ATV

Blog

  • Specialja s’i njeh festat zyrtare, Hashim Thaçi në seancë pikërisht më 28 Nëntor

    Specialja s’i njeh festat zyrtare, Hashim Thaçi në seancë pikërisht më 28 Nëntor

    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nuk e shohin si festë ditën e 28 nëntorit.

    Pasi ish-presidenti Hashim Thaçi do të marrë pjesë në një konferencë përgatitore për gjykim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 28 Nëntor, ditë që në Kosovë shënohet si festë kombëtare.

    Ndryshe nga vendi, ku 28 Nëntori shënon Pavarësinë e Shqipërisë dhe është ditë pushimi, në Hagë kjo ditë do të konsiderohet ditë pune.

  • Fc Prishtina ndan rrugët me trajnerin Arsim Thaqi

    Fc Prishtina ndan rrugët me trajnerin Arsim Thaqi

    Arsim Thaqi më nuk është trajner i skuadrës së Prishtinës.

    Klubi kryeqytetas ka njoftuar përfundimin e bashkpunimit me Thaqin,dhe atë pas ndeshjes të cilën bardhëekaltërit e humbën ndaj Malishevës në xhiron e fundit.

    Përndryshe drejtuesit e FC Prishtinës e kanë falendëruar Arsim Thaqin për kontributin e dhënë,dhe i uron sukses në punën profesionale pas aventurës disa mujore me liderin aktual të Albi Mall Superligës.

    Kujtojmë që Arsim Thaqi morri drejtimin e FC Prishtinës në muajin prill,ku në fund të sezonit të kaluar arriti të fitoj trofeun e Kupës së Kosovës ku në finale mundën skuadrën e Llapit.

  • Khloé Kardashian mohon ribashkimin me Tristan-in: “Nuk jemi në lidhje me të, është thjesht babai i fëmijës”

    Khloé Kardashian mohon ribashkimin me Tristan-in: “Nuk jemi në lidhje me të, është thjesht babai i fëmijës”

    Khloé Kardashian sqaron thashethemet, jo, ajo nuk është ribashkuar romantikisht me ish-in Tristan Thompson. Në një episod të fundit të podcast-it “Khloé in Wonderland”, ajo iu përgjigj me humor pyetjes “Si e lejove Tristanin të kthehet?”, duke e thënë me ironi: “Epo, Tristani nuk është kthyer.”

    Ajo shpjegoi se prania e tij në jetën e saj ka të bëjë me bashkë-prindërimin. “Ai është thjesht babai i fëmijëve të mi… kështu që do të jetë pranë fëmijëve të tij dhe unë jam mirënjohëse për këtë,” tha Khloé.

    Kardashian shtoi se ka vendosur kufij të qartë, pra marrëdhënia e tyre tani është “vetëm për fëmijët”, jo për të ringjallur të kaluarën.

    Përmbledhje e shkurtër? Ajo nuk po hap një kapitull të ri dashurie, vetëm po siguron që rregullat e gjumit të respektohen.

  • Gwen Stefani dhe Blake Shelton festojnë festat në Oklahoma me fëmijët

    Gwen Stefani dhe Blake Shelton festojnë festat në Oklahoma me fëmijët

    Gwen Stefani dhe Blake Shelton po festojnë sezonin e tyre të katërt të festave si çift i martuar në mënyrë të qetë në shtëpinë e tyre në Oklahoma, së bashku me fëmijët e Gwen nga martesa me Gavin Rossdale: Kingston, Zuma dhe Apollo. Çifti vendosi të mos marrë pjesë në Country Music Awards këtë vit, duke preferuar të qëndrojnë në familje dhe të ndjekin ceremoninë nga televizioni. Gwen dhe Blake, të cilët janë lidhur ngushtë me jetën në ranch dhe pasionin e tyre për kopshtarinë, e konsiderojnë pronën në Oklahoma si një pjesë të rëndësishme të historisë së tyre të dashurisë. Të dy kanë treguar më herët se lidhja e tyre erdhi në një moment të vështirë për secilin, duke e përshkruar njëri-tjetrin si “shpëtim” dhe një mundësi të dytë në jetë.

