ATV

Blog

  • Gjyqtarët kosovarë drejtojnë ndeshje në Conference League

    Gjyqtarët kosovarë drejtojnë ndeshje në Conference League

    Gjyqtarët kosovarë po marrin vëmendjen e merituar në skenën evropiane. UEFA ka besuar gjyqtarit Genc Nuza drejtimin e ndeshjes Sigma Olomouc – Celje në fazën e ligës së Conference League.

    Në ekipin e tij ndodhen Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Vigan Ibërdemaj si asistentë, ndërsa Dardan Çaka dhe Lirim Jashari do të operojnë në sistemin VAR. Performanca e tyre do të monitorohet nga ish-gjyqtari i njohur belg, Franck De Bleeckere.

    Ndeshja Sigma Olomouc – Celje zhvillohet të enjten, në orën 18:45. /ATVLIVE.TV

  • Abdixhiku i reagon Osmanit pasi ajo bëri me gisht kah ish-opozita për buxhetin

    Abdixhiku i reagon Osmanit pasi ajo bëri me gisht kah ish-opozita për buxhetin

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklarimeve të djeshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë përgjegjëse ish-opozitën për mosmbajtjen e një seance ku do të votoheshin zgjatja e buxhetit për disa muaj, buxheti për Prishtinë, Gjilan, pagat për RTK-në dhe pakoja për Planin e Rritjes.

    Abdixhiku ka thënë se natën kur është nominuar Glauk Konjufca, si kryetar i LDK-së ka shprehur gatishmëri te presidentja Osmani, që të gjitha këto të votohen në pako, madje që të quhej edhe si Pako e Presidentes.

    Kreu i LDK-së thotë se përmes Osmani e ka marrë vesh që edhe në Lëvizjen Vetëvendosje ka një qëndrim shumë pozitiv për këtë ide. Pas kësaj, Abdixhiku thotë se ka kontaktuar edhe krerët e PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s dhe me disa ambasadorë të QUINT-it.

    Megjithatë, Abdixhiku thotë se pas këtij zhvillimi s’ka lëvizur asgjë për plotë 15 ditë. Kreu i LDK-së thotë e është i habitur se me sa lehtësi fshihet një gjë e tillë.

    “Nuk pati asnjë lëvizje, anipse ishte vonë. Ani pse ishin shpenzuar 15 ditë pa asnjë nevojë. Ani pse nuk kishte asnjë gadishmëri as për ta diskutuar bashkarisht në mjë vend këtë ide.

    Sot habitem se me sa lehtësi fshihet ky fakt dhe kjo e vërtetë. E kuptoj që jemi në betejë politike, por në këtë betejë na duhet të kemi minimalisht korrektësi dhe sjellje njerëzore”, ka shkruar Abdixhiku.

  • Përfundon protesta e Trafikut Urban në Prishtinë

    Përfundon protesta e Trafikut Urban në Prishtinë

    Pas protestës të së hënës para Komunës e më pas para Qeverisë, Trafiku Urban ka vazhduar protestën edhe të martën.

    Transportuesit publik mëngjesin e së martës për gati dy orë bllokuan rrugët në kryeqytet.

    Ata vendosën autobusët në rrugët e Prishtinës, si shenjë protesta për mos marrjen e pagave.

    Shkaku i vonesave në vendimmarrje nga kuvendet komunale, buxheti i Prishtinës, ai i Gjilanit dhe buxheti i Zubin-Potokut nuk janë përfshirë në buxhetin e Kosovës të 2025-s.

    Kjo nuk u bë as pas miratimit të tyre nëpër komuna, meqë thuajse gjatë gjithë vitit Kosova ka funksionuar pa Kuvend, shkaku i ngërçit politik të krijuar pas zgjedhjeve nacionale të shkurtit.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dje gjatë protestës para qeverisë tha se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati as nuk kanë pranuar të takohen me të.

  • Legjenda e Prishtinës, Afrim Tovërlani, rikthehet si trajner

    Legjenda e Prishtinës, Afrim Tovërlani, rikthehet si trajner

    FC Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Afrim Tovërlanit si trajner të ri të ekipit. Pas ndarjes me Arsim Thaqin, klubi nuk humbi kohë dhe vendosi t’i besojë udhëheqjen ish-trajnerit të tij, i cili deri më tani drejtonte Kombëtaren U-21 të Kosovës.

