikan David Rodriguez ishte heroi i mbrëmjes. Ai shënoi të dy golat e fitores për Atletico Ottawa, ndërsa një prej tyre — një gërshërë spektakolare — do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve.

    Ironikisht, bora që e vështirësoi ndeshjen, kontribuoi në realizimin e këtij momenti magjik, duke e bërë këtë finale një ngjarje historike për futbollin kanadez. /ATVLIVE.TV

  • Aksidentohet automjeti i KFOR-it në rrugën Mitrovicë – Leposaviq

    Aksidentohet automjeti i KFOR-it në rrugën Mitrovicë – Leposaviq

    Një automjet i KFOR-it është aksidentuar sot në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, në rrethana akoma të paqarta.
    Siç raportohet, një person është lënduar, ndërsa nuk dihen detajet e tjera.
    Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
  • Përfaqësuesit e FC Prishtina zhvillojnë vizitë pune njëjavore në Nigeri

    Përfaqësuesit e FC Prishtina zhvillojnë vizitë pune njëjavore në Nigeri

    Përfaqësuesit e FC Prishtina, Mentor Zhdrella dhe Ilir Aliu, kanë zhvilluar një vizitë pune njëjavore në Nigeri, ku kanë realizuar takime të shumta me përfaqësues të klubeve dhe akademive të futbollit lokal.

    Një nga momentet kryesore të kësaj vizite ishte bashkëpunimi me “Unique Futbol Academy”, e njohur si një nga akademitë më të mira në Nigeri për zhvillimin e lojtarëve të rinj. Kjo akademi udhëhiqet nga Diego Martins dhe partneri i tij Jelil Oladimeji, të cilët janë gjithashtu organizatorë të “Scouting Tournament” një ngjarje e njohur në futbollin nigerian dhe një nga turnetë më të njohur të skautimit në Afrikë.

    Ky turne mbledh talentet më premtuese të futbollit të ri nigerian, duke u dhënë atyre mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre përpara skautëve dhe përfaqësuesve të klubeve nga pesë kontinente. Gjatë qëndrimit në Nigeri, Martins dhe Oladimeji ishin mikpritësit e zyrtarëve të FC Prishtina, duke ofruar bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje në të gjitha aktivitetet e vizitës.

    Delegacioni i FC Prishtina ka ndjekur nga afër disa ndeshje dhe seanca stërvitore, me qëllim identifikimin e lojtarëve të talentuar që në të ardhmen mund t’i bashkohen ekipit tonë.

    Kjo iniciativë është pjesë e strategjisë afatgjatë të FC Prishtina për krijimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare, veçanërisht me vendet afrikane që njihen si vatra të talenteve të futbollit botëror. /ATVLIVE.TV

  • Kris Jenner shënon 70-vjetorin me stil: një festë glamuroze në frymën e James Bond 007

    Kris Jenner shënon 70-vjetorin me stil: një festë glamuroze në frymën e James Bond 007

    Nëna menaxhere e familjes më të famshme të reality-show-t, Kris Jenner, ka festuar 70-vjetorin e saj me një mbrëmje luksoze që do ta kishte admiruar edhe vetë agjenti sekret James Bond.

    Festa madhështore u zhvillua në Los Angeles dhe kishte si temë klasiken “007”, ku të ftuarit u paraqitën me veshje elegante dhe stile që përkujtonin filmat legjendarë të Bond-it. Kris shkëlqeu me një fustan të zi glamuroz, ndërsa vajzat e saj Kim, Khloé, Kourtney, Kendall dhe Kylie u siguruan që çdo detaj të ishte perfekt për nder të ditëlindjes së nënës së tyre.

    Në rrjetet sociale, momentet nga festa u shpërndanë me shpejtësi, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente që e përgëzonin Kris për energjinë dhe stilin e saj të përjetshëm.