ATV

Blog

  • Arsenal ndalet nga Aston Villa-Humb në minutat e fundit

    Arsenal ndalet nga Aston Villa-Humb në minutat e fundit

    Arsenal pësoi humbje në udhëtim ndaj Aston Villa me rezultat 2:1,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligën angleze.

    Pjesa e parë ishte e barabartë sa i përket lojës,por më konkretë ishin vendasit të cilët shënuan përmes Matty Cash në minutën e 36-të për 1:0.

    Në pjesën e dytë londinezët u vunë në kërkim të golit të barazimit,dhe këtë e arritën në minutën e 52-të përmes Leandro Trossard.

    Por Aston Villa arriti të gjej golin e fitores në minutat shtesë,dhe ishte rezervisti i Emiliano Buendia që shënoi për 2:1 që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.

    Arsenal përkundër kësaj humbje mbetet lider me 33 pikë,teksa Aston Villa tani grumbullon 30 pikë pas kësaj fitorjeje.

  • Dukagjini dhe Drita barazojnë në derbin e fundjavës-Ballkani dhe Malisheva vazhdojnë me fitore

    Dukagjini dhe Drita barazojnë në derbin e fundjavës-Ballkani dhe Malisheva vazhdojnë me fitore

    Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së shtunë në kuadër të xhiros së 16-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Kampioni aktual Drita ka barazuar 1:1 me Dukagjinin në Klinë,në ndeshjen e cila u konsiderua si derbi i kësaj fundjave.

    Pjesa e parë nuk solli gola nga të dyja skuadrat,teksa në pjesën e dytë Dienit Isufi shënoi për 1:0 në minutën e 51-të për vendasit,megjithatë mysafirët barazuan në minutat shtesë përmes Besnik Krasniqit.

    Drita grumbullon 27 pikë pas kësaj xhiroje,kurse Dukagjini tubon 24 sosh.

    Fitore bindëse shënoi nënkampioni Ballkani,ku mposhti Prishtinën e Re me rezultat 6:1.

    Almir Kryeziu në minutat 21 dhe 53,Ëalid Hamidi në minutat 30,33 si dhe Serebe në minutat 72 dhe 82 shënuan për suharekasit,kurse golin e vetëm për Prishtinën e Re e shënoi Astrit Berisha.

    Ballkani ka tani 29 pikë pas klësaj xhiroje,teksa Prishtina e Re gjendet e fundit në tabelë me 14 pikë.

    Malisheva ndërkohë fitoi në shtëpi kundër Drenicës me rezultat,ku të dy golat i shënoi Arlind Veliu,dhe pas kësaj fitorjeje Malisheva ka 25 pikë kurse Drenica mbetet në kuotën e 17 pikëve.

  • Fisnik Asllani:Jam i koncentruar tek Hoffenheim

    Fisnik Asllani:Jam i koncentruar tek Hoffenheim

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani po kalon formë mjaft të mirë me skuadrën gjermane Hoffenheim.

    Paraqitjet e mira kanë bërë që shumë klube në Evropë të interesohen për të,në mesin e tyre edhe gjiganti nga La Liga spanjolle Barcelona.

    Përndryshe Asllani i ka komentuar interesimet e klubeve evropiane,por shton se për momentin është i koncentruar me Hoffenheimin.

    “Sigurisht, dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është një nder dhe ndihem pak krenar për këtë, por jam i përqendruar te Hoffenheimi. Te ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund. Çdo gjë do të ketë kohën e vet”.

    Kujtojmë që Fisnik Asllani ka shënuar 6 gola e dhuroi 3 asistime në 14 ndeshje të zhvilluara për Hoffenheimin këtë sezon.

  • Victor Osimhen mund të transferohet tek Real Madrid

    Victor Osimhen mund të transferohet tek Real Madrid

    Sulmuesi nigerian Victor Osimhen mund të largohet nga gjiganti turk Galatasaray.

    Ish trajneri i Kombëtares së Nigerisë Sunday Oliseh në një intervistë bëri të ditur se Osimhen mund të transferohet tek klubi mbretëror spanjoll Real Madrid,dhe se nigeriani ka shprehur gatishmërinë që të ndryshoj ekip.

    Përndryshe Oliseh bën të ditur se e ka marrë këtë lajm nga një person i rëndësishëm,dhe se kjo gjë e bën mjaft të lumtur që Osimhen të luaj në një prej klubeve më të forta në futbollin botëror.

    Mbetet të shihet se nëse drejtuesit e Galatasaray-it do ta lejojnë largimin e Osimhen apo jo,dhe nigeriani konsiderohet si një prej lojtarëve të mundshme.