  • “Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët me 27 nëntor

    “Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët me 27 nëntor

    Kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jenë të hapura për qytetarët me rastin e Ditës së Forcës që do të jetë me 27 Nëntor.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës ju fton të merrni pjesë në “Ditën e Hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 Nëntor, nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasador të vendeve mike. Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në njoftim.

  • Osmani thotë se votimi i buxhetit pa pasur qeveri s’është i kundërligjshëm: U kërkova partive por s’ishin të pranishëm

    Osmani thotë se votimi i buxhetit pa pasur qeveri s’është i kundërligjshëm: U kërkova partive por s’ishin të pranishëm

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është pyetur nga mediat në lidhje me buxhetin e tri komunave, Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut.

    Ajo ka thënë se ka kërkuar nga partitë që të mblidhen dhe ta votojnë atë.

    “Kam kërku nga partitë të mblidhen dhe ta votojnë buxhetin, për këto komuna ka qenë pikë e veçantë, por kanë vendosur mos të jenë të pranishëm. Një gjë e tillë është e lejueshme, nuk është e kundërligjshme, pasi një gjë të tille e kemi votu edhe në Qeverinë Hoti”, ka thënë Osmani.

    Komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut janë të zhytur në borxhe pasi që nuk e kanë votuar në Kuvende Komunale, buxhetin për vitin 2025

    Ky buxhet nuk është votuar as në Kuvendin e Kosovës, pasi që nga partitë opozitare është konsideruar e jashtëligjshme dhe nuk kanë marrë pjesë fare në seancën e thirrur nga deputetët e VV-së.

    Nga sot, në Komunën e Prishtinës është pezulluar puna e linjave të Trafikut Urban, kjo pasi punëtorët e këtyre kompanive kanë deklaruar se janë pa paga tash e gjashtë muaj.

    Të njëjtit kanë protestuar sot fillimisht para Komunës së Prishtinës, ndërsa me të parin e kësaj Komune, Përparim Ramën kanë protestuar edhe para Qeverisë së Kosovës.

    Rama i ka kërkuar takim kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit që të bëhet një zgjidhje për qytetarët e Prishtinës.

  • Sergio Ramos mund të vazhdojë me klubin meksikan Monterrey

    Sergio Ramos mund të vazhdojë me klubin meksikan Monterrey

    Qendërmbrojtësi spanjoll Sergio Ramos,mund të qëndrojë edhe për një sezon tek ekipi meksikan.

    Ramos mund të arrijë një marrëveshje të re me meksikanët,dhe bisedimet për rinovimin e kontratës tashmë kanë nisur.

    Përndryshe tek Monterrey Ramos shihet si lojtar që mund të ndihmojë në arritjen e objektivave për vitin 2026,duke marrë parasysh edhe përvojën që ka ish-mbrojtësi i Real Madrid-it.

    Megjithatë mbetet të shihet se nëse marrëveshja mund të arrihet në ditët dhe javët në vazhdim,apo mund të ndodhë ndonjë rikthim në Evropë.

    Kujtojmë që Sergio Ramos i është bashkuar skuadrës së Monterrey-it në shkurt të vitit 2025,dhe ka qenë një prej liderëve të mbrojtjes tek gjiganti meksikan.

  • Një makinë si lodër do të të çojë fëmijën në shkollë! Habit Toyota me prodhimin e ri “Kids Mobi”

    Një makinë si lodër do të të çojë fëmijën në shkollë! Habit Toyota me prodhimin e ri “Kids Mobi”

    A do t’i besoje një makine që duket si lodër të të çojë fëmijën në shkollë? Toyota po thotë “po, pse jo?”. Në Panairin e auto në Japoni 2025, kompania prezantoi Kids Mobi – një makinë elektrike e vogël, vetë-drejtuese, ndërtuar posaçërisht për fëmijë. Po flasim për një “pod” të rrumbullakët me sy LED që shprehin emocione dhe me sensorë në formë veshësh, tamam sikur të kishte dalë nga ndonjë film i animuar.

