ATV

Blog

  • Ministria e Financave njofton se cilat kategori të pensionistëve nuk kanë nevojë të lajmërohen

    Ministria e Financave njofton se cilat kategori të pensionistëve nuk kanë nevojë të lajmërohen

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se pensionistët se disa kategori të pensionistëve nuk kanë më nevojë për paraqitje të rregullt para zyrave të pensioneve.

    Këto kategori janë përfituesit e pensioneve: kontributive,parciale kontributive, dhe familjare.

    Pensionistët e kategorive të tjera sipas ministrisë vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje sipas legjislacionit në fuqi.

    MFPT ka thënë se ka ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar shërbimet për pensionistët, duke përfshirë: Ekipet mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për ata që nuk mund të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës; Thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit.

  • Mblidhet Kryesia e LDK-së, Gashi komenton për dorëheqjen e Abdixhikut: Ka vepru ai, e ka kry

    Mblidhet Kryesia e LDK-së, Gashi komenton për dorëheqjen e Abdixhikut: Ka vepru ai, e ka kry

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku “e ka kry”.

    LDK-ja po mban një mbledhje të Kryesisë, para së cilës Gashi u pyet nga gazetarët se si duhet të veprojë Abdixhiku.

    “Ka vepru ai, e ka kry”, tha shkurt Gashi, teksa hynte në selinë e partisë.

    Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë, duke thënë se Kuvendi i LDK-së do të vendosë nëse do ta pranojë këtë akt të tij.

    Disa në partinë më të vjetër në vend kanë shprehur pakënaqësinë që dorëheqja e Abdixhikut nuk ishte e parevokueshme.

  • “Luftërat” më të egra të Hollywood-it – 10 Përplasjet më shokuese të Vip-ave 

    “Luftërat” më të egra të Hollywood-it – 10 Përplasjet më shokuese të Vip-ave 

    Hollywood-i është plot shkëlqim, glamur dhe natyrisht, dramë. Ndërsa fansat jetojnë për momentet e tapetit të kuq, disa përplasje mes yjeve u bënë legjendare, duke lënë portal e mediet duke shkruar për vite me radhë.

    Ja një listë e 10 konflikteve e përplasjeve më të përfolura të VIP-ave, nga “luftërat” që mbushën titujt e lajmeve deri te rivalitetet që zgjatën në heshtje.

    Taylor Swift VS Kanye West

    Pak momente tronditën botën e muzikës si “MTV VMAs” e 2009, kur Kanye West ndërpreu fjalën e pranimit të çmimit nga Taylor Swift. Ajo që filloi si një incident në skenë u shndërrua në vite tensioni, me këngë si “Famous” të Kanye-t, që rivendosën debatet e fansave. Rrjetet sociale ishin ndezur, ceremonitë e çmimeve ishin të tensionuara, dhe ky konflikt u bë një moment ikonë i kulturës pop. Fansat debatojnë ende nëse ishte përplasje egosh, spektakël mediatik apo thjesht koha e gabuar në vendin e gabuar por askush nuk mund ta injoronte.

    Drake VS Meek Mill

    Në 2015, Meek Mill akuzoi Drake për përdorim të “ghostwriter”-ave (Shkrimtarë anonim  të teksteve të këngëve), duke çuar botën e hip-hop-it në një histeri totale. Drake iu përgjigj me këngët “Charged Up” dhe “Back to Back”, të cilat mbushën valët e ajrit dhe platformat “streaming”. Meek iu kundërpërgjigj, duke ndezur një “luftë” të plotë të rap-it në rrjetet sociale dhe mediet mbi showbizin. Ky konflikt nuk ishte thjesht për krenari, u bë një debat kulturor mbi orighinalitetin në hip-hop-in modern, dhe fansat që analizuan çdo varg për të gjetur diçka “spicy” (djegës).

    Taylor Swift VS Katy Perry

    Rivaliteti mes Taylor Swift dhe Katy Perry-t u ndez nga thashethemet se këngëtarja e dytë kishte “vjedhur” balerinët e Taylor-it për turne. Për vite me radhë, fansat kërkonin mesazhe të fshehura në video dhe tekste. Kënga “Swish Swish” e Katy-t dhe “Bad Blood” e Taylor-it besohet të kenë qenë këngë me thumbime të drejtpërdrejta. Konflikti u bë legjendë e pop-kulturës, duke përzier konkurrencën profesionale me dramën personale, deri sa të dy yjet u pajtuan.

