ATV

Blog

  • Kryediplomati gjerman: Jam fans i Dua Lipës, e pata një biletë me vajzën time për koncertin e saj, por pastaj u bëra ministër

    Kryediplomati gjerman: Jam fans i Dua Lipës, e pata një biletë me vajzën time për koncertin e saj, por pastaj u bëra ministër

    Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka surprizuar ndjekësit me një rrëfim të papritur se është fans i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

    Në një video të xhiruar brenda avionit qeveritar, pas kthimit nga vizita e tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Wadephul shfaq telefonin e tij dhe tregon se në playlistën personale dëgjon albumin Radical Optimism të këngëtares.

    Ministri shtoi edhe një detaj personal: “Kam pasur një biletë për të shkuar me vajzën time më të vogël në koncertin e Dua Lipës, por pastaj u bëra ministër i jashtëm”, – u shpreh ai me humor.

  • Fabrizio Romano: Bukayo Saka pranë rinovimit të kontratës me Arsenal deri në vitin 2030

    Fabrizio Romano: Bukayo Saka pranë rinovimit të kontratës me Arsenal deri në vitin 2030

    Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano ka publikuar në Facebook lajmin e madh për tifozët e Arsenalit: Bukayo Saka është shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re me klubin londinez, një marrëveshje që do ta mbajë yllin anglez në “Emirates Stadium” deri në qershor 2030.

    Sipas Romanos, bisedimet kanë hyrë në fazën përfundimtare, me detajet e fundit të marrëveshjes që tashmë po finalizohen. Klubi dhe lojtari kanë pasur që prej muajsh negociata të vazhdueshme, dhe tashmë është arritur dakordësi për pikat kryesore të kontratës së re.

    Rinovimi i Saka-s konsiderohet si një prioritet absolut për Arsenalin, pasi lojtari 23-vjeçar është kthyer në një nga figurat kryesore të projektit të Mikel Artetës. Me forma të shkëlqyera në Premier League dhe në arenën evropiane, Saka shihet si shtylla kryesore e të ardhmes së klubit.

    Ky lajm ka sjellë reagime të shumta nga tifozët, të cilët e kanë pritur me entuziazëm sigurinë se një nga yjet më të mëdhenj të ekipit do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit për shumë vite të ardhshme.

  • Pas shpërbërjes së Kuvendit, Osmani del në konferencë për media nga ora 13:00

    Pas shpërbërjes së Kuvendit, Osmani del në konferencë për media nga ora 13:00

    Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media nga ora 13:00 pasi nënshkroi dekretin për shpërbërjen e Kuvendit.

    Këtë e konfirmoi këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

    Osmani sot mbajti një takim me liderët partiakë për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi Lëvizja Vetëvendosje dështoi për të dytën herë të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit.

    Më herët Presidenca njoftoi për shpërndarjen e Kuvendit.

    “Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”.

  • Jordi Alba: “Messi meriton një nderim të madh në Camp Nou”

    Jordi Alba: “Messi meriton një nderim të madh në Camp Nou”

    Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe aktualisht bashkëlojtar i Lionel Messit te Inter Miami, Jordi Alba, ka folur me emocione për mënyrën se si klubi katalanas duhet ta nderojë sulmuesin argjentinas në “Spotify Camp Nou”.

    Alba u shpreh se Messi e meriton një nderim të madh, duke theksuar se rikthimi i tij në stadiumin ku u bë legjendë do të ishte një moment historik për klubin dhe tifozët.

    “Ai dëshiron të nderohet, dhe shpresoj që kjo të ndodhë. Ai e meriton, do të jetë një festë e jashtëzakonshme. Të gjithë presim këtë moment. Ai është lojtari më i mirë në histori, dhe Camp Nou meriton të ndjejë përsëri energjinë e tij,” tha Alba, duke rikujtuar rëndësinë e Messit për Barcelonën.

    Gjatë karrierës së tij te Barça, Lionel Messi ka shënuar 672 gola në 778 ndeshje, ka fituar 10 tituj të La Ligës, 4 Liga të Kampionëve dhe 7 Topa të Artë, duke u bërë futbollisti më i suksesshëm në historinë e klubit katalanas.

    Deklarata e Jordi Albës ka ndezur sërish emocionet e tifozëve, të cilët prej kohësh presin një nderim zyrtar dhe madhështor për legjendën më të madhe që ka pasur ndonjëherë Barcelona.