    Kids Mobi është menduar si “mjet i sigurt me inteligjencë artificiale për fëmijë”. Ka një kabinë të vetme për fëmijë deri në 130 cm, dhe një kupolë që hapet si në ndonjë film futuristik. Brenda, një asistent AI që quhet “UX Friend” bisedon e luan me udhëtarin e vogël gjatë rrugës, duke i dhënë ndjesinë sikur është vetë në timon – pa qenë vërtet në timon.

    Toyota thotë se qëllimi është t’u japë fëmijëve një ndjesi pavarësie, siç kanë të rriturit me makinat e tyre. Ide interesante, po edhe pak e frikshme: një fëmijë që lëviz vetëm me ndihmën e AI-së.

    Për momentin, Kids Mobi është vetëm koncept, por Toyota e quan “synimi përfundimtar” i qendrës së saj AI x Robotics. Me pak fjalë, kjo lodër me rrota mund të jetë hapi i parë drejt botës ku fëmijët shkojnë në shkollë… me shofer robot.

  • BMW M e prodhuar për herë të parë del në shitje

    BMW M e prodhuar për herë të parë del në shitje

    Vetura e parë BMW M në prodhim në histori është në shitje.

    Nëse bëhet pyetja se cila ishte vetura e parë BMW M e prodhuar, ka të ngjarë të vijojnë disa përgjigje të ndryshme.

    Disa thonë se është një M1, të tjerë thonë se është një 530 MLE nga viti 1976, e lansuar dy vjet para superveturës së lartpërmendur, por hyn në lojë një model edhe më i vjetër, 3.0 CSL.

    BMW 3.0 CSL është një version garash i modelit të bukur E9, i cili u shfaq në vitin 1973, një vit pas themelimit të BMW Motorsport GmbH.

    Fillimisht u ndërtuan 21 shembuj.

    Shasia E9/R1 ishte automjeti i parë i përfunduar dhe tani ofrohet për shitje.

    Është prodhuar midis fundit të vitit 1972 dhe fillimit të vitit 1973 si një automjet testimi dhe zhvillimi për ekipin e fabrikës.

  • Dokumente të reja zbulojnë gjurmë të rrjetit të Epstein në Zvicër

    Dokumente të reja zbulojnë gjurmë të rrjetit të Epstein në Zvicër

    Dokumente të sapodalura hedhin dritë mbi lidhje të reja të Jeffrey Epstein me Zvicrën, duke zbuluar se ai ka pasur së paku tre llogari bankare në HSBC Private Bank në Gjenevë, raporton NZZ am Sonntag. Banka ka refuzuar komentin.

    Të dhënat sugjerojnë se Epstein ka zhvilluar edhe aktivitete operacionale në Zvicër. Një email i vitit 2016 përmend sigurimin e një “asistenteje nga Zyrihu,” term që dyshohet se përdorej si kod brenda rrjetit të tij të trafikut seksual, sipas albinfo.ch.

    Jeffrey Epstein's private islands put up for sale for $125m - BBC News

    Avokatja Gloria Allred deklaroi se Epstein përdorte ndërmjetës për të rekrutuar gra në Europë, ndërsa dokumentet tregojnë kontakte të tij edhe me “Crypto Valley” në Zug dhe komunikime mbi kriptovalutat me ish-këshilltarin e Trump, Steve Bannon.

    Epstein ka pasur lidhje edhe me bankën private Edmond de Rothschild në Gjenevë, por institucioni ka theksuar se marrëdhënia ka qenë strikt biznesore.

    Nuk dihet ende nëse autoritetet amerikane kanë kërkuar bashkëpunim nga Zvicra, ndërsa Kongresi në SHBA ka miratuar publikimin e plotë të dokumenteve të Epstein. Rasti mbetet ende në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.