Enise Zijade arrin finalen e Podgorica Junior European Cup 2025!
Në gjysmëfinale Enise mposhti me Yuko, India Serafini nga Italia.
Në finale ajo do të ndeshet me Giulia Sorelli nga Italia. /ATVLIVE.TV

Enise Zijade arrin finalen e Podgorica Junior European Cup 2025!
Në gjysmëfinale Enise mposhti me Yuko, India Serafini nga Italia.
Në finale ajo do të ndeshet me Giulia Sorelli nga Italia. /ATVLIVE.TV

Sidorela Dodaj do të lufotjë për medaljen e bronztë në Podgorica Junior European Cup 2025!
Në repasazh Sidorela mposhti me Ippon, Shira Gev nga Izraeli.
Për të bronztën Sidorela do të ndeshet me India Serafini nga Italia. /ATVLIVE.TV

Rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve ushqimore po rëndon gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të familjeve në Kosovë.
Qytetarët thonë se përballen çdo ditë me çmime të larta, ndërsa të ardhurat nuk po rriten, gjë që po e vështirëson jetesën në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas tyre, vezët dhe produktet bazike janë ushqime të domosdoshme për çdo familje, ndaj shtrenjtimi i tyre po krijon presion të madh ekonomik.
Ata tregojnë se çmimet janë ngritur dukshëm, madje deri në 30 për qind, ndërkohë që rrogat dhe pensionet vazhdojnë të mbeten të pamjaftueshme për të përballuar këtë kosto shtesë.
Qytetari ka thënë se rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve të tjera ushqimore po ndikon drejtpërdrejt në familjet në Kosovë, veçanërisht në zonat rurale.
Ai theksoi se vezët janë pjesë e përditshme e mëngjesit në shumicën e familjeve shqiptare, ndaj rritja e çmimit të tyre po e rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike.
“Po çmimet qenkan ngritur shumë lartë, unë jetoj në fshat. … Ndikon tek çdo familje ndikon me të madhe sepse mëngjesin gjithmonë shqiptarët e përgatitin me vezë sepse jemi popull i varfër një pjesë e madhe e këtij populli. Ndërsa tani ka ndikim edhe politika, kjo politik për 6 vite nuk është në rregull me ekonominë dhe tregtinë dhe biznese dhe të gjitha që do të thotë kjo qeveri që është tash duhet të shkoj urgjentisht të rinohet ky popull dhe kjo politik”, tha ai.
Qytetari Tafir Gashi theksoi se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, përfshirë edhe vezët, po i rëndon dukshëm qytetarët. Ai tha se megjithatë njerëzit detyrohen t’i blejnë, pasi janë produkte të domosdoshme për çdo familje.
“Po si jo, kjo rritje ndikon shumë, produktet janë të shtrenjta shumë të gjitha ushqimoret. Të rriten rrogat, të rriten penezit dhe çmimet të jenë më të ulëta dhe rrogat të jenë më të larta. .. Duhet të blejmë si jo nuk kemi qare pa blerë, duhet të blejmë vezë, mirëpo shumë shtrenjtë”, u shpreh ai.
Sabit Makolli ka deklaruar se nuk është vërejtur asnjë përmirësim në çmimet e produkteve bazë, përkundrazi vetëm rritje. Ai theksoi se shtrenjtimi ka arritur deri në 30 për qind, gjë që po e vështirëson jetesën e qytetarëve.
Sipas tij, artikujt ushqimorë të përditshëm janë të domosdoshëm dhe qytetarët nuk kanë ku të drejtohen tjetër, pavarësisht rritjes së çmimeve.
“Jo nuk kemi vërejtur ndryshim vetëm rritje, shtrenjtimi ishte 30%. Nuk ke se nga të shkosh duhet të ushqehemi sepse kot janë artikujt ditore. Shumë po ndikon sidomos tek pensionistet që janë më të ardhura të vogla por edhe të mëdha për të gjithë është kjo keq. Të ndryshohen të ulen çmimet të rriten pensionet pagat”, theksoi ai
Qytetari Avdyl Kuleta deklaroi se rritja e çmimeve po ndikon dukshëm te qytetarët, por sipas tij, ata nuk kanë çfarë të bëjnë përveçse t’i përballojnë këto ndryshime.
“Kjo ndikon por nuk kemi se çfarë të bëjmë, kisha dashur të formohej qeveria së pari dhe të rriten rrogat, çmimet janë rritur dhe rrogat duhet të rriten”, shtoi ai.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në mars 2025 nënkategoria “qumësht, djathë dhe vezë” ka shënuar një rritje prej 7,1 % në krahasim me mars 2024.
Sipas buletinit Ekonomik, kompleti prej 30 vezëve ka arritur çmimin prej 4,20 euro, por në disa markete të Prishtinës çmimi arrin në4,89 euro.
Çmimi i vezëve është ngritur edhe në Maqedoni të veriut, duke u bërë kështu 0.20 cent një vezë.