  • Suedia lejon pushimet si terapi kundër stresit të punës

    Suedia lejon pushimet si terapi kundër stresit të punës

    Suedia ka prezantuar një program unik shëndetësor që po tërheq vëmendjen e botës: mjekët tani mund të rekomandojnë pushime si trajtim për stresin dhe lodhjen mendore.

    Programi inovativ, i quajtur “Receta Suedeze”, synon të përmirësojë shëndetin mendor përmes përvojave relaksuese dhe kontakteve me natyrën.

    Sipas këtij programi, në vend të ilaçeve tradicionale, mjekët u ofrojnë pacientëve “receta” që përfshijnë udhëtime dhe aktivitete çlodhëse, të cilat ndihmojnë në uljen e stresit, rikthimin e ekuilibrit emocional dhe përmirësimin e funksionit kognitiv.

    Nisma është zhvilluar në bashkëpunim me agjencinë suedeze të turizmit, e cila ka krijuar edhe një formular zyrtar që pacientët mund ta shkarkojnë vetë dhe t’ia paraqesin mjekut të tyre për miratim.

    Autoritetet shëndetësore suedeze besojnë se ky model do të kontribuojë në parandalimin e burnout-it dhe do t’i ndihmojë pacientët të gjejnë mënyra natyrale dhe afatgjata për të menaxhuar stresin.

    Pushime si terapi? Vetëm në Suedi.

  • Oklahoma City Thunder dhe Houston Rockets shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Oklahoma City Thunder dhe Houston Rockets shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Oklahoma City Thunder ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Sacramento Kings me rezultat 113:99.

    Shai-Gilgeous Alexanderme 33 pikë,8 kërcime e 3 asitime ishte basketbollisti më i miri tek Thunder,teksa kontribut dha dhe Chet Holgren me 21 pikë e 7 asitime.

    Tek Sacramento më i miri ishte Dennis Schroder me 21 pikë e 5 kërcime,teksa Demar DeRozan shënoi 17 pikë,3 kërcime e 5 asistime.

    Në anën tjetër Houston Rockets mposhti në udhëtim Cleveland Cavaliers me rezultat 114:104.

    Alperen Sengun me 28 pikë,11 kërcime e 7 asistime ishte më i miri tek Rockets,teksa Kevin Durant shtoi 20 pikë,3 kërcime e 3 asitime.

    Tek Cavaliers më i miri ishte De’Andre Hunter me 25 pikë,4 kërcime e 2 asistime,teksa Donovan Mitchell kontribuoi me 21 pikë,3 kërcime e 2 asistime.

  • Kelmendi: Nga mediat u informova për shkarkimin tim, KPK s’ka pasur kuorum, do ta atakoj në gjykatë

    Kelmendi: Nga mediat u informova për shkarkimin tim, KPK s’ka pasur kuorum, do ta atakoj në gjykatë

    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është shkarkuar nga kjo pozitë në mbledhjen e së enjtes me vendim të marrë nga pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Sipas përbërjes aktuale, kuorumi për vendimmarrje në KPK është gjashtë anëtarë, ndërsa në mbledhjen e së enjtes, edhe pse ishin fillimisht dhjetë anëtarë në takim, gjatë takimit pesë prej tyre e kanë lëshuar takimin si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit, ndërsa vendimi për shkarkimin e UD Kryeprokurorit e morën pesë anëtarët e mbetur. Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, tha se për shkak të largimit të kundërligjshëm të anëtarëve të tjerë, takimi vazhdon.

    UD Kryeprokurori Besim Kelmendi i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi” tha se nga mediat është informuar për vendimin për shkarkimin e tij.

    “Për besë, u informova nga mediat për shkarkimin tim. Është vendim arbitrar, vendim i kundërligjshëm sepse dihet fare mirë që KPK s’ka pas kuorum. Posa ta pranoj një vendim të tillë, natyrisht se do ta atakoj në gjykatë”.

    Në anën tjetër, KPK në këtë takim pa kuorum, po ashtu ka caktuar si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit, prokurorin Agron Qalaj.

    Ky i fundit, tha se nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur në KPK.

    “Kush more… Sen nuk di çka ka vendos Këshilli”, tha Qalaj.

