ATV

Blog

  • Nga një muaj paraburgim ndaj ish ministrit Fadil Ismajli dhe gjashtë të dyshuarve tjerë

    Nga një muaj paraburgim ndaj ish ministrit Fadil Ismajli dhe gjashtë të dyshuarve tjerë

    Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim ish-ministrit Fadil Ismajli dhe gjashtë të dyshuarve tjerë për përfshirje në vepra penale të korrupsionit.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, e pandehura M.B.-D për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri Sh.T. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri G.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri F.I.për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit, i pandehuri J.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit si dhe i pandehuri B.D. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit.”

    Në njoftim thuhet se “Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”.

    “Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”

  • Shefja e inteligjencës amerikane: Rusia nuk është e aftë të pushtojë Ukrainën, e lëre më Evropën

    Shefja e inteligjencës amerikane: Rusia nuk është e aftë të pushtojë Ukrainën, e lëre më Evropën

    Shefja e komunitetit kombëtar të inteligjencës amerikane, Tulsi Gabbard tha sot se komuniteti i inteligjencës amerikane nuk vlerëson nëse Rusia ka aftësinë për të pushtuar Evropën apo edhe Ukrainën.

    Tulsi Gabbard i bëri komentet në një postim në, X, duke iu përgjigjur raporteve që pretendonin se komuniteti i inteligjencës amerikane mbështet pikëpamjet e BE-së dhe NATO-s se Rusia po synon të pushtojë Evropën.

    Ajo akuzoi ata që i quajti “nxitës të shtetit të thellë dhe mediat e tyre propagandistike” për përhapjen e narrativave të rreme për të minuar përpjekjet e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për të sjellë paqe në Ukrainë dhe Evropë.

    “Nxitësit e shtetit të thellë dhe mediat e tyre propagandistike po përpiqen përsëri të minojnë përpjekjet e Presidentit Trump për të sjellë paqe në Ukrainë – dhe në fakt në Evropë – duke pretenduar në mënyrë të rreme se ‘komuniteti i inteligjencës amerikane’ pajtohet dhe mbështet pikëpamjen e BE-së/NATO-s se qëllimi i Rusisë është të pushtojë Evropën (me qëllim që të fitojë mbështetje për politikat e tyre pro-luftës)”, tha Gabbard.

    “Është e vërtetë që inteligjenca amerikane vlerëson se Rusia nuk ka as aftësinë për të pushtuar Ukrainën, e lëre më të ‘pushtojë’ Evropën”, shtoi ajo.

    Reuters raportoi dje se agjencitë e inteligjencës amerikane po paralajmërojnë se Presidenti rus Vladimir Putin synon të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe të rimarrë pjesë të Evropës që dikur i përkisnin Bashkimit Sovjetik, pavarësisht negociatave të vazhdueshme për paqe.

  • Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka arrestuar V.M ish-pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i dyshuar për përfshirje në kidnapimin e shtetasit kosovar Milan Vukashinoviq, ngjarje që kishte ndodhur më 01.11.2025 në Leposaviq.

    Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh.

    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, sipas urdhëresës së gjykatës.

    Gjatë bastisjes janë sekuestruar 9 telefona celularë, 1 llaptop, 3 dokumente A4, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë armësh dhe një tytë arme, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në hetime.

    I dyshuari, mashkull, pas intervistimit nga prokurori është dërguar në mbajtje.

    Operacioni është pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar drejtësi për rastin e rëndë të rrëmbimit dhe tentativës për vrasje.

    Policia dhe AKI po vazhdojnë hetimet për identifikimin e çdo personi tjetër të përfshirë në këtë rast dhe për dokumentimin e plotë të veprës penale.

  • Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit në oborr të shtëpisë në Shkodër, arrestohen 2 persona

    Zbardhet vrasja e 20-vjeçarit në oborr të shtëpisë në Shkodër, arrestohen 2 persona

    Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës duke çuar kështu në zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, i cili u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re më 27 shkurt të këtij viti.

    Personat e arrestuar janë Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku, të cilët akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    “Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re. Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

    Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër.

    Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.

    Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Mgull; V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

  • Lehtësohet qarkullimi në Merdarë, pritje deri 20 minuta

    Lehtësohet qarkullimi në Merdarë, pritje deri 20 minuta

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare.

    Sipas përditësimit të fundit nga terreni të orës 14:45, qarkullimi në pikën kufitare në Merdarë për dallim nga orët e mëngjesit kur pritjet ishin deri në 3 orë tani ato janë reduktuar dukshëm dhe pritjet për hyrje në Kosovë janë nga 15 deri në 20 minuta.

    Ndërkohë, situata në pikën kufitare Dheu i Bardhë mbetet e ngjashme me orët e paradites, ku pritjet janë nga 30 deri në 40 minuta.

    Pritje prej 15 deri 20 minutash ka edhe në pikën kufitare në Mutivodë, derisa në pikat e tjera kufitare qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe nuk raportohet për pritje të gjata.

  • Dukagjini dhe Ballkani luajnë baraz pa gola-Gjilani fiton ndaj Prishtinës së Re-Drita barazon ndaj Malishevës

    Dukagjini dhe Ballkani luajnë baraz pa gola-Gjilani fiton ndaj Prishtinës së Re-Drita barazon ndaj Malishevës

    Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së diel në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë,ku solli rezultate interesante.

