ATV

Blog

  • Jose Mourinho mohon një rikthim në stolin e Real Madrid-it

    Jose Mourinho mohon një rikthim në stolin e Real Madrid-it

    Trajneri i Benficës Jose Mourinho ka folur për një rikthim të mundshëm më stolin e Real Madrid.

    Mourinho ka deklaruar se këto spekulime janë thjeshtë “telenovelë’,duke bërë me dije se nuk e ka ndërmend të rikthehet tek “Los Blancos”.

    “Mos u mbështetni tek unë për telenovela. Ka telenovela të mira, por janë shumë të gjata; nëse humbisni një ose dy episode, pastaj humbisni gjurmët. Mos u mbështetni tek unë, sepse unë nuk shikoj telenovela”

    Përndryshe presidenti i Real Madridi-t Florentino Perez ka bërë të ditur se preferon teknikun portugez për të marrë drejtimin e madrilienëve,duke marrë parasysh situatën që u krijua pas shkarkimit të Xabi Alonsos.

    Kujtojmë që Jose Mourinho ka drejtuar Real Madridin që nga vitet 2010-2013,ku fitoi La Ligën në vitin 2012,Kupën e Mbretit në vitin 2011 dhe Superkupën e Spanjës në vitin 2012.

  • Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave: Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh

    Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave: Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar një rinumërim të plotë të votave pas gjetjeve të skemave të mundshme të manipulimit.

    Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj thekson se rinumërimi i pjesshëm po tregon manipulime të përmasave shqetësuese, duke shtuar se pa një rinumërim të tërësishëm nuk mund të garantohet integriteti i zgjedhjeve.

    “Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve,” shkruan ai.

    Haradinaj apelon gjithashtu tek mekanizmat e drejtësisë dhe institucionet e vendit që të veprojnë për të mbrojtur votën e qytetarit dhe për të rikthyer integritetin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    “E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai paralajmëron se çdo drejtim tjetër mund të ketë pasoja të pariparueshme.

  • Bajrami kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën dhe veprim të menjëhershëm të drejtësisë

    Bajrami kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën dhe veprim të menjëhershëm të drejtësisë

    Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën, duke apeluar për reagim të shpejtë dhe efikas nga institucionet e drejtësisë lidhur me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.

    Në një reagim publik, Bajrami thekson se çdo person që ka ndërhyrë apo prekur votën e qytetarëve duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe morale.

    “Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve,” ka deklaruar Bajrami.

    Ajo ka theksuar se mbrojtja e votës është thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe për ruajtjen e besimit të qytetarëve në proceset zgjedhore.

  • Manipulim industrial i votave në disa komuna, Cakolli kërkon që Prokuroria të nisë hetimet

    Manipulim industrial i votave në disa komuna, Cakolli kërkon që Prokuroria të nisë hetimet

    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar ashpër lidhur me dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve gjatë procesit të numërimit, duke kërkuar nga Prokuroria që të nisë menjëherë hetimet dhe ndjekjet penale.

    Në një reagim publik, Cakolli thekson se manipulimet e evidentuara në disa vendvotime dhe komuna kanë marrë përmasa industriale dhe nuk mund të konsiderohen si gabime njerëzore apo rastësi.

    “Ku është dhe çka po pret Prokuroria që nuk po nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve – që në disa vendvotime e komuna kanë marrë përmasa industriale”, ka shkruar Cakolli.
    Sipas tij, emrat e komisionerëve për secilën tavolinë të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dihen, por manipulimet nuk janë kryer vetëm nga ta.

    “Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor,” ka shkruar Cakolli.

    Ai vlerëson se përfshirja e kandidatëve të caktuar në këto skema është e mundshme dhe se hetimet duhet të përfshijnë edhe ta, për të zbardhur plotësisht rastin.

    Cakolli apelon që organet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë, në mënyrë që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor dhe besimi i qytetarëve.

    “Kështu që, hetimi, pashmangshëm duhet t’i përfshijë edhe ata”, ka shkruar Cakolli.

  • Sonte finalja e Kupës së Afrikës Senegal-Maroku

    Sonte finalja e Kupës së Afrikës Senegal-Maroku

    Sonte pritet të zhvillohet finalja e Kupës së Afrikës,ku do të takohen dy kombëtaret më të mira të kësaj gare deri më tani Senegali dhe nikoqiri Maroku.

    Të dy kombëtaret do të synojnë titullin kontinental në këtë garë,ku vendi nikoqir Maroku synon trofeun e Kupës së Afrikës për herë të parë që nga viti 1976,teksa në anën tjetër Senegali synon titullin e dytë në histori pas asaj të vitit 2021,ndërkohë që për herë të parë në mes vete në një finale të AFCON.

    Pëndryshe sa i përket statistikave Maroku ka pësuar vetëm një gol këtë garë dhe atë gjatë fazës së grupeve,teksa Senegali nga 22 ndeshje nuk pësoi gol në 15 takime.

    Ndërkohë të dy ekipet kanë mungesa në këtë finale,ku Senegali do të jetë pa   Kalidou Koulibaly dhe Habib Diarra për shkak të kartonëve,kurse Maroku nuk do të mund të llogarisë në Azzedine Ounahi dhe Romain Saiss të dy të lënduar.

    Kujtojmë që ndeshja finale e Kupës së Afrikës Senegal-Marok pritet të nis nga ora 20:00 në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Rabat.

  • LA Lakers pësojnë një tjetër humbje të thellë-Oklahoma City Thunder humb me rezultat të ngushtë nga Miami Heat

    LA Lakers pësojnë një tjetër humbje të thellë-Oklahoma City Thunder humb me rezultat të ngushtë nga Miami Heat

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka pësuar një tjetër humbje të thellë,ku kësaj rradhe u mposhtë nga skuadra e Portland Trail Blazers me rezultat 132:116.