    Në mbledhjen e së enjtës në KPK, kanë vazhduar akuzat e ndërsjella në mes të anëtarëve të KPK-së, ndërsa kërkesa e zëvendëskryetares së KPK-së, për shkarkimin e UD Kryeprokurorit Kelmendi, ka nxitur reagimin e pesë anëtarëve të KPK-së, të cilët e kanë lëshuar takimin përfshi Besim Kelmendin, Veton Shabanin, Arian Gashin, Visar Krasniqin dhe Dardan Vuniqi.

    Ndërsa takimin pa kuorum e kanë vazhduar Kryesuesi Ardian Hajdaraj dhe anëtarët Jetish Maloku, Milot Krasniqi, Jehona Grantolli dhe Ariana Shajkovci.

  • Zyrtare: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

    Zyrtare: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

    Presidenca ka njoftuar zyrtarisht shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Në njoftim, thuhet se në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës.

    Ndërkohë, krerët e partive politike, si Bedri Hamza i PDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës, kanë propozuar 21 dhjetorin si datën e preferuar për të mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

    Ndryshe nga ta, Faton Peci i Guxo kërkoi që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor.

  • Një grua në Gjermani gjobitet për tharje rrobash në ballkon

    Një grua në Gjermani gjobitet për tharje rrobash në ballkon

    Mediat gjermane raportojnë se një grua me origjinë nga Ballkani që jeton në Gjermani është gjobitur me 50 euro pasi kishte tharë rrobat në ballkonin e saj, duke shkaktuar debat të madh në rrjete sociale.

    Rasti u bë i njohur pasi gruaja e publikoi përvojën e saj në grupin në Facebook “Balkanci in Germany”, ku tregoi se kishte marrë paralajmërim zyrtar për “mosrespektim të rregullave të banesës”.

    “S’po e di më nëse më lejohet të bëj ndonjë gjë në këtë vend! Ishte ditë me diell, i lava rrobat, i vendosa në ballkon të thaheshin. Fqinja sipër filloi të bërtiste se ‘i duken keq kur i sheh poshtë’. Mendova se po bënte shaka, por tre ditë më vonë më erdhi letra me gjobën dhe paralajmërimin”, ka shkruar ajo me ironi.

    Në shpjegimin e autoriteteve thuhej se “në ndërtesën përkatëse nuk lejohet që rrobat të shihen nga jashtë”. Gruaja reagoi me humor duke pyetur: “Po ku t’i thaj atëherë, në frigorifer?”

    Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.

  • Shteti ku mund të gjobiteni nëse ecni më shpejt se 6 km/h

    Shteti ku mund të gjobiteni nëse ecni më shpejt se 6 km/h

    Nëse planifikoni të ecni në trotuaret e Sllovakisë, së shpejti do të duhet të bëni kujdes me shpejtësinë. Parlamenti sllovak ka miratuar një ndryshim të ligjit për trafikun, i cili vendos kufirin maksimal të ecjes në zonat urbane në 6 kilometra në orë, raporton Politico.

    Ky rregull i ri do të vlejë jo vetëm për këmbësorët, por edhe për çiklistët dhe përdoruesit e skuterëve elektrikë, me qëllim parandalimin e përplasjeve të shpeshta në hapësirat e ngushta të qyteteve.

    “Synimi kryesor është rritja e sigurisë në trotuare, pasi numri i aksidenteve me përdoruesit e skuterëve është rritur ndjeshëm,” shpjegoi Ľubomír Vážny, deputet i partisë së majtë-populiste Smer, pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit Robert Fico.

    Sipas tij, ky ndryshim do ta bëjë më të lehtë përcaktimin objektiv të shkeljeve kur dikush tejkalon shpejtësinë e lejuar në zonat për këmbësorë. Ligji pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

    Shpejtësia mesatare e ecjes është 4–5 km/h, ndërsa, sipas British Heart Foundation, ecja me ritëm 6.4 km/h konsiderohet e moderuar për persona me formë të mirë fizike.

    Nga ana tjetër, opozita dhe Ministria e Brendshme sllovake kanë kritikuar ndryshimin, duke argumentuar se ndalimi i skuterëve elektrikë në trotuare do të ishte një zgjidhje më e arsyeshme sesa vendosja e një kufiri të përgjithshëm të shpejtësisë.