    Kujtojmë që Victor Osimhen po kalon formë të mirë tek gjiganti turk Galatasaray,ku në 14 ndeshje ka arritur të shënoj 11 gola në të gjitha garat.

  • Shkëmbim mes Juventues dhe Inter-Stefan De Vrij tek bianconerët,Joao Mario tek neuroazzurët

    Shkëmbim mes Juventues dhe Inter-Stefan De Vrij tek bianconerët,Joao Mario tek neuroazzurët

    Një shkëbim të lojtarëve në mes të dy gjigantëve italianë Juventus dhe Inter mund të ndodhë në afatin kalimtar të janarit.

    Sipas mediave në Itali mbrojtësi i neuroazzurëve Stefan De Vrij mund të transferohet në Allianz Stadium,dhe trajneri Luciano Spalleti e sheh holandezin si një përforcim të duhur.

    Përndryshe edhe braziliani Joao Mario do të jetë pjesë e këtij shkëmbimi,dhe aty synon që të gjej minutazhë në lojë ku aktualisht nuk po e gëzon tek “Zonja e Vjetër”.

    Kujtojmë që më parë ka pasur transferime nga Juve tek Inter,ku një shembull i tillë është Zlatan Ibrahimovic i cili ishte transferuar tek neuroazzurët në vitin 2006.

  • Ora po afron: A do të ndodhë sot marrëveshja PDK–NISMA, afati mbyllet pasdite

    Ora po afron: A do të ndodhë sot marrëveshja PDK–NISMA, afati mbyllet pasdite

    Sot pasdite përfundon afati ligjor që përcakton nëse Partia Demokratike e Kosovës, e udhehqur nga Bedri Hamza, dhe NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt do të mund të garojnë së bashku në një listë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Sipas rregullave të KQZ-së, një subjekt i certifikuar mund të tërhiqet nga gara më së largu dy ditë para tërheqjes së shortit për numrat e fletëvotimit, e cila mbahet të hënën. Kjo e bën mesditën apo mbrëmjen e sotme momentin e fundit ku një marrëveshje politike mes dy subjekteve do të ishte ende e mundur.

    Deklarata e Fatmir Limajt se “marrëveshja me PDK-në mund të arrihet për një minutë” ka nxitur një valë të fuqishme reagimesh brenda PDK-së. Veçanërisht gjatë 24 orëve të fundit, kërkesat për bashkëpunim janë rritur tej mase, disa degë, nëndegë, Kosova dhe Diaspora që po kërkojnë hapur bashkimin e forcave me NISMA-n.

    Mbështetja për rikthimin e Limajt po vjen nga figura të njohura të PDK-së, përfshirë Sami Lushtakun, Kryetar i Skenderajt, Ramiz Lladrovcin, Kryetar i Drenasit, Ferid Idrizin, Kryetar i Vushtrrisë, deputetin Artan Behrami etj. Kërkesa të ngjashme po vijnë edhe nga strukturat e PDK-së në Diasporë, veçanërisht nga Suedia, Zvicra dhe Gjermania.

    Në këtë valë reagimesh po përfshihen edhe figura të larta të UÇK-së, dhe komandantë të tjerë të Zonave Operative, të cilët e shohin bashkimin e PDK-së me NISMËN dhe rikthimin e Limajt si një hap të natyrshëm drejt forcimit të qendrës së djathtë dhe rritjes së garancave për një rezultat të fortë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Për shumë prej këtyre strukturave, Fatmir Limaj mbetet një figurë me peshë të madhe politike, me kontribut në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe me një rrjet të konsoliduar strukturash në terren. Sipas vlerësimeve brenda PDK-së, një bashkim i tillë do të krijonte një sinergji të fortë, duke kombinuar potencialin tradicional të PDK-së me mbi 25 mijë votat besnike të NISMËS. Kjo shihet si mundësi reale për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, për të krijuar një pol të fuqishëm e stabil dhe për të rikthyer energjinë e elektoratit të qendrës së djathtë.

    Tani vëmendja është e gjitha te PDK-ja. Nëse Bedri Hamza dhe drejtuesit e partisë japin dritën e gjelbër brenda afatit ligjor, NISMA mund të tërhiqet sot nga gara për të hapur rrugë një liste të përbashkët. Nëse përgjigjja nuk jepet deri pasdite, mundësia ligjore për një bashkim PDK–NISMA mbyllet.

    Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për konfigurimin përfundimtar të skenës zgjedhore në Kosovë.

  • Oklahoma City Thunder shënon fitore bindëse ndaj Dallas Mavericks-Houston Rockets mund në shtëpi Phoenix Suns

    Oklahoma City Thunder shënon fitore bindëse ndaj Dallas Mavericks-Houston Rockets mund në shtëpi Phoenix Suns

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Oklahoma City Thunder ka mundur në shtëpi skuadrën e Dallas Mavericks,dhe atë me rezultat bindës 132:111.

