ATV

Blog

  • Clement Turpin gjyqtar i ndeshjes Slloveni-Kosovë

    Clement Turpin gjyqtar i ndeshjes Slloveni-Kosovë

    Është caktuar gjyqtari i cili pritet të gjykojë ndeshjen Slloveni-Kosovë,e vlefshme për kualifikimet e botërorit 2026 në grupin B.

    Gjyqtari i mirënjohur francez Clement Turpin pritet të jetë arbitri i ndeshjes më të rëndësishme për dardanët,të cilët synojnë fitore për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në botëror.

    Përndryshe asistentët e Turpin do të jenë Nicolas Danos dhe Benjamin Pages,kurse Stephanie Frappart do të jetë gjyqtare e katërt teksa në dhomën e VAR-it do të jenë Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard.

    Kujtojmë që ndeshja Slloveni-Kosovë pritet të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Kozice”në Ljubjanë me fillim nga ora 20:45.

  • Cardi B dhe Stefon Diggs bëhen prindër për herë të parë si çift, reperja nëna për të katërtën herë

    Cardi B dhe Stefon Diggs bëhen prindër për herë të parë si çift, reperja nëna për të katërtën herë

    Cardi B ka zbuluar se është bërë nënë për herë të katërt, duke bërë me dije lajmin e rëndësishëm përmes një postimi në Instagram. Këtë herë, ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin, yllin e NFL‑it, Stefon Diggs.

    Në postim, reperja shprehu emocionin e madh që po përjeton ajo tha se ka sjellë në botë jo vetëm një bebe, por edhe muzikë të re, pothuajse në të njëjtën periudhë. Cardi B theksoi se kjo fazë e jetës së saj është një kapitull i fuqishëm, i mbushur me rritje dhe sfida të reja, dhe që e gjithë kjo do të pasqyrohet edhe në krijimtarinë e saj.

    Fansat reaguan me urime të shumta, duke uruar çiftin. Ndërkohë, Cardi B dhe Stefon Diggs thuhet se janë duke shijuar këtë moment privat dhe special, në një dinamikë larg vëmendjes së mediave, por me dashuri dhe bashkëpunim për të ardhmen.

  • Tragjike në SHBA, humbin jetën në moshë të re studiuesi shqiptar dhe e fejuara e tij

    Tragjike në SHBA, humbin jetën në moshë të re studiuesi shqiptar dhe e fejuara e tij

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Cleveland, Ohio, më 11 nëntor, ku si pasojë kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë, të identifikuar si Samira Xhaferi dhe Albi Çela.

    Lajmi i rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA dhe në Shqipëri, ndërsa familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për t’i sjellë trupat e tyre në atdhe.

    Sipas inicuesve të fondit, Samira, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin, inteligjencën dhe pasionin e saj për kërkimin shkencor.

    Ndërsa Albi, 30 vjeç, ishte në përfundim të studimeve në Cleveland State University Law dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës.

  • Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës dhe refuzohen mbi 2 mijë të tjera

    Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës dhe refuzohen mbi 2 mijë të tjera

    Më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 1 komunave, janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.

    Zëdhënësi i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se jo të gjitha nga to e kanë marrë aprovimin e KQZ-së.

    Ai tregon se rreth 2 mijë e 570 janë refuzuar dhe nuk do të përfshihen në numërim, pasi në shumicën prej tyre, në 2 mijë e 500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument unik që votuesit e pranojnë nga KQZ kur të regjistrohen.

    “Deri të premten, në orën 10:00, nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë sjellur në Kosovë, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 9,800, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 7,240, ndërkaq janë refuzuar rreth 2,570. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, tha Elezi.

    Sipas tij, më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13,084 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave. Deri më tani, pjesa më e madhe e tyre janë sjellur në Kosovë.

    Po sipas KQZ-së, në fund të këtij procesi të vlerësimit, do të publikohen të dhënat për çdo komunë për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

  • Labinot Tahiri propozon Agim Aliun për kryetar të PDK-së: Ai e meriton më shumë se kushdo tjetër

    Labinot Tahiri propozon Agim Aliun për kryetar të PDK-së: Ai e meriton më shumë se kushdo tjetër

    Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka bërë një propozim të papritur për politikën kosovare, duke sugjeruar që kryetari i ardhshëm i PDK-së të jetë Agim Aliu, aktualisht kryetar i Komunës së Ferizajt.

    Tahiri thekson se Aliu ka dëshmuar se si duhet të jetë një lider:

    “Agim Aliu e ka dëshmuar se si duhet me qenë një kryetar apo edhe një kryeministër: me e ditë se vendi dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partie dhe mbi çdo autoritet personal. Ai ka punu për Ferizajn, më shumë se sa qeveria në nivel shtetëror, edhe pse buxhetin e ka pasë të kufizuar.”

    Kujtojmë se kryetari i deritashëm i PDK-së, Memli Krasniqi, ofroi dorëheqjen nga posti i të parit të këtij subjekti politik ditën e mërkurë.

