ATV

Blog

  • Studim: Pjesa më e madhe e stresit në punë vjen nga kolegët e tmerrshëm

    Studim: Pjesa më e madhe e stresit në punë vjen nga kolegët e tmerrshëm

    Nëse bashkëpunëtorët apo kolegët ju ngrenë nervat më shumë se çdo gjë tjetër, ju nuk jeni të vetëm në këtë frustrim. Një studim nga Instituti Amerikan i Stesit gjeti se pikërisht dinamikat e ekipit ndikojnë drejtpërdrejt më shumë se 90% të asaj që na streson në punë.

    Pakënaqësitë dhe mosmarrëveshjet marrin kaq shumë energji nga mendja dhe trupi ynë. Një në katër persona thanë se do të donin të ulërinin për këtë stres që u shkaktohet në punë. Mbingarkesa në punë, problemet e njerëzve dhe paaftësia jonë për të balancuar jetën tonë profesionale me atë personale janë ndër tre faktorët kryesorë të stresit.

    Pse bashkëpunëtorët e kolegët ju stresojnë aq shumë?

    Stresi që na shkaktojnë kolegët futet nën lëkurën tonë sepse na kujton që nuk kemi kontroll dhe autonomi në profesionin tonë. Ju nuk mund ta bëni një koleg dembel të punojë më shumë apo të ndalni lëkundjet e humorit të drejtuesit tuaj. Kur nuk mundemi të kemi kontroll në punë, ndihemi të pafuqishëm dhe për rrjedhojë kjo shkakton stres.

    “Rritja e nivelit të stresit në punë, të vlerësuara nga perceptimi i të pasurit pak kontroll, por shumë kërkesë, kanë demonstruar se janë të lidhura me një frekuencë më të madhe të infarktit, hipertensionit dhe shqetësime të tjera”, – thuhet me shqetësim në raportin e Institutit Amerikan të Stresit.

    Në “Happy Brain: Where Happiness Comes From”, Dean Burnett shkruan se ndjesia e kontrollit dhe aftësisë janë dy faktorët kryesorë që ju bëjnë të ndiheni të lumtur në punë. “Profesionet që ju privojnë nga autonomia me politika/rregulla strikte (kodi i veshjes, mikromenaxhimi etj.) dhe ju bëjnë vazhdimisht të vëmendshëm ndaj të tjerëve janë të pakëndshme dhe burim stresi”, shkruan ai.

  • “Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë”, vjen reagimi prekës i gruas së Shpat Kasapit

    “Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë”, vjen reagimi prekës i gruas së Shpat Kasapit

    Ka reaguar me dhimbje ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao.

    Përmes një videoje prekëse të artistit me djalin, ajo tregon se ai ndërroi jetë në krahët e saj, derisa bën të ditur se ishin afër sigurimit të dokumenteve për fëmijën e tyre për t’u kuruar në Itali.

    Reagimi i plotë:

  • Si të detyrosh shokët (ose kolegët) e tu të largohen nga puna?

    Si të detyrosh shokët (ose kolegët) e tu të largohen nga puna?

    Nuk është gjithmonë shefi ai që të shkakton zemërim. Shumë gjëra mund të bëjnë që kolegët e punës ta vënë në provë durimin tënd.

    Meqë ne kalojmë një pjesë të madhe të jetës sonë në punë, krijojmë marrëdhënie me kolegët tanë. Edhe pse këto marrëdhënie mund të të bëjnë të presësh me dëshirë të shkosh në punë çdo ditë, konfliktet në vendin e punës janë të pashmangshme. Dhe në një ambient pune të tensionuar, dramat personale mund të kenë ndikim të madh dhe të shtyjnë njerëzit të japin dorëheqje.

    Një studim i ri nga platforma e punës Example ka analizuar mbi 36,000 punonjës nga kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha, si dhe kompani private, rreth marrëdhënieve të tyre në punë. Rezultatet ishin befasuese: një në tre punonjës të anketuar tha se një koleg i punës i kishte bërë të mendonin për largimin nga puna.

    43% e grave dhe 32% e burrave thanë se kanë menduar të largohen nga puna për shkak të një kolegu. Punonjësit e moshës 36–40 vjeç raportuan më shumë stres nga kolegët sesa më të rinjtë dhe më të moshuarit, ku 40% e tyre thanë se punojnë me dikë që i shtyn të mendojnë për largimin nga puna.

    Po ashtu, sa më shumë përvojë pune të kesh, aq më e madhe është mundësia të mendosh të largohesh nga puna. Sipas të dhënave, punonjësit që kanë punuar mbi 10 vjet në të njëjtën kompani kanë përqindjen më të lartë të atyre që duan të largohen. 37% e tyre raportuan se punojnë me një person që i bën të duan të largohen.

    Fushat e punës me përqindjen më të ulët të njerëzve që duan të largohen për shkak të kolegëve janë:

    • Komunikimi (14%),

    • Shërbimi ndaj klientit (27%),

    • Mbështetja ndaj klientit (27%).

