ATV

Blog

  • Britania dhe Norvegjia formojnë aleancën detare për të sulmuar nëndetëset ruse

    Britania dhe Norvegjia formojnë aleancën detare për të sulmuar nëndetëset ruse

    Britania e Madhe dhe Norvegjia kanë nënshkruar një pakt mbrojtjeje që do të operojnë një flotë të përbashkët për të gjuajtur nëndetëset ruse në Atlantikun e Veriut.

    Marrëveshja synon të mbrojë kabllot nënujore, të cilat zyrtarët britanikë thonë se janë gjithnjë e më shumë nën kërcënim nga Moska, me një rritje prej 30% të anijeve ruse të pikasura në ujërat britanike gjatë dy viteve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, MoD.

    Sipas marrëveshjes, flotat detare të dy vendeve anëtare të NATO-s do të operojnë një flotë fregatash britanike të tipit Type-26.

    Kryeministri britanik Keir Starmer e quajti marrëveshjen “historike”, duke thënë se ajo forcon aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur infrastrukturën e saj kritike.

    Ndërkohë, njoftimi vjen ndërsa Sir Keir do të mirëpres homologun e tij norvegjez, Jonas Store, në RAF Lossiemouth në Skocinë veriore.

    Sipas raportimeve, të dy udhëheqësit do të dëgjojnë nga ekipet e patrullave detare që kanë ndjekur anijet ruse, përfshirë anijen spiune Yantar, e cila u akuzua së fundmi se kishte drejtuar lazerë për të penguar pilotët e RAF-it.

    Marrëveshja Lunna House, e emërtuar sipas bazës në Ishujt Shetland të përdorur nga rezistenca norvegjeze gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbështetet nga një marrëveshje britaniko-norvegjeze prej 10 miliardë paundësh për anije luftarake, e nënshkruar në shtator.

    Të paktën 13 anije kundër-nëndetëse nga Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia, pesë prej tyre norvegjeze, do të operojnë së bashku në Evropën veriore.

    Anijet luftarake do të monitorojnë lëvizjet e marinës ruse në ujërat midis Grenlandës, Islandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke mbrojtur kabllot dhe tubacionet nëntokësore të rëndësishme për komunikimet, energjinë elektrike dhe rrjetet e gazit në Britani.

    Marrëveshja shtrihet gjithashtu në zhvillimin e lojërave ushtarake të përbashkëta dhe përdorimin e torpedove britanike Sting Ray. Royal Marines do të trajnohen gjithashtu në Norvegji për të luftuar në kushte nën zero.

  • Dyshime për tentim atentat ndaj Zelenskyyt, dronë ushtarak ndoqën aeroplanin e tij drejt Dublinit

    Dyshime për tentim atentat ndaj Zelenskyyt, dronë ushtarak ndoqën aeroplanin e tij drejt Dublinit

    Katër dronë ushtarakë kanë fluturuar në drejtim të aeroplanit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy kur po i afrohej Dublinit në Republikën e Irlandës.

    Këta dronë kanë shkelur zonën e fluturimeve dhe ia kanë mësyrë aeroplanit të Zelenskyyt para se të aterronte në Aeroportin e Dublinit.

    Fluturimi u realizua para kohës në orën 11, por dronët kanë qenë në drejtim të shtegut të cilin e përdori aeroplani i Zelenskyyt, po të mbërrinte me kohë, ka raportuar “The Journal”.

    Katër dronë të mëdhenj pastaj kanë fluturuar mbi anijet ushtarake të Irlandës që ishin angazhuar në fshehtësi të plotë para vizitës së Zelenskyyt në Irlandë.

    Burimet kanë thënë se dronët janë larguar në verilindje të Dublinit dhe kanë fluturuar më shumë se 2 orë. Nuk dihet se nga janë lansuar këta dronë.

    Burimet kanë thënë se dronët kanë pasur për qëllim të pengojnë shkuarjen e Zelenskyyt në Dublin sepse kishin dritat e ndezura.

    Dronët ishin ushtarakë dhe rasti mund të klasifikohet si akt hibrid lufte.

    Rusia është akuzuar për këta dronë që i ka lëshuar nga tankerët e naftës me qëllim që të kryejnë sulme ndaj aeroporteve të Evropës dhe infrastrukturës ushtarake.

  • MUP’i serb thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

    MUP’i serb thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

    Ministria e Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se një shtetas shqiptar është arrestuar sonte në pikën kufitare në Merdare.

    Siç raporton mediumi ‘Kossev’, atij i është gjetur një flamur me mbishkrimin e UÇK-së.

    Personi i arrestuar është L.D, i lindur në vitin 1992.

    Nga raportimi kuptohet se arsyeja e vetme është flamuri i kuq me emrin e UÇK-së.

