ATV

Blog

  • Ambasadori francez vendos lule në Reçak: Franca lufton kundër pandëshkueshmërisë

    Ambasadori francez vendos lule në Reçak: Franca lufton kundër pandëshkueshmërisë

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka vendosur lule në Reçak për të nderuar 45 civilët e pafajshëm shqiptarë që u masakruan nga okupatori serb.

    Në shkrimin e ambasadës thuhet se Franca lufton kundër pandëshkueshmërisë.

    “Sot, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, vendosi lule në Reçak në nderim të 45 civilëve të pafajshëm të vrarë 27 vjet më parë. Këtu, si kudo tjetër, Franca lufton kundër pandëshkueshmërisë”, shkruan ambasada.

  • Mbappé rikthehet në stërvitje, gati për ndeshjen e radhës në LaLiga

    Mbappé rikthehet në stërvitje, gati për ndeshjen e radhës në LaLiga

    Kylian Mbappé ka rifilluar stërvitjet me ekipin dhe pritet të jetë i gatshëm për t’u paraqitur në ndeshjen e ardhshme të LaLigës ndaj Levantes.

    Ylli francez ka munguar në disa ndeshje të rëndësishme të skuadrës së tij, duke mos u aktivizuar as në gjysmëfinale e as në finale të Superkupës së Spanjës. Në finale ndaj Barcelonës, skuadra e tij u mposht me rezultat 3:2, duke humbur trofeun.

    Po ashtu, Mbappé nuk ishte në dispozicion as në ndeshjen e mbrëmshme të Kupës së Mbretit (Copa del Rey) ndaj Albacetes, ku ekipi i tij u eliminua pas një tjetër humbjeje, po ashtu me rezultat 3:2.

    Rikthimi i Mbappés në stërvitje shihet si lajm i mirë për trajnerin dhe tifozët, të cilët shpresojnë se ai do të jetë gati për të ndihmuar ekipin në vazhdimësinë e garave në kampionat.

  • Nagip Krasniqi ankohet në gjyq: Rasti ndaj meje është i montuar

    Nagip Krasniqi ankohet në gjyq: Rasti ndaj meje është i montuar

    Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore ku ai po gjykohet për keqpërdorim të autoritetit apo detyrës zyrtare.

    Krasniqi, në një fjalim në gjykatë të enjten ka thënë se është i bindur se rasti ndaj tij është i montuar.

    Ai ka pretenduar se Prokuroria ka kryer shkelje në rastin e tij.

    “Ky rast sipas bindjes time ky rast është i montuar. Këta kanë bërë dënimin pa u bërë gjykimi. Kemi me raste dhjetëra të tjera, për aktakuza ndaj zyrtarëve publikë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe nuk ka pasur arrestim. Kjo tregon se çfarë pozicioni dhe çfarë tendence ka pasur Prokuroria në këtë rast. Prokuroria është munduar ta merr rolin e aksionarit dhe të bordit të ndërmarrjes, të merr kompetencë që ligji nuk ia jep. Bën gjykime mbi vendime menaxheriale që nuk kanë të bëjnë me Kodin Penal”, ka thënë Krasniqi.

  • BE: Masat ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh

    BE: Masat ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh

    Komisioni Evropian ka konfirmuar se të gjitha masat ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme në strukturat e Brukselit.

    Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim, Jan Koopman, ka bërë të ditur se, së bashku me pjesën e masave që tashmë janë hequr, për Kosovën do të lirohen mbi 400 milionë euro.

    Aktualisht, sipas tij, po punohet në fazën e programimit dhe kontraktimit.

    “Ndërmjet programimit dhe kontraktimit, ne, në mënyrë efektive, në javët e ardhshme do t’i kishim hequr të gjitha masat financiare. Kjo është pak a shumë ajo që ka thënë Presidentja jonë dhe ajo që po planifikojmë të bëjmë tani, si dhe ajo që ne në të vërtetë po bëjmë në praktikë”, tha Jan Koopman, transmeton RTK.

    Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim ka folur në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian lidhur me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

    Situata e Kosovës në kontekstin e Planit të Rritjes, sipas tij, është relativisht e thjeshtë. Mjetet financiare do të lirohen sapo marrëveshjet përkatëse të ratifikohen – një proces që deri më tani ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së institucioneve funksionale.

    “Tani kjo është diçka që shpresojmë se do të përfundojë së shpejti. Pas zgjedhjeve në dhjetor, presim formimin e shpejtë të qeverisë. Më pas, autoritetet mund ta finalizojnë këtë dokumentacion, i cili është thelbësor për mbrojtjen e buxhetit të BE-së dhe interesave të taksapaguesve evropianë. Pas kësaj, do të jemi në gjendje të ecim shpejt, me shpresë për të kapur ritmin”, shtoi Koopman.

    Ai ka konfirmuar gjithashtu se autoritetet kosovare kanë punuar intensivisht në këto reforma; shumë prej tyre janë përgatitur dhe mund të zbatohen shpejt. Për rrjedhojë, sipas tij, kapja e ritmit me vendet e tjera të rajonit është e mundur, por vetëm pas ratifikimit të nevojshëm në Kuvend. /RTK

  • Kërkesat për biletat e Kupës së Botës arrjinë në 500 Milionë

    Kërkesat për biletat e Kupës së Botës arrjinë në 500 Milionë

    Kampionati botëror në SHBA,Kanada dhe Meksikë pritet të jetë ngjarja më e madhe e vitit 2026 në futbollin botëror.

    Me këtë edhe shumë tifozë të futbollit dëshirojnë ta shohin nga afër ngjarjen më të madhe sportive,dhe kërkesat për të siguruar një biletë të një ndeshjeje janë shumë të mëdha.

