ATV

Blog

  • OVL-UÇK u dërgon letër anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës për procesin në Hagë

    OVL-UÇK u dërgon letër anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës për procesin në Hagë

    Në Strasburg të Francës sot është mbajtur protesta e radhës kundër padrejtësisë, ku pjesëmarrësit kërkuan që zërat e ish-luftëtarëve të lirisë të mos injorohen më.

    Gjatë protestës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka dorëzuar plot 285 letra, nga një për secilin anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, duke shprehur shqetësimet e tyre lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.

    OVL-UÇK përsëriti se do të vazhdojë angazhimin e saj për drejtësi dhe respektimin e të drejtave të luftëtarëve të lirisë.

    Në vazhdim gjendet letra e dërguar për 285 anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropë.

    DEKLARATA E PLOTË:

    Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg të Francës.
Gjatë kësaj proteste, u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.
OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë.
    (kjo është letra që e kemi dërguar për 285 anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropës)

  • Los Angeles Lakers vazhdon me fitore-Denver Nuggets mund Minnesota Timberwolves

    Los Angeles Lakers vazhdon me fitore-Denver Nuggets mund Minnesota Timberwolves

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit NBA.

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitore kundër Millëauke Bucks me rezultat 119:95,ku Luka Doncic ishte padyshim ylli i ndeshjes që shënoi 41 pikë,9 kërcime e 6 asistime,kurse kontribut dha dhe Austin Reaves me 25 pikë e 8 asistime.

    Tek Buck më i miri ishte Giannis Antetokuonmpo me 32 pikë të shënuara,si dhe kontribuoi me 10 kërcime.

    Në anën tjetër Denver Nuggets ka mposhtur Minnesota Timberëolves me rezultat 123:112,ku Nikola Jokic me 27 pikë ishte efikas teksa Aardon Gordon,Jamal Murray dhe Tim Hardaëay Jr shënuan 23 pikë secili.

    Tek Minnesota më të mirët ishin Julius Randle dhe Anthony Edëards me 26 pikë secili,kurse Naz Ried shtoi 19 pikë të tjera.

  • Kenan Yildiz:Spanja kombëtarja më e mirë në botë

    Kenan Yildiz:Spanja kombëtarja më e mirë në botë

    Ylli i Juventusit Kenan Yildiz,ka folur për ndeshjen të cilën komëtarja e Turqisë e zhvillon ndaj Spanjës.

    Yildiz ka deklaruar se Spanja është kombëtarja më e mirë në botë,por beson se nga kjo ndeshje ekipi do të marrë rezultat pozitiv.

    “Spanja është aktualisht kombëtarja më e mirë në botë, janë në vendin e parë. Do të bëjmë gjithçka që mundemi dhe, nëse do Zoti, do të marrim një rezultat të mirë atje”

    Përndryshe Yildiz për fitoren e arritur kundër Bullgarisë thotë se loja ekipore bëri dallimin,pavarësisht terrenit të rrëshqitshmë gjatë ndeshjes.

    Kujtojmë që Turqia siguroi play-offin e botërorit të vitit 2026,teksa ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Spanjës në udhëtim.

  • “Të ëndërrojmë së bashku”, FSHF uron Kosovën: Moment i dyfishtë krenarie për kombin tonë

    “Të ëndërrojmë së bashku”, FSHF uron Kosovën: Moment i dyfishtë krenarie për kombin tonë

    Nëntori është pa diskutim muaji i shqiptarëve, muaji kuqezi, por këtë herë është ndryshe, pasi për herë të parë në histori si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, shkojnë së bashku në fazën “play-off” të një Botërori.

    Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një reagimi në rrjetet sociale uron sërish pjesën tjetër të Shqipërisë, dardanët, që siguron vendin e dytë në grupin e tyre një xhiro përpara fundit.

    Postimi i plotë:

    🇦🇱🇽🇰 Një ditë e madhe për futbollin shqiptar!
    FSHF përshëndet me gëzim dhe emocion të veçantë arritjen historike të Kosovës, që për herë të parë siguron vendin në PLAY-OFF të një Botërori. Kjo sigurisht është një fitore që e ndjen çdo shqiptar, kudo që jeton dhe, ashtu siç theksoi edhe Presidenti Armand Duka, është një moment i dyfishtë krenarie për kombin tonë.
    Urime Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë ekipit drejtues për këtë sukses të jashtëzakonshëm!
    Le të vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë dhe të shkruajmë histori në futbollin shqiptar! ⚽🔥🇽🇰🇦🇱

  • Sonte Shqipëria luan ndeshjen e fundit në grupin K kundër Anglisë

    Sonte Shqipëria luan ndeshjen e fundit në grupin K kundër Anglisë

    Kombëtarja shqiptare sonte do të zhvillojë ndeshjen e fundit për kualifikimet e botërorit të vitit 2026,ku në “Air Albania”e pret skuadrën lidere të grupit K Anglinë.