    Reagimi i plotë i Labinot Tahirit:

    Mirëdita shqiptarë, Ferizaj e gjithandej kudo që jemi!
    Agim Aliu e ka dëshmuar se si duhet me qenë një kryetar apo edhe një kryeministër: me e ditë se vendi dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partie dhe mbi çdo autoritet personal.
    Ai ka punu për Ferizajn, më shumë sesa qeveria në nivel shtetëror, edhe pse buxhetin e ka pasë të kufizuar.
    Ferizaj për një kryetar apo çdo kryetar që do të vijë pas Agimit, është i madh sa Kosova për një kryeministër.
    Me këto fjalë, i drejtohem PDK-së edhe pse nuk jam antar i kësaj partie e cila ka berë shumë ndryshime në vend.
    Nëse e duan vërtet ndryshimin dhe rikthimin e besimit të qytetarëve, atëherë le ta propozojnë Agim Aliun për kryetar të partisë.
    Ai e ka dëshmuar me punë dhe rezultate se mund ta çojë partinë përpara ashtu sikur këtë qytet gjigant, ku në të cilin po vijnë dhe po jetojnë banorë nga qytete e tjera; saktësisht edhe nga Shkupi.
    Një koment për Agimin, vlen një mirënjohje për familjen e tij e cila ishte e përndjekur si shumë familje shqiptare nga Serbia!
    Sinqerisht,
    Labi, Kosovë e Shqipërisë!

  • Bashkimi-Go+Peja ndeshja kryesore në fundjavë në Procredit Superligë

    Bashkimi-Go+Peja ndeshja kryesore në fundjavë në Procredit Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 6-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Vëmendja pritet të jetë të shtunën në palestrën “Sezai Surroi”në Prizren,ku do të takohen dy skuadrat e pamposhtura deri më tani Bashkimi dhe GO+Peja.

    Si njëra ashtu edhe skuadra tjetër do të synoj të vazhdojë serinë e fitoreve,dhe që do ta vendoste në pozitën e parë në tabelë.

    Në 5 ndeshjet e fundit prizrenasit kanë shënuar 4 fitore,teksa pejanët kanë arritur një fitore.

    Këtë fundjavë pritet të zhvillohen edhe tre takime të tjera,ku të shtunën një takim tjetër në mes Golden Eagle Yllit dhe Boras.

    Të dielën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera,ku kampioni aktualTrepça e pret skuadrën e Rahovecit 029 kurse Sigal Prishtina i shkon në udhëtim Vëllaznimit.

  • Ariana Grande sulmohet në premierën e filmit në Singapor

    Ariana Grande sulmohet në premierën e filmit në Singapor

    Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Ariana Grande, ka përjetuar një moment tronditës në premierën e filmit të saj të ri “Wicked: For Good” në Singapor, kur një burrë iu afrua me vrap dhe e zvarriti në tapetin e verdhë.

    Në videot e publikuara në rrjete sociale, Grande shihet duke ecur me kolegët e saj kur burri me bluzë të bardhë dhe flokë të gjatë të zinj me nuanca bionde e kap dhe e tërheq drejt vetes. Kolegja e saj, Cynthia Erivo, ndërhyri menjëherë duke u vendosur mes tyre, ndërsa rojet e sigurisë e larguan të dyshuarin.

    Ariana u shfaq e tronditur pas incidentit dhe u mbështet nga ekipi i saj. Fansat e identifikuan burrin si Johnson Wen, i cili më pas publikoi videon e momentit në Instagram duke shkruar: “E dashur Ariana Grande, faleminderit që më lejove të kërcej në tapetin e verdhë me ty”.

    Wen është i njohur për ndërhyrjet e tij në evente të yjeve; në qershor u ngjit në skenën e Katy Perry-t, ndërsa në gusht hyri me forcë në koncertin e The Weeknd para se sigurimi ta largonte.

  • Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë

    Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që po dyshohet për vjedhje të rëndë.

    “Njësiti i Hetimeve të stacionit policor të Podujevës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë”, tha policia.

    Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

  • Dogana asgjëson qindra pako me shamponin e njohur në treg, ishte i falsifikuar

    Dogana asgjëson qindra pako me shamponin e njohur në treg, ishte i falsifikuar

    Dogana e Kosovës ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve për mirëmbajtjen e flokut (shamponë) të falsifikuar të markës tregtare HOBBY, në përmbajtje prej 1200 ml, me gjithsej 324 pako.

    Dogana e Kosovës ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të produkteve për mirëmbajtjen e flokut (shamponë) të falsifikuar të markës tregtare HOBBY, në përmbajtje prej 1200 ml, me gjithsej 324 pako.

    Pas verifikimit është konstatuar se mallrat janë produkte të falsifikuara dhe mund të janë të rrezikshme rrezikshme për shëndet, andaj si të tilla ndalohen të dalin në qarkullim të lirë.

  • Meta mbetet në burg, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e ish-presidentit

    Meta mbetet në burg, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e ish-presidentit

    Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg.

    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin I.M.” dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

    Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. AI akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.