    Përndryshe 500 milionë kërkesa janë paraqitur gjatë fazës për përzgjedhje,duke vendosur një rekord sa i përket botëroreve të kaluara.

    Ndërkohë presidenti i FIFA-së Gianni Infantino e ka konsideruar interesimin për bileta të botërorit si një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e turneut,dhe se FIFA është duke punuar që të krijojë përvoja të reja për tifozët dhe që sa më shumë të jenë pjesë e botërorit.

    Kujtojmë që Botërori i vitit 2026 në SHBA,Kanada dhe Meksikë pritet të nis më 11 qershor e do të përfundojë më 19 korrik.

  • Forca e Sigurisë së Kosovës nderon viktimat e Masakrës së Reçakut

    Forca e Sigurisë së Kosovës nderon viktimat e Masakrës së Reçakut

    Me rastin e 27-të vjetorit të Masakrës së Reçakut, delegacioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në nderim të martirëve të kësaj masakre.

    FSK nderoi me respekt sakrificën dhe lavdinë e të rënëve për liri, duke qëndruar pranë familjarëve të martirëve dhe duke kujtuar të vërtetën historike të Reçakut.

    Homazhe në Reçak kanë bërë edhe krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Dimal Basha, si dhe krerët e partive politike, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj.

    Prezent atje ishte edhe Ambasadori William Walker, i cili masakrën e Reçakut e bëri të njohur para botës, dhe ngriti zërin për drejtësi.

  • Gjendet i vdekur një taksist në Prizren, Policia jep detaje

    Gjendet i vdekur një taksist në Prizren, Policia jep detaje

    Policia ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në rrugën “Hajdar Shala” në Prizren, një taksist është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.

    Sipas komunikatës së policisë, viktima është gjetur në një vendparkim të rezervuar për taksi.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë.

    Njoftim për Media:

    Me datë 15.01.2026, natën rreth orës 01:20, , Policia është njoftuar për një rast se në automjetin e tij gjendet një person pa shenja jete.

    Sipas informatave fillestare, në rrugën “Hajdar Shala”, në Prizren, një person mashkull , rreth 55 vjeçar (A.S.), banor i Prizrenit, me profesion taksist, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij. I ndjeri ishte duke qëndruar në pritje, me automjetin e parkuar në një vendparkim të rezervuar për TAXI.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit.

    Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë.

    Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të Hetohet si “Hetim I Vdekjes” .

  • E kanosi bashkëshorten përmes WhatsApp-it, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    E kanosi bashkëshorten përmes WhatsApp-it, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka deklaruar se është kanosur nga bashkëshorti i saj përmes WhatsApp-it.

    Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur më 14.01.2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Ago Agaj” në Vaganicë.

    Sipas asaj që është transmetuar tek Prokuroria, rezulton se pas një mosmarrëveshjeje për fëmijën e tyre dy muajsh, i dyshuari K. B e ka kanosur seriozisht bashkëshorten gjatë një video-thirrjeje, derisa ajo ishte tek familja e saj në Mitrovicë.

    Me rekomandimin e Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Viktima ka mbetur të qëndrojë në shtëpinë e prindërve të saj.

  • Bruno Fernandes në radarin e Bayern Munich

    Bruno Fernandes në radarin e Bayern Munich

    Ylli portugez Bruno Fernandes mund të transferohet tek gjiganti gjerman Bayern Munich.

    Mediat gjermane raportojnë se portugezi shihet si një përforcim strategjik nga bavarezët,dhe janë të gatshëm të ofrojnë një ofertë klubit anglez Manchester United prej rreth 100 milionë euro.

    Përndryshe Fernandes flitet se do të largohet nga Old Trafford,kjo edhe për faktin se portugezi nuk ka fituar tituj me Man United si dhe situatës aktuale pas shkarkimit të Ruben Amorim.

    Në rast se Fernandes transferohet tek Bayern atëherë për të do të ishte mjaft pozitive,ku jo vetëm do ta forconte mesfushën e bavarezëve dhe mundësia për të fituar tituj janë më të mëdha.

    Kujtojmë që Bruno Fernandes ka kontratë me Manchester United deri në qershor të vitit 2027.

  • Alvaro Arbeloa merrë përgjejësinë për eliminimin nga Albacelste në “Copa Del Rey”

    Alvaro Arbeloa merrë përgjejësinë për eliminimin nga Albacelste në “Copa Del Rey”

    Trajneri i Real Madrid-it Alvaro Arbeloa ka marrë përgjegjësinë për eliminimin nga “Copa del Rey”nga Albaceleste.

    Pas përfundimit të ndeshjes Arbeloa ka deklaruar se kjo humbje është e dhimnshme,dhe se skuadra sipas tij ka dhënë maksimumin për ta fituar ndeshjen.

    “Kjo humbje është shumë e dhimbshme. Jam i sigurt që të gjithë tifozët tanë janë të trishtuar. Duhet të përmirësohemi. Lojtarët dhanë maksimumin.. U thashë se nuk mund t’i fajësoj për asnjë gjë. Ata patën një sjellje të shkëlqyer sonte dhe u përpoqën maksimalisht për të fituar”.

    Përndryshe Arbeloa shtoi se do të koncentrohen për ta fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve,dhe thotë se këtë momente të vështira janë pikë kthese për “Los Blancos”.

    Kujtojmë që Real Madrid u eliminua nga skuadra e La Liga 2 Albacete me rezultat 3:2,duke humbur kështu titullin e dytë të këtij sezoni.