    Nicki Minaj VS Cardi B

    Në “Fashion Week” të Nju Jorkut 2018, tensioni mes Nicki Minaj dhe Cardi B arriti kulmin kur një përplasje në backstage u bë titull kryesor. Të dyja reperet kishin rivalitet të gjatë për dominimin në sondazhe muzikore, çmime dhe famë në hip-hop. Intervistat dhe postimet në media sociale shtuan flakët, duke e bërë një nga përplasje më publike dhe të zjarrta në rap-in modern. Fansat nuk e lanë t’ju ikë asnjë moment, duke analizuar çdo pamje, koment dhe varg të fshehtë.

    Johnny Depp VS Amber Heard

    Çfarë filloi si një martesë me profil të lartë u shndërrua në spektakël mediatik me akuza dhe procese gjyqësore. Divorci i Johnny Depp-it dhe Amber Heard-it përfshiu akuza për abuzim nga të dyja palët, video virale të gjykatës dhe debate globale. Konflikti nuk ishte thjesht personal, ai ndau fansat dhe dominoi portalet për vite me radhë, duke treguar se si betejat private mund të bëhen obsesion global kur Hollywood-i është i përfshirë.

    2Pac VS The Notorious B.I.G.

    Rivaliteti East Coast vs West Coast në rap arriti kulmin e tij me 2Pac dhe Biggie Smalls. Ajo që filloi si konkurrencë profesionale u shndërrua në sulme personale, këngë thumbuese dhe spekulime mediatike, duke lënë një shenjë tragjike në historinë e hip-hop-it. Ky konflikt tregoi se si fama, rivaliteti dhe krenaria rajonale mund të shndërrohen në fenomen kulturor. Po ashtu vdekja e që të dy ikonave kishte fat të njëjtë, të dy u vranë… e sot e asaj dite ka ende spekulime se gjithçka filloi nga lufta e tyre virale mediatike.

    Mariah Carey VS Jennifer Lopez

    Në vitet 2000, Mariah Carey dhe Jennifer Lopez ishin dy diva që luftonin për dominimin në sondazheve dhe çmimeve. Thashethemet qarkullonin për thumba të fshehtë në intervista, mungesa të vërejtura në ceremonitë e çmimeve dhe rivalitete mbi imazhin publik. Çdo performancë, nominim ose koment u bë objekt spekulimesh. Edhe pse shumë nga tensioni u ushqye nga vet mediat, fansat e ndoqën me kënaqësi, duke e bërë këtë rivalitet një nga më të qëndrueshmit në historinë e RAP-it.

    Eminem VS Machine Gun Kelly

    Kur Machine Gun Kelly sfidoi Eminem në 2012, pak njerëz mund ta parashikonin se çfarë furie do të shkaktonte. Në 2018, këngët “Killshot” dhe “Rap Devil” e kthyen mosmarrëveshjen në një luftë të plotë rap. Debatet në mediat sociale dhe videot virale siguruan që fansat të ishin të lidhur çdo varg. Ky konflikt u bë shembull definues i rivaliteteve moderne në rap, duke treguar se edhe legjendat nuk janë të paprekshëm kur sfidohen, por në fund të fundit publiku zgjodhi që legjenda i vërtetë, Eminem, ta fitojë këtë betejë duke u spekuluar se pas diss-it të Eminem-it, MGK ndrroi komplet zhanër muzikor…

    Kendrick Lamar VS Drake

    Tensioni mes Kendrick Lamar-it dhe Drake ka qenë duke u zmadhuar për vite, me thumbime të fshehura në tekste dhe intervista që mbajnë fansat në ankth. Ndërsa të dy janë gjigantë të hip-hop-it, thashethemet sugjerojnë se rivaliteti lidhet me respekt, kredibilitet në rrugë dhe konkurrencë për dominimin e muzikës. Çdo bashkëpunim apo moment publik mes tyre ndez spekulime, duke e bërë këtë një nga konfliktet më të përfolura në rap-in modern. Po ashtu vlen të ceket si një ndër konfliktet më denigruese kundrejt Drake.