    Shai Gilgeuos Alexander me 33 pikë,5 kërcime e 6 asistime ishte basketbollisti më i mirë ishte basketbollisti më efikas tek Thunder,kurse Jalen Ëillimas dhe Chet Holmgrens shënuan 15 pikë secili si dhe kontribuan edhe me 8 kërcime.

    Tek Mavericks më i miri ishte Jaden Hardy me 23 pikë,teska kontribut dha dhe Naji Marshall me 18 pikë si dhe Copper Flag me 16 pikë.

    Në anën tjetër Houston Rockets mposhti bindshëm Phoenix Suns me rezultat 117:98.

    Amen Thomspon me 31 pikë ishte basketbollisti më efikas tek Rockets,teksa Kevin Durant me 28 pikë e 8 kërcime kontribuoi në fitoren e Rockets.

    Tek Suns me i miri ishte Dillon Brooks me 23 pikë,si dhe Jamare Bouyea me 18 pikë por ishin të pamjftueshme për të shmangur humbjen.

  • Certifikohen 24 pjesëtarë të Njësive Speciale në “aftësi të veçanta policore operative”

    Certifikohen 24 pjesëtarë të Njësive Speciale në “aftësi të veçanta policore operative”

    24 pjesëtarë të Njësive Speciale Operative janë certifikuar në “Aftësitë e veçanta policore operative”, pas një trajnimi të zhvilluar në Kampin “Vrella” në Sllatinë.

    Ky trajnim, i realizuar nga një konsulent ndërkombëtar përmes OSBE-së, është organizuar në bazë të nevojave të identifikuara nga vetë Njësitë Speciale, ndërsa mbështetja është ofruar nga ekspertë të jashtëm të këtij mekanizmi ndërkombëtar – partner strategjik i Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve specialistike.

    Sipas Policisë së Kosovës, certifikimi i 24 pjesëtarëve të këtyre njësive kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e aftësive profesionale dhe gatishmërisë operative, duke forcuar standardet dhe kapacitetet e tyre për operacione të veçanta policore.

  • Pensionohet Ilir Shaqiri, ikona e muzikës shqiptare

    Pensionohet Ilir Shaqiri, ikona e muzikës shqiptare

    Sot, një nga emrat më të shquar të muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, feston ditëlindjen e tij të 65-të.

    Me një karrierë që mbush dekada dhe ka lënë gjurmë të thella në shpirtin e çdo shqiptari, Shaqiri ka kontribuar me këngët e tij, të cilat janë bërë pjesë e historisë muzikore shqiptare.

    Një urim i veçantë ka ardhur nga djali i tij, Korab Shaqiri, i cili përmes një postimi në Facebook shprehu dashurinë dhe mirënjohjen ndaj babait të tij.

    “Faleminderit për forcën, për dashurinë, për rrugën që e ecim bashkë, edhe kur kilometrat na ndajnë.

    Sot, në këtë ditë të madhe të jetës tënde, të uroj shëndet, qetësi, gëzim e dritë në çdo hap!

    Uroj që kënga jote të vazhdojë të frymojë gjatë, dhe do të frymoj siç ka frymuar gjithmonë, e @zemra jote të mbetet po aq e madhe sa gjithnjë.

    Gëzuar 65-vjetorin, babë!”, ka shkruar Korab Shaqiri.

  • Ambasada amerikane në Prishtinë e mirëpret bartjen e pushtetit në veri: Presim bashkëpunim paqësor të vazhdueshëm

    Ambasada amerikane në Prishtinë e mirëpret bartjen e pushtetit në veri: Presim bashkëpunim paqësor të vazhdueshëm

    Ambasada amerikane ka mirëpritur ngjarjen e djeshme në katër komunat veriore të vendit ku kryetarët e Listës Srpska rimorën pushtetin.

    Ambasada në një përgjigje për Gazetën Express,tha se pret vazhdim të bashkëpunimit paqësor. Ngjashëm janë deklaruar edhe misionet e tjera të huaja në vend.

    Ambasada amerikane e ka mirëpritur dorëzimin e qetë të detyrës te kryetarët serbë në katër komunat veriore. Kryetarët serbë atje u betuan në një ceremoni në prezencë të simboleve shtetërore derisa morën detyrën nga kryetarët shqiptarë që u vendosen në këto komuna më 2023.

    “Ambasada e SHBA-së mirëpret tranzicionin e qetë të pushtetit dhe shpresojmë të shohim vazhdimin e bashkëpunimit paqësor”, tha një zëdhënës i ambasadës amerikane.