    Marcus Smart me 25 pikë,si dhe Dreë Timme me 21 pikë dhe Lebron James me 20 të tjera ishin më të mirët për Lakers,por këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Tek Blazers më i miri ishte Shardon Sharpe me 25 pikë,teksa kontribut në fitoren e kësaj skuadre dhanë dhe Jerami Grant dhe Caleb Love me 22 pikë secili.

    Në anën tjetër kampioni aktual Oklahoma City Thunder pësoi humbje nga Milami Heat 122:120.

    39 pikët e Shai Gilgeuos Alexander nuk mjaftuan që Thunder të shmangë humbjen në këtë ndeshje,ndërkohë tek Miami Heat basketbollisti më efikas ishte Bam Adebayo me 30 pikë e 12 kërcime,si dhe Norman Poëell me 19 pikë.

  • Michael Carrick:Duhet t’i japim tifozëve të Man.United vetëm suksese

    Michael Carrick:Duhet t’i japim tifozëve të Man.United vetëm suksese

    Trajneri i Manchester United Michael Carrick ka debutuar me fitore në stolin e “Djajve të Kuq”,duke e mundur skuadrën e Man.City-it me rezultat 2:0.

    Carrick ka thënë se ishte i bindur që do të ketë sukses kundër rivalëve lokal,dhe thotë se të jesh në Old Trafford është sikur të jetë një vend magjik.

    Përndryshe Carrick ka thënë se tifozëve duhet t’iu dhurohet suskese,dhe se në çdo ndeshje duhet përjetuar një gjë të tillë sipas teknikut të “Djajve të Kuq”.

    “Kam pasur një ndjesi të veçantë gjatë ditëve të fundit, dhe veçanërisht para ndeshjes, se si lojtarët ishin të vendosur dhe të motivuar për të ndjerë atë atmosferë. Ne duam t’u japim sukses dhe emocione tifozëve, dhe e ndjeva vërtet këtë para ndeshjes”

    Kujtojmë që Man United mund Man City-in me rezultat 2:0 në derbin e kësaj fundjave në Premierligë.

  • Fundjavë e zezë në Alpe, tetë skiatorë të vdekur brenda një dite nga orteqet

    Fundjavë e zezë në Alpe, tetë skiatorë të vdekur brenda një dite nga orteqet

    Një ortek vrau tre skiatorë çekë në Austrinë qendrore, tha policia, duke e çuar në tetë numrin e personave të vrarë nga ortekët në Alpet Austriake të shtunën.

    Një ortek rrëmbeu tre nga shtatë anëtarët e një ekipi çek skijimi në rajonin Murtal të Styria-s, duke i varrosur plotësisht, tha policia në një deklaratë. Shërbimet e shpëtimit arritën të gjenin dhe të nxirrnin viktimat, por “pavarësisht të gjitha përpjekjeve”, tre viktimat “u gjetën të vdekur”, sipas autoriteteve.

    Më herët dje, në rajonin Pongau pranë Salzburgut, një ortek rrëmbeu shtatë skiatorë nga pista, duke vrarë katër prej tyre dhe duke plagosur një të pestë, raportoi transmetuesi publik austriak ÖRF.

    Një skiatore dhe bashkëshorti i saj u varrosën nga stuhitë e borës kur një tjetër ortek goditi të njëjtën zonë. Shërbimet e shpëtimit, të njoftuara nga bashkëshorti, nuk arritën ta ringjallnin atë.

    “Pavarësisht paralajmërimeve të qarta dhe të përsëritura, sot patëm disa ortekë, me pasoja për fat të keq fatale”, tha Gerhard Kremser, kreu i shërbimeve të emergjencës në malin Pongau.

    “Kjo tragjedi tregon me dhimbje seriozitetin e situatës aktuale të ortekëve”, këmbënguli ai. Të martën, një djalë 13-vjeçar, gjithashtu nga Republika Çeke, u vra në një ortek në Bad Gastein, gjithashtu në Alpet Austriake, ndërsa ishte jashtë pistës me një fëmijë tjetër në vendpushimin e skive Sportgastein.

    Të dielën e kaluar, një skiator 58-vjeçar u vra në një ortek në Werberg, Tirol (perëndim). Po atë fundjavë, gjashtë persona vdiqën kur u mbuluan nga ortekët në vendpushimet e skive në Alpet Franceze.

    Dhe, në pjesën zvicerane të Alpeve, një skiator gjerman u vra në një ortek dhe katër të tjerë u lënduan.

  • Vetura e godet një këmbësore në Prishtinë – përfundon në spital me lëndime trupore

    Vetura e godet një këmbësore në Prishtinë – përfundon në spital me lëndime trupore

    Një këmbësore është goditur nga një veturë gjatë ditës së djeshme në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

    Siç njofton Policia e Kosovës, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë nga ana e shoferit të veturës.

    Për pasojë, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

  • Vedat Muriqi në formë jetësore-Arrin shifrën e 14 golave në La Liga

    Vedat Muriqi në formë jetësore-Arrin shifrën e 14 golave në La Liga

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi po kalon formën e tij jetësorë në karrierë.

    Muriqi dje realizoi hattrick kundër Athletic Bilbaos,ku skuadra e tij Mallorca shënoi fitore të rëndësishme me rezultat 3:2.

    Përndryshe Muriqi tani ka 14 gola të shënuara duke u renditur i dyti pas Kylian Mbappes që ka 19 sosh,teksa duke lënë mbrapa edhe sulmues të tjerë të klasit botëror si Robert Lewandovski,Ferran Torres etj.

    Kujtojmë që Vedat Muriqi në total për Mallorcan ka realizuar 49 gola,qëkur i është bashkuar klubit ishullor në vitin 2022.