    Në anën tjetër, punonjësit në ndërtim dhe prodhimtari kanë përqindjen më të lartë të atyre që duan të largohen për shkak të kolegëve:

    • 46% në ndërtim,

    • 45% në prodhim.

    Kjo tregon se ndryshimet në mënyrën e të menduarit – qoftë kreative apo praktike – mund të shkaktojnë konflikte të mëdha.

    Edhe niveli arsimor luan rol të rëndësishëm. Sa më shumë arsimim që ke, aq më shumë stres priret të kesh me kolegët. 47% e punonjësve me arsim universitar thanë se një koleg i ka stresuar aq shumë sa kanë menduar të largohen nga puna. Ndërsa vetëm 26% e atyre me arsim të mesëm thanë se punojnë me dikë që i shtyn drejt këtij vendimi.

  • Raportimet se do t’i bashkohet LDK-së, Agon Maliqi: S’e kam në plan, kam angazhime të tjera

    Raportimet se do t’i bashkohet LDK-së, Agon Maliqi: S’e kam në plan, kam angazhime të tjera

    Analisti politik, Agon Maliqi, ka demantuar raportimet e mediave të cilat kanë aluduar për një kalim të mundshëm të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

    Maliqi ka thënë se nuk e ka në plan që të futet në politikë dhe se ka angazhime të tjera në të cilat ndihet i përmbushur.

    “Angazhimi im publik dhe bindjet e mia politike gjithmonë kanë qenë transparente, shpesh ndoshta më shumë se sa që duhet. Prandaj si përgjigje ndaj një lajmi të publikuar mbi aderim në parti politike në këto zgjedhje (konkretisht në LDK) them: jo, nuk e kam në plan”, ka shkruar Maliqi.

  • Tuberkulozi sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë

    Tuberkulozi sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë

    Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, njoftoi se një milion njerëz vdesin çdo vit nga tuberkulozi, “sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë”.

    Kluge ndau një postim rreth tuberkulozit në platformën e mediave sociale të kompanisë X me seli në SHBA.

    “Tuberkulozi është sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, duke vrarë një milion njerëz çdo vit”, tha Kluge.

    Ai ka shtuar se rezistenca ndaj ilaçeve, bashkëinfeksioni tuberkuloz-HIV, qasja e pabarabartë në kujdesin shëndetësor dhe financimi i pamjaftueshëm po e përkeqësojnë më tej krizën, transmeton ATSh.

    Në “Raportin Global të Tuberkulozit 2025”, të botuar më 12 nëntor, OBSH-ja raportoi se më shumë se 1,2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga tuberkulozi në vitin 2024, dhe afërsisht 10,7 milionë njerëz u prekën nga sëmundja.

  • Oleksandr Usyk mëson së shpejti sfiduesin e tij për titullin IBF

    Oleksandr Usyk mëson së shpejti sfiduesin e tij për titullin IBF

    Kampioni ukrainas i peshave të rënda dhe kampioni i botës, Oleksandr Usyk, do të mësojë së shpejti se kush do të jetë sfiduesi i tij i radhës për titullin IBF.

    Edhe pse mendoi të tërhiqej nga boksi pas fitores me nokaut ndaj Daniel Dubois në korrik, Usyk ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij. Kohët e fundit ai hoqi dorë nga rripi WBO, duke humbur statusin e tij si kampion i padiskutueshëm, por tani e pret një mbrojtje e detyrueshme për titullin IBF.

    Kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë fituesi i ndeshjes eliminatore midis Jared Anderson dhe Frank Sanchez. Të dy luftëtarët kanë vetëm nga një humbje në karrierën e tyre, dhe IBF ka urdhëruar që fituesi i kësaj sfide të bëhet sfiduesi i detyrueshëm për Usyk.

    Fansat e boksit presin me padurim këtë duel që premton të jetë një nga më interesantët e vitit. /ATVLIVE.TV

  • Hajdin Salihu, ylli i Polonia Warszawa këtë sezon

    Hajdin Salihu, ylli i Polonia Warszawa këtë sezon

    Qendërmbrojtësi kosovar Hajdin Salihu po shkëlqen te Polonia Warszawa dhe po konfirmohet si një nga lojtarët kyç të ekipit këtë sezon.

    Me ndërhyrje të sigurta, vendosmëri dhe qetësi në momentet vendimtare, Salihu po fiton vlerësime të mëdha nga trajnerët dhe tifozët. Ai nuk ndihmon vetëm mbrojtjen: në 14 ndeshje të Ligës së
    Parë të Polonisë, ka dhuruar edhe dy asistime, duke treguar se kontribuon edhe në aksionet sulmuese.