    Njoftimi për rikthimin e Tovërlanit, i njohur me nofkën “Toki”, u publikua nga faqja zyrtare e klubit:

    “FC Prishtina ka kënaqësinë ta prezantojë trajnerin e ri të skuadrës, Afrim Tovërlanin, i cili rikthehet pas 11 vitesh në krye të bardh e kaltërve. ‘Toki’ kthehet në shtëpinë e tij, aty ku ka lënë gjurmë të thella si futbollist dhe trajner.”

    Tovërlani ka drejtuar më parë Prishtinën në dy periudha (2007–2009 dhe 2012–2014), duke fituar shtatë trofe, përfshirë titullin kampion, Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke u bërë një nga trajnerët më të suksesshëm të klubit në historinë moderne.

    Përveç sukseseve si trajner, Tovërlani ka një karrierë të pasur edhe si futbollist i FC Prishtinës. Në vitet ’80 dhe ’90, ai ishte një figurë kyçe dhe shpesh kapiten i ekipit, duke kontribuar në periudhat më të lavdishme të klubit dhe duke fituar trofe të rëndësishëm.

    FC Prishtina i uron mirëseardhje Afrim Tovërlanit dhe shumë suksese në detyrën e tij të re, me besimin se përvoja dhe profesionalizmi i tij do t’i rikthejnë klubit lavdinë dhe trofetë e pritshëm nga tifozët.

    Ekipi nga kryeqyteti mban vendin e parë në tabelë me 26 pikë nga 13 ndeshje. /ATVLIVE.TV

  • Kompania“Pastrimi” paralajmëron se borxhlinjtë do t’i dërgojë te përmbaruesi

    Kompania“Pastrimi” paralajmëron se borxhlinjtë do t’i dërgojë te përmbaruesi

    Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se borxhlinjtë do të dërgohen te përmbaruesit, nëse nuk i shlyejnë borxhet.

    Në një njoftim për media, “Pastrimi” u ka bërë thirrje konsumatorëve në Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Obiliq, Drenas e Fushë-Kosovë që të kryejnë pagesën e faturave të shërbimit të mbledhjes së mbeturinave.

    “Nga java e ardhshme, sikur kemi vepruar gjatë tetorit me bizneset, të gjithë konsumatorët, amvisëri, me borxhe të pashlyera do të procedohen në përmbarim, sipas legjislacionit në fuqi. Procedurat e përmbarimit përfshijnë kosto shtesë për konsumatorët, prandaj ju ftojmë që pagesat t’i kryeni sa më herët për të shmangur shpenzime të panevojshme”, thuhet në njoftim.

  • Holanda ndalon fishekzjarrët natën e Vitit të Ri

    Holanda ndalon fishekzjarrët natën e Vitit të Ri

    Për shkak të situatës shumë të tensionuar të koronavirusit në Holandë, qeveria do të ndalojë përdorimin e fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri për shkak të rrezikut të plagosjeve.

    Do të ndalohet gjithashtu edhe edhe shitja e fishekzjarrëve për përdorim privat.

    Ideja është që të kursehen spitalet, infermierët dhe policia tashmë të mbingarkuar.

    Vitin e kaluar, kur u ndaluan edhe fishekzjarrët, numri i të plagosurve nga raketat dhe fishekzjarrët që duhej të shkonin në spital ose të shkonin te mjeku ra me 70% krahasuar me vitin 2019.

  • Përse kopsat janë të vendosura në anë të kundërta për gratë dhe burrat

    Përse kopsat janë të vendosura në anë të kundërta për gratë dhe burrat

    A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kopsat janë të vendosura gjithmonë në anën e majtë në këmishët e grave dhe pse në anën e djathtë për burra?

    Kjo çështje nxit mendime të ndryshe.

    Një përdorues i Quoras, shpërndau me përdoruesit e tjerë mendimin e tij, ku thoshte se pullat e veshjeve për burra ishin të vendosura në anën e djathtë në mënyrë që ata t’i kapnin armët më lehtë gjatë një dyluftimi, transmeton KOHA.net.

    Dikush tjetër shtoi se ishte “më e lehtë dhe shumë më e shpejtë të përdornin dorën e majtë për të zbërthyer kopsat”.

    Burrat e pasur në kohët gotike zakonisht mbanin shpata të rënda – kryesisht në duart e djathta, përgjatë përgatitjes për të shkuar në luftë.

    Në anën tjetër, disa mendojnë se gratë i mbanin foshnjat e tyre në krahun e majtë, duke e lënë të lirë krahun e tyre të djathtë, njëkohësisht duke e lënë të lirë për t’a përdorur për punë të tjera dorën e tyre më të fortë.