    Ky arrestim është bërë mbi akuzën për gjoja “Nxitje të Urrejtjes dhe Intolerancës Kombëtare, Racore dhe Fetare”.

  • Fisi Buton nga Indonezia me sytë blu elektrik

    Fisi Buton nga Indonezia me sytë blu elektrik

    Edhe pse shumica e indonezianëve kanë flokë të zinj, lëkurë në ngjyrë ulliri dhe sy kafe të errët, ekziston një nën-grup i vogël në ishullin Buton që ka këta sy blu të ndritshëm; disa prej tyre kanë vetëm një sy blu dhe tjetrin kafe!
    Kjo ndodh si rezultat i një çrregullimi gjenetik të quajtur Sindroma Waardenburg – që prek rreth 1 në çdo 42,000 njerëz në botë – i cili zakonisht shoqërohet me humbje të dëgjimit dhe ndryshime të veçanta në pigmentimin e syve, lëkurës dhe flokëve.

  • Eric Garcia në radarin e gjigantit italian Inter-Shihet si zëvendësues i Acerbit në repartin e mbrojtjes

    Eric Garcia në radarin e gjigantit italian Inter-Shihet si zëvendësues i Acerbit në repartin e mbrojtjes

    Gjiganti italian Inter po synon që të përforcojë repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm.

    Sipas mediumit spanjoll Sportal qendërmbrojtësi Eric Garcia është një nga emrat që po qarkullon si një nga alternativat e mundshme,dhe presidenti i neuroazzurëve Beppe Marotta me drejtuesit janë duke punuar për të siguaruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Barcelonës.

    Përndryshe Garcia ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën,dhe drejtuesit katalunas po punojnë që të rinovojnë kontratën me spanjollin.

    Në anën tjetër Acerbi dhe De Vrij mund të largohen nga Inter në fund të sezonit,dhe pikërisht Acerbi për shkak të moshës nuk do të mund të luaj në nivele të larta.

     

     

  • Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Franco Foda gjenden në SHBA për shortin e Kupës së Botës 2026

    Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Franco Foda gjenden në SHBA për shortin e Kupës së Botës 2026

    Të premten në Washington pritet të hidhet shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026,ku Kombëtarja e Kosovës në rast kualifikimi do të njoftohet me kundërshtarët e mundshëm.

    Në ceremoninë e hedhjes kanë udhëtuar presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda,dhe në një postim në rrjetin social Facebook kreu i FFK-së e konsideroi si një moment historik për futbollin e Kosovës.

    “Në Washington D.C. ndodhemi për shortin e Kupës së Botës 2026, ku Kosova për herë të parë bëhet pjesë e shortit. Një moment historik për futbollin dhe për vendin tonë.

    Jemi të vetëdijshëm se para nesh janë edhe dy sfida të vështira në “play-off” që ta bëjmë realitet ëndrrën e kualifikimit, por besimi dhe përkushtimi ynë janë të palëkundur.

    Të bashkuar për sukses, me besim në Dardanët tanë!”ka shkruar Ademi në Facebook.

    Kujtojmë që shorti për Kupën e Botës 2026 pritet të hidhet të premten me fillim nga ora 18:00.

  • Ludovic Magnin:Xherdan Shaqiri mund të vendosë vetë nëse gjuan penallti apo jo

    Ludovic Magnin:Xherdan Shaqiri mund të vendosë vetë nëse gjuan penallti apo jo

    Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri po përballet me kritika nga tifozët e Baselit për shkak të formës jo të mirë.

    Shaqiri humbi penalltinë e tretë në ndeshjen e fundit kundër St.Gallen,dhe kjo shkaktuar një debat se cili lojtar do të gjuaj penallti në ndeshjet e rradhës së Baselit.

    Përndryshe trajneri i Baselit Ludovic Magnin ka dhënë deklarata të qartë për këtë gjë,duke thënë se vetë Shaqiri mund të vendosë se a do të gjuaj penallti apo jo.

    “Nëse Shaqiri dëshiron të vazhdojë të gjuajë penallti, ai do t’i gjuajë ato. Nuk ka diskutim për këtë.Kjo më dukej gabim. Thashë që do ta shqyrtonim. Kështu u interpretua. Kjo më kujtoi se jam në Basel tani. Në Lausanne, një deklaratë e tillë nuk do të kishte pasur asnjë efekt fare”

    Ndërkohë Magnin pranoi se humbja e dy penalltive nga Shaqiri është e dhimbshme,por thotë se besimi tek kapiteni është i palëkundur.