    Performanca e tij e vazhdueshme e bën Salihun një nga talentet më premtuese të futbollit kosovar në skenën ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV

  • Si ndikojnë emocionet negative tek shëndeti i njeriut

    Si ndikojnë emocionet negative tek shëndeti i njeriut

    Ndërsa përjetojmë apo kalojmë përmes situatave e gjendjeve të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë, duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh. Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar.

    Kjo shpjegon deri diku, pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit, kur qëndrojmë ulur, ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin, sjelljen tonë apo ndoshta, në një situatë stresuese edhe dhimbjet e stomakut, dhëmbëve, etj.

    Le të shohim konkretisht një interpretim të zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative të lidhura me to, sipas përkrahësve të kësaj teorie:

    Qafa: Refuzim për të parë anët e tjera të një çështjeje, kokëfortësi dhe mungesë fleksibiliteti.

    Shpatullat: Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës, për të marrë më të mirën e tyre.

    Pjesa e sipërme e shpinës: Mungesë mbështetjeje emocionale. Ndjesia se askush nuk të do. Vështirësi për të falur dashuri.

    Pjesa e mesme e shpinës: Ndjenjë faji. E kaluara nuk të lëshon.

    Pjesa e poshtme e shpinës: Pasiguri financiare. Bërrylat: Frikë nga ndryshimet. Mospranim i eksperiencave të reja.

    Kyçet e duarve: Pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.

    Ijët: Frikë për të marrë vendime të mëdha. Mungesë objektivash.

    Gjunjët: Krenari dhe ego e sëmurë. Ke frikë të përfshihesh. Vështirësi në përshtatje. Mungesë fleksibiliteti.

    Kyçet e këmbëve: Nuk merr kënaqësi nga jeta. Mungesë fleksibiliteti dhe ndjesi faji. Mungesë mbështetjeje financiare.

  • Lulelakra – perimja e dimrit me 5 përfitime të fuqishme shëndetësore

    Lulelakra – perimja e dimrit me 5 përfitime të fuqishme shëndetësore

    Lulelakra është një nga perimet më të përdorura gjatë stinës së dimrit, e cila ka fituar popullaritet vitet e fundit si alternativë ndaj orizit. Përveç shijes së lehtë dhe përdorimit të gjerë në kuzhinë, ajo ofron një sërë përfitimesh të rëndësishme për shëndetin.

    5 përfitimet kryesore të lulelakrës:

    • Mban zemrën të shëndetshme – falë përbërjes së saj me sulforafan, që ul presionin e gjakut dhe rrezikun e aterosklerozës.
    • Mbështet funksionin e trurit – është burim i kolinës, e cila ndihmon kujtesën, gjendjen shpirtërore dhe zhvillimin e trurit.
    • Lufton kancerin – përmbajtja e lartë e sulforafanit mbron qelizat nga dëmtimet e ADN-së dhe ul rrezikun e tumoreve.
    • Ndihmon ekuilibrin hormonal – përmban indole-3-karbinol (I3C) që rregullon nivelet e estrogjenit dhe ul rrezikun e kancerit të gjirit.
    • Forcon sistemin imunitar – falë squfurit dhe prodhimit të glutathione, që mbron qelizat nga dëmtimet inflamatore dhe përmirëson shëndetin e zorrëve.

    Ky kombinim i pasur ushqyesish e bën lulelakrën një zgjedhje ideale për dietën e përditshme, qoftë e zier, e skuqur, në supë apo si shoqëruese e mishrave.

  • Kanë përfunduar xhirimet e filmit të ri artistik me metrazh të gjatë “DUA”

    Kanë përfunduar xhirimet e filmit të ri artistik me metrazh të gjatë “DUA”

    Xhirimet e filmit artistik me metrazh të gjatë “DUA”, me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, kanë përfunduar zyrtarisht. Projekti, i cili ka ngjallur interes të madh që në fazat e para të tij, është realizuar përgjatë 35 ditëve xhirimi, duke nisur më 4 tetor dhe duke u mbyllur më 19 nëntor.

    Filmi është prodhuar nga Valon Bajgora, Yll Uka dhe Agon Uka nga Ikonë Studio (Kosovë), ndërsa vjen si bashkëprodhim ndërkombëtar me Alva Film nga Zvicra, nëpërmjet producentëve Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin, si dhe me Kazak Productions nga Franca, përfaqësuar nga Amaury Ovise.

    Në rolet kryesore të filmit “DUA” do të shfaqen emra të njohur të skenës dhe ekranit si: Pinea Sylejmani, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Sylejmani, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

    Përfundimi i xhirimeve shënon një hap të rëndësishëm drejt finalizimit të këtij projekti që pritet të sjellë një histori të fuqishme, me të njëjtën qasje artistike që e karakterizon regjisorën Basholli, e cila më herët ka korrur sukses të madh ndërkombëtar me filmin “Zgjoi”.

    Filmi tashmë hyn në fazën e post-produksionit dhe pritet të debutojë në festivale ndërkombëtare gjatë vitit të ardhshëm.