ATV

Blog

  • Pistons e Cetlics vazhdojnë me fitore, Thunder pëson humbjen e dytë rresht

    Pistons e Cetlics vazhdojnë me fitore, Thunder pëson humbjen e dytë rresht

    Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, ka vazhduar me ndeshjet e radhës, të cilat si gjithmonë sollen befasi dhe rivalitet të madh në parket.

    Lideri I Konferencëes së Lidnjes, Detroit Pistons, ka realizuar fitoren e dytë radhazi, pasi mpshti kësaj radhe New York Knicks me rezultat 121-90.

    Cade Cunningham udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores me 29 pikë e 13 asistime, derisa Jaden Ivey shtojë 16 sosh.

    Nga ana tjetër, Jalen Brunson arriti të shënoj 25 pikë por që nuk mjaftuan për fitore.

    Kujtojmë që Knicks janë në poziten e tretë në Lidje ku kjo ishte humbja e katërt radhazi për ta.

     

    Kur jemi tek liderët, lideri I Konferencës Perëndimore, Oklahoma City Thunder, ka pësuar humbjen e dytë rresht, pasi u mposht bindshëm nga Charlotte Hornets me shifrat 124-97.

    Brandon Miller u dallua me 28 pikë e gjashtë kërcime, derisa Kon Knueppel shtojë 23 pikë, pesë kërcime e po aq asistime për ne fitore.

    Te skuadra humbëse, paraqitje të mirë kishte Shai-Gilgeous-Alexander me 21 pikë e gjahstë asistime.

    Kujtojmë që Hornets renditen në poziten e 12-të në Konferencën e Lindjes.

     

    Boston Celtics, ka marrur fitoren e katërt radhazi, pas tirumfit ndaj Chicago Bulls me rezultat 115-101.
    Anfreene Simons ishte më efikais në këtë fitore të Bostonit me 27 pikë të realizuara.

    Nga ana tjetër përkunder 26 pikëve të Matas Buzelis, Bulls nuk mundën ta evidentonin humbjen.

    Cletics renditen në poziten e dytë në Konferencën e Lindjes, derisa Bulls në pozitën e nëntë.

  • Të hënën policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba ndaj atyre që s’respektuan rregullat në trafik

    Të hënën policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba ndaj atyre që s’respektuan rregullat në trafik

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-të orëve të fundit janë shkaktuar 74 aksidente trafiku ku prej tyre 40 me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

    Në të njejtën kohë janë shqiptuar 2226 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

    21 persona janë arrestuar, 9 janë dërguar në mbatje dhe 1 në vuatje të dënimit.

  • Numërohen mbi 50% e votave me kusht, VV e para – kaq vota kanë marrë partitë tjera

    Numërohen mbi 50% e votave me kusht, VV e para – kaq vota kanë marrë partitë tjera

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përditësuar të dhënat nga votimi me kusht. Nga 50.88% sa janë numëruar deri tani, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 49.48% apo dy mijë e 64 vota.

    Në vend të dytë Partia Demokratike e Kosovës del të jetë e dyta me 19.40% apo 809 vota.

    Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht ka 11.12% apo 464 vota.

    Në vend të katërt deri tani është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.58% apo 249 vota.

  • Reshjet e dendura të shiut, shembet rruga një fshat të Klinës

    Reshjet e dendura të shiut, shembet rruga një fshat të Klinës

    Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, një rrugë në fshatin Krushevë e Vogël, në komunën e Klinës, është shembur.

    Shembja ka vështirësuar qarkullimin për banorët e zonës dhe ka shkaktuar shqetësim për sigurinë e tyre.

    Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet dëmtimi i madh i rrugës si pasojë e vërshimeve, ndërsa autoritetet pritet të dalin me njoftime zyrtare lidhur me situatën dhe masat që do të ndërmerren.

  • Një epokë e re te Chelsea – Rosenior trajner kryesor

    Një epokë e re te Chelsea – Rosenior trajner kryesor

    Chelsea ka konfirmuar se Lion Rosenior si trajnerin e ri të skuadrës, duke e emëruar atë pasues të Enzo Maresca.

    Trajneri anglez ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë në krye të klubit deri në vitin 2032.

    “Ndihem jashtëzakonisht i përulur dhe i nderuar që jam emëruar trajner kryesor i Chelsea Football Club. Ky është një klub me një shpirt unik dhe histori të pasur trofesh. Kam një urë të madhe për të fituar dhe do të jap gjithçka, çdo ditë, për t’i ndihmuar skuadrës të garojë dhe të fitojë në nivelin më të lartë, duke bërë tifozët krenarë që janë pjesë e këtij klubi”, tha Rosenior.

    Ai shtoi:

    “Dua që tifozët tanë të ndihen krenarë për atë që jemi dhe për atë që përfaqësojmë në çdo ndeshje. Ata janë shpirti i këtij klubi të madh, historik dhe futbollistik.”

    Për momentin “Blutë e Londrës” ndodhen në vendin e pestë në tabelë me 31 pikë, 17 pikë larg vendit të parë që e mban Arsenal me 48 pikë. /ATVLIVE.TV

  • Qëlloi me armë në drejtim të një lokali në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

    Qëlloi me armë në drejtim të një lokali në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

    jë person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një incidenti ku dyshohet se ka shtënë me një armë të gjatë në drejtim të një lokali në kryeqytet.

    Ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e të shtënave.

    Ai kishte marrë edhe një mesazh kërcënues në telefonin e tij para incidentit.

    Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe hetimet për këtë rast vazhdojnë. /Telegrafi/

  • Sonte Zhegrova dhe Muriqi në qendër të vëmendjes

    Sonte Zhegrova dhe Muriqi në qendër të vëmendjes

    Xhiroja e 19-të në Serinë A italiane sjell sonte përballjen, Sassuolo – Juventus.

    “Zonja e Vjetër” do të udhëtojë për t’u përballur me Sassuolon, në një duel që pritet të jetë mjaft interesant dhe i luftuar. Kjo ndeshje ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të mundësisë së një përballjeje mes dy futbollistëve shqiptarë, Edon Zhegrova dhe Aro Muric, të cilët mund të kenë përballë njëri-tjetrin në këtë sfidë.

    Juventusi synon të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të mbetet në garë për objektivat e tij sezonale, ndërsa Sassuolo do të mundohet të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të marrë pikë të rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë.

    Luciano Spalletti nuk do të ketë në dispozicion Conceicaon, Federico Gattin, Milik, Rugani dhe Dusan Vlahovicin. Ndërsa Fabio Grosso nuk e ka në dispozicion Berardin, Coulibaly, Paz, Pieragnolo dhe Filippo Romagna.

    Për momentin Juventus mban vendin e katërt në tabelë me 33 pikë, ndërsa Sassuolo të dhjetin me 23 pikë.

    Takimi ndërmjet tyre do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Mapei të Regjionit Emilia. /ATVLIVE.TV

  • IKShPK-ja del me këshilla për qytetarët pas reshjeve të shiut

    IKShPK-ja del me këshilla për qytetarët pas reshjeve të shiut

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar pas reshjeve të shtuara të shiut në disa zona të vendit, duke theksuar ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin publik.

    Sipas njoftimit të IKSHPK-së aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit.

    Megjithatë Instituti shprehet se qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur, për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik, rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.

    Instituti gjithashtu paralajmëron për kujdes me ushqimin.

    “Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut”, thuhet në njoftim.

    Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme.

    “Rekomandohet që grupet më të ndjeshme të shmangin lëvizjet e panevojshme”, njofton IKPSHK.

    IKSHPK fton qytetarët të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre dhe të ndjekin këshillat e institucioneve për të parandaluar rreziqet shëndetësore. /Telegrafi/

  • KEDS ndërpren energjinë elektrike në Drenas për shkak se shiu ka rrezikuar nënstacionin

    KEDS ndërpren energjinë elektrike në Drenas për shkak se shiu ka rrezikuar nënstacionin

    Si shkak i reshjeve të shiut KEDS ka njoftuar se është rrezikuar edhe nënstacioni në Drenas, e ku për shkaqe sigurie është ndërpre furnizimi me energji elektrike.

    NJOFTIMI I KEDS:

    🚨NJOFTIM – DRENAS🚨

    Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në nënstacionin Drenas 220/10 kV, është ndërmarrë masa për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në zonën e Drenasit, për arsye sigurie.

    Uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik.

    Autoritetet përkatëse, përfshirë Policinë dhe Zjarrfikësit, janë njoftuar dhe janë në koordinim.

    Ekipet e KEDS janë në terren dhe po punojnë intensivisht për menaxhimin e situatës dhe rikthimin e furnizimit sapo të krijohen kushte të sigurta.

    Ju falënderojmë për mirëkuptimin.📢Do t’ju mbajmë të informuar me njoftime të tjera.

  • Shefi i Pentagonit: Rreth 200 trupa amerikane hynë në Karakas për të kapur Maduron

    Shefi i Pentagonit: Rreth 200 trupa amerikane hynë në Karakas për të kapur Maduron

    Rreth 200 personel ushtarak amerikan hynë në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, si pjesë e operacionit për të kapur udhëheqësin e majtë Nicolas Maduro.

    Kjo, siç shkruajnë mediat e huaja është bërë e ditur të hënën nga shefi i Pentagonit, Pete Hegseth.

    Kujtojmë se forcat amerikane kapën Maduron dhe gruan e tij gjatë fundjavës, duke i dhënë fund 12 viteve të sundimit gjithnjë e më autoritar nga udhëheqësi i krahut të majtë.

    Bëhet fjalë për njeriun të cilin Uashingtoni e akuzoi për drejtimin e një karteli droge dhe e shënjestroi me një shpërblim prej 50 milionë dollarësh.

    “Gati 200 nga amerikanët tanë më të mirë shkuan në qendër të Karakasit… dhe kapën një individ të akuzuar të kërkuar nga drejtësia amerikane, në mbështetje të zbatimit të ligjit, pa asnjë amerikan të vrarë”, tha Hegseth në një fjalim para marinarëve dhe ndërtuesve të anijeve amerikane në Virxhinia.

    Kjo ishte hera e parë që një zyrtar amerikan kishte dhënë një shifër për forcat amerikane që hynë me helikopter në Karakas si pjesë e operacionit mahnitës, i cili përfshinte gjithashtu më shumë se 150 fluturake ushtarake në role të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjen e mbrojtjes venezueliane.

    Maduro, një socialist i vetëshpallur, e udhëhoqi Venezuelën me grusht të hekurt dhe e mbajti pushtetin përmes një sërë zgjedhjesh që u konsideruan gjerësisht si të manipuluara.

    Ai dhe gruaja e tij, Cilia Flores, deklaruan të pafajshëm në një gjykatë të Nju Jorkut të hënën.