  • Thiago Silva mund të rikthehet në Evropë–Milan synon transferimin e mbrojtësit brazilian

    Thiago Silva mund të rikthehet në Evropë–Milan synon transferimin e mbrojtësit brazilian

    Mbrojtësi brazilian Thiago Silva mund të rikthehet në elitën e futbollit evropian.

    Gjiganti italian Milan po synon që të transferojë Silvan,që do të thotë se braziliani do të bënte rikthim senzacioanl në Evropë në moshën 41 vjeçare.

    Përndryahe Silva mund të nënshkruaj një marrëveshje 6 mujore me Milanin,dhe përvoja e tij mund t’i ndihmojë rossnerët në arritjen e synimeve për të fituar tituj në fund të sezonit.

    Kujtrojmë që Thiago Silava më parë ishte pjesë e Milanit në kohën kur skuadrën e drejtonte tani trajneri aktual Masimiliano Allegri,teksa në sezonin 2010-2011 fitoi titullin e kampionit të Evropës.

  • Lionel Messi rrëfehet për sfidat me Argjentinën: Familja ka qenë gjithçka për mua!

    Lionel Messi rrëfehet për sfidat me Argjentinën: Familja ka qenë gjithçka për mua!

    Pas qarkullimit të një videoje të vjetër nga koha kur ishte pjesë e Argjentinës U20, Lionel Messi ka folur hapur për rolin thelbësor që ka pasur familja në karrierën e tij, sidomos në momentet e vështira me kombëtaren dhe nën presionin e ashpër të opinionit publik në vendlindje.

    Ylli argjentinas, i cili gjatë pjesës më të madhe të karrierës është përballur me kritika të padrejta në Argjentinë pavarësisht dominimit absolut te Barcelona, theksoi se mbështetja e familjes ka qenë gjithmonë forca e tij kryesore.

    “Për mua, familja është gjithçka, gjëja më e rëndësishme. Ata kanë qenë gjithmonë pranë meje. Ka pasur momente shumë të vështira. Me kombëtaren kemi vuajtur shumë… dhe ata vuajnë më shumë se ne”, u shpreh Messi.

    Ai kujtoi periudhat kur me Barcelonën fitonte gjithçka, ndërsa kur kthehej në Argjentinë përballej me kritika të ashpra:

    “Njerëzit thoshin se nuk e ndjeja fanellën, se nuk duhet të luaja më. Familja ime ishte në Argjentinë dhe shikonte çdo emision sportiv… prindërit dhe vëllezërit e motrat e mia e kaluan shumë rëndë.”

    Messi nënvizoi edhe rëndësinë e unitetit të familjes së bashkëshortes së tij, Antonelës:

    “Kam pasur fatin ta kem gjithmonë familjen time dhe atë të Antonelës pranë. Më pëlqen t’i kem të gjithë afër, sepse në fund kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.”

    Deklaratat e Messit rikthejnë në vëmendje vitet kur superylli argjentinas, ndonëse po dominonte futbollin europian dhe po ndërtonte një trashëgimi unike te Barcelona, përballej rregullisht me dyshime dhe presion të jashtëzakonshëm nga publiku argjentinas.

    Messi u formua te La Masia, u shndërrua në kapiten dhe legjendën më të madhe të Barcelonës në histori, duke vendosur rekorde të paarritshme në gola, asistime, paraqitje dhe trofe. Pas largimit nga katalanasit dhe një periudhe dyvjeçare te PSG, ai aktualisht është boshti i projektit të Inter Miami në MLS, ku vazhdon të mbetet figurë qendrore e futbollit botëror.

  • Masimiliano Allegri për një aktivizim të Ardon Jasharit:Të shohim se çfarë cilësi ka

    Masimiliano Allegri për një aktivizim të Ardon Jasharit:Të shohim se çfarë cilësi ka

    Trajneri i Milanit Masimiliano Allegri ka folur për mesfushorin shqiptar Ardon Jashari.

    Allegri ka deklaruar se Jashari ka cilësi,dhe se në ndeshjen kundër Lazios ka bërë paraqitje të mirë.

    “Më pak është çështje cilësish teknike dhe më shumë një rast për ta vlerësuar fizikisht. Kur u transferua, kishte qenë një muaj e gjysmë jashtë.Luajti vetëm 45 minuta dhe më pas mungoi edhe dy muaj të tjerë.  Jam shumë kurioz të shoh nivelin e tij fizik”

    Përndryshe mbetet të shihet në javët në vazhdim se nëse Jashari do të mund të luaj në ndeshjet e rradhës,kjo edhe për faktin se vije nga një lëndim që e ka mbajtur për një kohë të gjatë.

    Kujtojmë që Ardon Jashari ishte transferuar tek Milan këtë verë,por deri më tani ka arritur të zhvilloj vetëm 1 ndeshje.