    Kuqezinjët të cilët tashmë e kanë siguruar fazën e play-off-it do të synojnë një rezultat pozitiv kundër tre luanëve,të cilët janë kualifikuar në turneun e cila do të mbahet në SHBA,Kanada dhe Meksikë.

    Përndryshe Anglia ka fituar të gjitha ndeshjet e grupitm,dhe për më tepër ekipi i përzgjedhësit Thomas Tuchel nuk ka pësuar ende gol.

    Në anën tjetër Shqipëria ka shumë futbollistë që rreikojnë të mos luajnë në play-off,dhe ndëshkimi i ndonjërit nga këta lojtarë do të ishte hendikep për ekipin kuqezi.

    Kujtojmë që ndeshja Shqipëri-Angli pritet të zhvillohet nga ora 18:00.

  • Shkencëtarët po krijojnë mikrorobota që lëvizin nëpër gjak për të parandaluar goditjen në tru

    Shkencëtarët po krijojnë mikrorobota që lëvizin nëpër gjak për të parandaluar goditjen në tru

    Shkencëtarët e ETH Zürich kanë zhvilluar mikrorobota më të vegjël se dy milimetra, të cilët mund të lëvizin nëpër enët e gjakut dhe të dërgojnë barnat pikërisht në zonën ku nevojiten, me qëllim parandalimin ose trajtimin e goditjes në tru

    Rezultatet janë publikuar në revistën prestigjioze Science. Edhe pse nuk janë testuar ende te njerëzit, robotët kanë treguar sukses të lartë në eksperimente te kafshë të mëdha, përfshirë derrat dhe delet, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aplikimeve klinike.

    Mikroroboti ka formën e një kapsule të vogël sferike dhe përbëhet nga një gel biokompatibël brenda të cilit vendosen barnat kundër mpiksjeve ose tumoreve. Ai përmban nanopjesëza oksidi hekuri, që e bëjnë të kontrollueshëm përmes fushave magnetike, si dhe elementë kontrasti që lejojnë monitorimin përmes rrezeve X.

    Lëvizja e robotit drejtohet nga jashtë trupit me magnete të fuqishme, duke e bërë të mundur navigimin e tij në arterie, madje edhe kundër rrjedhës së gjakut. Kur arrin në vendin e bllokimit, aktivizohet një fushë magnetike me frekuencë të lartë që nxeht kapsulën, shkrijë gelin dhe liron ilaçin drejtpërdrejt në mpiksjen e gjakut.

    Kjo teknologji konsiderohet revolucionare sepse mundëson administrim shumë më të saktë të ilaçeve dhe redukton ndjeshëm efektet anësore, të cilat shpesh shfaqen kur barnat shpërndahen në gjithë trupin.

    Dërgimi i fokusuar i barit në vendin e problemit ul rrezikun e gjakderdhjes, toksicitetit sistemik dhe dëmtimit të indeve të shëndetshme, ndërsa rrit efikasitetin tek zona e mpiksjes. Ky është një përparim i veçantë, duke pasur parasysh që goditja në tru mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe paaftësisë në nivel global.

    Sfida më e madhe për studiuesit ka qenë navigimi i robotit në qarkullimin real të gjakut. Fabian Landers, autori kryesor i studimit, shpjegon se sistemi duhet të përballojë rrjedha të fuqishme dhe presione të mëdha: “Është e jashtëzakonshme sa shumë gjak pompohet nëpër enët tona dhe me çfarë shpejtësie.”

    Për ta zgjidhur këtë, ekipi zhvilloi tre strategji lëvizjeje: rrotullim pranë murit të enës ku rrjedha është më e qetë, tërheqje magnetike drejt destinacionit dhe lëvizje kundër rrjedhës. Në testimet laboratorike, robotët kanë arritur shpejtësi deri në 4 mm/s, çka tregon potencial të madh për funksionim në kushte reale biologjike.

    Fazat e ardhshme parashikojnë testime të zgjeruara te kafshët e mëdha, vlerësim të sigurisë së materialeve dhe fushave magnetike, si dhe përgatitje për miratime rregullatore që duhet të paraprijnë provat klinike te njeriu. Përtej goditjes në tru, teknologjia mund të përdoret në trajtimin e tumoreve, infeksioneve të lokalizuara dhe bllokimeve të tjera vaskulare.

    Nëse arrin në aplikim klinik, kjo teknologji mund të transformojë mënyrën se si administrohen ilaçet në trup, duke hapur një epokë të re të mjekësisë precize.