Xhudistja, Arba Hasanaj në gjysmëfinale të Millenium Team Cadet European Cup 2025 në Selanik.
Në çerekfinale Arba mposhti me Ippon, Vita Hudika nga Kroacia.
Në gjysmëfinale ajo do të ndeshet me Viktorija Ragauskaite nga Lituania. /ATVLIVE.TV

Kanë filluar përgatitjet e Kombëtares së Kosovës U17 për femra në hendboll, në prag të IHF Trophy për Zonën Evropiane.
Kombëtarja jonë është grumbulluar në Prishtinë, ku edhe mbahet kjo ngjarje ndërkombëtare e hendbollit.
Ndeshjet e para janë të mërkurën. /ATVLIVE.TV

E diela premton emocione të mëdha për adhuruesit e basketbollit në Kosovë, me dy përballje që nuk duhet humbur. Kulmi i ditës pritet të jetë ‘El Clasico’ Prishtina – Trepça, një duel i jashtëzakonshëm që gjithmonë ofron spektakël dhe rivalitet të fortë. Ndeshja zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” në kryeqytet, me fillim nga ora 17:00, ku dy ekipet do të luftojnë për dominimin në basketbollin kosovar.
Pas kësaj përballjeje, emocionet vazhdojnë me sfidën Bora – Bashkimi, që do të nisë në orën 20:15 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Ky duel pritet të jetë po aq i fortë dhe interesant, me të dy skuadrat që synojnë të tregojnë lojë cilësore dhe të fitojnë pikët e rëndësishme në renditje.
E diela e basketbollit premton të mbajë publikun në ankth deri në fund të ndeshjeve, duke ofruar lojë dinamike, aksione spektakolare dhe rivalitet tradicional që i ka bërë këto përballje të paharrueshme. /ATVLIVE.TV

Xhudistja nga Kosova, Enise Zijade, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025.
Në çerekfinale, Zijade triumfoi ndaj xhudistes serbe Andjela Simic, të cilën e mposhti me tri dënime që u konvertuan në Ippon.
Në fazën gjysmëfinale, ajo do të përballet me India Serafini nga Italia.

Max Verstappen triumfoi në Çmimin e Madh të Las Vegasit, duke lënë pas Lando Norris dhe George Russell në një garë tejet emocionale dhe me rivalitet të fortë.
Në renditjen e pilotëve situata po bëhet gjithnjë e më interesante teksa sezoni i Formula 1 po i afrohet fundit. Me vendin e dytë të sotëm, Lando Norris ka tani 30 pikë avantazh ndaj shokut të skuadrës Oscar Piastri dhe 42 pikë më shumë se Verstappen, duke u afruar ndjeshëm titullit të tij të parë në karrierë. Ai madje ka mundësinë të sigurojë matematikisht kampionatin në garën e ardhshme në Katar.
Norris e nisi garën nga pole position dhe tentoi të mbante kryesimin, por në kthesat e para u parakalua nga Verstappen dhe Russell. Megjithatë, piloti britanik nuk u dorëzua dhe në xhiron e 35-të arriti të kalojë Russell për vendin e dytë, duke forcuar edhe më shumë pozitat e tij në renditjen e përgjithshme.
Oscar Piastri zhvilloi një garë solide, por përfundimi në vendin e katërt e largoi edhe më shumë nga gara për titull. Ndërkohë, surpriza më e këndshme e natës ishte Andrea Kimi Antonelli. Megjithëse nisi nga pozita e 17-të dhe mori një penalitet prej 5 sekondash, talenti italian u rendit i pesti, duke treguar potencial të jashtëzakonshëm për të ardhmen. /ATVLIVE.TV

Xhiro e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon sot me tre ndeshje tepër interesante.
Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit do të jetë në Suharekë, aty ku Ballkani pret Llapin. Skuadra suharekase synon të rikthehet te fitorja pas humbjes së fundit, ndërsa Llapi, që nuk ka triumfuar në dy ndeshjet e fundit, kërkon rikthimin te rezultatet pozitive.
Në Gjilan pritet një tjetër sfidë e fortë, ku Gjilani i Debatik Currit do të jetë nikoqir i Ferizajt. Ndërkohë, ndeshja e tretë e ditës zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ku Dukagjini do të përballet me Drenicën.
Të tri përballjet e ditës së sotme nisin në orën 13:00. /ATVLIVE.TV

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media sot në ora 13:00.
Në njoftimin e komunës thuhet se arsyeja e konferencës është situata me buxhetin.
“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me situatën financiare të krijuar si pasojë e bllokadës nga Ministria e Financave. Konferenca do të mbahet sot, në ora 13:00, në sallën e konferencave, objekti i vjetër i Komunës.”