    50 Cent VS Ja Rule

    Pak rivalitete në rap kanë zgjatur dhe kanë qenë aq teatrale sa ai mes 50 Cent dhe Ja Rule. Ajo që filloi si konkurrencë për dominimin e rap-it në Nju Jork, u shndërrua në këngë thumbuese e ofenduese, konfrontime publike dhe spektakle mediatike. Një nga momentet më legjendare ishte kur 50 Cent bleu biletat për një nga koncertet e Ja Rule, që ky i fundit të mos ketë publik, një lëvizje guximtare që tregoi rivalitetin dhe kreativitetin e tij. Ky konflikt përcaktoi hip-hop-in e fillimit të viteve 2000 dhe mbetet ikonik dhe qesharaku deri më sot.

    Nga ndërprerjet në ceremonitë e çmimeve, luftërat East Coast vs West Coast, dramë në gjykatë, deri te përplasje moderne në rap, këto konflikte të yjeve tregojnë se dramat në Hollywood janë po aq legjendare sa vetë yjet.

  • Këta janë kandidatë e LDK’së që iu hoqën votat pas rinumërimit

    Këta janë kandidatë e LDK’së që iu hoqën votat pas rinumërimit

    Rezultatet e rinumërimit të 586 vendvotimeve tregojnë një numër të madh keqpërdorimesh edhe tek kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit vota më së shumti i janë hequr Xhavit Ukës të LDK-së. Pas tij radhitet Driton Selmanaj e Anton Quni.

    Numër i madh votash po dyshohet se janë vjedhur brenda partive, shkruan Insajderi.

    Më poshtë gjeni kandidatët e LDK’së që iu janë hequr vota më së shumti:

    Xhavit Uka -1,597 vota

    Driton Selmanaj -1,048 vota

    Anton Quni -534 vota

    Visar Azemi -417 vota

    Rrezarta Krasniqi -155 vota

    Ardian Shala -151 vota

    Esra Myrtezani -131 vota

    Rexhep Kadriu -126 vota

    Naser Osmani -97 vota

    Arben Gashi -94 vota

    Avdullah Hoti -67 vota

    Samidin Xheladini -36 vota

    Ferid Agani -22 vota

    Florian Dushi -21 vota

    Fadil Kryeziu -17 vota

    Qendrim Softolli -12 vota

    Sadri Berisha -11 vota

    Xhafer Gashi -11 vota

    Faruk Nura -9 vota

    Halil Musliu -9 vota

    Ilir Fetahu -8 vota

    Lumir Abdixhiku -7 vota

    Fadil Hadergjonaj -5 vota

    Zeni Krasniqi -4 vota

    Vlora Dumoshi -4 vota

    Zymer Lulaj -1 votë

    Isak Uka -1 votë

    Jehona Lushaku Sadriu -1 votë

  • Paralajmërohet protestë me 17 shkurt, Koci: Në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

    Paralajmërohet protestë me 17 shkurt, Koci: Në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

    Me 17 shkurt kur edhe Kosova feston festën e Pavarësisë së saj, organizatat e dala nga lufta njoftojnë se do të mbajnë protestë gjithpopullore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

    Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen dhe në këtë mënyrë të bëhet e ditur që krime ka kryer vec Serbia, e UÇK-ja bërë luftë për liri

    “Nën Organizimin e OVL-UÇK me 17 Shkurtë protestë gjithëpopullore pa dallim partish në mbrojtje të vlerave të luftës sonë të shejtë dhe në mbrojtje te Krerëve të UÇK-së. Andaj bashkohuni shqiptar kudo që jeni qe të jem së bashku në ketë protestë. Dhe t’ia bëjmë me dije kësaj gjykate se UÇK-ja ka bërë luftë për liri dhe s’ka bërë krime. Krime ka bërë vetëm Serbia”, ka shkruar ai.