    Nënkampioni Ballkani ka barazuar pa gola 0:0 kundër Dukagjinit,në ndeshjen që solli raste të shumta nga të dyja ekipet por vetëm goli mungonte.

    Ballkani e mbyllë sezonin vjeshtor si lider me 33 pikë,teksa Dukagjini mbetet në pozitën e tretë me 29 pikë.

    Gjilani në anën tjetër ka mbyllur vitin 2025 me fitore,duke mundur Prishtinën e Re me rezultat 3:2.

    Edi Basa në minutat 23 dhe 28 si dhe Senad Jarovic në të 37-tën minutë shënuan për skfiterat,kurse golin e vetëm për ekipin nga kryeqyteti e shënoj Gomes në minutën e 45-të shtesë.

    Gjilani mbyllë sezonin vjeshtor në pozitën e 6-të me 26 pikë,kurse Prishtina e Re në vendin e fundit me 15 pikë.

    Kampioni Drita ndërkohë barazoi në udhëtim kundër Malishevës me rezultat 1:1.

    Jorgi Pellumbi kaloi Intelektualët në epërsi në 1:0 në minutën e 84-të,por Malisheva barazoi në minutën e fundit përmes Ibishit.

    Drita pas kësaj ndeshjeje grumbullon 26 pikë teksa do ta zhvilloj edhe ndeshjen e mbetur në mesjavë kundër Prishtinës,kurse Malisheva e mbyllë këtë stinor me 27 pikë.

  • Kylian Mbappe barazohet me Cristiano Ronaldon me numrin e golave të shënuar

    Kylian Mbappe barazohet me Cristiano Ronaldon me numrin e golave të shënuar

    Ylli francez Kylian Mbappe arriti një shifër historike në karrierë me fanellën e Real Madridit në ndeshjen kundër Sevillas.

    Mbappe shënoi golin e 59-të këtë vit për Real Madridin,duke e barazuar kështu rekordin e Cristiano Ronaldos i cili shënoi po aq gola në vitin 2013.

    Përndryshe Mbappe ka mundur që të realizonte edhe një herë tjetër,dhe që do ta thyente rekordin e portugezit por këtë nuk e lejoi mbrojtja andaluziane gjatë 90 minutave.

    Kujtojmë që Kylian Mbappe shënoi 30 gola në 27 ndeshje për Real Madridin këtë sezon në të gjitha garat.

  • Luciano Spalleti:Edon Zhegrova duhet të jetë më i koncentruar në aspektin defansiv

    Luciano Spalleti:Edon Zhegrova duhet të jetë më i koncentruar në aspektin defansiv

    Trajneri i Juventusit ka dhënë kritika për Edon Zhegrovën për mënyrën sesi ylli dardan luajti në derbin kundër Romës.

    Spalleti ka deklaruar se Zhegrova duhet të përmirësohet në aspektin defansiv,ngase si ende nuk di sesi të mbrohet dhe si të ndal aksionet.

    “Zhegrova nuk di si të mbrohet, nuk di kur të sulmojë kundërshtarin apo kur të bëjë një ndërhyrje. Një ekip si Roma ka identitetin e vet, por gjithmonë ekziston një dobësi që mund të shfrytëzohet”

    Përndryshe Spalleti lavdëroi ndërkohë lojën që bëri Kenan Yildiz,duke thënë se kundërshtarët janë vetë të vetëdijshëm për forcën e tij sesa vetë turku.

    Kujtojmë që Juventus fitoi derbin e javës në Serie A kundër Romës me rezultat 2:1,ku Edon Zhegrova luajti vetëm 30 minuta në këtë ndeshje.

  • Los Angeles Lakers humb derbin lokal ndaj Clippers

    Los Angeles Lakers humb derbin lokal ndaj Clippers

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Një prej ndeshjeve më interesante u zhvillua në Intuite Dome në Ingleëood,ku Los Angeles Lakers pësoi humbje nga Clippers me rezultat 103:88.

    Kaëhi Leonard me 32 pikë e 12 kërcime ishte basketbollisti më i mirë tek Clippers,teksa kontribut dha dhe James Harden që realizoi 21 pikë e bëri 10 asistime.

    Ndërkohë tek Lakers më i miri ishte Lebron James me 36 pikë,por të pamjaftueshme për të shmnagur humbjen.

    Luka Doncic në anën tjetër shënoi 12 pikë e bëri 5 kërcime,por slloveni pësoi lëndim në këmbën e majtë gjatë pjesës së parë ku më pas u largua nga loja.

  • Tri sfida kyçe që mund të ndryshojnë renditjen në Superligë

    Tri sfida kyçe që mund të ndryshojnë renditjen në Superligë

    Xhiroja e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës vazhdon edhe sot, me tre ndeshje të planifikuara për t’u zhvilluar.

    Janë përballje shumë të rëndësishme për gjashtë skuadra, të cilat synojnë maksimumin e pikëve.

    Malisheva pret Dritën në stadiumin “Liman Gegaj”, në një duel ku të dy ekipet kërkojnë fitore për të vazhduar ngjitjen në tabelë.

    Një tjetër sfidë interesante zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini do të përballet me liderin aktual, Ballkanin.

    Gjilani, nga ana tjetër, synon të vazhdojë serinë pozitive, duke pritur përballë tifozëve të vet Prishtinën e re.

    Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë në orën 13:00. /ATVLIVE.TV