  • Shkoi për transplant flokësh dhe procedurë dentare, 36-vjeçari shqiptar humb jetën

    Shkoi për transplant flokësh dhe procedurë dentare, 36-vjeçari shqiptar humb jetën

    Një ngjarje e trishtë ka ndodhur para tre ditësh në Turqi ku Mentor Rama, një 36-vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka humbur jetën në Stamboll.

    Vdekja e tij erdhi krejt papritur pasi ai shkoi atje për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar.

    I riu shqiptar kishte qëndruar në një hotel në zonën e Şişli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin.

    Një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel.

    Rama u shpall i vdekur rreth orës 16:30, më 11 nëntor pasi u dërgua në emergjencë.

    Pas autopsisë, trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje.

    Autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rastin.

  • Sveçla deklarohet rreth detonatorëve që u gjeten në Leposaviq

    Sveçla deklarohet rreth detonatorëve që u gjeten në Leposaviq

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas gjetjes së 10 detonatorëve në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq, duke e cilësuar rastin si një tentativë të rrezikshme që mund të kishte rezultuar në sulme terroriste.

    Sveçla ka bërë publike edhe fotografi nga vendi i ngjarjes dhe ka konfirmuar se detonatorët ishin të pajisur me ndezës me fitila, ndërsa ka vlerësuar se ndërhyrja e shpejtë e organeve të sigurisë ka parandaluar një skenar të rëndë.

    Sipas tij, prania e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë ka bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e këtyre mjeteve, të cilat, siç thotë ai, do të përktheheshin në sulme me synim shkaktimin e pasigurisë dhe frikës tek qytetarët.

    Sveçla theksoi se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë mbeten të vendosura në ballafaqim me bandat kriminale, duke paralajmëruar se sulme të tilla do të hasin në përgjigjen e merituar.

  • S’respektuan rregullat, policia shqiptoi mbi 1700 gjoba në trafik për 24 orë

    S’respektuan rregullat, policia shqiptoi mbi 1700 gjoba në trafik për 24 orë

    11 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve që ndodhën gjatë 24 orëve në Kosovë.

    Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar 41 aksidente në vend ku prej tyre 30 janë me dëme materiale.

    Kështu, policisë i doli goxha punë për t’i disciplinuar shkelësit e rregullave në komunikacion.

    Veç gjatë së shtunës, organet e rendit shqiptuan hiç më pak se 1 mijë e 749 gjoba.

    Organet e rendit kanë arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale, pesë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

  • Gjenerata Z vërshon në rrugët e Meksikës, protesta masive kundër krimit dhe korrupsionit

    Gjenerata Z vërshon në rrugët e Meksikës, protesta masive kundër krimit dhe korrupsionit

    Mijëra persona dolën në rrugët e qytetit të Meksikos për të protestuar kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, në një valë demonstratash të thirrura kryesisht nga të rinjtë, të njohur si Gjenerata Z. Autoritetet njoftuan se 120 njerëz mbetën të plagosur, mes tyre 100 policë – 40 prej të cilëve u shtruan në spital. Po ashtu, 20 persona u arrestuan.

    Protesta ishte kryesisht paqësore, por u mbyll me përleshje mes një grupi demonstruesish dhe forcave të rendit. Sipas Pablo Vazquez, sekretar për sigurinë në kryeqytet, incidentet shpërthyen pasi disa protestues tentuan të shembnin barrierat përreth Pallatit Kombëtar, rezidenca e presidentes meksikane Claudia Sheinbaum. Policia reagoi me gaz lotsjellës.

    Kryetarja e qytetit, Clara Brugada, dënoi aktet e dhunshme duke deklaruar në X se “shprehja e dhunshme cenon të drejtat e të tjerëve” dhe se ato u kryen nga një grup i vogël radikal.

    Një grup që e quan veten Generation Z Mexico publikoi një “manifest”, ku thotë se përfaqëson të rinjtë meksikanë të lodhur nga dhuna, korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Tubimet vijnë pas një sërë vrasjesh të profilit të lartë, mes tyre edhe ekzekutimi i kryebashkiakut të Uruapanit, Carlos Alberto Manzo Rodriguez, gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve.

    Mbështetësit e Manzos, një kritik i hapur i krimit të organizuar, u panë të veshur me kapele kashte – simbol i lëvizjes së tij politike – teksa brohorisnin: “Carlos nuk vdiq, qeveria e vrau”.

    Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në shtete të tjera, përfshirë Michoacán, ku Manzo u vra. Ndërkohë, qeveria meksikane pretendon se demonstratat u organizuan kryesisht nga kundërshtarë të djathtë dhe u shtynë përpara nga llogari të automatizuara në rrjetet sociale.