  • Një person kanos fqinjin e tij me armë në Prizren, dërgohet në mbajtje

    Një person kanos fqinjin e tij me armë në Prizren, dërgohet në mbajtje

    Të dielën rreth orës 17:45, pas një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Randobrave, Prizren njëri prej tyre dyshohet se ka marrë armën dhe ka kanosur personin tjetër, fqinjë i tij.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se policia ka identifikuar të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit përgjegjës është bastisur shtëpia e tij.

    “Gjatë bastisjes janë hasur dhe sekuestruar: një revole me dy karikator me 30 fishekë, një pushke gjuetie pa fishekë dhe një pushke luftarake me një karikator pa fishekë”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se sektori Rajonal i Hetime nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke e hetuar rastit.

    “I dyshuari me aktvendim te prokurorit është ndaluar për në ndalim policor për 48 ore. Kundër tij është filluar procedura penale për veprat penale ‘Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit’ dhe ‘ Kanosje’ “.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që lidhen me armëmbajtjen dhe përdorimin e tyre.

  • Policia jep detaje për aksionin ku u arrestuan katër të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti

    Policia jep detaje për aksionin ku u arrestuan katër të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm, ku në pranga kanë përfunduar katër persona të dyshuar për keqperdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e ryshfetit.

    Të arrestuarit dyshohen për keqpërdorime në procesin e lëshimit të lejeve për armët.

    Njoftimi i plotë i policisë.

    Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me datën 19.01.2026 në koordinim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, ka zhvilluar kontroll në katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë dy shtëpi/banesa private, një lokal afarist dhe një zyrë.

    Përmes hetimeve të zhvilluara, ku janë aplikuar masat e veçanta të hetimit, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar veprat penale si: ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe “marrja e ryshfetit në sektorin privat”.

    Lidhur me rastin dyshohet se katër persona të dyshuar (nga ta tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare) janë përfshirë në veprat penale të lartcekura, duke marrë ryshfet nga persona të ndryshëm të cilët janë pajisur me certifikatë për leje të armës pa prezencën e tyre, siç e parasheh ligji dhe procedurat tjera vijuese.

    Gjatë kontrollit janë sekuestruar përkohësisht: 7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante në lidhje me rastin, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

  • Zbulohen 9 emoji të reja që do të vijnë në telefonat tanë në vitin 2026

    Zbulohen 9 emoji të reja që do të vijnë në telefonat tanë në vitin 2026

    Nga fytyrat buzëqeshëse miqësore te simbolet më lozonjare, emoji-t janë bërë tashmë pjesë e pandashme e komunikimit të përditshëm. Edhe pse përdoruesit kanë në dispozicion mbi 3,900 emoji të ndryshme, një set i ri me nëntë emoji të reja pritet të shtohet në vitin 2026.

    Emoji-t e reja u publikuan fillimisht në heshtje në arkivat publike të Unicode në fund të vitit të kaluar dhe së fundmi janë zbuluar nga faqja e specializuar Emojipedia.

    Ndër risitë kryesore janë dy gjeste të reja të duarve – gisht i madh majtas dhe gisht i madh djathtas – si dhe një fytyrë buzëqeshëse me sy të ngushtuar, e cila ka ngjallur menjëherë entuziazëm në rrjetet sociale.

    Emoji të tjera të reja përfshijnë:

    një meteor

    një far detar

    një flutur monark

    një gomë fshirëse

    një rrjetë me dorezë

    dhe emoji-n që ka tërhequr më shumë vëmendje: turshia (pickle).

    Pikërisht emoji-ja e turshisë ka shkaktuar reagime të shumta online, me disa përdorues që sugjerojnë se ajo mund të “zëvendësojë” emoji-n e patëllxhanit, e cila shpesh përdoret me kuptime joformale. Në platformën X, një përdorues shkroi se “emoji-ja e turshisë do të jetë gjigante”, ndërsa të tjerë ironizuan se patëllxhani “po dridhet” nga konkurrenca e re.

    Sipas parashikimeve, këto nëntë emoji të reja pritet të publikohen në shtator 2026, si pjesë e përditësimit Emoji 18.0. Megjithatë, Emojipedia thekson se si Unicode 18.0, ashtu edhe Emoji 18.0, janë ende në fazë drafti dhe mund të pësojnë ndryshime.