    Ka të tjerë që mendojnë se ndryshimi filloi gjatë periudhës së emancipimit të grave, kur ato filluan të vishnin pantallona.

    Ndërsa revista amerikane “The Atlantic”, tha se për shkak që ushtria franceze e bullizoi e u tall me pozën e Napoelon Bonapartes ku shihet dukë mbajtur një dorë nën kopsa, ai vendosi që të urdhëronte që kopsat në këmishët e grave të ishin në anën e kundërt me ato të burrave.

    Po ashtu, gratë e pasura nuk visheshin vetë. Meqë ato i vishnin shërbëtoret e tyre, dhe të shumica e njerëzve, po edhe e grave ishin djathtakë, ishte më e lehtë të të vishnin nëse personi ishte në anën e kundërt, pra nga ana e majtë. Pra, te të pasurit, kopsat në anën e djathtë, ua lehtësonte shërbëtoreve t’i vishnin gratë për të cilat punonin.

    Kjo praktikë ndaloi, por nuk është se vendosja e kopsave në anë të kundërta ndërroi ndonjëherë.

  • Ekzekutohen me rritje shtesat për fëmijë

    Ekzekutohen me rritje shtesat për fëmijë

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për mbi 400 mijë fëmijë, me rritjen prej 50 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës e kishte paralajmëruar më herët.

    Murati tha se gjatë ditës, të gjitha familjet përfituese do të marrin pagesat në llogaritë e tyre.

    “Shtesat për mbi 400 mijë fëmijë tashmë janë ekzekutuar me rritjen prej 50%, dhe sot gjatë ditës të gjitha familjet përfituese do t’i kenë në llogari. Vazhdojmë me punë të mira. Qeveria për Familjen”, tha ai.

  • KQZ kufizon shpenzimet e fushatës, kaq mjete mund të shpenzojnë subjektet politike

    KQZ kufizon shpenzimet e fushatës, kaq mjete mund të shpenzojnë subjektet politike

    Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e mbajtur ditën e hënë, u bë e ditur se një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,076,422 euro, pra një (1) euro për votues të regjistruar.

    “Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,076,422”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

    Gjatë mbledhjes, KQZ po ashtu mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

    Të maskuar, policia jep detaje për tentimin e dy personave të armatosur për të grabitur furgonin që transportonte para
    Në fund të mbledhjes, KQZ miratoi formulën për anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

  • Operacion i madh i Policisë shqiptare: Sekuestrohet flamuri i ISIS-it dhe armë lufte, RENEA arreston dy persona

    Operacion i madh i Policisë shqiptare: Sekuestrohet flamuri i ISIS-it dhe armë lufte, RENEA arreston dy persona

    Policia e Shtetit ka finalizuar në Pukë operacionin e koduar “OROSHI”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, strukturat e DVP Shkodër, Drejtoria e Antiterrorit dhe me mbështetjen e forcave speciale RENEA.

    Operacioni çoi në arrestimin e shtetasve Erzen Uka, 35 vjeç, dhe Julian Cumraku, 34 vjeç, të dy me precedentë penalë dhe të dyshuar për veprime të rrezikshme kundër rendit dhe sigurisë publike.

    Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 09:00 të së hënës, patrullat e Policisë së Pukës konstatuan një person që u fut me shpejtësi në një banesë të braktisur në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz.

    Pasi policia i kërkoi të dilte, ai refuzoi dhe kërcënoi uniformat blu.

    Duke pasur informacion për rrezikshmërinë e tij, zona u rrethua dhe u kërkua ndërhyrja e forcave RENEA.

    Gjatë tentativës për negocim, nga brenda banesës u qëllua me armë zjarri drejt efektivëve të RENEA-s, duke rrezikuar jetën e tyre.

    Rrethimi zgjati rreth 12 orë, ndërsa familjarët e të dy të dyshuarve luajtën rol në bindjen e tyre për t’u dorëzuar pa përdorimin e forcës.

    Në momentin e arrestimit, Erzen Uka kishte një plagë në kofshë dhe u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

    Kontrolli i banesës zbuloi një arsenal të plotë armësh: katër armë automatike, një pistoletë, municion luftarak, 17 granata dore difensive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

    Po ashtu, u sekuestrua edhe një flamur i organizatës terroriste ISIS.

    Të dy të arrestuarit akuzohen për “propagandë dhe thirrje për akte me qëllime terroriste”, “mbajtje dhe prodhim të armëve luftarake”, “kundërshtim të punonjësit të policisë”, si dhe shkelje të tjera penale.