    “Deri në shtator 2026, Unicode do të kryejë disa rishikime të tjera, çka do të thotë se disa prej propozimeve mund të mos miratohen përfundimisht,” sqaron Emojipedia.

    Nga lista e re, e vetmja fytyrë është ajo me sy të ngushtuar, e cila është pritur me entuziazëm nga përdoruesit. Edhe dy gjestet e reja të duarve janë vlerësuar si shtesa të dobishme për komunikimin digjital. Në të kundërt, emoji-t si meteori, fari apo flutura monark kanë marrë reagime më të vakëta, me disa përdorues që vërejnë se ekzistojnë tashmë simbole të ngjashme.

    Nëse Unicode i miraton përfundimisht këto emoji, hapi i radhës do t’u takojë kompanive si Apple, Google dhe Samsung, të cilat duhet të krijojnë versionet e tyre grafike dhe t’i integrojnë në sistemet përkatëse. Ky proces zakonisht kërkon kohë.

    “Shpesh ka një vonesë të gjatë mes miratimit nga Unicode dhe shfaqjes reale të emoji-ve në tastierat e iPhone apo Android,” thekson Emojipedia, duke shtuar se ndonjëherë mund të duhen shumë muaj, madje edhe më shumë se një vit, derisa emoji-t e reja të bëhen të disponueshme për të gjithë përdoruesit.

  • A po e humbim durimin si shoqëri?

    A po e humbim durimin si shoqëri?

    Nervozizmi është bërë pjesë e përditshmërisë. Në trafik, në radhë, në rrjetet sociale apo edhe në biseda të zakonshme – duket sikur gjithçka na irriton më shpejt se më parë. Pyetja që shtrohet është: a po e humbim durimin si shoqëri?

    Ritmi i shpejtë i jetës, presioni i vazhdueshëm për të qenë produktivë dhe ekspozimi i pandërprerë ndaj lajmeve dhe rrjeteve sociale kanë ndikuar në mënyrën si reagojmë. Shpesh nuk kemi kohë të ndalemi, të dëgjojmë apo të reflektojmë, dhe kjo na bën më impulsivë.

    Edhe komunikimi ka ndryshuar. Mesazhet e shkurtra, komentet e shpejta dhe mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë e kanë ulur tolerancën ndaj mendimeve të ndryshme. Një mendim ndryshe mjafton për të shkaktuar tension.

    Megjithatë, shumë e shohin këtë si një sinjal për të ngadalësuar. Të qenit më të vetëdijshëm për reagimet tona, të ruajmë qetësinë dhe empatinë, mund të jetë një hap i vogël drejt rikthimit të durimit që po na mungon.

  • Pse të rinjtë po e shtyjnë martesën?

    Pse të rinjtë po e shtyjnë martesën?

    Martesa dikur shihej si hap i natyrshëm në një moshë të re, ndërsa sot gjithnjë e më shumë të rinj zgjedhin ta shtyjnë atë. Ky ndryshim nuk lidhet domosdoshmërisht me mungesë dëshire, por me mënyrën se si po ndryshon jeta dhe prioritetet.

    Shumë të rinj po fokusohen fillimisht te vetja: karriera, edukimi, stabiliteti financiar dhe pjekuria emocionale. Martesa nuk shihet më si fillim i jetës, por si një hap që vjen pasi të jesh i sigurt për atë që do dhe për personin që ke pranë.

    Ndikim kanë edhe përvojat e brezave të mëparshëm. Divorcet, marrëdhëniet e dështuara dhe presioni shoqëror kanë bërë që shumë të rinj të jenë më të kujdesshëm. Ata preferojnë të presin sesa të marrin vendime të nxituara.

    Nga ana tjetër, shoqëria ka ndryshuar. Të jetuarit vetëm, bashkëjetesa dhe pavarësia personale janë bërë më të pranuara, duke e hequr ndjenjën e ngutjes për martesë.

    Për shumë të rinj sot, martesa nuk është refuzim, por zgjedhje. Një zgjedhje që bëhet kur ndihet e duhura — jo kur e kërkon koha apo rrethi.